Budizmi

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Budizmi

Mesazh  Berti69 prej 15.10.15 15:04



Tema e leksionit tė sotėm ėshtė budizmi. Nuk do tė marr tė thellohem nė historinė e tij tė gjatė prej afro dymijė e pesėqind vjetėsh mė parė nė Benares, kur mbreti i Nepalit Sid'harta, apo Hautama qė u bė Buda, vuri nė lėvizje rrotėn e d’harmas, duke proklamuar katėr tė vėrtetat fisnike dhe rrugėn tetėshe. Do t’ju flas pėr atė mė kryesoren nė kėtė religjion nga mė tė pėrhapurit nė botė.

Elementet e budizmit ruhen nga shekulli V para lindjes sė Krishtit, domethėnė nga koha e Heraklitit, Pitagorės, Zenonit e gjer nė ditėt tona, kur shfaqen interpretimet qė i ka bėrė atij doktor Suzuki nė Japoni. Kėto elemente nuk kanė ndryshuar. Tani feja ėshtė pėrshkuar nga mitologjia, astronomia, besimet e ēuditshme, magjitė, por, pėrderisa tema ėshtė e vėshtirė, unė po kufizohem me atė ēka i lidh sektet e ndryshme. Ajo mund t’i korrespondojė hinajanės, apo rrotės sė vogėl. Theksojmė para sė gjithash jetėgjatėsinė e budizmit.

Kjo jetėgjatėsi mund tė shpjegohet historikisht, megjithėse kėto shpjegime janė rastėsore apo, mė mirė tė themi, tė dyshueshme, tė gabuara. Unė mendoj se ekzistojnė dy arsye themelore. E para – durueshmėria e budizmit. Kjo durimtari e ēuditshme e dallon budizmin, jo vetėm nė periudha tė caktuara, si nė fetė e tjera, - budizmi ka qenė i durueshėm gjithmonė.

Ai kurrė nuk ka rendur tek zjarri dhe shpata, nuk ėshtė bazuar nė aftėsinė e tyre pėr tė bindur. Kur perandori indian Ashoka u bė budist, ai nuk ia imponoi askujt fenė e tij tė re. Budisti i pastėr mund tė jetė luterian, metodist, kalvinist, sintoist, daosist, katolik, mund tė jetė zbatues i riteve fetare islame apo hebreje pa asnjė kufizim. Pėrkundrazi, as kristianit, as hebreut, as muslimanit nuk i lejohet tė jetė budist.

Durueshmėria e budizmit – nuk ėshtė dobėsi, porse thelbi i tij. Budizmi ėshtė, para sė gjithash ajo qė mund ta quajmė joga. Ēfarė domethėnieje ka fjala jogė? Ėshtė po ajo fjalė sikundėr dhe “yugo” – “zgjedhė”, e cila i ka rrėnjėt nė latinishte “yugu”. Zgjedha, disiplina, sė cilės i nėnshtrohet njeriu. Pastaj, nėse e marrim vesh, se pėr ēfarė flet Buda nė predikimin e parė nė korijen e Drerėve tė Benaresit dymijė e pesėqind vjet mė parė, ne do ta kuptonim budizmin. Ndėrkaq nuk ėshtė fjala qė tė kuptosh, por qė tė ndjesh thellė, tė ndjesh me shpirt e me trup, pėr mė tepėr budizmi nė realitet nuk e pranon as shpirtin, as trupin. Do mundohem t’jua provoj kėtė.
Pėrveē kėsaj, ka edhe njė arsye tjetėr. Budizmi nė mė tė shumtėn ekziston pėr hesap tė fesė sonė. Ėshtė e qartė se ēdo religjion pėrfaqėson nė vetvete akt besimi. Sikundėrse dhe atdheu pėrfaqėson nė vetvete akt besimi.

Ēdo tė thotė, tė jesh argjentinas? - e kam pyetur veten unė mė se njė herė. Tė jesh argjentinas – do tė thotė tė ndjesh, qė ne jemi argjentinas. Ēdo tė thotė tė jesh budist? Tė jesh budist nuk do tė thotė tė kuptosh, pėrderisa tė kuptuarit mund tė vijė nga minuta nė minutė, kurse tė ndjesh tri tė vėrtetat fisnike dhe rrugėn tetėshe (tė tetėfishtė). Nuk do t’i hyjmė tė merremi me shpjegimin e rrugės sė tetėfishtė, pasiqė kjo shifėr shpjegohet me zakonin qė kanė indianėt pėr ta ndarė e stėrndarė ēdo gjė pėr tetė, por do t’u kthehemi katėr tė vėrtetave fisnike.

Pėrveē kėsaj ekziston legjenda mbi Budėn. Ne mund dhe tė mos e besojmė kėtė legjendė. Unė kam njė mik japonez, xzenbudist, me tė cilin bėjmė diskutime tė gjata. Unė i thashė qė besoj nė tė vėrtetėn historike tė Budės. Besoj qė dymijė e pesėqind vjet mė parė ka jetuar mbreti nepalas me emrin Sid’harta, apo Hautama, i cili u bė Budė, domethėnė i ardhur nė vete, i pėrkthjelluar, nė ndryshim nga ne, qė flemė apo qė shohim ėndrrėn e gjatė – jetėn. Mė bie nė hatėr njė frazė e Xhojsit: “Historia – ėshtė njė makth nga i cili dua tė zgjohem. Kėshtu pra, Sid’hart’ha nė moshėn tridhjetė vjeē u pėrshkund nga gjumi dhe u bė Budė.

Me mikun tim budist (nuk jam i sigurt nė jam kristian, dhe i bindur qė s’jam budist) unė vazhdoj diskutimin dhe i them atij: “Pėrse tė mos besosh nė mbretin Sid’hart’ha, qė ka lindur nė Kapilovastė pesėqind vjet para se tė fillonte besimi kristian? “Ai mė pėrgjigjet: “Sepse kjo ėshtė krejt e parėndėsishme, rėndėsi ka tė besosh nė Doktrinė”. Ai shton, duke ndjekur me gjasė fantazinė, sesa tė vėrtetėn, qė tė besosh nė ekzistencėn historike tė Budės apo tė interesohesh pėr tė, do tė kishte qenė diē e ngjashme me pėrzierjen e mėsimeve tė matematikės me biografinė e Pitagorės apo Njutonit. Njėra nga temat pėr meditime ndėr murgjėrit e manastireve e Kinės dhe Japonisė ėshtė dyshimi nė ekzistencėn e Budės. Ky ėshtė njėri ndėr dyshimet, tė cilin ata duhet ta kapėrcejnė, qė tė arrijnė tė vėrtetėn.

Tė tjera fe nė njė masė tė madhe mvaren nga aftėsitė tona pėr tė besuar. Nėse ne jemi kristianė, duhet tė besojmė nė atė, qė nga Trinia e Shenjtė, njėri ka zbritur nė tokė qė tė bėhet njeri dhe u kryqėzua nė Jude. Nėse jemi myslimanė, duhet tė besojmė nė atė, qė s’ka Zot, pėrveē All’llahut, dhe qė Muhamedi ėshtė profeti i tij. Ne mund tė jemi budistė predikues dhe ta mohojmė qė Buda tė ketė ekzistuar. Apo, mė mirė tė themi, ne mund tė mendojmė, duhet tė mendojmė, qė besimi ynė nė ekzistencėn e tij historike nuk ka rėndėsi, rėndėsi ka besimi i Doktrinės. Megjithatė legjenda mbi Budėn ėshtė aq e mrekullueshme, sa zor ta mposhtėsh tundimin e ta lėsh pa rrėfyer.

Francezėt i kushtojnė vėmendje tė posaēme studimit tė legjendės mbi Budėn. Ata udhėhiqen nga kjo gjė: jeta e Budės – ėshtė ajo ēka ngjau me njė njeri pėr njė interval tė shkurtėr kohor. Jeta e tij mund tė ndėrthurej nė kėtė apo atė mėnyrė. Po legjenda mbi Budėn ka ndriēuar dhe ndriēon mijėra njerėz. Kjo legjendė ka shėrbyer si burim pėr shumė piktura, skulptura dhe poema. Budizmi pėrfaqėson nė vetvete jo vetėm fenė, por dhe mitologjinė, kozmologjinė, sistemin metafizik apo, mė mirė tė themi, njė radhė sistemesh metafizike, qė kundėrshtojnė njėri-tjetrin.

Legjenda e Budės kthjellon, por besimi nė tė – nuk ėshtė i domosdoshėm. Nė Japoni pohojnė qė Buda nuk ka ekzistuar. Porse mbrojnė Doktrinėn. Legjenda zė fill nė qiell. Nė qiell dikush nė rrjedhėn e shekujve, fjalėpėrfjalė nė njė rrjedhė shumėfish tė panumėrimtė shekujsh, u pėrkrye, derisa e kuptoi, se nė mishėrimin (ri-inkarnacionit) tjetėr do tė bėhet Budė.

Ai zgjodhi kontinentin nė tė cilin do tė lindej. Sipas kozmologjisė budiste, bota ėshtė e ndarė nė katėr kontinente trekėndėshash, dhe nė qendėr tė saj ėshtė mali i artė, mali Meru. Ai do tė lindej atje ku tė gjendej India. Ai zgjodhi shekullin, nė tė cilin do tė lindej, zgjodhi kastėn, zgjodhi nėnėn. Tani – pjesa tokėsore e legjendės. Jetonte njėherit mbretėresha Maja. Maja do tė thotė “ėndėrr”. Mbretėreshės iu shtir njė ėndėrr, e cila mund tė na duket e tmerrshme ne, por jo indianėve.

Mbretėresha kishte pėr burrė mbretin Shu’hodanin; njėherė asaj iu shtir nė ėndėrr njė elefant me gjashtė dhėmbė qė kishte zbritur nga malet e arta dhe i cili depėrtoi nė brinjėn e saj tė majtė, pa i shkaktuar dhimbje. Ajo u zgjua; mbreti thirri astrologėt e tij, dhe ata shpallėn, qė mbretėresha do nxjerrė nė dritė njė fėmijė, i cili mund tė bėhet ose zotėruesi i botės, ose Budė – i pėrkthjelluar, i esėllt, dhe qė i ėshtė shkruar tė shpėtojė tė gjithė njerėzit. Mbreti i kujdesshėm zgjodhi tė parėn: dėshironte qė djali i tij tė bėhej zot i botės.

I rikthehemi njė detaji tė tillė, si elefantit tė bardhė mė gjashtė dhėmbė. Oldenberg thekson se elefanti nė Indi ėshtė kafshė shtėpiake, e zakonshme. Drita e bardhė gjithnjė simbolizon pafajėsinė. Pse vallė gjashtė dhėmbė? Duhet kujtuar (i kthehemi edhe njėherė historisė), qė shifra gjashtė, ėshtė njėfarėsoj pėr ne njė shifėr e pazakontė dhe e marrė arbitrarisht (ne do tė kishim parapėlqyer shifrėn tre ose shtatė), pėrjetėsohet tjetėrsoj nė Indi, ku konsiderojnė, se ekzistojnė gjashtė dimensione tė hapėsirės: lart, poshtė, para, prapa, djathtas, majtas. Elefanti i bardhė me gjashtė ēatallė nuk u duket idianėve i ēuditshėm.

Mbreti thėrret magėt e vet, kurse mbretėresha lind pa mundime fėmijėn e saj. Me tė dalė nė dritė, djali ngrihet mėnjėherė nė kėmbė, bėn katėr hapa nė Veri, nė Jug, nė Lindje, nė Perėndim dhe flet me njė zė tė ngjashėm me bulurima luani: “Unė jam i pakrahasueshėm, kjo ėshtė lindja ime e fundit”. Indianėt besojnė nė njė shumėsi tė pafundme lindjesh tė mėparshme. Princi rritet, bėhet shigjetari mė i mirė, kalorėsi mė i mirė, notari mė i mirė, atleti mė i mirė, kaligrafi mė i mirė, ai i koriti tė gjithė mjekėt (kėtu mund tė ndėrmendim tė njėjtėn gjė pėr Krishtin dhe xherahėt). Nė moshėn gjashtėmbėdhjet vjeē ai martohet.

Babai e di – i kanė thėnė astrologėt, - qė djalit i kanoset rreziku tė bėhet Budė, njeri, i cili shpėton tė gjithė tė tjerėt, nėse arrin tė njohė katėr gjėra: pleqėrinė, sėmundjen, vdekjen dhe asketizmin. Mbreti e vendos djalin nė oborr, i zė atij harem – nuk do ta them numrin e femrave, pėrderisa ai ashiqare ėshtė shtuar – nė stilin indian. Tekefundit, e pse mos ta them: tetėdhjetė e katėr mijė.
Princi jeton i lumtur; ai nuk i njeh mundimet qė ekzistojnė nė botė, prej tij fshehin pleqėrinė, sėmundjen dhe vdekjen.

Nė ditėn e destinuar ai largohet mbi karrocėn e tij pėrmes njėrės nga portat e pallatit kėnddrejtė. Le tė themi, pėrmes portave veriore. Sapo pati kaluar portat, ai pa njė plak, tė ndryshėm nga ē’kish parė deri atėherė. Ai ėshtė i gėrmuqur, rrudhash, pa flokė. Mezi ēapitet, duke rėnduar mbi shkop. Princi pyet, ēfarė njeriu qenkėsh ky, dhe a ėshtė vallė njeri ky?! Karrocieri i thotė se ky ėshtė plak dhe se ne tė gjithė njė ditė do tė bėhemi tė tillė, nėse do ia mbėrrijmė asaj dite.

Princi kthehet nė pallat i tronditur. Pasi kalojnė gjashtė ditė, ai sėrishmi del nga portat e jugut. Ai sheh nė njė hendek njė njeri, edhe mė tė ēuditshėm, tė mbuluar nga lebra, me njė fytyrė tė rrjepur. Pyet, kush ėshtė ky njeri dhe a ėshtė vallė njeri? Ky ėshtė i sėmurė, i pėrgjigjet karrocieri, ne tė gjithė do bėhemi si ky, nėse do jemi gjallė deri atėherė.

Princi, edhe mė i shqetėsuar, kthehet nė pallat. Pas gjashtė ditėsh ai sėrishmi del dhe sheh njė njeri, i cili mund t’i dukej se fle, nėse nuk do t’i binte nė sy ngjyra e vdekur e lėkurės. Atė e bartin tė tjerė. Princi pyet, kush ėshtė ky. Karrocieri i thotė, qė ky ėshtė i vdekur dhe qė ne tė gjithė do tė vdesim, kur tė kemi jetuar njėfarė kohe.

Princi dėshpėrohet. Tri tė vėrteta tė tmerrshme iu hapėn: e vėrteta e pleqėrisė, e vėrteta e sėmundjes, e vėrteta e vdekjes. Ai del nga portat pėr tė katėrtėn herė. Sheh njė njeri pothuaj lakuriq, me fytyrė tė mbushur nga qetėsia. Pyet, kush ėshtė ky. I pėrgjigjen: ky ėshtė asket qė ka hequr dorė nga gjithēka dhe ka arritur paqėtimin.
Princi qė kish jetuar nė lukse, vendos t’i lėrė tė gjitha. Budizmi presupozon qė asketizmi mund tė jetė i dobishėm, por vetėm pasi jeta ėshtė provuar mė parė. Nuk quhet, nėse niset direkt me refuzimin nga gjithēkaja. Duhet njohur jeta deri nė fund dhe atėherė tė hiqet dorė nga ajo.

Princi merr vendim pėr t’u bėrė Budė. Nė kėtė ēast atij i kumtojnė njė tė re: bashkėshortja e tij Jashod’hara solli nė dritė njė djalė. Ai bėrtet: “Prangat u pėrforcuan”. Ky ėshtė djali, i cili do ta lidhė atė me jetėn, prandaj djalin e quajtėn Pranga. Sid’harta nė haremin e vet: ai kėqyr bukuroshet e reja e tė mrekullueshme, tė gėrbulura nga lebra. Ai shkon nė fjetoren e sė shoqes. Ajo fle, duke mbajtur pėrqafe foshnjėn. Ai rreh ta puthė gruan, por kujtohet, qė, nėse do ta puthė, nuk do mund tė ndahet mė me tė, ndaj largohet.

Ai kėrkon mėsues. Tashi ne kalojmė nė atė pjesė tė jetėshkrimit, i cili mund tė duket i pasajuar. Pėrse ta tregojmė atė nxėnės tė udhėheqėsve shpirtėrorė, tė cilėt pastaj ai do t’i braktisė? Kėta mėsues do t’i mėsojnė atij asketizmin, nė tė cilin ai do tė ushtrohet pėr njė kohė tė gjatė. Sė mbrami ai bie nė mes tė fushės i palėvizshėm dhe zotat qė e shohin atė nga tridhjetė qiejt, mendojnė se ai vdiq. Njėri prej tyre, mė i urti, thotė: “Jo, ai nuk ka vdekur; ai do tė bėhet Budė”. Princi vjen nė vete, i avitet njė vije, ha pakėz ushqim dhe ulet nėn hijen e njė peme tė shenjtė, tė cilėn ne do ta quajmė pemėn e ligjit.

Ngjet njė ngjarje magjike, e cila ka si gjegjėsen e vet nė ungjill: lufta me demonin. Emri i demonit ėshtė Mara. Ne e kemi ndeshur tashmė fjalėn “nightmare” – “demoni i natės”. Demoni zotėron botėn, por, me tė ndier rrezikun, del nga pallati i tij. Telat nė instrumentet e tij muzikore u kėputėn, dhe ujėrat u thanė nėpėr gjole. Ai mbledh luftėtarėt, ia hyp elefantit me lartėsi s’dihet sa milje, shumėzon numrin e duarve tė tij, armėt e tij dhe lėshohet mbi princin. Princi qėndron nė muzg poshtė pemės sė dijes – pemės qė qe rritur njėkohė me tė.

Demoni dhe luftėtarėt e tij qė pėrbėheshin prej tigrash, luanėsh, devesh dhe monstrash tė tjera luftuese, e mbuluan princin me shigjeta. Duke mbėrritur deri tek ai, shigjetat ktheheshin nė lule. Ata derdhin mbi tė male me zjarr, tė cilat bėhen shatore prej atlasi mbi kokėn e tij. Princi mediton, i palėvizshėm, me krahėt e kryqėzuara nė krahėror. Ka gjasa ta ketė ditur se po i ekspozohet kėtij sulmi. Ai mendon pėr jetėn, ai mbėrrin nirvanėn, shpėtimin. Pas perėndimit tė diellit demoni gjendet i shpartalluar. Vazhdon nata e gjatė e meditimeve; nė tė dalė tė natės Sid’hart’ha nuk ėshtė mė Sid’hart’ha, ai ėshtė bėrė Budė, ka mbėrritur nirvanėn.
Ai vendos tė predikojė doktrinėn e tij.

Ngrihet tashmė i shpėtuar tė shpėtojė tė tjerėt. Ai jep predikimin e tij nė korijen e drerėve nė Benarese. Pastaj njė tjetėr, - pėr zjarrin, nė tė cilin, siē thotė ai, digjet gjithēka: shpirti, trupi, gjėsendet. Pėrshembull, nė tė njėjtėn kohė Herakliti i Hefesisė pohon, se gjithēka ėshtė zjarr.

Religjioni i Budės – nuk ėshtė asketizmi, pėr tė asketizmi ėshtė shashtisje. Njeriu nuk duhet ta tejkalojė, as jetėn trupore, pėr shkak se jeta e trupit ėshtė e ulėt, jo fisnike, e turpshme dhe e pikėllimtė, as asketizmin, i cili gjithashtu ėshtė jo fisnik dhe i mjerė. Ai predikon njė jetė tė matur, nėse flasim me termat e teologjisė, pasi ka mbėrritur nirvanėn, dhe pėr dyzet e ca vjet me radhė i kushtohet predikimit. Ai mund tė bėhej i pavdekshėm, porse zgjedh pėr vete momentin e vdekjes, pasi ka lėnė tashmė njė numėr tė madh nxėnėsish.

Ai vdes nė njė shtėpi farkėtari. Nxėnėsit e rrethojnė. Ata janė tė pangushėllueshėm. Ēfarė do tė bėjnė tani pa tė? Buda u thotė, qė ai nuk ekziston, qė ai ėshtė njeri i tillė njėlloj si ata, po aq joreal dhe po aq i vdekshėm, por qė po u lė atyre doktrinėn e tij. Kėtu kemi njė dallim tė madh nga Krishti, i cili u tha nxėnėsve, qė, nėse dy prej tyre do tė takohen, ai do tė jetė me kėta i treti. Pėrkundrazi, Buda u thotė nxėnėsve tė tij: “Juve po ju lė doktrinėn time”. Domethėnė ai qysh nė predikimin e parė e solli nė lėvizje rrotėn. Pastaj pason zhvillimi i budizmit. Format e tij janė tė llojllojshme: llamizmi, budizmi magjik, mahajana, apo qerren e madhe, xzen-budizmi nė Japoni.

Unė them, se ekzistojnė dy budizma, nė vėshtrim tė parė pothuaj tė njėllojtė: ai qė ushtrohet nė Kinė dhe tjetri nė Japoni – xzen-budizmi. Gjithė tė tjerėt janė shprehje mitologjike, legjenda. Disa nga kėto legjenda janė shumė interesante. Dihet, qė Buda dinte tė bėnte mrekullira, po, sikundėrse dhe Jesus Krishti, ai nuk i donte mrekullitė, atij nuk i pėlqente t’i krijonte ato. Kėto i dukeshin atij vulgare lavdėrake. Po ju rrėfej njė histori: pėr njė kupė prej druri kuauēuku.

Njėheri nė njė qytet kinez njė tregtar urdhėron t’i gdhendnin njė kupė prej druri kauēuku. Ai e vendos atė nė lartėsinė e disa trungjeve prej bambuje, nė njė shkop tė gjatė (shtagė) tė sapunisur. Premton t’ia japė kupėn atij qė ėshtė i zoti ta mbėrrijė. Dijetarėt heretikė kot gjakojnė ta mbėrrijnė. Ata kėrkojnė ta korruptojnė tregtarin, qė ky tė shpallė se ata ia kanė dalė kėsaj pune. Tregtari refuzon dhe kėtu vjen njė nxėnės i ri i Budės. Emri i tij nuk pėrmendet kurrkund, pėrveē kėtij episodi.

Nxėnėsi ngrihet nė ajėr, gjashtė herė fluturon pėrqark kupės, e merr atė dhe ia kthen tregtarit. Kur e mori vesh Buda kėtė histori, dha urdhėr ta pėrzėnė nxėnėsin pėr shkak se ėshtė marrė me njė punė tė tillė tė padenjė.

Por dhe vetė Buda ka krijuar mrekullira. Pėr shembull, mrekullinė e mirėsjelljes. Buda duhej tė pėrshkonte shkretėtirėn nė njė orė mesdite. Zotat nga tė tridhjetė e tre qiejt i lėshuan secili nga njė rryp hije. Buda, qė tė mos i fyente asnjėrin nga zotat, mori trajtėn e tridhjetė e tre Budave, kėshtuqė, secili nga zotat shihte atje lart Budėn e mbrojtur nga hija qė ia kishin dėrguar.

Ndėrmjet bėmave tė Budės ėshtė e mrekullueshme parabola e shigjetės. Njė njeri i plagosur nė luftė do qė t’ia heqin shigjetėn nga plaga. Sė pari ai mėson emrin e harkėtarit, cilės kaste ai i pėrket, prej ēfarė materiali ėshtė bėrė shigjeta, ku pati qėndruar harkėtari, cila ka qenė gjatėsia e shigjetės sė tij. Gjatė kohės qė diskutohen kėto pyetje, ai vdes. “Po unė – thotė Buda, - mėsoj si tė nxjerr shigjetėn”. Ēfarė ėshtė shigjeta? Ajo ėshtė Gjithėsia. Shigjeta ėshtė ideja e “unit”, gjithēka qė ka zėnė vend nė ne. Buda thotė, qė ne nuk duhet tė humbim kohė nė ēėshtje tė padobishme. Pėr shembull, e fundme apo e pafundme ėshtė Gjithėsia? Do tė jetojė vallė Buda pas nirvanės apo jo? Tė gjitha kėto janė tė padobishme, e rėndėsishme ėshtė tė heqėsh shigjetėn nga plaga. Fjala ėshtė pėr pėrzėnien e shpirtrave tė kėqinj, pėr fenė e shpėtimit.

Buda thotė: “Ashtu sikundėr ujėrat e oqeanit kanė vetėm njė shije tė vetme – shijen e kripės, ashtu dhe mėsimet e mia kanė vėtėm njė shije – shijen e shpėtimit”. Feja tė cilėn mėson ai, ėshtė e madhe, si det, por ajo ka veēse njė shije – shijen e shpėtimit. Sigurisht, vazhduesit hallakaten (ose, ka gjasa, shumė ia qėllojnė) nė diskurse metafizike. Qėllimi i budizmit nuk qėndron kėtu. Budizmi mund tė predikojė ēdo lloj feje, duke i mbetur konsekuent budizmit. Rėndėsi ka shpėtimi dhe katėr tė vėrtetat fisnike: vuajtja, burimet e vuajtjes, shėrimi dhe rruga e shėrimit. Nė fund arrihet nirvana. Rendi i tė vėrtetave nuk ka rėndėsi. Ka mendime, se ato i korrespondojnė traditės sė medicinės antike: sėmundja, diagnoza, mjekimi dhe shėrimi. Shėrimi nė rastin e dhėnė ėshtė nirvana.

Tani do tė kalojmė nė mė tė vėshtirėn. Nė atė qė mendja jonė perėndimore pėrpiqet ta fshijė. Tek rimishėrimi, i cili pėr ne ėshtė para sė gjithash ide poetike. Transmigron jo shpirti (budizmi e mohon ekzistencėn e shpirtit), por karma qė pėrfaqėson nė vetvete fatin e organizmit mental, i cili rimishėrohet me njė shumėsi tė panumėrt herėsh. Kjo ide ėshtė karakteristike pėr shumė mendimtarė, para sė gjithash pėr Pitagorėn. Pitagora njohu njė shqyt qė mbante nė dorė, duke u pėrleshur nė luftėn e Trojės nėn njė emėr tjetėr. Nė librin e dhjetė tė “Republikės” Platoni ka shkruar njė ėndėrr Erit. Ky ushtar sheh shpirtrat, tė cilėt, para se tė pinin nga lumi i harresės, i zgjedhin vetes fatin e mėtejmė. Agamemnoni ka qejf tė bėhet shqiponjė, Orfeu – mjellmė, kurse Uliksi, i cili nganjėherė e quante veten Askushi, kėrkon tė bėhet njėherėsh mė i thjeshti dhe mė i lavdishmi ndėr njerėz.

Empedokli nga Akraganti ka njė fragment, ku ai kujton jetėt e tij tė mėparshme: “Unė kam qenė vajzė, kam qenė degė, kam qenė dre dhe kam qenė peshk memec, i cili qet kokėn nga deti”. Cezari e quan kėtė Doktrina e druidėve. Poeti kelt Talisen thotė, se s’ka formė nė Gjithėsi, tė cilėn ai tė mos e pranojė: “Unė kam qenė kolonel, kam qenė shpatė nė duar, kam qenė pikė, pėrmes tė cilės kalojnė gjashtėdhjetė lumej, jam shndėrruar nė shkumė ujėrash, kam qenė yll, kam qenė dritė, pemė, fjalė nė libėr, libėr”. Dario ka njė poezi, ndoshta, mė tė bukurėn nga tė gjitha, e cila fillon kėshtu: “Unė kam qenė ushtari, qė kam fjetur nė shtrojet e mbretėreshės Kleopatra...”
Rimishėrimi zė njė vend tė madh nė letėrsi.

Ne e gjejmė kėtė temė tek mistikėt. Plotin vėren se, tė kalosh nga njė jetė nė njė tjetėr – ėshtė njėlloj sikur tė flesh nė shtroje tė ndryshme nė dhoma fjetje tė ndryshme. Unė mendoj, se secili ka ka patur ndonjėherė ndjesinė, qė njė moment tė ngjashėm e ka pėrjetuar nė jetėt e mėparshme. Nė poezinė e mrekullt tė Dante Gabriel Roseti-it "Sudden Light" ndeshim kėto fjalė: "I have been before" - "Unė kam qenė mė parė kėtu ". Ai i drejtohet njė femre qė i ka pasė takuar ose do t'i takojė atij, dhe thotė: "Ti ke pasė qenė e imja nė njė numėr tė pafundėm herėsh dhe e imja ke me qenė pambarimisht...". Kjo na shpie nė teorinė e cikleve, tė afėrt me budizmin, tė cilėn Agustini e ka hedhė poshtė nė veprėn e tij "Qyteti i Zotit".

Por stoikėt dhe dishepujt e Pitagorės ishin nė dijeni tė doktrinės hindu, e cila thotė se universi pėrbėhet nga njė numėr i pafundėm ciklesh, tė cilėt maten me kalpas, njė njėsi matėse qė e tejkalon imagjinatėn e njeriut. Le tė imagjinojmė pėr njė ēast, njė mur hekuri, 16 mijė metra tė lartė dhe ēdo 600 vjet njė ėngjėll e pėrēik atė fare lehtė, me njė vel shumė tė hollė nga Benaresi. Kur veli ta ketė shembur tė gjithė murin, tė lartė 16 mijė metra, do tė ketė kaluar njė ditė Kalpas. Edhe Hyjnitė jetojnė sa tė zgjasin kalpaset dhe pastaj vdesin.

Historia e universit ndahet nė cikle, cikle tė cilat kanė brenda tyre eklipse tė gjata kohore, por gjatė tė cilave mbeten vetėm fjalėt e Vedas . Kėto fjalė janė arkėtipat me tė cilat krijohen tė gjitha gjėrat. Edhe hyjnia Brahma vdes dhe rilind gjithashtu. Nė kėtė histori ka njė moment shumė patetik, momenti kur Brahma ndodhet nė pallatin e tij. Ai ka lindur pėrsėri, pasi ka kaluar njė kalpas, pas njė prej eklipseve. Ecėn nėpėr pallat, i cili ėshtė bosh. Mendon pėr hyjnitė e tjera dhe sa po mendon pėr ta, hyjnitė shfaqen dhe mendojnė se i ka krijuar Brahma, sepse ai ishte aty pėrpara tyre.

Le tė ndalemi dhe tė mendojmė pėr kėtė pėrfytyrim tė historisė sė universit. Budizmi s’ka vetėm njė Zot; por edhe nė se ka njė, nuk ėshtė ky thelbi. Thelbi ėshtė tė besojmė se fati ynė ėshtė caktuar qė mė parė nga karma jonė ose karman-i. Nėse fati im ka qenė tė lind nė Buenos- Ajres, nė vitin 1899, nėse jam i verbėr, nėse sonte po mbaj kėtė konferencė pėrpara jush, gjithēka po bėj pra, ėshtė rezultat i jetės sime tė mėparshme. Nuk ka asnjė detaj tė jetė sime tė tanishme qė nuk ėshtė pėrcaktuar qė mė parė nga jeta ime e shkuar. Ja pra se ē’ėshtė karma. Pra siē e thashė, karma ėshtė njė lloj strukture mendore, njė strukturė shumė e hollė mendore.

Ne e thurim dhe e lidhim atė nė ēdo ēast tė jetės sonė dhe jo vetėm nėpėrmjet qėllimeve tona, veprimeve, gjysmė ėndrrave, gjumit apo kur jemi gjysmė zgjuar: gjithēka pra brenda nesh thur pafundėsisht karma-n. Kur ne vdesim lind dikush tjetėr qė e trashėgon atė.
Deussen-i, dishepulli i Shopenhauerit, si dhe njė dishepull i zjarrtė i budizmit, tregon se njė herė nė Indi, takoi njė lypės tė verbėr pėr tė cilin i erdhi shumė keq. Lypėsi i tha "Nėse jam i verbėr, ėshtė pėr fajet qė kam bėrė gjatė jetės sime tė mėparshme, pra ėshtė e drejtė tė jem i verbėr". Pra vuajtja pranohet. Gandi ishte kundėr ndėrtimit tė spitaleve, duke thėnė se spitalet dhe veprat e bamirėsisė thjesht e vonojnė larjen e borxhit, dhe se nuk duhet t'i ndihmojmė tė tjerėt, ata vuajnė sepse duhet tė vuajnė, pasi duhet tė lajnė njė faj dhe nėse i ndihmoj atėherė unė e vonoj larjen e kėtij borxhi!

Karma ėshtė njė ligj shumė i egėr, por qė ka njė pasojė shumė tė ēuditshme matematike: nėse jeta ime e tanishme caktohet nga jeta ime e mėparshme, edhe kjo e fundit ka qenė e caktuar nga njė tjetėr, e cila po ashtu ka qenė e caktuar nga ajo para saj. Dhe kėshtu vazhdon deri nė pafundėsi. E thėnė me fjalė tė tjera: shkronja Zh ėshtė e paracaktuar nga Z-ja; Z-ja nga Y-ja; Y-ja nga Xh-ja; Xh-ja nga nga X-ja; X-ja nga V-ja; V-ja nga U-ja; pėrjashto kėtu faktin qė ky alfabet e ka njė fund por nuk ka ama fillim. Budizmi dhe hinduizmi pėrgjthėsisht besojne tek e pafundmja aktuale. Ata besojnė se pėr tė mbėrritur tek e tanishmja duhet tė ketė kaluar tashmė njė kohė e pafundme dhe duke thenė e pafundme, nuk dua tė them e papėrcaktuar, e pamasė, por dua tė them pikėrisht e pafund.

Nga gjashtė fatet qė i janė caktuar njeriut ( mund tė jesh demon, bimė, kafshė) mė e vėshtira pra ėshtė tė jesh njeri dhe duhet tė pėrfitojme kur na vjen kjo pėr tė arritur tek lumturia e pėrhershme.
Buda imangjinon nė fund tė detit njė breshkė dhe njė unazė qė noton mbi sipėrfaqe. Ēdo 600 vjet breshka e nxjer kokėn nga uji, por do tė qe e pabesueshme qė koka e breshkės tė futet brenda unazės. Por,- thotė Buda-, fakti qė breshka ta gjejė unazėn nuk ėshtė mė i habitėshėm se fakti qė ne jemi njerėz. Duhet tė pėrfitojmė nga ky rast pėr tė arritur Nirvanėn.

Cili ėshtė shkaku i vuajtjes, i jetės, nėse ne e mohojmė idenė e Zotit, nėse nuk ka njė Zot qė krijon universin? Pikėrisht kėtė koncept Buda e quan zen. Kjo fjalė mund tė na duket e ēuditshme, por le ta krahasojmė atė me fjalė tė tjera qė njohim.

Le tė mendojmė pak, ``Vullnetin`` e Shopenhauerit. Ai e percepton botėn si vullnet dhe si paraqitje ( Die Welt als Willw und Vorstellung). Brenda nesh ka njė vullnet, i cili bėn tė mundur kėtė paraqitje, qė quhet Botė. Kėtė ide e gjejmė edhe tek filozofė tė tjerė, por qė mban emra tė ndryshėm. Pėr shembull Bergson-i na flet pėr "njė vrull jetėsor", B.Show pėr "forcė jetėsore" qė ėshtė e njėjta gjė nė fakt. Megjithatė ekziston njė ndryshim: pėr Bergsonin dhe Show-n, vrulli jetėsor ėshtė njė lloj force qė duhet tė imponohet pasi tė kemi ėndėrruar pėr botėn, pasi ta kemi krijuar atė. Ndėrsa pėr Shopenhauerin, pėr Shopenhauerin e errėt dhe pėr Budėn, bota ėshtė njė ėndėrr dhe ne na duhet tė mos ėndėrrojmė mė pėr tė dhe pėr t’ia arritur qėllimit duhet tė bėjmė shumė ushtrime.

Fillimisht kemi vuajtjen qė nė fakt ėshtė Xzeni. Xzeni prodhon jetėn, e cila detyrimisht ėshtė e dhimshme. Por ēdo tė thotė tė jetosh nė tė vėrtetė? Tė jetosh do tė thotė, tė lindėsh, tė plakesh, tė sėmuresh, tė vdesėsh dhe sigurisht pa folur kėtu pėr disa tė kėqija apo dhimbje tė tjera nga tė cilat, sipas Budės, mė patetikja ėshtė tė tė ndajnė nga ata qė duam.

Duhet tė heqim dorė nga pasionet. Vetvrasja nuk ka asnjė vlerė sepse edhe ajo ėshtė njė akt pasioni. Njeriu qė vret veten mbetet gjithmonė nė botėn e ėndrrave. Duhet tė kuptojmė se bota ėshtė thjesht njė fasadė, njė ėndėrr, edhe jeta po ashtu. Por duhet qė kėtė gjė ta ndiejmė thellė brenda nesh dhe ta arrijmė nėpėrmjet meditimit. Nėpėr manastiret budiste njė prej ushtrimeve qė praktikohen ėshtė si vijon : Neofiti duhet tė jetojė ēdo moment tė jetės sė vet me shumė intensitet. Duhet tė mendojė: ``Tani ėshtė mesditė, tani po kaloj mespėrmes oborrit, tani do tė takohem me eprorin tim``, por nė tė njėjtėn kohė duhet tė mendojė edhe se mesdita, oborri, eprori nuk jane realė, janė po aq irealė sa edhe ai vetė, po aq sa edhe mendimet e tij, sepse budizmi e mohon ekzistencėn e unit.

Njė prej zhgėnjimeve mė tė mėdha ėshtė pikėrisht uni. Nė kėtė pikė budizmi ėshtė dakort me Hume-n, Shopenhauerin dhe Macedonio Fernandez-in. Nuk eksiston asnjė subjekt apo qenie qė mendon, ekzistojnė vetėm disa gjendje mendore. Nė se them `` unė po mendoj`` bėj gabim sepse kam parasysh njė qeniė tė qėndrueshme dhe gjithashtu veprėn e kėsaj qenieje, domethėne faktin qė ajo mendon. Por nė tė vėrtetė asnjėra prej tyre nuk ekziston. Pra, sipas Hume-it, duhet thėnė : ``mendohet`` pra nė pavetore, ashtu sikur themi bie shi dhe jo ``unė po mendoj``. Kur themi `` bie shi`` nuk na shkon nėpėr mendje se shiu po ushtron njė veprim, thjesht mendojmė se diēka po ndodh. Pra, ashtu sikurse themi bėn vapė, ftohtė, bie shi, duhet gjithashtu tė themi: mendohet; ka vuajtje; duke mėnjanuar kėshtu qenien qė e kryen veprimin.

Nėpėr manastiret budiste, neofitėt u nėnshtrohen njė disipline shumė tė rreptė. Megjithatė ata mund tė largohen nga manastiri kur tė duan. Madje as emrat nuk ua regjistrojnė- mė thotė Maria Kodama. Kur njė neofit vendos tė futet nė njė manastir budist, e vėnė tė bėjė disa punė shumė tė rėnda. Nėse e zė gjumi, brenda njė ēerek ore e zgjojnė, ai duhet tė lajė, tė fshijė dhe nėse e zė pėrsėri gjumi, atėherė duhet ti nėnshtrohet njė ndėshkimi trupor. Kėshtu pra gjatė gjithė kohės ai nuk duhet tė mendojė pėr gabimet e tij, por pėr faktin qė gjithē ėshtė ireale. Ai pra, vazhdimisht duhet tė mėsohet me irealitetin.

Le tė kalojmė tani tek budizmi Xzen dhe Bodhidharma. Ky i fundit ishte misionari i parė nė shekullin e gjashtė. Ai kaloi nga India nė Kinė ku edhe u takua me njė perandor i cili e pėrkrahte shumė zhvillimin e budizmit dhe qė i tregoi atij njė listė me emra manastiresh dhe sanktuaresh, si dhe numrin e neofitėve budistė. Bodhidharma i tha: "Gjithshka i pėrket botės sė iluzionit; kėto manastire dhe kėta murgjėr janė po aq ireal sa ti dhe unė" dhe pasi tha kėtė, ai u ul pranė njė muri dhe filloi tė meditonte.

Mė pas doktrina budiste pėrhapet edhe nė Japoni ku dhe shpėrbėhet nė shumė sekte. Mė i njohuri ndėr ta ėshtė sekti zen. Nė kėtė sekt ėshtė zbuluar njė proēes me anėn e tė cilit mund tė mbėrrish tek pėrndritja. Por kjo kėrkon vite tė tėra meditimi. Dhe pastaj papritur mbėrrijmė aty; por nė fakt nė kėtė rast nuk bėhet fjalė pėr njė silogjizėm. Kemi njė lloj intuite tė papritur pėr tė vėrtetėn. Ky proēes quhet satori, i cili ėshtė pikėrisht njė ngjarje e papritur qė qėndron jashtė ēdo logjike.

Gjithmonė mendojmė pėr objekte, subjekte, pėr shkaqe dhe pasoja, pėr logjike dhe jo logjike, pėr gjėra tė ndryshme dhe pėr tė kundėrtat e tyre; por duhet qė ne t`i tejkalojmė keto kategori. Sipa mjeshtėrve zen, duhet tė mbėrijme tek e vėrteta nėpėrmjet njė intuite tė papritur dhe nėpėrmjet njė pėrgjigjeje jologjike. Njė neofit pyet mjeshtrin e tij se kush ėshtė Buda . Mjeshtri i pėrgjigjet: "Qiparisi ėshtė kopshti", kjo ėshtė njė pėrgjigje krejt jologjike, por qė mund tė nxjerrė nė shesh tė vėrtetėn. Neofiti pyet pėrsėri se pėrse Bodhidharma ka ardhur nga perėndimi. Mjeshtri pėrgjigjet : "Njė kile e gjysmė lin". Kėto fjalė nuk kanė asnjė kuptim alegorik; kėto fjalė janė njė pėrgjigje ekstravagante, e cila ka pėr qėllim tė zgjojė njė lloj intuite tė papritur. Por pėrgjigjja mund tė ketė gjithashtu formėn e njė goditjeje. Pėr shembull dishepulli mund t’i bėjė njė pyetje mjeshtrit tė tij dhe ky i fundit i pėrgjigjet me njė goditje. Flitet nė fakt pėr njė histori qė pa dyshim duhet tė jetė njė legjendė, pra njė histori lidhur me Bodhidhramėn.

Bodhidhrama shoqėrohej gjithmonė nga njė dishepull qė i bėnte pėrherė pyetje, tė cilave ai nuk u pėrgjigjej kurrė. Dishepulli u pėrpoq tė meditonte, por pas disa kohėsh ai preu krahun e tij tė majtė dhe shkoi tek mjeshtri, pra Buda, duke menduar se kėshtu do tė mund t’i jepte provėn se ai donte tė ishte dishepulli i tij. Pra ai kishte gjymtuar veten me vetėdije, nė mėnyrė qė t’i jepte mjeshtrit njė provė. Mjeshtri, pa u ndalur fare te ky fakt, qė nė fund tė fundit s’ishte veēse njė fakt fizik , pra njė iluzion, i tha : "Ēfarė do?"
Dishepulli iu pėrgjigj: "Pėr shumė kohė kam kėrkuar shpirtin tim, por nuk e kam gjetur". Mjeshtri i tha : "S'e ke gjetur, sepse ai nuk ekziston". Nė kėtė ēast, dishepulli e kuptoi tė vėrtetėn, kuptoi se uni nuk ekziston, kuptoi se asgjė nuk ėshtė reale. Ja pra ky ėshtė pak a shumė thelbi i budizmit xzen.

Eshtė e vėshtirė tė shpjegosh njė fe, sidomos njė fe tė cilės nuk i pėrket. Besoj se nuk ėshtė e rėndėsishme ta jetosh budizmin si njė bashkėsi legjendash, por e rėndėsishme ėshtė ta shohėsh atė si njė disiplinė: njė disiplinė qė e kemi nė pėllėmbė tė dorės dhe qė nuk kėrkon asnjė lloj asketizmi nga ana jonė. Megjithatė ajo nuk na lejon qė ne t`i dorėzohemi jetės trupore. Kjo disiplinė na kėrkon vetėm tė meditojmė, pra tė meditojmė, por jo duke pasur si objekt tė saj gabimet apo tė shkuarėn tonė.

Nj prej subjekteve me tė cilat merret budizmi xzen pėrqėndrohet pikėrisht nė mendimin se jeta jonė e shkuar s'ka qenė veēse njė iluzion. Nėse do tė isha njė murg budist, do tė mendoja se kam filluar tė jetoj pikėrisht tani dhe se gjithė ajo ēka ka jetuar Borhesi me parė s'ka qenė veēse njė ėndėrr dhe gjithė historia universale, po ashtu. Falė disa ushtrimeve intelektuale, ne ēlirohemi pak nga pak nga xzeni. Sapo tė kemi kuptuar qė uni nuk ekziston, nuk do tė mendojmė mė se ai mund tė jetė i lumtur kėshtu qė detyra jonė do tė jetė ta bėjmė atė tė tillė. Dhe atėherė do tė kemi rėnė nė qetėsi. Por, kjo nuk do tė thotė qė nirvana ėshtė e barasvlefshme me ndjesinė e tė menduarit dhe se legjenda e Budės do tė mund tė na i japė kėto prova. Ky i fundit, duke ndenjur nėn pemė e fikut tė shenjtė, arrin nirvanėn dhe megjithatė vazhdon tė jetojė dhe tė predikojė doktrinėn e tij, edhe pėr shumė vjet tė tjera.

Ēdo tė thotė tė arrish nirvanėn? Eshtė shumė e thejshtė, do tė thotė qė veprimet tona nuk bėjnė mė hije. Pėr sa kohė qė jemi nė kėtė botė, do tė jemi robėr tė karma-s. Pra, ēdo veprim qė bėjmė thur atė strukturė mendore tė cilėn ne e quajmė karma. Dhe kur kemi arritur nirvanėn, veprimet tona nuk lėnė mė hije, ne jemi tė lirė. Shėn-Agustini ka thėnė se, qė nga momenti kur jemi tė shpėtuar, nuk duhet tė shqetėsohemi mė pėr tė mirėn apo tė keqen pasi do tė vazhdojmė tė veprojmė sipas tė mirės pa e ditur as vetė.

Ē’ėshtė Nirvana? Njė pjesė e mirė e vėmendjes qė ka pasur Perėndimi pėr budizmin lidhet pikėrisht me kėtė fjalė. Duket e pamundur qė kjo fjalė, pra nirvana, tė mos ketė diēka tė mrekullueshme brenda vetes. Por ē’ėshtė nė tė vėrtetė nirvana? Eshtė njė lloj shuarjeje, ėshtė llamba mbi tė cilėn ne fryjmė pėr ta shuar. Mendohej se nė momentin kur njė qenie arrinte nirvanėn, ajo shuhej. Por kur ajo vdiste, atėherė ndodhte nirvana e madhe dhe mė pas shuarja pėrfundimtare. Nė kundėrshtim me kėtė ide, njė orientalist austriak, ka treguar se Buda ka pėrfituar nga shkenca e fizikės, e zhvilluar nė kohėn e tij, ku mendimi qė kishin atėherė pėr flakėn ndryshonte nga yni; nė atė kohė mendohej se flaka, pas shuarjes, nuk zhdukej. Ajo vazhdonte tė jetonte duke marrė forma tė tjera dhe nirvana nuk presupozonte detyrimisht shuarjen pėrfundimtare. Kjo ndoshta do tė thotė qė ne vazhdojmė tė jetojmė nė njė mėnyrė tjetėr. Por nė njė mėnyrė tė cilėn ne nuk mund ta pėrcatojmė. Metaforat mistike zakonisht janė tė mbushura plot me premtime, por ato tė Budės nuk janė tė tilla. Kur flasim pėr nirvanėn, nuk flasim pėr verėn apo pėr trėndafilin e nirvanės apo edhe pėr tė puthurat e saj. Ne e krahasojmė atė mė shumė me njė ishull. Njė ishull qė ndodhet nė mes tė stuhive. E krahasojmė me njė kullė tė lartė, por mund ta krahasojmė edhe me njė kopsht. Bėhet fjalė pėr diēka tė mėvetshme, pavarėsisht nga ne tė gjithė dhe jashtė nesh.

Kėto qė thashė sot nuk janė tė plota. Do tė kishte qenė absurde t’ju flisja pėr njė doktrinė dhe t’ua paraqisja atė, sonte, kėtu, siē bėjmė me eksponatet nė njė muze, dhe sidomos njė doktrinė tė cilės i kam kushtuar kaq pak vite pune dhe t’ju them tė vėrtetėn nuk e kam kuptuar dhe aq. Pė mua budizmi s’ėshtė aspak njė eksponat: ėshtė thjesht njė rrugė drejt lumturisė sė pėrhershme. Dhe jo vetėm pėr mua, por pėr miliona njerėz. Eshtė feja mė e pėrhapur nė botė dhe mendoj se ua kam paraqitur, sonte, me gjithė respektin qė meriton.


Horhe Luis Borhes (Jorge Luis Borges)

Pėrktheu: Agron Tufa
avatar
Berti69

"Si ėshtė lartė, ashtu ėshtė edhe poshtė, e si ėshtė poshtė, ashtu ėshtė edhe lart"


495


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi