Jeta ėshtė ėndėrr

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Jeta ėshtė ėndėrr

Mesazh  Berti69 prej 15.10.15 14:28



Ti nuk ekziston as edhe nė ėndėrr. Ndonjėherė duhet tė kesh parė ėndėrr brenda ėndrrės. Ėndėrron sikur je nė shtrat, je nė gjumė e po shikon njė ėndėrr.

Ka njė histori tė lashtė Kineze: Njė druvar po priste dru nė xhungėl. Ishte lodhur e u shtri nėn njė pemė pėr gjumė. Ėndėrroi sikur aty pranė gjendej i groposur njė thesar diamantėsh e florinjsh nė poēe tė mėdha mbuluar nga balta. Nė ėndėrr, ai mendoi tė vinte natėn pėr t’i marrė pa u pikasur, pasi ditėn do ta kapnin e ai ishte njeri i varfėr. Kur u zgjua nguli njė shkop nė tokė pėr tė shėnuar vendin e u kthye nė shtėpi. Kur u err u kthye te vendi dhe gjeti shkopin atje ku e kishte ngulur vetė, ndėrsa poēet i kishin marrė. U kthe nė shtėpi e i tha gruas: “Nuk e marr vesh, nėse ėndėrrova pėr thesarin apo e pashė vėrtet. Shkopi ishte nė vend, e janė edhe vrimat ku ishin groposuar poēet, kėshtu qė nuk ishte vetėm ėndėrr. Dikush duhet t’i ketė marrė florinjtė.” Gruaja ia ktheu: “Duhet tė ketė qenė ėndėrr. Ke parė nė gjumė shkopin e ngulur nė tokė dhe vrimat bosh ku ishin poēet. Kėshtuqė, futja gjumit nė paqe, i dashur!”

Por ndodhi qė edhe njė njeri tjetėr ėndėrroi gjithashtu ato poēe tė groposura nė tė njėjtin vend, ku njė druvar nguli njė shkop si shenjė pėr tė gjetur lehtėsisht vendin. Kur u zgjua, vrapoi te vendi i ėndrrės, gjeti shkopin dhe poēet plot thesare gjithashtu. Pasi ēoi thesarin nė shtėpi i tha gruas: “Nuk e kuptoj: A pashė njė ėndėrr apo njė vizion. Sidoqoftė, i solla poēet nė shtėpi. Janė provė se nuk ėndėrrova e duhet ta kem parė druvarin tė ngulte shkopin atje, prandaj e dija ku ishte thesari.” E shoqja i tha: “Poēet janė kėtu tani, kjo duket qartė. Por nėse pe me sytė e tu druvarin tė shenjonte vendin me shkop, nuk duhet ta mbajmė vetėm ne thesarin! Merri poēet te mbreti dhe lėrja atij nė dorė vendimin!”

Burri ishte njeri i ndershėm dhe bėri siē i tha gruaja e vet. Shkoi te mbreti, tė cilit sapo i ishte ankuar edhe druvari pėr tė njėjtėn gjė. Mbreti u hutua fare. Mė nė fund u tha: “Ėshtė shumė e vėshtirė tė vendos nėse ishit zgjuar apo nė ėndėrr, prandaj po e ndaj thesarin mė dysh mes jush, pasi ka plot pėr tė dy!” Ashtu u bė. Atė natė mbreti i tha mbretėreshės: “Diēka e ēuditshme ndodhi sot: Dy njerėz panė tė njėjtėn ėndėrr. Ishte e vėshtirė tė vendosja nėse e panė vėrtet apo e ėndėrruan thesarin, por poēet ishin realisht atje, kėshtu qė i ndava nė dysh mes tyre.” Mbretėresha i tha: “Futja gjumit tani, duhet tė kesh parė ėndėrr!”

Pėr mijėra vjet kjo ēėshtje u diskutua nė Kinė – ėndėrruan apo jo? Kush pa ėndėrr?

Kjo ndodh kur na vjen fundi nė jetė, gjithēka nga jeta duket si ėndėrr.

Ėshtė e vėshtirė tė vendoset nėse shkopi ishte vėrtet atje e nėse poēet ishin groposur vėrtet atje; nėse gruaja e fėmijėt ekzistonin vėrtet, miqtė apo armiqtė; ishim tė pasur apo tė varfėr; fituam apo humbėm; ishim fitimtarė apo pa fat.

Nė ēastin e vdekjes tė gjitha ngjarjet e jetės kalojnė para syve si njė ėndėrr. Jetuam vėrtet apo ishte vetėm njė ėndėrr? Ata qė i dinė gjėrat thonė: “Kjo ėshtė njė ėndėrr me sy hapur.” Ėshtė ėndėrr sepse nuk ka lidhje me atė qė ėshtė. Ėshtė njė gjendje  e ndėrmjetme imagjinare; thjesht njė mendim.

Nuk ka rėndėsi nėse e pe nė gjumė apo zgjuar. E veēanta e ėndrrės ėshtė se ndodhet kėtu pėr njė ēast e pastaj zhduket. Nė ēastin e vdekjes gjithēka humbet. Brenda kėsaj ėndrre ti sheh njė tjetėr ėndėrr qė quhet ego. E konsideron veten ai qė bėn, autorin e ėndrrave. Fryhesh gjithė mendjemadhėsi, qė e gjithė bota tė shohė, vetėm ti nuk e sheh. Tė tjerėt janė nė tė njėjtėn gjendje, kurrė nuk shohin tė tyren, por egon e gjithė tė tjerėve.


OSHO
Pėrktheu Arben Orhani
avatar
Berti69

"Si ėshtė lartė, ashtu ėshtė edhe poshtė, e si ėshtė poshtė, ashtu ėshtė edhe lart"


476


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi