Personaliteti juaj nė bazė tė grupi tė gjakut

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Personaliteti juaj nė bazė tė grupi tė gjakut

Mesazh  Equinox prej 15.10.15 1:01

A e dinit se edhe grupi i gjakut mund tė tregojė pėr ju, gjėra qė as vetė nuk i njihnit te vetja? Zbuloni tiparet tuaja tė fshehura



Grupi i gjakut mund tė tregojė shumė pėr tė fshehtat e karakterit tuaj. Vetėm nėpėrmjet njė analize tė thjeshtė tė gjakut do tė mund tė kuptoni se ēfarė tregon ai pėr anėn e ndritur dhe tė errėt tė personalitetit tė dikujt.


Grupi i gjakut 0


Personat qė kanė grupin 0 janė shumė tė pėrgjegjshėm dhe shoqėrorė. Atyre u pėlqen tė ndėrmarrin nisma, ndonėse jo gjithnjė i ēojnė deri nė fund. Krijues dhe tė njohur nga tė tjerėt, personat me grupin e gjakut 0 pėlqejnė tė jenė nė qendėr tė vėmendjes dhe shfaqin mė tepėr besim te vetja. Personat me grupin e gjakut 0 priren tė jenė ose vetmitarė, ose udhėheqės. Ata janė zakonisht intuitivė, tė pėrqendruar, tė pavarur dhe guximtarė. Nėse kėrkoni dikė qė tė pėrballojė mirė stresin, kėtė e bėjnė mė sė miri ata qė kanė grupin e gjakut 0. Gjithashtu ata kanė imunitet mė tė fortė dhe fizik tė shkėlqyer.

Tė mirat: Janė ambiciozė, tė fuqishėm dhe kanė besim tek vetja. Me pak fjalė, liderė tė lindur.

Tė kėqijat: Janė arrogantė, tė pandjeshėm, mendjemėdhenj dhe tė pamėshirshėm.

Tė famshėm: Al Kapone, Xherald Ford, Mikhail Gorbaēov, Mbretėresha Elizabet II, Xhon Lenon, Pol Njuman, Elvis Presli, Ronald Regan.


Grupi i gjakut A


Edhe pse nė dukje janė tė qetė, kėta njerėz kanė standarde tė larta dhe i mbajnė nervat pėrbrenda. I pėlqen shumė perfeksionimi, ose tė paktėn pėrpiqen t’i afrohen. Grupi i gjakut A ėshtė mė artistiku nga tė gjitha grupet e tjera. Personat me kėtė grup mund tė jenė tė turpshėm, tė ndėrgjegjshėm, tė besueshėm dhe tė ndjeshėm.

Personat me grup gjaku A janė bashkėpunues, tė zgjuar, pasionantė dhe inteligjentė. Ndonjėherė ziejnė nga ankthi nė mėnyrė qė tė dalin mbi tė tjerėt dhe kanė prirjen t’i mbajnė pėrbrenda emocionet derisa vjen njė moment qė shpėrthejnė. Ata janė tė tensionuar, tė paduruar dhe nuk flenė mirė. Edhe pse janė tė aftė pėr pozicione lideri, kjo mund t’i rraskapitė, sepse stresohen shpejt. Shumė persona me grupin e gjakut A janė kėrkues nė fusha tė ndryshme si shkenca, ekonomia dhe arti. Pėr nga shėndeti kėta persona kanė aciditet tė ulėt nė stomak, ndaj duhet tė tregojnė shumė kujdes kur ushqehen me proteina tė ardhura nga kafshėt.

Tė mirat: Janė konservativė, introvertė, tė rezervuar dhe tė pėrpiktė. Me pak fjalė, perfeksionistė.

Tė kėqijat: Janė obsesivė, kokėfortė, tė vetėdijshėm dhe nevrikė.

Tė famshėm: Persona tė famshėm me kėtė grup gjaku janė Xhorxh Bush, Adolf Hitler, Riēard Nikson, Britni Spirs dhe Jet Li.


Grupi i gjakut B


Tė orientuar pėr nga qėllime tė pėrcaktuara mirė dhe kokėfortė, ata qė kanė grupin e gjakut B e fillojnė njė detyrė dhe e ēojnė deri nė fund atė, pavarėsisht gjithēkaje. Personat me kėtė grup gjaku janė mė individualistė nga tė gjithė dhe zakonisht e gjejnė vetė rrugėn nė jetė.

Personat e grupit B priren tė jenė tė drejtpeshuar, ata janė mendimtarė si grupi A dhe ambiciozė si grupi 0. Kėta njerėz janė tė ndjeshėm dhe i kuptojnė shpejt kėndvėshtrimet e tė tjerėve, por megjithatė hezitojnė tė ndėrmarrin sfida ose tė pėrballen. Grupi i gjakut B mund tė jetė sekreti i atyre qė pėrbėjnė miq tė mirė.

Tė mirat: Janė krijues, pasionantė, optimistė, elastikė, individualistė dhe i duan kafshėt.

Tė kėqijat: Kanė kujtesė tė dobėt, janė tė papėrgjegjshėm dhe pėrqendrohen vetėm te vetja.

Tė famshėm: Xhek Nikėllson, Luēiano Pavaroti, Pol Mekartni dhe Leonardo Di Kaprio.


Grupi i gjakut AB


Personat me grup AB kanė personalitet tė ndarė. Ata janė edhe tė shoqėrueshėm edhe tė turpshėm, edhe tė sigurt edhe tė ndrojtur. Ndonėse janė tė pėrgjegjshėm, ndonjėherė shumė pėrgjegjėsi mund tė shkaktojė njė problem. Kėta njerėz me grupin e gjakut AB janė tė besueshėm dhe pėlqejnė tė ndihmojnė tė tjerėt.

Shumė simpatikė dhe tė njohur, personat me grupin AB, nuk merren me ēikėrrima dhe shihen mė shumė si shpirtėrorė, por ndonjėherė edhe pak tė krisur. Vetėm 2-5 pėr qind e popullsisė botėrore ka grupin e gjakut AB. Nuk ka asnjė moment tė mėrzitshėm nė jetėn e kėtyre personave. Ata janė gjithnjė duke e shijuar kohėn. Ashtu sikurse edhe grupi A, kėta njerėz nuk e durojnė dot stresin. Pėr AB, ėshtė e vėshtirė tė pėrshtaten me tė tjerėt, ndaj ata krijojnė stilin e tyre tė gjėrave.

Tė mirat: Janė qetė, tė kontrolluar, racionalė, introvertė dhe tė ndjeshėm.

Tė kėqijat: Janė indiferentė, tė pavendosur, kritikues dhe nuk falin.

Tė famshėm: Xhon Kenedi, Merlin Monro, Tomas Edison dhe Xheki Ēan.
avatar
Equinox

238


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi