Paraliza e kritikes ; Shoqeri pa opozite /.

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Paraliza e kritikes ; Shoqeri pa opozite /.

Mesazh  Anon prej 14.10.15 23:01

A nuk sherben kercenimi nga nje katastrofe atomike, e cila mund ta zhdukte racen njerezore, per te mbrojtur gjithashtu pikerisht forcat qe mbajne gjalle kete rrezik? Perpjekjet per ta parandaluar nje katastrofe te tille, eklipsojne kerkimin e shkaqeve te saj potenciale ne shoqerine bashkekohore industriale. Keto shkaqe mbeten te paidentifikuara, te pazbuluara, te pasulmuara nga publiku, sepse ato fitojne para kercenimit jashtezakonisht te dukshem nga jashte - te perendimit nga lindja dhe anasjelltas.



Njelloj e dukshme eshte nevoja qe jemi te pergatitur per te jetuar ne buze te humneres, nevoja per t'i vėnė gjoksin sfides. Ne e pranojme prodhimin paqesor te mjeteve te shkaterrimit, pranojme persosojen e harxhimeve pa hesap, pranojme qe te arsimohemi per nje mbrojtje, e cila i deformon mbrojtesit si dhe ate gje qe ata mbrojne.

Ne qofte se perpiqemi qe te tregojme shkaqet e rrezikut per lufte, per te cilen shoqeria eshte organizuar dhe organizon anetaret e saj, ballafaqohemi ne menjehere me faktin se shoqeria e perparuar industriale behet me e pasur, me e madhe dhe me e mire kur ajo e mban te gjalle kete rrezik. Struktura e mbrojtjes e ben jeten me te lehte per nje numer me te madh te njerezve dhe zgjeron shkallen e zoterimit te natyres prej njeriut. Ne keto rrethana mjetet tona te informacionit masiv nuk e kane shume te veshtire qe t'i shesin interersat e vecanta si interesa te te gjithe njerezve. Nevojat politika te shoqerise behen nevoje dhe aspirata te individit, permbushja e tyre nxit biznesin dhe te miren e pergjithshme dhe e tera kjo pretendon se eshte misherim i kulluar i Arsyes.

Megjithate, kjo shoqeri e marre si nje e tere eshte irracionale. Produktiviteti i saj eshte shkaterrimtar per zhvillimin e lire te nevojave dhe te dhuntive njerezore; paqja ne kete shoqeri garantohet nga prania e kercenimit te vazhdueshem te lufte; rritja e shoqerise varet nga shtypja e mundesive reale per te paqesuar luften per ekzistence - ne rrafshin individual , kombetar dhe nderkombetar. Kjo shtypje, kaq e ndryshme nga ajo qe karakterizonte periudhat e meparshme me pak te zhvilluara te shoqerise sone, nuk vepron sot nga pozita e papjekurise natyrale dhe teknike, por vepron me shume nga pozita e fuqise. Kapacitetet ( intelektuale dhe materiale ) te shoqerise bashkekohore jane tej mase me te medha se kurre ndonjehere me pare , qe do te thot se sfera e sundimit te shoqerise ndaj individit eshte tej mase me e madhe se kurre ndonjehere me pare.

Shoqeria jone shquhet per mposhtjen e forcave shoqerore centrifugale me shume me ane te "Teknologjise" sesa me ane te "Terrorit" , mbi bazen e dyfishte te nje rendimenti te papermbajtshem dhe te nje standardi ne rritje te jeteses.

Shoqeria bashkekohore duket se eshte e zonja qe te ndrydhe shnderrimin shoqeror - shnderrimin cilesor, i cili do te krijonte institucione thelbesisht te ndryshme, do te krijonte nje drejtim te ri te procesit te prodhimit dhe forma te reja te ekzistences njerezore. Kjo ndrydhje e shnderrimit shoqeror eshte ndoshta arritja me e pashoq e shoqerise se perparuar industriale ; pranimi i pergjithshem i "Qellimit Kombetar" , sistem politik me dy parti, perendimi i pluralizmit , ujdia midis "biznesit dhe punetorise" brenda nje shteti te fort deshmojne integrimin e te kundertave , qe eshte rezultat si edhe parakusht baze i kesaj arritjeje.

- Ne mungese te aktoreve dhe te forcave levizese qe vertetohen se jane per shnderrimin  shoqeror; kritika kalon keshtu ne nje nivel te larte abstraksioni. Nuk ka me truall ku te takohen teoria me praktiken, mendimi me veprimin. Bile edhe analiza me empirike e alternativave historike duket se eshte spekulim jorealist dhe angazhim ne favor te tyre duket nje ceshtje e parapelqimit personal ( ose parapelqimin e nje grupi te caktuar). E prapseprape ; mos valle kjo mungese hedh poshte teorine? Megjithate faktet me sa duket kontradiktore, analiza kritike vazhdon qe te kembengule se nevoja per shnderrim cilesor eshte po aq e ngutshme sa ndonjehere me pare. Kush ka nevoje per kete shnderrim?

Pergjigja vazhdon te jete e njejte ; shoqeria si nje e tere per cdo anetar te saj. Bashkimi i produktivitetit ne rritje me shkaterrimin ne rritje ; pokeri i rrezikshem lidhur me asgjesimin ; dorezimi i mendimit, shpreses dhe frikes tek vendimet e autoriteteve ne fuqi ; konservimi i mjerimit megjithate pasurine e pashembullt perbejne akuza me te pa'anshme - edhe pse ato nuk jane "Arsyeje e kulluar" e kesaj shoqerie, por jane vetem nenprodukt i saj; vete racionalismi i saj i gjithanshem , i cili nxit rendiimentin dhe rritjen, eshte irracionale/.

Fakti qe shumica e gjere e popullsise e pranon , dhe eshte gatuar qe ta pranoje kete shoqeri, nuk e ben shoqerine me pak irracionale dhe me pak te qortueshme. Dallimi midis ndergjegjes se vertete dhe false, midis interesit real dhe te menjehershem eshte ende kuptimplote. Por vete ky dallim duhet te vertetohet. Njerezit duhet te fillojne ta shohin ate dhe te gjejne rrugen e tyre nga ndergjegja false tek ndergjegja e vertete, nga interesi i tyre i menjehershem tek interesat reale qe i takojne. Ata mund ta bejne kete vetem ne qofte se jetojne me nevojen e ndryshimit te menyres se tyre te jeteses, me nevojen e pergenjeshtrimit te pozitives, me nevojen e refuzimit te saj.

Eshte pikerisht kjo nevoje, te cilen shoqeria e konsoliduar arrin qe ta ndrydhe ne ate mase , me te cilen ajo eshte e zonja per "shperndarjen" ne shkalle gjithnje e me te madhe "te mallrave" dhe ne shfrytezimin e nenshtrimit shkencor te natyres per nenshtrimin shkencor te njeriut. E perballuar me karakterin total te arritjeve te shoqerise se perparuar industriale, teoria kritike mbetet pa nje baze racionale per transhendimin (kapercimin) e kesaj shoqerie. Vakuumi zbraz vete strukturen teorike, sepse kategorite e nje teorie kritike te shoqerise u perpunuan gjate periodes ku nevoja per refuzim dhe permbysje u misherua ne veprimin e forcave efektive shoqerore. Keto kategori ishin ne thelb koncepte mohuese dhe kundershtuese , qe percaktonin kontradiktat e verteta te shoqerise europeane te shekullit te nentembedhjete.

Vete kategoria "shoqeri" shprehte konfliktin akut midis sferes sociale dhe politike - pra shoqeria si antagoniste ndaj shtetit. Ne menyre te ngjashme kategorite "individ", "klase" , "familje" shprehnin sferat dhe forcat qe s'ishin integruar akoma me konditat e konsoliduara te asaj kohe - pra shprehnin sfera te tensionit dhe te kundershtimit. Me integrimin ne rritje te shoqerise industriale keto kategori po e humbasin ngjyrimin e tyre kritik dhe prirjen qe te behen terma pershkues, mashtrues apo operacionale.

Nje perpjekje per ta rikapur synimin kritik te ketyre kategorive dhe per te kuptuar sesi synimi u zhvleftesua nga realiteti shoqeror, del se eshte qe nga fillimi nje prapakthim nga nje teori e bashkuar me praktiken historike drejt mendimit abstrakt, spekulativ ; pra prapakthim nga kritika e eknomise politike drejt filozofise. Ky karakter ideologjik i kritikes rrjedh nga fakti se analiza eshte e shtrenguar qe te procedoje nga nje pozicion " jashte" tendevace si prodhuese ashtu edhe shkaterruese ne shoqeri. Shoqeria moderne industriale eshte plotesisht identike me keto te kunderta - ajo eshte tėrėsia e asaj qe vihet ne diskutim. Ne te njejten kohe pozicioni i teorise nuk mund te jete nje pozicion i spekulimit te thjeshte. Ai duhet te jete nje pozicion historik , ne sensin qe ai duhet te mbeshtetet ne aftesine e shoqerise se dhene.

Kjo situate e dykuptimshme permban nje dykuptueshmeri akoma me thelbesore. Njeriu i nje trajtshem do te lekundet teresisht midis dy hipotezave kontradiktore ; e para , qe shoqeria e perparuar industriale eshte e zonja ta ndrydh shnderrimin cilesor per te ardhmen e afert / dhe e dyta , qe ekzistojne forca dhe tendenca te cilat mund ta thyejne kete ndrydhje dhe mund ta shperthejne shoqerine. Une nuk mendoj se mund te jepet nje pergjigje me e qarte. Qe te dyja tendencat ekzistojne krah per krah e madje njera brenda tjetres.

Tendenca e pare eshte mbizoteruese dhe cfaredolloj kushtet paraprake qe mund te ekzistojne per nje permbysje , shfrytezohen per ta parandaluar kete te fundit. Ndoshta nje rast fatkeqesie mund ta ndryshoj situaten, por nese njohja e asaj qe po behet dhe e asaj qe po parandalohet nuk permbys dot ndergjegjen dhe sjelljen e njeriut , atehere madje as dhe nje katastrofe nuk do ta sjelle dot shnderrimin.

Perballe tipareve totalitare te kesaj shoqerie , nuk mund te qendroje me gjate nocioni traditional i "neutralitetit" te teknologjise. Teknologjia si e tille nuk mund te izolohet nga perdorimi i vet; shoqeria teknologjike eshte nje sistem sundimi, qe operon tashme ne konceptin dhe ne ndertimin e teknikave. Kur projekti lulezon , modelon ai gjithe universin e ligjerimeve dhe te veprimeve, gjithe kulturen intelektuale dhe materiale. Ne mjedisin e teknologjise, kultura , politika dhe ekonomia shkrihen ne nje sistem te gjithepranishem, i cili gelltit ose i flak te gjitha alternativat . Produktiviteti dhe potenciali per rritje i ketij sistemi e stabilizojne shoqerine dhe e perfshijne progresin teknik brenda kornizes se sundimit. Racionalizmi teknologjik kthehet ne racionalizem politik.  - HERBERT MARCUSE!
avatar
Anon

Even the most expensive clock still shows sixty minutes in every hour. - yidish proverbs

369


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi