"Etika" elementare e Kapitalizmit /.

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

"Etika" elementare e Kapitalizmit /.

Mesazh  Anon prej 14.10.15 8:16

Mbra parasysh qe koha eshte para ; ne qofte se ai qe do mund te fitonte me punen e vet perdite dhjete shilinga del shetitje gjysmen e dites ose dembeloset ne dhomen e tij edhe ne qofte se shpenzon vetem gjashte pens per kenaqesine e vet nuk duhette llogarise vetem keto. Krahas tyre ai ka shpenzuar ose e thene me mire ka flakur edhe pese shilinga.

Mba parasysh qe kredia eshte para. Nese dikush i le parate e tij tek une, pasi ato mund te paguhen, ai me dhuron keshtu interesat ose me dhuron aq shume sa cmund te ndermerrja une me to gjate kesaj kohe. Kjo arrin deri ne nje shume te konsiderueshme , nese nje njeri ka kredi te mire dhe te madhe di edhe ta perdore mire ate.

Mba parasysh qe paraja ka nje natyre te fuqishme ngjizese dhe frytdhenese. Paraja mund te prodhoje para dhe filizat mund te prodhojne akoma me shume e keshtu me tej. Pese shilinga te vėna ne qarkullim behen gjashte , perseri ne qarkullim behen shtate shilinga e kesht me tej behen njeqind paund. Sa me shume para te jene ne dispozicion, aq me shume prodhojne ato gjate qarkullimit , keshtu qe dobia rritet me shpejt e gjithnje me shpejt. Kush vret(shperfille) nje monedhe pese shilingshe, shkaterron(!) gjithcka qe mund te prodhohej me te, ai asgjeson kolona te tera ne paund.

Mba parasysh qe - sipas fjales se urte - nje pagues i rregullt eshte Zot i qesesė se tjetrit. Ai qe njihet nga te gjithe se paguan me perpikmeri ne kohen e premtuar, ai mund te marre hua ne cdo kohe gjithe parane qe nuk u nevojitet shokeve te tij ne ate moment. Ndonjehere kjo eshte me dobi te madhe. Krahas zellit dhe maturise asgje nuk kontribuon kaq shume tek nje i ri per te ecur para ne bote sesa perpikmeria dhe drejtesia ne te gjitha bizneset. Prandaj kurre mos e mba parane e marre hua nje ore me teper sesa e premtove, me qellim qe pezmatimi per kete gje mos te te mbylle pergjithmone kuleten e shokut. Duhen mbajtur parasysh veprimet me te parendesishme, qe ndikojne ne kredine e nje njeriu. Goditja e ēekanit tend , te cilin kreditori e degjon ne oren 5 te mengjesit ose ne oren 8 te darkes, e kenaq ate deri ne gjashte muaj. Por po te shoh ai aty tek tavolina e bilardos ose po te degjoj zerin tend ne tavernė,kur ti duhej te ishe ne pune , te kujton ai te nesermen pagesen dhe kerkon parane e vet para se ti ta disponosh ate.

Pervec kesaj kjo tregon se ti nuk heq nga mendja borxhet e tua. Kjo te shfaq ty edhe si njeri te kujdesshem edhe si njeri te ndershem dhe shton kredine tende.
Ruaju se mos gjithcka qe zoteron e konsideron pronen tende dhe jeton me kete ide. Ne kete mashtrim bien shume njerez qe kane kredi. Per te parandaluar kete mba nje llogari te sakte mbi shpenzimet dhe te ardhuat e tua. Nese ndonjehere do marresh mundimin te veresh detajet, kjo do te kete efektin e mire te meposhtem ; ti do zbulosh sesi shpenzimet mrekullisht te vogla arrijne ne shuma te medha dhe do veresh se cfare do kishe kursyer dhe cfare mund te kursesh ne te ardhmen.

Per 6shilinga ne vit mund te shfrytezosh 100 te tilla me kushtin paraprak qe te jesh njeri me zgjuarsi dhe ndershmeri te njohur. Ai qe shpenzon perdite pa dobi nje grosh, shpenzon pervit pa dobi 6 shilinga dhe ky eshte cmimi per shfrytezimin e 100-ve. Ai qe shperdoron pa dobi kohen e tij ne vleren e 5 shilinga,  eshte njelloj sikur hedh 5 shilinga ne det. Kush humbet 5 shilinga, nuk humbet vetem shumėn e saj,por gjithcka qe do mund te fitonte me perdorimin e tyre ne biznes - qe per nje te ri kur te arrije pleqerine do te kete vajtur ne nje shume mjaft te rendesishme " - Eshte Benxhamin Franklin ai qe predikon ne keto fjali - , te njejtat fjali qe Ferdinand Kurnberger i perqesh si gjoja konfesion te Jankizmit ne librin e tij  provokativ mbi "imazhin e kultures Amerikane".

Eshte etika thelbesore e kapitalizmit ai qe flet ne menyre karakteristike nepermjet Benxhamin Franklinit , kete askush nuk e ve ne dyshim e po aq pak duhet pretenduar se gjithcka qe kuptojme me kete "etike/shpirt" eshte e  perfshire ne keto fjali. Urtisia mbi te cilin Kurnbergeri i referohet ne librin e tij "I lodhur nga Amerika" e permbledh me keto fjale ; "Dhjami behet nga bagetia , paraja nga njerezit". Si e vecante ne kete "filozofi te koprracise" bie ne sy ideali i njeriut te ndershem krediplote dhe para se gjithash ; ideja e detyres se individit per te zmadhuar kapitalin e tij, e cila presupozohet si qellim ne vetvete. Eshte fakt qe ketu nuk predikohet thjesht teknika e jetes, por nje "etike" e vecante, shkelja e se ciles jo vetem trajtohet si marrezi , por dhe si nje lloj harrimi detyre. Kjo perben para se gjithash thelbin e ceshtjes kapitale. Ajo qe na kumtohet aty nuk eshte vetem "zgjuarsia ne biznes" - gjera te tilla gjenden mjaft kudo gjetkė - , por eshte etosi, qe shprehet dhe pikerisht kjo cilesi neve na intereson.

Kur Jakob Fuggeri duke folur me nje koleg tjeter biznesmen, i cili kishte dale ne pension dhe e bindte ate te bente te njejten gje, meqe ai kishte "fituar per nje kohe mjaft te gjate" dhe duhej te linte edhe te tjeret qe te fitonin, i heq verejtjen atij dhe e quan kete gje si "dobesim te guximit" e me tej i pergjigjet se " ai (Fuggeri) ka me shume nje mendje tjeter e do qe te fitoje per aq kohe sa mundet, atehere "shpirti i kesaj ceshtje" dallohet hapur nga Benxhamin Franklini. Ajo qe tek Fuggeri shprehet si pjelle e guximit afarist dhe e nje prirjeje personale,moralisht neutrale, merr te Franklini karakterin e nje parimi me ngjyrime etike ne menyren e jeteses.  Ne kete sens specifik perdoret koncepti "etika kapitale" , natyrisht si shpirt i kapitalismit modern. Qe ketu eshte fjala vetem per kapitalismin Europeano-perendimor dhe ate Amerikan (kuptohet vetvetiu nga menyra e shtrimit te problemit).

Kapitalisem ka pasur ne Kine, Indi, Babiloni, ne antikitet dhe ne mesjete. Por atij koncepti antik i ka munguar pikerishte ky etosi i vecante. Te gjitha qortimet morale te Benxhamin Franklinit jane perdorur ne forme utilitare. Ndershmeria eshte e dobishme, sepse te sjell kredi. E njejta gje vlen per perpikmerine, zellin, maturine dhe per kete arsye ato jane virtyte. Nga kjo ndermjet te tjerave do te rridhte se mjafton edhe qe p.sh lustra e ndershmerise te beje te njejtin sherbim dhe keshtu nje teprice e panevojshme ne kete virtyt ne syte e Franklinit detyrimisht do te dukej e dhunshme si nje shkaperderdhje joproduktive.

Dhe ne fakt kush lexon autobiografine e tij tregimin per "kthimin e tij" drejt atyre virtyteve (cit; Une u binda me ne fund qe e verteta, ndershmeria dhe sinqeriteti ne komunikimin midis njerezve jane me rendesi shume te madhe per lumturine e jetes sone dhe qe nga ai cast vendosa , dhe e shkruajta vendimin edhe ne ditarin tim, per t'i ushtruar ato gjate gjithe jetes sime. Megjithate ne fakt Zbulesa(Apokalipsi) ne vetvete nuk pati tek une ndonje peshe, perkundrazi une isha i mendimit qe megjithate disa veprime nuk ishin te keqia, na ndaloheshin vetem sepse i ndalon doktrina e shpallur ato ishin te mira sepse i cakton vete doktrina.

Sidoqofte , duke shqyrtuar te gjitha rrethanat , ato veprime ka te ngjare te na jene ndaluar vetem sepse jane te demshme ne natyren e tyre ose te na jene urdheruar sepse jane te leverdisshme.") , ose per me teper shtjellimet mbi dobine qe kane ruajtja strikte e modestise se shtire dhe spostimi qellimisht per me vone i meritave te veta per te arritur vlersimin e pergjithshem nga te tjeret, duhet te arrije domosdoshmerisht ne perfundimin qe sipas Benxhamin Franklin ato virtyte si te gjitha virtytet jane te tilla vetem kur ato jane konkretisht "te dobishme" per individin dhe surrogati i lustres se paster mjafton kudo ku ai kryen te njejtin sherbim. Ne fakt eshte nje rrjedhim i pashmangshem per utilitarismin strikt. Ajo qe gjermanet tek virtytet e Amerikanismit e perjetojne si "hipokrizi" , duket se ketu kapet ne flagrance ulititarismi kapital. Mirepo ne te vertete gjerat nuk jane kurresesi kaq te thjeshta.

Ne fakt koncepti thelbesore i kesaj "etike" eshte para se gjithash fitimi i parave e gjithmone e me shume parave duke shmangur sa me rreptesisht gjithe kenaqsite e tepruara , i zhveshur krejtesisht nga te gjitha pikepamjet eudomonike apo hedonike , fitim i menduar aq paster sa qellimi ne vetvete shfaqet krejtesisht trashedent dhe absolutisht irracional. Njeriu eshte i lidhur me fitimin duke e patur si qellim te jetes se tij dhe jo mė fitimi te jete i lidhur me njeriun si mjet me qellim plotesimin e nevojave materiale te jetes se tij. Kjo permbysje e nje gjendjeje do te thoshim " te natyrshme" , kryekeput e pakuptimte per kendveshtrimin naiv, patjeter eshte po ashtu krejtesisht hapur nje motiv i kapitalismit sikurse eshte e huaj per njeriun qe s'eshte prekur nga fladi i tij.

Por kjo permbysje permban ne te njejten kohe nje varg ndijimesh, i cili lidhet ngushte me disa ide "religjiose" Ne qofte se do te pyesim pikerisht ; perse xhanėm "paraja" duhet te nderlidhet me botekuptimin individual? Benxhamin Franklini megjithese ishte vete Ateist pa ngjyra ne konfesion, pergjigjet ne autobiografine e tij me nje thenje nga "bibla" , te cilen sic thot ai , ia kishte ngulitur ne rini babai i tij nje kalvinist i rreptė ; " Nese shikon ne njeri te fuqishem ne professionin e tij, ta dish se ai do te qendroje perpara mbreterive ". Fitimi i parave ne rendin ekonomik modern, kur behet ne menyre legale eshte rezultat dhe shprehje e zotesise ne profession dhe kjo zotesi , sic mund te dallohet lehte , eshte thelbi i vertete i moralit te Franklinit, sikurse na paraqitet ne pjesen e cituar dhe pa perjashtim ne te gjithe shkrimet e tij.

Ne fakt kjo ide e cuditshme e detyres ndaj professionit , qe per ne sot eshte kaq e zakonshme e ne te vertete prapseprape kaq pak e vetekuptueshme , pra e nje obligimi qe individi duhet te ndiej dhe ndien ndaj permbajtjes se veprimtarise se tij "professionale", pavarsisht se ku konsiston veprimtaria, pavarsisht nese veprimtaria shfaqet ne siperfaqe si perdorim i paster i fuqise se vet per pune apo vetem si perdorim i prones se vet materiale ( si kapital) , eshte pra ajo ide karakteristike e "Etikes sociale" te kultures kapitaliste, bile ne nje fare kuptimi eshte me rendesi konstituitive per te.

Pra thelbi i kapitalismit te sotem qe ka arritur te sundoj jeten ekonomike edukon dhe krijon me ane te rruges se seleksionimit ekonomik subjektet ekonomike qe i nevojiten sipermarresit dhe punetorve. Nje nga mjetet teknike qe perdor zakonisht sipermarresi modern, per te marre nga punetoret e "tij" nje maksimum te mundshem te rendimentit ne pune, per te ngritur "intensitetin" e punes eshte paga me "akord".

avatar
Anon

Even the most expensive clock still shows sixty minutes in every hour. - yidish proverbs

369


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi