Vendet mė tė pėrshtatshme nė botė pėr tė parė UFO

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Vendet mė tė pėrshtatshme nė botė pėr tė parė UFO

Mesazh  gjilanasi prej 13.10.15 11:31

Duket se UFO-t i kanė disa lokacione tė preferuara nė tokė, tė cilat i vizitojnė kohė pas kohe, duke i rritur gjasat e njerėzve qė tė bien nė kontakt me ta



Dundee, Wisconsin

Dandi nė Uiskonsin nuk ėshtė vetėm njė vend i pėrshtatshėm pėr tė parė UFO, mirėpo edhe pėr tė qėndruar me ta, pasi  disa banorė tė kėtij vendi e quajnė veten jashtėtokėsorė. ‘Benson’s Hideaway’ ėshtė njė restorant lokal, qė cilėsohet si seli e UFO-ve, gjė kjo qė ka ngjallur njė interesim tė madh nė mesin e turistėve. Gjithsesi, e gjithė kjo ėshtė bėrė pas raportimeve tė shumta pėr shfaqjen e UFO-ve nė kėtė zonė nė tė kaluarėn, raportime kėto qė e bėjnė Dandin nė Uiskonsin njė vend tė pėrshtatshėm pėr tė parė UFO.



Liqeni Mineral, Uashington  

Nė vitin 1947 piloti Kenneth Arnold kishte raportuar se kishte parė njė seri UFO-sh, tė cilėt i kishte pėrshkruar si ‘disqe fluturuese’ dhe, sipas tij, kėto objekte fluturuese, nė asnjė mėnyrė, nuk kanė mundur tė kenė pasur lidhje me ushtrinė amerikane. Arnold-i kishte dhėnė disa intervista nė lidhje me eksperiencėn e tij nė afėrsi tė Liqenit Mineral nė Uashington, prej kur edhe kishte filluar tė pėrdorej mė tepėr termi ‘disqe fluturuese’. Dy javė pas eksperiencės sė tij, shfaqjet e UFO-ve nė atė zonė ishin intensifikuar, pėr tė vazhduar edhe sot e kėsaj dite.



Bonibrixh, Skoci

Mijėra raportime pėr UFO-t kanė ardhur nga ky fshat i vogėl nė Skoci gjatė disa vjetėve tė fundit. Nė fakt, fshati ka mė pak se 700 banorė, ndėrsa vetėm gjatė vitit tė kaluar ėshtė raportuar pėr mė shumė se 300 raste tė shfaqjes sė UFO-ve nė qiellin e fshatit, andaj mund tė thuhet qė secili prej banorėve, tė paktėn njė herė, ka pėrjetuar njė eksperiencė tė tillė. Disa madje thonė qė fshati Bonibrixh nė Skoci ėshtė vendi i preferuar i UFO-ve, andaj, nėse e vizitoni me qėllim tė njė eksperience tė tillė, me shumė gjasė nuk do tė zhgėnjeheni.



San-Klemente, Kili

Nė San-Klemente tė Kilit, nė vitin 2008 ishte hapur njė rrugė 30 kilometra e gjatė, qė quhet ‘Shtegu i UFO-ve’. Banorėt lokalė thonė qė ky ėshtė vendi i preferuar pėr ndjekėsit e jashtėtokėsorėve dhe entuziastėt e UFO-ve, qė dėshirojnė ta monitorojnė qiellin, ndėrsa, arsyeja kryesore e aktivitetit tė lartė tė UFO-ve nė kėtė hapėsirė besohet tė jetė fakti qė zona ėshtė krijuar nga 200 blloqe vullkanike, tė prera nė mėnyrė tė pėrkryer. Mė shumė se gjysma e banorėve tė kėtij fshati kanė thėnė qė tė paktėn njė herė nė jetėn e tyre e kanė parė njė disk fluturues.
avatar
gjilanasi

415


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi