Dosjet e FBI-sė: Hitleri mund tė ishte arratisur

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Dosjet e FBI-sė: Hitleri mund tė ishte arratisur

Mesazh  Siroco prej 09.10.15 16:24



Kopje dokumentesh tė publikuar nė vitin 2014, pėrmbajnė rezultatet e njė hetimi, tė cilin FBI pas vitit 1945, ia kushtoi Hitlerit. Sipas tyre, pretendohet se diktatori nazist duhej t’ia kishte dalė tė arratisej e tė mbijetonte, sikurse e interpreton pėrmbajtjen e tyre njė dokumentar i realizuar nga kanali TV amerikan “History”.

Thashethemet nuk mund tė hidhen poshtė – e kjo histori ka sigurisht interesin e vet, madje ėshtė njė sensacion.

Qysh prej 70 vitesh qarkullon mendimi se, Adolf Hitler, nuk ia kėputi aspak vetes me plumb kokės sė bashku me bashkėshorten me tė cilėn sapo ishin martuar mė 30 prill 1945 nė bunkerin e ashtuquajtur “tė Fyhrerit”.

Shumė mė tepėr, ai besohet se tashmė paskėsh mbijetuar dhe se mund tė jetė arratisur nga Gjermania.

Pohimet e dėshmitarėve okularė tė thuajse njė duzine me anėtarė tė enturazhit tė “Fyhrerit”, qė nga sekretaret, adjutantėt, shoferėt dhe personeli mbrojtės, qė e kanė pėrshkruar me hollėsi tė gjithė fundin e Hitlerit, nuk mund tė ndryshonin dot asgjė: teoricienėt e komploteve besojnė nė njė version tė mbijetesės sė Hitlerit, apo tė bashkėpunėtorėve tė tij mė tė ngushtė.

E kjo ide e ka gjetur shpesh veten nė terrenin e lojėrave tė subkulturės pop.

Nė vitin 1959, njėfarė Johannes von Müller-Schönhausen, pretendonte se kishte fluturuar nė vitin 1945 me njė raketė gjermane tė tipit V2 nga Berlini.

Tashmė edhe kanali – me pagesė – qė renditet si mė seriozėt nė llojin e vet “History Channel” nė SHBA, duket se po i rijep jetė kėsaj ideje.

Shkak ėshtė bėrė agjenti me pėrvojė i CIA-s, Robert Baer, i cili qysh nga divorci i tij nga shėrbimi i fshehtė amerikan, nė vitin 1997, shkruan libra. Sipas tė dhėnave qė ka paralajmėruar ky stacion TV, Baer dhe ekipi i tij nė shumė vende kanė hasur nė gjurmė tė Hitlerit – sipas tij, duke pėrdorur teknika shumė tė rafinuara.

Dėshmia mė e rėndėsishme e dhėnė nga Baer, sidoqoftė, ėshtė njė bobinė me fotokopje letrash e dokumentesh sekrete tė FBI-sė amerikane, e cila sipas tij, ėshtė deklasifikuar nė vitin 2014. Nė fakt, ka njė dosje, e cila qysh nga viti i kaluar, sipas ligjit amerikan pėr informimin publik, tashmė ėshtė e hapur pėr publikun.

Nė tė, nė fakt gjendet pėrmbajtja e “udhėzimeve”, sipas tė cilave thuhet se Hitleri duhet tė arrinte me njė nėndetėse nė brigjet e Buenos Airesit. Edhe njė qėndrim nė Brazil, ėshtė gjithashtu diēka qė pretendohej se mund tė realizohej.

Njė mik i ish-drejtorit tė FBI-sė, Edgar Hoover, emri i tė cilit ėshtė mbuluar me tė zezė nė dokument, pėr tė mos u bėrė publik, raportonte nė njė letėr tė nėntorit 1945 se “Hitleri ėshtė nė Argjentinė.

Ai jeton nė njė apartament tė madh nėntokėsor, poshtė njė ferme, 675 milje nė perėndim tė Florianopolis, 410 milje nė veriperėndim tė Buenos Airesit”. Bashkė me Hitlerin, nė bunker gjendeshin edhe dy dublues tė tij.

Hoover i pėrgjigjej se ai kishte “marrė shėnim me shumė vėmendje ēdo detaj tė letrės”. Nėse do t’i paraqiteshin informacione tė tjera, ai udhėzonte qė t’i dorėzoheshin mė mirė degės lokale tė FBI-sė.

Pretendime tė ngjashme nė dosjen e FBI-sė gjenden shpesh. Nė njė tjetėr udhėzim, Hoover dėshmon se i vlerėsonte ato. Drejtori kėmbėngulės, njė talent organizativ nė atė kohė, kishte njė tendencė tė fortė pėr t’u marrė e pėr t’u besuar teorive tė konspiracionit.

Por natyrisht se kėto thashetheme zienin hapur edhe nė kohėn qė ai ishte nė detyrė. Probabiliteti i vazhdimit tė jetės sė Hitlerit, ishte njė objekt shumė tėrheqės nė vitet e para pas Luftės sė Dytė Botėrore, sikurse vijon tė jetė faktikisht edhe sot e kėsaj dite.

Pėr tė dėshmojnė jo vetėm artikujt e paragrafėt e marrė nga gazetat e revistat e kohės nė dosjen e FBI-sė, por edhe njė vėzhgim i hollėsishėm i arkivės dixhitale tė gazetave “Los Angeles Times” dhe “Washington Post”. Tė dyja kėto gazeta shtypnin artikuj sipas tė cilėve, lideri nacional-socialist “nė tė vėrtetė” i kishte mbijetuar luftės.

Mirėpo asnjėherė nuk ka pasur kaq shumė pretendime pėr tė qenė njė fakt i vėrtetė; ndonjė indicie pėr kėtė nuk kanė gjetur dot as informantėt e as hetuesit e Hoover-it. E kjo nuk tė habit, pasi mund tė ketė dėshmi pėr diēka, njė histori qė mund tė jetė sajuar.

Meqė ra fjala, tė tilla pjesė tė dosjes sė FBI-sė janė publikuar nė njė mėnyrė apo njė tjetėr nga ithtarė tė tjerė tė tezės se Hitleti ka mbijetuar. Ėshtė sigurisht e drejtė, qė kėto letra arritėn tė publikoheshin nė vitin 2014 zyrtarisht; pjesa mė e madhe e pėrmbajtjes sė tyre tashmė pretendohet se njihet prej dekadash.

Qysh nė vitin 1946 spekulime tė shumta e kishin nervozuar juristin amerikan, Michael A. Musmanno, i cili nė kohėn e tij ndodhej i stacionuar nė Gjermani. Gjatė luftės, formalisht ai mbante postin e kontraadmiralit. Por ai ishte njė gjykatės nė proceset e Nurenbergut. Nė aspektin privat, ai bėri njė kėrkim pėr dėshmi qė mund tė provonin mbijetesėn e Hitlerit.

Ideja se shkaktari kryesor i Luftės sė Dytė Botėrore dhe vrasjes sė miliona njerėzve, mund tė kishte mbijetuar, e bėri atė tė vihej nė lėvizje. Musmanno bėri shumė kėrkime, pa mijėra dokumente, takoi mė shumė se 100 dėshmitarė okularė, qė e kishin parė Hitlerin nė ditėt e tij tė fundit nė bunker, e madje qė thoshin se kishin qenė prezentė nė djegien e trupit tė tij e sė dashurės sė tij.

Rreth 20 dėshmitarė pėrsėritėn pohimet e tyre para kamerave nė vitin 1948; kėto pamje e imazhe u paraqitėn pėr publikun vetėm nė vitin 2013 nė njė reportazh tė lavdėrueshėm tė realizuar nga Michael Kloft. Mendimet e tij, Musmanno i pėrmblodhi nė raporte, por i bėri pjesė edhe tė njė romani.

Mirėpo sa i mirė ishte si hetues, aq i pazoti ishte si shkrimtar: “Edhe Goebbels, qė kishte deklaruar me tė madhe se pas vdekjes sė Hitlerit do tė vinte nė veprim lėvizjen tjetėr qė do t’i siguronte pėrjetėsinė, druhej kur i erdhi radha tė merrte biletėn”, thuhej nė njėrėn ndėr fjalitė e romaneve tė tij.

Natyrisht se teoricienėt e konspiracioneve si Robert Baer, nuk kanė mundur dot t’i largohen kėtyre fakteve. Asnjė dėshmi nuk u mjafton atyre, pėr t’i larguar nga mendimet qė kanė nė kokė. Nė fakt, mė 30 prill 1945, trupi i Hitlerit ishte vetėm njė mbetje totale. Minimalisht, qysh nga 22 prilli ai ishte dorėzuar e kish vendosur tė vriste veten – veprim tė cilin ai e kishte menduar seriozisht ta kryente qysh nė vitin 1923, pas grushtit tė dėshtuar tė shtetit dhe nė fund tė 1932, pėrballė ndarjes qė kėrcėnonte partinė e tij nacional-socialiste.

Pėr spekulimet, sipas tė cilave Hitleri mund tė kishte mbijetuar, faktet nuk lėnė qartazi asnjė hapėsirė. Megjithatė, pėr tė mos u dhėnė udhė kritikave se nuk janė trajtuar, FBI ka sjellė foto tė tij. Por realisht nuk ėshtė gjetur kurrė asgjė.

/gazetashqip/
avatar
Siroco

Unė e dėgjoj kėngėn e zogut jo pėr zėrin e tij, por per heshtjen qė vjen pas.


228


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi