Udhėtarėt misteriozė tė ardhur nga dimensione tjera

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Udhėtarėt misteriozė tė ardhur nga dimensione tjera

Mesazh  Siroco prej 09.10.15 16:17

Bota ėshtė plot mistere. Bile edhe kur nuk ekzistojnė, njerėzit duan qė tė besojnė nė to. Kėto qė do t’ua sjellim nė vazhdim me siguri se do t’ua ngacmojnė imagjinatėn.


Usturo-bune



“Usturo-bune” ose 'Urobune' ėshtė njė emėr, tė cilin japonezėt ia kanė dhėnė njė objekti tė panjohur, tė cilin nė vitin 1803 e nxori deti nė brigjet e provincės Hitaēi. Kjo ngjarje pėrmendet nė disa tekste tė vjetra japoneze nga vitet 1825, 1835 dhe 1844. Sipas legjendės, “nė njė anije boshe” kishte ardhur njė femėr tepėr e pashme, tė cilėn peshkatarėt e kishin dėrguar nė brendėsi tė provincės.

Sipas matjeve tė tyre, “anija” ishte e gjerė 5,45 metra dhe e lartė 3,30 metra. Fundi i saj ishte e mbrojtur me metal, e nė majė gjendeshin dritaret e qelqta me ngjyra tė ndryshme. Femra misterioze, sipas tyre, ishte e moshės 18 deri 20-vjeēare. Flokėt, vetullat dhe teni i saj kishin ngjyrė tė kuqėrremtė. Ajo ishte e gjatė rreth njė metėr e gjysmė, e nė trup kishte rroba tė bukura, tė bėra nga njė stof i panjohur. Femra fliste njė gjuhė tė pakuptueshme dhe kishte njė kuti nga e cila nuk ndahej kurrė.


Joseph Vorin



Joseph Vorin ėshtė njeriu, i cili nė gjendje tė dezorientuar ishte paraqitur nė fshatin gjerman Frankfurt an der Oder nė vitin 1851.
Nė njė version shumė tė ēuditshėm tė njė gjuhe e cila ngjante nga pak me gjuhėn gjermane, ai kishte thėnė se vinte nga njė vend i quajtur 'Laxaria', i cili gjendej nė kontinentin 'Sakria', i cili, sipas tij, gjendej pėrtej oqeaneve tė mėdha. Kėto deklarata tė tij habitėn autoritetet, meqė ato nuk kishin dėgjuar kurrė pėr vende me emra tė kėtillė.


Jerome nga Sendi Kouv



Nė fillim tė shtatorit tė vitit 1863 nė plazhin Sendi Kouv nė Nova Skocia, nė Kanada, u gjet njė njeri nė gjendje tepėr tė keqe. Tė dy kėmbėt i kishte tė amputuara mbi gjunjė. Ai bėnte me dije se nuk fliste anglisht, ku fjala e vetme qė mundėn tė tjerėt ta merrnin vesh nga ai, ishte 'Jerome'. Dhe, kėshtu edhe e mori emrin.

Kėtė njeri e gjeti djali tetėvjeēar George Colin Albright, ku gjurmėt ende tė freskėta nė kėmbė bėnin me dije se kėtė operacion e kishte bėrė ndonjė kirurg i zoti. Atė e vizituan shumė njerėz, duke i folur latinisht, spanjisht, frėngjisht dhe italisht, por Jerome nuk njihte asnjėrėn nga kėto gjuhė. Kishte duar tė buta, gjė qė bėnte me dije se nuk ishte punėtor fizik, kurse fytyrėn e kishte “mesdhetare”.

Ai qėndroi shtatė vjet nė njė familje, por kurrė nuk u mėsua ta fliste as edhe njė fjalė.

Vdiq nė prill tė vitit 1915. Thuhej se ai ishte pirat qė kishte tentuar tė krijonte trazira, prandaj edhe ia kishin prerė kėmbėt. Tė tjerėt thoshin se ai mund ta ketė trashėguar ndonjė pasuri tė madhe, prandaj ndokush kishte tentuar ta hiqte qafe. Rreth kėtij njeriu janė shkruar shumė libra dhe ėshtė bėrė njė film, por origjina e tij do tė mbetet pėrjetė sekret.

A ishte ai udhėtar ndėrdimensional?
avatar
Siroco

Unė e dėgjoj kėngėn e zogut jo pėr zėrin e tij, por per heshtjen qė vjen pas.


228


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi