Dosjet qe po e ēudisin Ameriken

Shko poshtė

Dosjet qe po e ēudisin Ameriken

Mesazh  Admin prej 01.02.09 2:28

DOSJET QE PO E ĒUDISIN AMERIKEN

CIA ka kryer shpeshherė eksperimente apo projekte, tė cilat mė pas janė hapur pėr publikun. Disa janė projekte qė kanė dalė nė shtyp nė kohėn kur kanė ndodhur, tė tjera janė dosje tė hapura pasi ka kaluar numri i caktuar i viteve pėr deklasifikim.

Njė prej tyre ėshtė eksperimenti "MKULTRA"

Projekti "MKULTRA" ishte emri i koduar i njė programi kėrkimor tė CIA-s pėr kontrollin e
mendjes, i zhvilluar nga Zyra e Inteligjencės Shkencore.

Programi nisi nė fillim tė viteve 1950-a dhe pėrdori qytetarėt amerikanė si subjekte testimi.

Tė dhėnat e publikuara dėshmojnė se ky projekt pėrfshinte pėrdorimin e shumė drogave, si dhe metodologji tjera pėr tė manipuluar gjendjet mendore tė individėve, apo pėr tė ndryshuar funksionin e trurit.

Por, nuk janė vetėm operacionet e CIA-s ato qė janė bėrė publike. Shumė sekrete janė hapur pėr publikun pas njė numri tė caktuar vitesh.

SEKRETET MĖ TĖ MĖDHA TĖ HAPURA PĖR PUBLIKUN


Churchill-i dhe ekzekutimi i Hitlerit

Kryeministri britanik i kohės sė luftės, Winston Churchill kishte nė plan ta ekzekutonte
Hitlerin nė karrige elektrike, nėse lideri nazist do tė binte nė duart e forcave aleate. Ėshtė ky njė prej sekreteve tė zbuluara shumė vite mė vonė. Dokumente tė zbardhura zbulojnė se Churchill ishte kundėr planeve tė aleatėve pėr gjyqet e luftės. Sipas dokumenteve, ai donte tė ekzekutonte tė gjitha figurat udhėheqėse naziste duke pėrfshirė kėtu edhe Hitlerin, tė cilin e konsideronte si "zembereku i sė keqes" dhe njė "gangster".

Faktet pėr urrejtjen e thellė tė Churchillit ndaj Fyhrerit janė shfaqur nga disa dokumente qė janė bėrė publike nga arkivat kombėtare nė Britani. Nė shėnimet e sekretarit tė kabinetit,

Norman Book shfaqen mendimet dhe diskutimet gjatė takimeve mė tė rėndėsishme nė kohėn e luftės. Kryeministri mė pas thekson metodėn e tij tė preferuar pėr ekzekutimin e Hitlerit: karrigen elektrike. Ai madje bėn shaka me kolegėt e kabinetit, duke u shprehur se njė tė tillė mund ta merrnin hua nga SHBA-ja.

Operacioni "Gladio"

Dokumente amerikane tė deklasifikuara nė vitin 1970 dėshmojnė se gjenerali italian Giovanni de Lorenzo, shefi i "Sifar" (Inteligjenca Ushtarake Italiane) bashkėpunoi me SHBA-nė nė vitin 1950, pėr pėrgatitjen e njė plani kundėr njė triumfi tė mundshėm tė komunistėve, por nuk informoi qeverinė e tij.

Sipas kėtij dokumenti tė bėrė publik nga Andreotti, CIA dhe Sifar hartuan nė nėntor tė vitit 1956 njė plan tė koduar me emrin "Gladio" pėr formimin e njė force prej njė mijė njerėzish tė aftė pėr beteja guerile dhe spiunazh. Pėr stėrvitjen e tyre ishte krijuar njė bazė nė Sardenjė dhe depot e armėve dhe municioneve u fshehėn nė veri tė Italisė.

Nė vitin 1990, ushtria sekrete italiane u ekspozua nga kryeministri Giulio Andreotti nė Senatin italian. Shtypi italian u shpreh se bėhej fjalė pėr "sekretin e ruajtur mė mirė dhe mė tė dėmshėm politiko-ushtarak qė prej Luftės II Botėrore".

Masakra "My Lai"

Masakra "My Lai" ishte njė seancė e vrasjes masive tė rreth 504 qytetarėve tė paarmatosur nė republikėn e Vietnamit. Ata ishin thuajse krejtėsisht civilė dhe shumica e tyre gra dhe fėmijė.

Masakra u krye nga forcate ushtrisė amerikane mė 16 mars 1968. Pėrpara se tė vriteshin disa prej viktimave u pėrdhunuan, torturuan dhe gjymtuan. Gjashtė muaj mė vonė, Tom Glen, njė ushtar 21-vjeēar amerikan, i shkroi njė letėr gjeneralit Creighton Abrams, komandanti i ri i Pėrgjithshėm i forcave tė armatosura amerikane nė Vietnam, ku pėrshkruante brutalitetin e rregullt ndaj civilėve vietnamezė.

Letra ishte e detajuar dhe pėrmbajtja u bėnte jehonė ankesave tė tjera tė njėjta nga ushtarėt. Colin Powell, nė atė kohė njė major 31- vjeēar, u ngarkua tė hetonte letrėn dhe nė njė raport ai shkruante: "...marrėdhėniet mes ushtarėve amerikanė dhe vietnamezėve janė tė shkėlqyeshme".

Nė vitin 2004, Powell i tha Larry King nė "CNN": "Unė shkova atje pasi My Lai kishte
ndodhur. Nė luftė kėto gjėra tė tmerrshme ndodhin herė pas here, por ato duhet tė dėnohen".

Ēėshtja "Plame"

Nė mes tė korrikut 2003, sipas procesverbaleve tė Gjykatės Federale, zyrtarė tė administratės Bush, duke pėrfshirė kėtu Richard Armitage, Carl Rove dhe Lewis Libby, diskutuan me disa reporterė punėsimin e njė agjenteje tė CIA-s, Valerie E. Wilson, e njohur si Valerie Plame.

Mė 16 tetor 2003, CIA i dėrgoi njė letėr Departamentit amerikan tė Drejtėsisė, ku shkruante se statusi i Plame si operative sekrete ishte informacion sekret dhe nuk duhej tė ishte bėrė publik. Prokurori i Pėrgjithshėm, John Ashcroft ia referoi ēėshtjen Kėshillit Special tė Zyrės sė Departamentit tė Drejtėsisė, tė drejtuar nga Patrick Fitzgerald, i cili mblodhi jurinė.

Sidoqoftė, hetimi i jurisė nuk rezultoi me dėnimin e dikujt pėr ndonjė krim nė lidhje me nxjerrjen e informacionit. Sidoqoftė, ndaj I. Lewis Libby-t, shefi i stafit tė zv. presidentit Dick Cheney, u bėnė pesė akuza pėr pengim tė drejtėsisė, shkelje betimi dhe deklarim tė rremė para jurisė. Libby dha dorėheqjen disa orė mė vonė.

Operacioni "Paperclip"

I bindur se shkencėtarėt gjermanė do tė ndihmonin SHBA-nė, presidenti Harry Truman ra dakord nė shtator 1946 tė autorizonte projektin "Paperclip".

Ky program synonte tė merrte nė SHBA shkencėtarė gjermanė tė zgjedhur, tė cilėt do tė punonin pėr Amerikėn gjatė Luftės sė Ftohtė. Mė i famshmi i kėtyre shkencėtarėve ishte Werner Von Braun, njeriu qė ishte truri i krijimit tė fotove tė hėnės, si dhe anėtar i shumė organizatave na-ziste. Ai gjithashtu kishte njė rang tė lartė nė "SS".

Dosja e tij e hershme e inteligjencės e pėrshkruante si njė "rrezik tė sigurisė".

Presidenti Truman kishte kėrkuar qė shkencėtarėt gjermanė tė mos ishin tė pėrzier me nazizmin dhe fillimisht mendohej qė ata tė qėndronin pėr njė kohė tė shkurtėr, por duke parė njohurinė dhe ekspertizėn e tyre, Departamenti i Luftės vendosi t'i mbante.

Nė vitin 1958, ky operacion ishte informacion i zakonshėm pėr tė gjithė dhe madje ėshtė pėrmendur hapur nė njė artikull tė revistės "Time".

Projekti "Casandra"

Projekti "Cassandra" ėshtė njė term arti i pėrdorur pėr tė pėrshkruar njė projekt parashikimi tė financuar nga CIA apo agjenci tė tjera inteligjence.

Me asistencėn e sovjetikėve dhe operativėve tė CIA-s, faza fillestare e projektit ishte tė zbuloheshin dhe trajnoheshin individė, tė cilėt kishin aftėsinė pėr tė lėvizur gjėrat me shikim. U bė progres, por projekti u braktis, i cilėsuar si shumė i paparashikueshėm.

Projekti "MKDELTA"

Ky ishte njė operacion pėr kontrollin e mendjes i pėrdorur nga CIA.

Operacioni pėrfshinte pėrdorimin e lėndėve biokimike dhe veprime klandestine. Fillimisht nė kėtė operacion pėrdoreshin substancat e ndryshme, si ndihmė pėr tė ecur pėrpara me hetimin e personave.

Njė procedurė speciale e krijuar nga "MKDELTA" u krijua pėr tė kontrolluar pėrdorimin
e materialeve tė "MKULTRA" jashtė vendit.

Projekti "ARTICHOKE"

Projekti "ARTICHOKE" ishte njė projekt i CIA-s qė bėnte kėrkime mbi metodat e marrjes nė pyetje dhe e ka burimin nga projekti "BLUEBIRD" mė 20 gusht 1951.

Ky projekt u krye nga Zyra e Inteligjencės Shkencore.

Projekti studioi hipnozėn, varėsinė e detyruar nga morfina, si dhe pėrdorimin e substancave tė tjera, ndėr metodat e marrjes nė pyetje, pėr prodhimin e amnezisė apo gjendjeve tė tjera tė pavullnetshme te subjektet.

Operacioni "Merlin"

Operacioni "Merlin" ėshtė njė operacion i dyshuar i SHBA-sė, nėn administratėn e Clintonit, pėr t'i dhėnė Iranit skica me tė meta tė ndėrtimit tė njė programi bėrthamor, nė mėnyrė qė tė shtyhej programi i armėve bėrthamore tė Iranit.

Nė librin e tij "Gjendje lufte", autori dhe korrespondenti i inteligjencės, James Risen, pretendonte se CIA kishte zgjedhur njė shkencėtar bėrthamor rus pėr tė prodhuar pajisje jofunksionale bėrthamore.

Operacioni "Mockingbird"

Operacioni "Mockingbird" ishte njė fushatė e CIA-s pėr tė ndikuar medien vendase dhe tė huaj, i cili filloi nė vitet 1950-a. Ekzistenca e kėtij operacioni u bė publike gjatė hetimit tė "Church Comittee" nė vitin 1975.

Sipas librit tė Deborah Davis, pjesė tė medias ishin rekrutuar dhe infiltruar nga CIA pėr qėllime propagandistike, por deklaratat e saj janė cilėsuar si kontradiktore pasi ka pohime tė gabuara.

Operacioni "PBFORTUNE"

Ky ishte emri i njė plani tė krijuar nga CIA nė vitin 1951, i cili synonte rrėzimin e presidentit Jacobo Arbenz, nėse ai pėrcaktohej si kėrcėnim komunist nė hemisferė. Plani ishte pararendės i operacionit "PBSUĒESS", emri i koduar pėr operacionin e fshehtė qė u vu nė jetė me sukses nė vitin 1954. Edhe pse "PBFORTUNE" u aprovua zyrtarisht mė 2 shtator 1952, mė pėrpara atė vit ishin ndėrmarrė plane tė tjera.

Operacioni "WASHTUB"

Operacioni "WASHTUB" ishte njė operacion i organizuar nga CIA pėr tė krijuar njė depo tė fshehtė armėsh sovjetike nė Nikaragua, pėr tė demonstruar lidhjet e Guatemalės me Moskėn.

Ishte pjesė e pėrpjekjes pėr tė rrėzuar presidentin e Guatemalės, Jacobo Arbenz Guzman, nė vitin 1954. Ngjarja u bė publike nga presidenti Somozoa mė 7 maj 1954, por nuk u bė shumė publike dhe shtypi e publiku u shfaqėn skeptikė.

Blendina Cara

Admin

1141


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi