Thėnie nga Carl Gustav Jung

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Thėnie nga Carl Gustav Jung

Mesazh  Zattoo prej 23.09.15 12:19




Cdo gjė qė na irriton tek tė tjerėt, mund tė na shpjerė drejt kuptimit tė vetvetes.

Edhe njė jetė e lumtur nuk mund tė ketė njė masė errėsire, dhe fjala “e lumtur” do ta humbte kuptimin, nėse nuk do tė ekuilibrohej prej trishtimit. Eshtė shumė mė mirė qė t’i marrėsh gjėrat ashtu si vijnė, me durim dhe gjakftohtėsi.

Ne nuk mund tė ndryshojmė asgjė, deri kur e pranojmė atė. Dėnimi nuk cliron, ai vetėm shtyp.

Kush sheh jashtė, ėndėrron; kush sheh brenda, zgjohet.

Lavjerrėsi i mendjes luhatet mes arsyes dhe mosarsyes, jo mes tė drejtės dhe tė gabuarės.

Njė grua vecanėrisht e bukur, ėshtė njė burim terrori. Si rregull, njė grua e bukur ėshtė njė zhgėnjim i tmerrshėm.

Nė tė gjithė kaosin ka njė kozmos, nė tė gjithė mungesėn e rendit, ka nė fakt njė rend tė fshehtė tė gjėrave.

Krijimi i dickaje tė re nuk arrihet pėrmes intelektit, por pėrmes instiktit, qė vepron nga nevoja e brendshme. Mendja krijuese luan me objektet qė do.

Takimi i dy personaliteteve ėshtė si kontakti mes dy substancave kimike: nėse ka njė reaksion, tė dy ata ndryshojnė.

Njė burrė qė nuk ka kaluar nėpėr ferrin e pasioneve tė tij, nuk i ka kapėrcyer asnjėherė ata.

Njeriu i shėndoshė nuk i torturon tė tjerėt – zakonisht janė pikėrisht tė torturuarit, qė torturojnė.

Cdo formė varėsie ėshtė e keqe, qoftė kjo varėsi nga alkooli, droga, apo idealizmi.

Fėmijėt edukohen nga ajo qė i rrituri ėshtė, dhe jo nga ajo qė thotė.

Ne nuk duhet tė pretendojmė qė ta njohim botėn vetėm pėrmes intelektit. Gjykimi i intelektit ėshtė vetėm pjesėrisht i vėrtetė.

Njeriu ka nevojė pėr vėshtirėsitė; ato janė tė domosdoshme pėr shėndetin.

Gjithcka varet nga mėnyra si ne i shohim gjėrat, dhe jo si ato janė.

Neuroza ėshtė gjithmonė njė zėvendėsuese pėr vuajtjet legjitime.

Tė gjithė veprat e njeriut e kanė origjinėn tek fantazia krijuese. Atėherė, c’tė drejtė kemi ne qė tė zhvlerėsojmė imagjinatėn?

Tkurrja prej vdekjes ėshtė dicka e pashėndetshme dhe jonormale, qė na rrėmben neve qėllimin e pjesės sė dytė tė jetės.
avatar
Zattoo

673


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi