Njė ngjarje e vėrtetė, e mbajtur sekret

Shko poshtė

Njė ngjarje e vėrtetė, e mbajtur sekret

Mesazh  gjilanasi prej 09.09.15 0:36



“Chronicles from the Future” sjell njė tregim tė jashtėzakonshėm rreth njė ngjarjeje bizare, tė pėrjetuar nga shkrimtari Paul Amadeus Dienach

Shkrimtari Paul Amadeus Dienach jetoi nė Evropėn qendrore nė fillim tė shekullit tė kaluar. Dienach pretendonte se, gjatė gjendjes sė tij nė komė, e cila zgjati rreth njė vit, si pasojė e njė sėmundjeje serioze, vetėdija e tij e kishte vizituar tė ardhmen nė njė trup tjetėr dhe kishte qėndruar atje gjatė tėrė kohės sa kishte zgjatur koma. Edhe pse kjo tingėllonte tepėr e jashtėzakonshme, kujtimet e shkruara tė Dienach-ut u morėn shumė seriozisht nga Free-masonėt, tė cilėt e mbajtėn librin e tij si sekret mirė tė ruajtur.

Ekzistojnė shumė libra qė pėrmbajnė profeci dhe vizione tė sė ardhmes, por asnjėra nuk i avitet afėr tregimit tė ēuditshėm tė Dienach-ut rreth njė shekull mė parė. Janė tė paktė ata qė kanė pasur rastin ta lexonin librin e detajuar tė Dienach-ut, meqė libri i tij u botua nė njė tirazh tė vogėl nė Greqi.


Kush ishte autori i kėtij libri?


Paul Amadeus Dienach ishte profesor i studimeve tė gjuhės gjermane. Ai nuk ishte shkrimtar dhe kurrė nuk kishte menduar tė shkruante libra.

Dienach vuante nga njė firmė e rrallė e encefalitit letargjik dhe, nė vitin 1921 ai ra nė komė ku qėndroi pėr njė vit tė tėrė nė atė gjendje, derisa gjendej nė spitalin e Gjenevės.


Cili ishte pėrjetimi i tij?


Pasi qė Dienach u zgjua nga koma, ai nė ditarin e tij shkroi se gjatė tėrė asaj kohe kishte qenė i vetėdijshėm dhe i zgjuar, por jo nė vitin dhe vendin nė tė cilin gjendej trupi i tij. Dienach bėnte me dije se vetėdija e tij kishte udhėtuar me trupin e njė njeriu tjetėr, Andrew Northam, nė vitin 3906 tė erės sė re.

Sipas tij, njerėzit nė vitin 3906 kishin vėrejtur se nė trupin e Andrew Northamit kishte hyrė njė vetėdije e re, prandaj ia kishin shpjeguar tė gjitha gjėrat rreth asaj periudhe, apo thėnė mė mirė i kishin treguar gjithēka qė kishte ndodhur nga shekulli XXI e deri nė atė vit.

Dienach tregonte se njė specie e re e njerėzve, e quajtur Homo Occidantalis Novus, do ta pasojė specien e tashme, Homo sapiens, dhe nė memoaret e tij ai flet si pėr hapat e mirė, po ashtu edhe pėr hapat e kėqij qė do tė ndėrmerren gjatė mijėvjeēarėve.


Si u botua ditari i tij personal?


Nė moshėn 36-vjeēare, me shėndet tė brishtė, pas daljes nga koma, Dienach kishte vendosur qė tė shkonte nė Greqi nė vjeshtėn e vitit 1922, pėr shkak tė klimės mė tė butė, por edhe pėr tė ligjėruar gjermanisht pėr studentėt universitarė. Njėri prej studentėve tė tij ishte Giorgos Papahatzis, i cili mė pas arriti tė merrte poste tė larta nė Greqi, duke qenė nė tė njėjtėn kohė edhe anėtar i masonėve.

Meqė shėndeti sa vinte e i pėrkeqėsohej, Dienach vendosi qė tė shkonte nė Itali. Por, para se tė shkonte, ai ia dha nė besim studentit tė tij Papahatzis njė ēantė plot me shkrime. Ai vdiq nga TBC nė vitin 1924.

Giorgos Papahatzis i pėrktheu shėnimet e Dienach-ut pėr njė periudhė 14-vjeēare, nga viti 1926 deri nė vitin 1940. Ai u befasua nga ato shėnime. Mė pas ai bėri disa tentime pėr botimin e kėtyre shkrimeve, por pasi qė arriti ta botonte pėrfundimisht nė njė tirazh tė vogėl, ai u akuzua nga Kisha pėr herezi dhe kopjet e librit u zhdukėn me shpejtėsi.


Prezantimi i denjė, pėr herė tė parė


Meqė Dienach kurrė nuk kishte pasur ndėrmend botimin e ditarit, shkrimet e tij ishin konfuze, tė shkruara pa ndonjė lidhje. Por, botuesi aktual i ka pėrpunuar ato dhe, nėse jeni tė interesuar, pėr herė tė parė mund tė lexoni (pėr momentin nė anglisht, e jo ende nė shqip) se si do tė duket jeta nė vitin 3906.
avatar
gjilanasi

383


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi