Libri i Zi - Lawrence Durrell

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Libri i Zi - Lawrence Durrell

Mesazh  Hidra prej 07.09.15 18:39

Rituale, metoda thirrjesh, aftesi per te folur me shpirtrat e vdekur, magji e zeze, nekromanci, demonet e dashurise.

Isha vec 17 vjec ! Ndersa po kerkoja nje roman qe me duhej per t'i shkruar subjektin, gjeta ne biblioteken e tim gjyshi nje liber te zi me nje yll pesekendesh mbi te. E kishate qarte se cfare mund te permbante ai liber dhe isha i sigurt qe ne permbajtjen e tij nuk do gjeja asgje te vertete. Nuk doja t'i thoja tim eti se c'liber kisha gjetur duke ditur se ndoshta s'do ndihej mire nese do merrte vesh qe gjyshi dikur,kur ishte gjalle lexonte materiale te tilla. Kurioziteti me shtyti ta shfletoja.

Cfare lexova brenda atij libri te zi me befasoi. Nuk ishte famekeqja bibel e zeze (libri satanik), ishte nje liber tjeter, me permbajtje befasuese. Rituale, metoda thirrjesh, aftesi per te folur me shpirtrat e vdekur, magji e zeze, nekromanci, demonet e dashurise. Si per djall ,ate nate pashe ne enderr te personifikuar disa prej qenieve mbitokesore mbi te cilet kisha lexuar.

Tashme po i besoja, ishin ata, ata qe me therrisnin prej botes se tyre, kerkonin qe une t'i terhiqja ne boten time. E ndjeja se ishin te pranishem gjithmone. I ndjeja syte e tyre kudo, me ndiqnin vjedhurazi, kerkonin bashkepunim. Dhe une , si qenie prej balte, i verbuar nga fuqia qe mund te fitoja, sesi mund te befasoja boten me cfare mund te arrija, isha i terhequr prej tyre.

Ndoshta s'ishte faji im, thone qe demonet dine te lexojne mendimet njerezore, keshtu qe ata e dinin sakte se per cfare kisha nevoje une. Cdo dite shfletoja ate liber, i apasionuar pas emrave te atyre perbindshave, derisa nje mbremje, ne fund te librit, pashe 5 flete qe si kisha pare me pare.Nje pershkrim i hollesishem se si mund te therrisje nje demon dhe te bashkepunoje me te. E dija qe ishte e gabuar, e dija qe shpirti im s'do gjente kurre pushim pas atij veprimi,por ishte e pamundur te ndalja veten time. Tashme do kisha mundesi te flisja me ta,Mes drites dhe zjarrit

Vendosa diten kur do veproja. Kisha frike te veproja naten, sepse me dukej sikur erresira mund te me perpinte nga casti ne cast, sidomos pas endrrave te nates kur i shihja keto qenie. Keshtu vendosa qe do veproja ne mbremje , pa u erresuar plotesisht. Vendin e kisha gjetur, nje pallat me rrenoja ku nuk shkelte asnjeri, aq me teper ne ate te ftohte (ishte shkurt).

Kisha gjetur qirinjte e zinj, pasqyren e zeze, shkumesin,busullen, kripen, leter ,veshjen time dhe thiken. Nuk mund te levizja verdalle i veshur me ate pelerine te zeze me kapuc te improvizuar, keshtu qe i futa te gjitha ne nje cante dhe rreth ores 6 dola nga shtepia me justifikimin se do shkoja per te punuar ushtrime tek nje shok.Kur arrita hodha syte verdalle per t'u siguruar qe askush te mos me shihte tek ngjisja shkallet drejt atyre rrenojave. U ngjita ne katin e trete.

Per dreq, ishte erresuar krejt dhe qetesia absolute aty brenda ishte rrenqethese. Gjeta nje dhome qe m'u duk e pershtatshme dhe u futa aty. Vesha ate fare pelerine dhe pasi mora gjithcka , canten e lashe jashte dhomes. Vizatova me kujdes ne toke me shkumes, duke ju permbajtur permasave te rratheve sipas asaj qe kisha lexuar. Simbolet apo firmat e tyre (cfaredo te ishin ato shenja) i dija permendsh. Po shihja ne dysheme dhe gjithcka ishte vizatuar ne menyre perfekte.

Teksa vendosja pasqyren brenda trekendeshit ,pozicionoja qirinjte ne 4 vendet e tyre sipas drejtimeve te horizontit dhe hidhja kripen ne krah kunderorar rreth rratheve, ndihesha i ekzaltuar. Frika e meparshme ishte zhdukur. Ndersa recitoja ato pak vargje ne latinisht, ndizja qirinjte dhe permendja emrat e tyre (4 princerit e ferrit, 1 per cdo qiri). U ula ne qender dhe vizatova simbolin e tij, e vendosa ne pozicionin e vet ( rrethin e botes se pertejme ) dhe preva gishtin me thike duke e fluturuar me vone thiken drejt daljes se dhomes. Lashe tre gjurme gjaku mbi rrethin e qenies time ( i tille quhet ) dhe gjithcka ishte gati.

Tani ai duhet te shfaqej, qenia se ciles i frikesohej Bota, duhet te paraqitej para meje, Luciferi , Satani, Djalli vete, nuk e dija si quhej vertet,dija vetem simbolin e tij. Ndjeva nje te ftohte te madh, ndjeva se papritur u be erresire. Qirinjte ishin shuar, por ne trekendeshin e te panjohures nuk shihja asgje. Duhet te ndihesha i frikesuar, por s'isha , cuditerisht s'ndjeja asgje, ndjehesha bosh. Nuk u shfaq asgje , por degjova qarte zerin e bute qe vinte nga trekendeshi : " Mjeshtri nuk shfaqet perballe atyre si ju ! "...

Ndjeva gjakun qe me zbriste ne fund te kembeve. Tani qe qirinjte ishin te fikur, zor se shihja gje. Duhet te perqendrohesha. Nuk duhet te beja gabime. Kishte funksionuar... Ishte e vertete. Gjithcka qe lexova s'ishte trillim, s'ishte fryt i imagjinates se ndonje shkrimtari te zote. Gabimi i pare qe mund te beja ishte impulsi qe do kishte pasur kushdo nese nuk do ruante qetesine, t'ja mbathja qe andej. Rrethi ishte i hapur, lidhja mes botes se tyre dhe botes sone po ashtu, gjaku im mbi dysheme.

Nese largohesha, isha i vdekur. Me shkrepese dogja simbolin e tij. Grisa nje tjeter cope leter, vizatova nje tjeter simbol dhe e vendosa mbi rrethin e botes se tyre. Perseri ai i ftohte, perseri ndihesha bosh, por tani, dallova se dicka me shihte, me kishte ngulur syte . Shikimi m'u ofuskua dhe me tej dalloja vetem pasqyren (ajo kornize argjendi me qelq te zi) brenda trekendeshit. Ajo cope e perbere prej qelqi dhe argjendi me perpiu shikimin saqe me dukej sikur ndodhesha brenda saj.

Dy sy te kuq flake. Perpiqesha te dalloja cfare ishte, c'pamje kishte,por isha i roberuar tek ata sy , kisha frike se nese ja ndaja, ajo krijese do perceptonte se mund te kisha frike. " Cfare te ben te mendosh se mund te fillosh nga maja e ferrit ? Mjeshtri dhe krahu i tij i djathte kurre nuk shfaqen perballe baltes se vdekshme. " Tani dalloja trajtat e trupit e tij. Shihja trupin e nje ujku dhe dy sy qe flakerinin. Emrin ja dija, e kisha lexuar, por ishte rreptesisht e ndaluar ta therrisja ne emer.

Nje insult i tille drejt tyre, do paguhej me gjakun tim. Nuk flisja dot. Isha i tronditur me shume se heren e pare. Me shkrepese e dogja edhe simbolin qe kisha prane dhe ai u zhduk si ne tym. Tashme nuk shihja me gje. Erresira ku isha zhytur, e cila me pare me frikesonte , s'me dukej me e frikshme pas asaj cfare kisha pare. E megjithate, tek i vija zjarr atij simboli, duart nuk me dridheshin.

Kjo me dha besim tek vetja se mund t'ja dilja te vazhdoja me tej. Fshiva me dore hirin e letres dhe fillova menjehere te vizatoja nje tjeter simbol. Quhej Avon. E pozicionova dhe nuk u desh asnje moment perpara shfaqjes. Pasqyra dhe syte e mi u bene perseri nje gje e vetme. Me dukej si nje prift. Ishte veshur ne te zeza dhe ne dore mbante nje liber. Pamja me te cilen ai u paraqit ishte krejt njerezore. " Cfare kerkon ? "
Me gjysem zeri arrita te nxirrja me ne fund disa fjale : " Quhem L****** . Dua te di disa pergjigje... " Por mendja ime ishte bosh, nuk dija cfare te thoja. Cfare pergjigjesh kerkoja ? Per cfare ta pyesja ? "Cfare me pret ne te ardhme ?"

Buzeqeshi.... " Ti nuk e di se cfare po ben dhe as per cfare po pyet. Krijuesi ka plane per ty qe nuk me perkasin. Tani me thuaj cfare kerkon ose me ler te kthehem. " Fjaline e fundit e tha me nje ton te lig. Pamja e tij njerezore nuk duhet te me genjente.

" Di qe ju mund te me jepni pushtet dhe pasuri. Eshte ajo qe dua ne ditet ne vijim. "
Qeshi me te madhe dhe me ligesi dhe me nguli syte. " Mundem te jap cfare ti kerkon. Kjo do ndryshoje planet qe ka Krijuesi per ty. Tani me ler te largohem . "

U binda. E dogja letren dhe shihja tek ai zhdukej . Heshtja dhe erresira u kthyen serisht.
Tani ishte koha t'i jepja fund.

"Porta clausero inter orbes animalia ab omnibus vocavit ad exitum."

Qirinjte u ndezen si me pare. Drita u kthye brenda ne dhome. Mblodha gjerat e mia dhe i futa nje nga nje ne cante pastaj fshiva shkumesin dhe kripen ne dysheme dhe fika qirinjte . Hoqa mantelin e zi dhe kontrollova nese kisha harruar gje. Pashe oren. Vetem 12 min kishin kaluar qe nga momenti kur isha ulur brenda atij rrethi, por mua me ishin dukur si ore te tera.

Perpara se te zbrisja shkallet e te dilja nga pallati , hodha nje sy vjedhurazi jashte, per te pare nese kishte njerez. Heshtja dhe vetmia pllakonin si zakonisht. U nisa per ne shtepi. Atje do te shtrihesha per te fjetur. Canten do e fshihja poshte krevatit. Me duhej te qetesohesha plotesisht dhe te nesermen te mendoja mire ato cfare me kishin ndodhur. Megjithate me bluante nje mendim ne koke. Kuriozitetin e kisha shuar, po tani c'mund beja me ta ?

Mengjes. Pashe oren. 8 pa 20. Dreqin , kisha shkolle. U vesha si vetetime, zbraza canten duke fshehur objektet nen krevat dhe mbusha canten me librat e shkolles. Tek po lidhja atletet, ndjeva gishtin e dores qe me dhimbte. Vura re te preren dhe me shpetoi nje buzeqeshje...

Mbremja e kaluar do te sillte se shpejti frytet e saj, kjo ishte e sigurt. Ajo cfare po lija ne hije ishte se kisha mbjelle dicka qe do te korrja me vone. Nuk do e ndaja me asnje ate cfare kisha bere. Ne ditet qe pasuan ate mbremje me dukej sikur bota rrotullohej rreth meje. Shoket befasoheshin kur shikonin gjithe biletat e kumarit qe une po fitoja. Ne shkolle nuk mund te shkoja me mire. Edhe pse jam i pashem, isha i ngathet me vajzat, ndersa tani , ato kerkonin me ngulm shoqerine time.

Kisha vemendjen e te gjitheve. Por netet nuk ishin po aq te bukura. Ndihesha i rrethuar nga sy te lige, nga prezenca e tyre me shume se kurre. Nuk me ndaheshin as ne endrra. Megjithate kjo nuk perbente nje problem per mua. Po mesohesha me prezencen e tyre, nuk kisha askurrfare frike. Ajo cfare me shkaterronte nuk ishte ne boten qe me rrethonte, ishte brenda meje.

Me gerryente vazhdimisht perbrenda . Kisha gjithcka qe nje djale i moshes time mund te deshironte, por prape s'isha i lumtur. Ne fund te fundit, gjithcka qe kisha tani, mund ta arrija fare lehte pa ndihmen e tyre. Isha dehur me perfektshmerine qe po me ofronte bota, aq sa doja ta shkaterroja ate me duart e mia. Shihja ne enderr zjarr gjithandej, qe perpinte gjithcka dhe ne mes te tij qendroja une,gjysme i zhveshur, i paprekur nga flaket dhe i rrethuar prej tyre.

Ndihesha si nje divinitet, ndihesha i forte, i afte te realizoja te pamunduren, te arrija ate cfare te tjere luftonin gjithe jeten per te arritur dhe pastaj ta shkelja me mosperfillje, ndjeja zjarr qe me qarkullonte ne inde dhe vena, ndihesha i pavdekshem, here here ndihesha... edhe i lige. Neveria me pushtonte tek shihja njerez te thjeshte qe punonin per nje cope buke. Urrejtja tek shihja te tjere qe jetonin nje jete te lumtur edhe pse nuk kishin ne fakt asgje. Dhe kjo me frikesonte... Valle po kthehesha si ata ?

Botekuptimi im kishte ndryshuar ne menyre radikale. Nuk gjeja me kenaqesi ne asgje. Nuk deshiroja para, nuk deshiroja popullaritet, nuk deshiroja simpatine dhe afeksionin e askujt, aq me teper dashurine e dikujt. Bota me dukej e ploget, e fjetur, e vdekur. Kerkoja te behesha Zot, t'i rebelohesha botes, ta ndryshoja me forcat e mia, por me pare ...duhet ta digjja ate me duart e mia. Prisja nje shenje, prisja qe era te sillte drejt meje dicka qe te me jepte nje qellim logjik ne jete, prisja me kot... Shpirti im nuk gjente paqe, sepse po behesha pjese e vdekur e asaj bote prej balte.

Pas disa javesh , me ne fund , era solli dicka drejt meje. Quhej A***** dhe kish emrin e nje perendeshe. Une, njeriu i erret dhe i distancuar, qe s'mund te perceptonte me ndjenjat njerezore, rashe pre e bukurise se saj, e atyre syve te gjelber, e mosperfilljes se saj ndaj askujt. Ishte e vetmja qenie njerezore qe ndihesha i paafte ta pushtoja, qe me bente te ndihesha i dobet, qe me kthente njeri e qe largonte gjithe urrejtjen prej meje. Ne mes te erresires time absolute, ajo zgjaste doren e saj dhe me verbonte me driten e saj.

E deshiroja me cdo kusht, drita e saj me dukej shpresa e fundit qe mund te me kthente buzeqeshjen. Indiferenca e saj ndaj botes me terhiqte. Gezonte perfektshmerine qe gezoja dhe une. Ishte Toka qe rrotullohej rreth saj. Te ishte valle ne te njejtin pozicion si une ? Kjo s'ishte e mundur. Ate cfare une kisha arritur me ndihmen e demoneve dhe me nje cmim te pallogaritshem, ajo e kishte arritur pa bere asgje. I mjaftonte nje shikim drejt meje per te me bere te ndieja gjakun qe pulsonte fort. Kjo me ngazellente, ajo ringjallte tek une ndjenjat njerezore qe une kisha mohuar prej kohesh.

Duhej ta beja per vete, ta pushtoja, te fitoja afeksionin e saj. Buzeqeshja e saj naive, buzet e saj prej engjelli me prisni kembet sa here i shihja, ishte e bukur dhe rrezatonte epsh, syte e saj... ata sy me gjunjezonin perpara A******, dorezohesha pa kushte, vetem te me qendronte prane. Me duhej drita e saj , dora e saj qe zgjatej per te me terhequr nga terri ku isha zhytur, nga ajo erresire qe zgjeronte aq shume kufijte e saj, thuaj se une do te zhdukesha pergjithmone dhe ajo do te me perpinte...

Por une nuk mund te kisha nje qellim ne jete, nuk duhet te ekzistonte asnje shpetim per mua,asnje shprese, asnje rreze drite. Te pakten, keshtu ishte vendosur per mua prej tyre. Jeta me kishte rezervuar vetem dite te erreta. Ne mbremjen e 12 Prillit, A****** gjeti nje vdekje te tmerrshme tek kthehej me shoqen e saj nga nje mbremje festive.

Dy grabites e masakruan ,sepse ajo ishte perpjekur te mbronte mikeshen e saj, sepse ajo kishte dobesi per te dobetin, sepse ajo besonte ne drejtesi, besonte dhe gjithmone ma kish shprehur se njerezit mund te fitojne drejtesi vetem me forcen e fjales,sepse ajo kishte kurajon te mbronte dike. Ajo qe java me e erret e jetes sime. Ndjenjat pozitive qe kisha pasur per pak momente i lane vendin urrejtjes se marre.

E marre ishte urrejtja qe ndjeja per ata vrases, e marre dhimbja per humbjen e saj, i marre po behesha edhe une pak e nga pak. Me kalimin e kesaj jave, mendja ime filloi te bluante vec nje mendim. Kerkoja drejtesi dhe do e gjeja. Isha gati te trajtoja gjithe njerezit si gure shahu per ta fituar ate. Pa kuptuar, isha kthyer ne erresiren time dhe isha zhytur aq thelle ne te, saqe vendosa te mbyllja syte pergjithmone nga drita dhe te vendosja qellimet e mia brenda erresires.

Lumturine s'mund ta gjeja dot , keshtu doja t'ja mohoja ate edhe gjithe botes, te vendosja drejtesi, por nese hakmarrja quhej drejtesi, atehere c'dreq drejtesie ishte kjo ? Do te shfrytezoja fuqine qe kisha zbuluar per te arritur drejtesine nje dite. Kisha ne mendje nje bote pa krim , nje bote te drejte dhe Zot i saj, do isha une. Drejtesia do fillonte nga ata te dy.

Do t'i vrisja brenda javes. Do t'i imponoja tmerr me ndihmen e "miqve" te mi prej zjarri dhe do luaja me jetet e tyre si te ishin dy kavie laboratori. Kjo Bote ... drejtohej nga urrejtja dhe une, Zot i saj, do e shpetoja ate duke derdhur gjak. Kisha nje qellim , kisha nje arsye per te luftuar, ndjehesha sa i gjalle aq dhe i vdekur, kerkoja vetem.....hakmarrje...

Heshtja pllakoi,qirinjte u fiken... Dy sy flake te kuq dhe une nuk ndjeja me te rrahura ne kraharor... Te njejtat mure, e njejta dhome, e njejta erresire absolute,gjaku im ne toke dhe me ne fund zeri i tij : "Ishim duke te pritur."

" Miresevjen, te kam thirrur sepse..."
" Mos fol njeri ! E di pse jam ketu..."
Arrita te shquaj nje buzeqeshje te lige ne pamjen e tij.
"Prej shume kohesh nuk kam pare kaq urrejtje ne nje qenie njerezore te vetme. Do te jete defryese te punoj me ty."

Qeshi me te madhe dhe u zhduk.Nuk arrita ta kuptoja. Sipas librit,ai nuk mund te largohej pa miratimin tim,por sapo e kishte bere.S'kaloi shume dhe nje gjendje keputjeje me la ne toke pa ndjenja. U permenda. S'isha me ne ate dhome. U tmerrova nga fakti qe dikush mund te kishte zbuluar gjithcka. Hodha nje sy perqark dhe zbulova se isha 2 lagje larg rrenojave ku ishte ajo dhome.

Rruget ishin te shkreta. Isha ende ne toke e ndersa po ngrihesha,dicka me vrau ne xhepin e mantelit te zi,qe kisha ende te veshur.Gjeta thiken. U drejtova per nga nje hyrje ku sy te huaj nga ndonje dritare nuk mund te me shihnin. Cfare po ndodhte? Isha i hutuar. Doja te kthehesha atje ku isha dhe te kryeja planet e mia. "Me ndiq !" Gjaku me zbriti ne fund te kembeve tek ndjeva zerin e tij.

Tani e dalloja plotesisht pamjen e tij. Edhe ai kishte nje mantel te zi. Nje trup i gjate,nje fytyre e brishte dhe ... ai kishte marre pamjen time. Te mos kishte ata sy rrenqethes ,do isha hutuar krejtesisht duke pare veten time pa e kuptuar c'mund te ishte duke ndodhur. U binda. E ndoqa hap pas hapi pa thene asnje fjale. E parandjeja se tek kush ishte duke me percjelle,por s'kisha guximin ta pyesja. Ne ate rrugice qendronin vetem njerez qe kishin prekur fundin, hajdute, te droguar, prostituta.

Dallova dy djem te ulur mbi skajet e trotuarit. Po tymosnin dhe po flisnin me ze te ulet. Ai, une, (ai, me pamjen time) po drejtohej per tek ata. Ata ndjene hapat dhe i ngulen syte. U doli perpara dhe ndaloi,ndersa une po rrija rreth 5 metra larg tij, ndonese ata sikur nuk e vune re fare qe une isha aty dhe se ne ishim krejtesisht te njejte. "Krijuesi ju ka dhuruar vullnet,ndergjegjje,arsyetim. Ju ka dhuruar jete,ju ka dhuruar kohe. Cdo njeri ka te drejte te vendose mbi kohen dhe jeten e tij.

Cdo njeri...pervec jush...Per ju ka vendosur dikush tjeter,per ju kam vendosur une." Njeri prej tyre u ngrit ne kembe. "Ca................" Nuk e mbaroi dot fjalen, nje thike e ngulur ne qafe dhe gjaku rreke, ja prene fjalen. Trupi i tij levizte pa pushim ne toke ndersa ai jepte jete.Qendroja ende 5m larg tyre dhe kisha ngrire i tmerruar. Kurre ne jete s'kisha pare njeri te vritej. Me gjakftohtesine me te madhe dhe me buzeqeshjen e tij te lige, e nxorri thiken serisht duke i vene shkelmin ne fytyre dhe u drejtua nga tjetri, qe ja dha ulerimes si i cmendur. Syte e djallit u ndezen me te kuq se kurre dhe djali pushoi.

Shihte i tmerruar drejt asaj qenieje qe kishte krejtesisht pamjen time. Ai djale mund te ishte nje kriminel gjakftohte, por para nje krijese te Zjarrit nuk reagonte dot. Kuptova ne syte e tij se donte te pergjerohej per meshire,por nuk fliste dot. Trupi im ( ajo krijese qe kishte marre pamjen time ) ,qe qendronte parballe meje foli : "Ajo ishte gjithcka dhe e vetmja gje qe une deshiroja ne jete,por ju ma moret. Nese per mua s'do kete kurre lumturi, atehere per ju s'do te kete kurre paqe.

Per ju vetem vdekja eshte shpetim !" Djali uleriti ndersa trupi i tij pesoi plot 7 goditje. Gjaku derdhej pa pushim. Perballe asaj kasaphane, me rane te fiket serisht.

U permenda brenda dhomes. Merrja fryme me veshtiresi,por isha i lumtur qe ndodhesha larg atij vendi. Degjova nje te qeshur dhe ne moment e dogja menjehere simbolin mbi rreth per ta larguar ate. Qirinjte u ndezen. Dhoma u ndricua dhe me beri te mundur te shihja gjakun ne duart e mia. Kerkova ne xhep dhe gjeta thiken e lyer ne gjak.

Asaj cfare une i frikesohesha kishte marre jete brenda meje. Dridhesha nga frika, nga ideja se kisha vrare, isha hakmarre ne menyren me te tmerrshme te mundshme. Nuk kishte qene ai demon me pamjen time.Kisha qene vete une qe bera gjithcka...

Per ju lexues, besues e mosbesues. Kjo bote nuk ka njerez te mire dhe njerez te keqij. Erresira shfaqet atehere kur ne shpirt mungon drita. Nuk mund t'ju privoj te drejten te me gjykoni per shpifje. Deshira ime ,arsyeja pse ndaj kete pjese te jetes sime ,eshte per t'ju paralajmeruar. Ata ndodhen prane nesh. Vete fakti qe ne i mendojme, kerkojme t'i shohim , i ben ata te afrohen ne boten tone...

Lawrence Durrell
avatar
Hidra

45

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: LIBRI I ZI - LAWRENCE DURRELL

Mesazh  Soul of Truth prej 08.09.15 11:11

E kam degjuar dhe me pare kete histori!!!! Eshte 100% e vertete!!!! Te gjithe i provojme keto ndjesi dhe i kemi afruar demonet me mendjen dhe me ndjenjat tona... Beni kujdes, ata qe s'ia kane idene ketyre gjerave!!!!
avatar
Soul of Truth

"Find yourself inside of you and then forces of Universe; or better "UNIVERS" will guide you!!!!"

42

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Libri i Zi - Lawrence Durrell

Mesazh  The Punisher prej 10.09.15 6:19

tregim i bukur ,po kjo duket si pjese e atij filmit me ate bosin e kokaines qe ben pakt me djallin,nejse ,por parate sishin keq edhe sidomos kur demonet nuk kerkonin asgje ne shkembim .kur nuk vine engjejt per ndihme ,e vetmja shprese mbeten djajte .engjejt duhen tju qendrojne me afer njerezve per ndryshe ata do e humbasin luften me demonet
avatar
The Punisher

102

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: LIBRI I ZI - LAWRENCE DURRELL

Mesazh  Soul of Truth prej 10.09.15 8:14

The Punisher shkruajti:tregim i  bukur ,po kjo duket si pjese e atij filmit me ate bosin e kokaines qe ben pakt me djallin,nejse ,por parate sishin keq edhe sidomos kur demonet nuk kerkonin asgje ne shkembim .kur nuk vine engjejt per ndihme ,e vetmja shprese mbeten djajte .engjejt duhen tju qendrojne me afer njerezve per ndryshe ata do e humbasin luften me demonet  
Nuk ka pse te kete lufte. Demonet do ekzistojne gjthm ktu, (e kam fjalen ne planet e tyre te uleta astrale). Pse ngaterroni veten me ca perralla fetare????!!!! E keqja dhe e Mira jane dhe kane qene gjithmone. Krahaso ne Univers te bardhen me te zezen, driten me erresiren, te ngrohtin dhe te ftohtin.

Pastaj po s'e besove kete, kuptoje me: "LIGJIN E ENERGJISE". Te gjithe ua kane bere koken corbe... :Sidomos ata fetaret, kur ata s'po kuptojne c'thone (ne rastin qe t'u ngaterrojne ju), por ata e dine mire se te fshehtat qe po i mbajne njerezimit do t'ju rendojne ne fund. Kaq kisha miku im!!!!
avatar
Soul of Truth

"Find yourself inside of you and then forces of Universe; or better "UNIVERS" will guide you!!!!"

42

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Libri i Zi - Lawrence Durrell

Mesazh  Omnipresent13 prej 10.09.15 9:42

The Punisher shkruajti:tregim i  bukur ,po kjo duket si pjese e atij filmit me ate bosin e kokaines qe ben pakt me djallin,nejse ,por parate sishin keq edhe sidomos kur demonet nuk kerkonin asgje ne shkembim .kur nuk vine engjejt per ndihme ,e vetmja shprese mbeten djajte .engjejt duhen tju qendrojne me afer njerezve per ndryshe ata do e humbasin luften me demonet  
qeniet e drites qe i ke quajtur Engjej dhe qeniet e Erresires( djajte!) jane gjthm perkrah teje,,, atje ku ecen ti, ecin ata, ata hyjne kur te duan ne frekuencen tende mendore por ti zgjedh cilin do.  

Fakti qe ty nk te ''shfaqet'' nje engjell eshte sepse ti realisht nk e do ate te jete me ty sepse rruga qe te ofrohet prej tij per te arritur ate qe do eshte sh me e veshtire sesa ty te duket e krahasuar me ate qe nje demon te paraqet(ne dukje dmth).

Ose shfaqja e nje engjelli nk eshte shfaqje e mirefillte, nese tregohesh me i vemendshem per menyren sesi ngjarjet, situatat, njerzit levizin dhe ndryshojne, do i shohesh se jane me ty. Thjesht mos ji siperfaqesor, skenat jane me te bukura ne brendesi te tyre.

Omnipresent13

159

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Libri i Zi - Lawrence Durrell

Mesazh  The Punisher prej 11.09.15 10:18

Une besoj tek Bibla e shenjte ,kam lexuar shume gjera por perseri i mbetem besnik asaj sepse eshte libri me me  shume fakte  e prova se asnje liber apo shkrim tjeter ne kete bote .

Ti i beson ketij libri qe eshte paraqitur me siper ? ajo mund te jete thjesht nje imagjinate ,nje genjeshter dhe kaq ose edhe po ta marim per te vertet ska ndonje gje qe nuk e dime apo na ndryshon jeten tone .Miku im bibla eshte nje liber qe ndryshon jeten e nje personi dhe jo keto brockullat ,histori me demone qe jane sa per te shuar kurjozitetin apo per argetim .

Engjej dhe demone une nuk kam pare por besoj se mundet edhe te jene te vertet .ti nqs di apo ke ndonje histori personale na e trego ketu edhe na bind me faktet e tua .eshte e vertet se eresira dhe e keqja ka ekzistuar perpara se zoti te krijonte token dhe jeten por kjo thuhet ne bibel ,Djalli nje qenie e pervecme nuk eshte   eresira .shkurt ,bibla eshte libri me i magjishem ne bote .atje jane ato qe njeriu duhet te dije ,pra gjerat kryesore .
avatar
The Punisher

102

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: LIBRI I ZI - LAWRENCE DURRELL

Mesazh  Soul of Truth prej 11.09.15 13:51

The Punisher shkruajti:Une besoj tek Bibla e shenjte ,kam lexuar shume gjera por perseri i mbetem besnik asaj sepse eshte libri me me  shume fakte  e prova se asnje liber apo shkrim tjeter ne kete bote .

Ti i beson Bibles?????!!!!! Po ti s'di nga kane ardhur ato info qe ndodhen ne Bibel. Askush nuk e verteton se i ka shkruar ky apostull apo ky profet. Me mire te besosh dicka, kur e ke te sigurt me autor e gjithcka, sesa dicka qe ta deftojne te tjeret, kur edhe ata mund te jene manipuluar!!!! Tani akoma i beson????
avatar
Soul of Truth

"Find yourself inside of you and then forces of Universe; or better "UNIVERS" will guide you!!!!"

42

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Libri i Zi - Lawrence Durrell

Mesazh  The Punisher prej 11.09.15 22:49

Soul of Truth shkruajti:
The Punisher shkruajti:Une besoj tek Bibla e shenjte ,kam lexuar shume gjera por perseri i mbetem besnik asaj sepse eshte libri me me  shume fakte  e prova se asnje liber apo shkrim tjeter ne kete bote .

Ti i beson ketij libri qe eshte paraqitur me siper ? ajo mund te jete thjesht nje imagjinate ,nje genjeshter dhe kaq ose edhe po ta marim per te vertet ska ndonje gje qe nuk e dime apo na ndryshon jeten tone .Miku im bibla eshte nje liber qe ndryshon jeten e nje personi dhe jo keto brockullat ,histori me demone qe jane sa per te shuar kurjozitetin apo per argetim .

Engjej dhe demone une nuk kam pare por besoj se mundet edhe te jene te vertet .ti nqs di apo ke ndonje histori personale na e trego ketu edhe na bind me faktet e tua .eshte e vertet se eresira dhe e keqja ka ekzistuar perpara se zoti te krijonte token dhe jeten por kjo thuhet ne bibel ,Djalli nje qenie e pervecme nuk eshte   eresira .shkurt ,bibla eshte libri me i magjishem ne bote .atje jane ato qe njeriu duhet te dije ,pra gjerat kryesore .
Ti i beson Bibles?????!!!!! Po ti s'di nga kane ardhur ato info qe ndodhen ne Bibel. Askush nuk e verteton se i ka shkruar ky apostull apo ky profet. Me mire te besosh dicka, kur e ke te sigurt me autor e gjithcka, sesa dicka qe ta deftojne te tjeret, kur edhe ata mund te jene manipuluar!!!! Tani akoma i beson????
UNE PREFEORJ TE BESOJ NE SHUME VETA QE TREGOJNE NE MENYRE PERFEKTE TE NJEJTEN NGJARJE PO NJESOJ ,PARASHIKIMET PER LINDJEN E MESIAS JANE PARATHENE EDHE PARASHIKUAR NGA PROFETET E MEPARSHEM DHE KETO JANE ME PROVA EDHE FAKTE TE PAKUNDERSHTUESHME .
avatar
The Punisher

102

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Libri i Zi - Lawrence Durrell

Mesazh  Omnipresent13 prej 12.09.15 12:55

The Punisher shkruajti:Une besoj tek Bibla e shenjte ,kam lexuar shume gjera por perseri i mbetem besnik asaj sepse eshte libri me me  shume fakte  e prova se asnje liber apo shkrim tjeter ne kete bote .

Ti i beson ketij libri qe eshte paraqitur me siper ? ajo mund te jete thjesht nje imagjinate ,nje genjeshter dhe kaq ose edhe po ta marim per te vertet ska ndonje gje qe nuk e dime apo na ndryshon jeten tone .Miku im bibla eshte nje liber qe ndryshon jeten e nje personi dhe jo keto brockullat ,histori me demone qe jane sa per te shuar kurjozitetin apo per argetim .

Engjej dhe demone une nuk kam pare por besoj se mundet edhe te jene te vertet .ti nqs di apo ke ndonje histori personale na e trego ketu edhe na bind me faktet e tua .eshte e vertet se eresira dhe e keqja ka ekzistuar perpara se zoti te krijonte token dhe jeten por kjo thuhet ne bibel ,Djalli nje qenie e pervecme nuk eshte   eresira .shkurt ,bibla eshte libri me i magjishem ne bote .atje jane ato qe njeriu duhet te dije ,pra gjerat kryesore .
librin me lart nk e kam lexuar, Biblen dhe Kuranin nk kam ndermend ta bej, besoj ate qe perceptoj vete. Nk kam per qellim te bind askend, KUsh beson, beson, kush jo, le te mos e beje. Per mua s'ka qene ndonjehere problem kjo.

Omnipresent13

159

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Libri i Zi - Lawrence Durrell

Mesazh  bojko prej 29.09.17 14:22

Omnipresent13 shkruajti:
The Punisher shkruajti:tregim i  bukur ,po kjo duket si pjese e atij filmit me ate bosin e kokaines qe ben pakt me djallin,nejse ,por parate sishin keq edhe sidomos kur demonet nuk kerkonin asgje ne shkembim .kur nuk vine engjejt per ndihme ,e vetmja shprese mbeten djajte .engjejt duhen tju qendrojne me afer njerezve per ndryshe ata do e humbasin luften me demonet  
qeniet e drites qe i ke quajtur Engjej dhe qeniet e Erresires( djajte!) jane gjthm perkrah teje,,, atje ku ecen ti, ecin ata, ata hyjne kur te duan ne frekuencen tende mendore por ti zgjedh cilin do.  

Fakti qe ty nk te ''shfaqet'' nje engjell eshte sepse ti realisht nk e do ate te jete me ty sepse rruga qe te ofrohet prej tij per te arritur ate qe do eshte sh me e veshtire sesa ty te duket e krahasuar me ate qe nje demon te paraqet(ne dukje dmth).

Ose shfaqja e nje engjelli nk eshte shfaqje e mirefillte, nese tregohesh me i vemendshem per menyren sesi ngjarjet, situatat, njerzit levizin dhe ndryshojne, do i shohesh se jane me ty. Thjesht mos ji siperfaqesor, skenat jane me te bukura ne brendesi te tyre.

me pelqen ky sqarim lidhur me engjujt dhe djajte qe jane afer ose mbrenda neve, ka logjike ky sqarim dhe disi e kam pase kete vision vetvetiu edhe me heret. Me intereson gjate ritualeve pse thiren gjithmone demonet dhe jo engjujt, edhe pse ritualet me demone jane gjithmone pakt me sherbime te ndersjellta dhe bartin nje sasi reziku ne vete, ndersa me engjuj jo, qka ne fakt do te ishte me e favorshme me engjuj ?
avatar
bojko

"Janė dy lloje tė historisė:. Historia zyrtare, ajo e gėnjeshtrave, ajo qė na mėsojnė nė shkolla, historia * ad usum delphini *, dhe historia tė fshehtė, nė tė cilėn janė shkaqet e vėrteta tė ngjarjeve, - historia e turpshme"
Honore De Balzac, 1830s

68

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Libri i Zi - Lawrence Durrell

Mesazh  Omnipresent13 prej 29.09.17 15:39

E ke pergjigjen aty, Bojko.

Omnipresent13

159

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

per Omnipresent

Mesazh  bojko prej 29.09.17 15:46

pasi qe une nuk jam praktikues i magjive /ritualeve mund te jem edhe gabim me paragjykime, mirepo ne baze te leximeve dhe hulumtimeve qe kam bere, pothuajse te gjithe praktikuesit e ritualeve bejne thirje entiteteve te erreta kryesisht. te gjite magjistaret perfshi edhe ata fetare pothuajse bashkpunojne me entitete te erreta. me permiso nese jam gabim . ne baze te shkrimit tend nese ritualet mund te kene te njejtin sukses pse thiren demonet kur dihet qe mund te dalesh edhe humbes nese nuk i di mire rregullat, ndersa me engjuj edhe nese nuk i di mire rregullat nuk ke pasoja.

ma jep edhe kete pergjegje shtese mundesisht

avatar
bojko

"Janė dy lloje tė historisė:. Historia zyrtare, ajo e gėnjeshtrave, ajo qė na mėsojnė nė shkolla, historia * ad usum delphini *, dhe historia tė fshehtė, nė tė cilėn janė shkaqet e vėrteta tė ngjarjeve, - historia e turpshme"
Honore De Balzac, 1830s

68

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Libri i Zi - Lawrence Durrell

Mesazh  crystal92 prej 29.09.17 18:53

ajko nese njeriu do ishte vertet aq inteligjente ( cka ai esh vertet) do kuptonte qe nuk i duhet ndihma e asnjerit ne te vertet gjithsesi te 2 entetit lozin nje loj te madhe engjejt jan aty me shum per te te ndihmuare spirtualisht ( cka del tek pjesa ime pare njohja vertetes) kjo esh rruge e gjate dhe gjate kesaj rruge do kuptosh qe ato ' deshira materiale nuk jan gje tjeter vecse genjeshtra dhe ktu hyn ne loi entetit negative ( cka duhet then qe nuk kan asgje per tu gjykuare ato bejne punen e tyre).Ktu pastaj ata plotesojn cdo deshire tende 'materiale' dhe te coijne jash asaj cka ti vertet ke nevoi .Pak fjale engjej jan spirtualisht per ty kudo,entetit ' negative' per deshirat materiale .shpresoi te kem sqaruar sandopak

Sent from Topic'it App
avatar
crystal92

My light in darkness breathing hope
love shines the way into paradise

25

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Libri i Zi - Lawrence Durrell

Mesazh  Sponsored content

Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi