Njė Theia ekziston brenda nė Tokė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Njė Theia ekziston brenda nė Tokė

Mesazh  Neo prej 06.09.15 22:21



Ekipi i shkencėtarėve tė Universitetit tė Harvardit besojnė qė mbetjet e njė toke antike, tė quajtur ‘Theia’, e cila ishte pėrplasur me planetin tonė pėr ta krijuar hėnėn, mund tė jenė ngujuar nė brendėsi tė planetit tonė!!!

Ata madje pretendojnė qė kanė mbledhur prova tė mjaftueshme pėr ta dėshmuar njė pretendim tė tillė.

Ekipi beson qė proporcionet e pashpjeguara tė izotopeve nga brendėsia e tokės mund tė jenė sinjal nga materialet e njė planeti qė ishte pėrplasur me tokėn nė tė cilėn jetojmė pėr tė krijuar hėnėn. Ata gjithashtu thonė qė jehona e dėgjuar mė parė mund tė jetė pikėrisht jehona e kėtij planeti qė kishte ekzistuar shumė vite para se tė pėrplasej me tokėn.


Pėrplasja para 4.5 miliardė viteve

Teoria mė e besueshme momentalisht thotė qė hėna ėshtė krijuar para 4.5 miliardė viteve kur toka ishte pėrplasur me njė planet me madhėsi tė Marsit. Kjo teori thotė qė nxehtėsia e liruar pas pėrplasjes sė planetėve mund tė ketė ndikuar nė shkrirjen e planetit nė tėrėsi ndėrsa pjesėt e shkėputura nga ai janė bashkuar pėr tė krijuar hėnėn. Ndėrsa tani shkencėtarėt e Harvardit thonė qė kanė provat pėr tė dėshmuar qė vetėm njė pjesė e asaj toke ėshtė shkrirė, ndėrsa pjesa tjetėr qėndron ende brenda mantelit tė tokės.


Energjia e liruar

Sipas profesorit tė Harvardit, i cili po udhėheq ekipin qė po merret me kėto hulumtime, Sujoy Mukhopadhyay, energjia e liruar pas pėrplasjes sė Tokės me ‘Theia-n’, planeti me tė cilin dyshohet qė ėshtė pėrplasur toka, ka qenė e mjaftueshme pėr tė shkrirė nė tėrėsi planetin. Mirėpo, nuk besojmė qė e gjithė ajo energji ėshtė liruar pasi qė shumica e saj ėshtė mbyllur nė thellėsinė e tokės, ndėrsa vetėm njė pjesė e vogėl e saj ka ndikuar nė shkrirjen e rreth gjysmės sė planetit ‘Theia’, pjesa tjetėr e tė cilit ka mbetur nėn mantelin e Tokės.

Teoria e amerikanėve mbėshtetet edhe nga proporcioni i elementeve kimike, tė cilat gjenden nė hapėsirėn nėntokėsore ku ata dyshojnė qė ėshtė e vendosur pjesa e planetit qė ėshtė mishėruar me tokėn para miliarda vjetėsh.

Njė tjetėr fakt interesant ėshtė qė nė tė njėjtėn javė kur ėshtė prezantuar kjo teori ėshtė bėrė edhe prezantimi i njė studimi tė shkencėtarėve gjermanė, tė cilėt gjithashtu pretendojnė qė hėna ėshtė krijuar para 4.5 miliardė pas njė pėrplasje tė tokės me njė planet tjetėr.
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1445


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Njė Theia ekziston brenda nė Tokė

Mesazh  elektronika prej 07.09.15 4:11

Persa i perket Henes ne i dime te gjitha misteret e saj dhe dime se mosha e Henes (e dale kjo nga kampionet e dheut Henor) eshte 1,5 miliard vjet me e vjeter se Toka. Dhe ceshte me e rendesishmja perberja kimike eshte komplet e ndryshme nga ajo e Tokes. Teoria e formimit te Henes nga mbeturinat e Tokes ka kohe qe nuk besohet me. Dhe une nuk e kuptoj fare kete teorine e re. (Nuk dua te perseris edhe nje here shkrimin per misteret e Henes. Shkrim te cilin mund ta gjeni pikerisht tek ky forum.) Eshte e vertete qe Toka eshte perplasur me nje trup tjeter qiellor dhe mbeturinat formojne te ashtuquajturin "Brez i asteroideve". Perplasja ka ndodhur pikerisht aty ku ndodhet oqeani Paqesor ku planetit Toke i eshte hequr nje cope (Gropa e Marjaneve 11 km e thelle).
avatar
elektronika

Pervoja me e bukur qe na eshte dhene per te jetuar eshte vete misteri i jetes.....
Kur linde, po qaje, dhe gjithe te tjeret rreth teje po qeshnin.....
Jetoje jeten, ne menyre te tille, qe kur te vije momenti i fundit,
ti te jesh duke qeshur dhe gjithe te tjeret rreth teje te jene duke qare..........



91


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi