Komunikimi me tė vdekurit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Komunikimi me tė vdekurit

Mesazh  gjilanasi prej 04.09.15 0:08

A mund tė komunikojnė tė vdekurit me ne?



Njerėzit gjithmonė kanė dashur tė komunikojnė me tė vdekurit, sepse u mungojnė momentet e mira kur ata njerėz kanė qenė gjallė. Pothuajse tė gjithė njerėzit qė i kanė humbur mė tė dashurit e kanė ndier tė nevojshme qė tė komunikojnė tė paktėn edhe njė herė me ta, pėr ta ditur se a janė mirė, kudo qė janė, dhe a janė ēliruar mė nė fund nga problemet e jetės nė tokė.

Nėse ne mund tė komunikojmė me tė vdekurit, atėherė automatikisht ne do tė vėrtetojmė edhe njė gjė shumė tė rėndėsishme: Ekzistencėn e botės sė pėrtejme.

Kohėt e fundit janė zhvilluar njė sėrė metodash, nė pėrpjekje pėr tė komunikuar me tė vdekurit, dhe ne kemi pranuar shumė sinjale. Megjithatė, origjina e sinjaleve tė pranuara ėshtė shumė e dyshimtė dhe ne nuk mund tė themi me saktėsinė e plotė qė kemi komunikuar me tė vdekurit.

Tė shohim disa nga metodat, pėr tė cilat shumė njerėz thonė qė janė kanale, pėrmes sė cilave mund tė komunikojnė tė vdekurit.


Seancat me ndėrmjetėsues

Seancat, nė tė cilat njė grup i vogėl njerėzish mblidhet nė njė dhomė tė errėt, pėrreth njė tavoline, janė praktikuar tė paktėn qė prej shekullit tė tetėmbėdhjetė. Ndėrsa, famėn mė tė madhe e kanė arritur nė mes tė shekullit tė nėntėmbėdhjetė dhe nė fillim tė shekullit tė njėzet. Udhėheqėsit e kėtyre seancave zakonisht kanė pretenduar qė kanė marrė mesazhe tė rėndėsishme nga tė vdekurit, duke thėnė qė ata janė kanali pėr pėrēimin e kėtyre mesazheve nga bota e pėrtejme.

Versioni i sotėm i ndėrmjetėsueseve, apo personave tė cilėt udhėheqin kėto seanca, mund tė shihet tek tė famshmit si John Edward dhe James Van Praagh, tė cilėt pretendojnė qė nė dhomat e errėta mund tė dėgjojnė zėrat e tė vdekurve, tė cilėt, gjithmonė sipas tyre, u dėrgojnė mesazhe familjarėve. Mirėpo, kjo metodė nuk ka qenė shumė funksionale pėr faktin qė askush nuk mund ta vėrtetojė nėse ndėrmjetėsuesi ėshtė duke folur mė tė vėrtetė me tė vdekurit, pasi qė shumica e mesazheve qė janė transmetuar, me pretendimin qė kanė ardhur nga bota e pėrtejme, kanė qenė klishe, pra, gjithmonė ėshtė thėnė se tė vdekurit po thonė qė kjo botė ėshtė mė e mirė, nuk ka dhimbje, apo diēka e ngjashme.


Komunikimi pėrmes letrave

Komunikimi pėrmes letrave ėshtė shumė i ngjashėm me seancat me ndėrmjetėsues, vetėm se kjo metodė ėshtė shumė mė e thjeshtė dhe kėrkon vetėm dy persona. Rolin e ndėrmjetėsuesit e luajnė letrat, pėr tė cilat thuhet se manovrohen nga ana e djallit. Pikėrisht pėr kėtė pretendim, historikisht ėshtė besuar qė kjo formė e komunikimit me tė vdekurit mund tė jetė e rrezikshme, mirėpo, deri mė tani nuk ėshtė raportuar pėr asnjė person qė ėshtė lėnduar, apo i ka ndodhur diēka e keqe gjatė seancave tė komunikimit pėrmes letrave.

Mirėpo, sikurse edhe nė rastin e parė, pjesėmarrėsit e kėtyre komunikimeve pretendojnė qė kanė komunikuar me tė vdekurit dhe thonė qė shumė prej tyre, nė formė shpirti, u janė afruar fare pranė tavolinės, duke u pėshpėritur nė vesh, mirėpo, asnjėri prej pretendimeve tė tyre nuk ėshtė vėrtetuar ende, dhe me kėto kushte, ėshtė shumė vėshtirė pėr t’u vėrtetuar. Megjithatė, askush nuk mund tė thotė qė ndėrmjetėsuesit, apo edhe pjesėmarrėsit e tjerė, janė duke gėnjyer, pasi qė zėrat qė ata kanė dėgjuar mund tė kenė qenė nga tė vdekurit!


Komunikimi i drejtpėrdrejtė

Ka disa raste qė njerėzit kanė pretenduar qė librat, muzikat apo mesazhet qė ata i kanė pėrcjellė tė kenė qenė tė frymėzuar nga ana e tė vdekurve. Nė mesin e tyre janė: Jane Roberts me serinė e librave ‘Seth’, Pearl Curran me ‘Patience Worth’, muzika e Rosemary Brown-it, pėr tė cilėn thotė qė ka ardhur nga Franz Liszt-i, Helen Schucman, e cila pretendon qė Jezus Krishti e kishte shkruar ‘A Course in Miracles’ pėrmes saj, e shumė e shumė raste tė tjera, tė cilat shihen si provė pėr komunikimin nė mes tė vdekurve dhe tė gjallėve.
avatar
gjilanasi

397


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Komunikimi me tė vdekurit

Mesazh  gjilanasi prej 04.09.15 0:12

Komunikim me persona tė vdekur ?

A eshte e mundur qe persona qe kane vdekur te kontaktojne qe nga bota e shpirtrave me njerezit akoma te gjalle nepermjet menyrave elektronike te komunikimit? A mund te kontaktojne ata nepermjet telefonave te thjeshte?

A mundet qe nje person shume i dashur per ne pasi ka vdekur te na kontaktoje nepermjet telefonit per te na thene nje lamtumire te fundit apo per te na paralajmeruar per dicka qe mund te na ndodhe?

Sado qe mund te ngjaje e pabesueshme dhe e paimagjinueshme, ky fenomen nuk eshte nje fenomen i pazakonte dhe ndodh, e madje shpesh. Zakonisht ky fenomen ndodh rreth 24-48 ore mbasi dikush ka vdekur. Megjithate per kete nuk ka nje rregull te caktuar pasi ka shume nga ata persona qe kane konfirmuar qe kane marre telefonate nga nje person i dashur i vdekur edhe shume vite pasi ky i fundit kishte vdekur.

Keto telefonata te cuditshme jane pothuajse gjithmone te mbushura me statike te rende dhe pothuajse perhere zeri i telefonuesit te vdekur duket i larget, pikerisht sikur po vjen nga nje distance shume e larget.

Pafundesisht shume njerez kane pranuar qe kane marre telefonata qe dukej se vinin nga nje person i afert i vdekur apo nga nje mik i vdekur. Keto telefonata ndodhin zakonisht vetem nje here apo dy here dhe gjithmone jane telefonata te shkurtra me mesazhe te shkurtra.

Per disa njerez keto telefonata mund te jene shume frikesuese, por per shumicen e njerezve keto telefonata jane nje burim qetesimi dhe qe i ndihmojne ata qe te ndihen me mire dhe te gjejne forcen qe te vazhdojne me tej me jeten e tyre.

Shume shpesh, kur merret nje telefonate e tille, personi qe e merr kete telefonate ne fillim nuk e kupton qe personi me te cilin eshte duke folur eshte nje person i cili ka vdekur, dhe mendon qe eshte duke folur me nje person qe eshte i gjalle.

Shume njerez kane raportuar qe kane marre telefonata nga persona qe nuk i kishin njohur ndonjehere ne meyre te drejtperdrejte ne jeten e tyre, por qe u kishin dhene nje mesazh urgjent per t’i derguar tek nje person qe edhe ai vete edhe i vdekuri e njihnin.

Ne fakt keto lloj telefonatash jane me te rralla, por jo edhe shume te rralla.

Zakonisht marresit e ketyre telefonatave thone qe zeri nga ana tjeter e telefonit duket i cuditshem, ne nje fare menyre pothuajse mekanik apo jo real.

Ne shumicen e rasteve kur pyeten per keto telefonata njerezit qe i kane marre keto telefonata tregojne qe zilja e telefonit binte ndryshe nga sic bie zakonisht. Toni i ziles do te ishte i ndryshem apo zilja do te ishte me e shkurter nga sic ishte zakonisht.

Duke marre ne konsiderate se investigatoret paranormale perdorin shume lloje pajisjesh elektronike per te zbuluar aktivitete te shpirtrave, pasi duket se shpirtrat jane vertet te afte qe te arrijne te komunikojne nepermjet mjeteve elektronike, atehere nuk eshte totalisht e habitshme dhe e pabesueshme qe shpirtrat e personave tone te dashur te cilet jane larguar nga jeta te arrijne te perdorin telefonin si nje mjet per te krijuar nje kontakt ndermjet botes se tyre dhe botes tone.

Nese te gjitha keto jane te verteta, atehere ndoshta nje dite do te kemi mundesine qe te zhvillojme pajisje specifike te ndertuara per te lejuar komunikimin me boten e shpirtrave duke perdorur vetem teknologjine e telefonave dhe duke i ngritur ato ne nje nivel krejt te ri dhe me te zhvilluar.

Kjo gje, jo vetem qe do te mundesonte qe njerezit te mund te komunikojne me te dashurit e tyre te larguar nga jeta, por do te provonte gjithashtu qe ne vazhdojme te jetojne me nje fare menyre edhe mbasi ndodh vdekja fizike e trupit.

Ndoshta kjo do na ndihmonte qe te shihnim jeten mbas vdekjes nga nje pikepamje e re dhe do te largonim friken dhe pasigurine nga ky proces i frikshem dhe i paevitueshem.

Deri sa te vije ajo kohe kur te gjitha keto te mund te ndodhin, apo te pakten te arrijme te zbulojme se cfare dhe se si ndodhin keto telefonata ne te vertete, telefonatat qe vijne nga persona te vdekur do te mbeten ajo cfare jane akoma tani; nje mister.
avatar
gjilanasi

397


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Komunikimi me tė vdekurit

Mesazh  gjilanasi prej 30.12.15 12:00

Konfirmohet shkencėrisht: tė vdekurit mund tė komunikojnė me tė gjallėt



Dr. Imants Barušs, nga Universiteti i Ontarios Perėndimore nė Kanada, ka bėrė dy studime me qėllim qė tė konfirmojė supozimin se tė vdekurit mund tė komunikojnė me tė gjallėt me anė tė pajisjeve elektronike.

Nė studimin e parė ai ia doli qė ta riprodhonte kėtė fenomen nė njė aspekt tė dobėt, por jo edhe tė fortė. Ky studim u botua nė revistėn “Journal of Scientific Exploration in 2001”.

Ata tentuan qė tė bisedonin me shpirtra, me ē’rast regjistruan disa fjalė, apo edhe fjali. Kjo nėnkuptonte se “fenomeni i zėrit elektronik” (EVP) mund tė ekzistojė. Studimi i tij i dytė, i botuar nė vitin 2007, tentonte t’i adresonte disa dobėsi tė studimit t parė. me kėtė rast u pėrdor programi kompjuterik, i cili pėrzgjedhė rastėsisht shkronjat, pėr tė parė se a do tė krijohej ndonjė fjali me kuptim.

Meqė “rastėsitė” ishin shumė mė tė shpeshta sesa qė duhej tė ishin, shkencėtarėt konstatuan se aty ndikonin shpirtrat.
avatar
gjilanasi

397


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Komunikimi me tė vdekurit

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi