Ringjallja e shqiptarit pėr besėn

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Ringjallja e shqiptarit pėr besėn

Mesazh  Zattoo prej 02.09.15 18:36



Ringjallja e shqiptarit pėr besėn, e krahasueshme veē me perėnditė

Po qe se do mendojmė se ky lloj miti, pra vdekja e ringjallja, gjendet nė shumė kultura, kjo do tė ishte plotėsisht e saktė. Por, po qe se do tė shihnim mėnyrat e zhvillimit tė kėtij procesi dhe personazhet qė kalojnė nėpėr kėtė cikėl vdekje-ringjallje, do tė vinim re se bėhet fjalė pėr Perėndi.

Tė gjithė kėta, tė ringjallur e tė ardhur nga Bota e Pėrtejme - pasi kanė vdekur - janė entitete tė mbinatyrshme, fuqiplotė, mbinjerėzorė e natyrisht janė manifestim i fuqisė sė pėrjetshme mistike, fuqisė universale, rregullatori i Kozmosit brenda-njerėzor e Universal. E veēanta ėshtė se Kostandin i Vogėlthi, ishte veē... njė njeri.

Kjo Baladė ka njė kuptim shumė tė thellė e madje nevojitet njė analizė e shtrirė nė disa rrafshe tė mbivendosura, qė gjenden brenda individit e rrėfimit, pėr tė dhėnė dimensionin e kėsaj figure Titanike. Njė nga mesazhet e baladės ėshtė se Kostandini theu rregullat e Universit dhe bėri atė qė kishin bėrė mė parė figurat me fuqi mbinatyrore si Osiris, Dionis, Tamuz, Adonis, Baal e madje edhe vetė Krishti. Njė figurė anonime. Njė njeri i panjohur. Njė vėlla i vogėl. Njė luftėtar i rėnė nė njė luftė pa emėr. Ai, Kostandini ėshtė mishėrimi i fuqisė sė panjohur njerėzore, mishėrimi i sė voglės sė pafuqishme, njeriut, qė shndėrrohet nė fuqi hyjnore, mishėrim i ngadhėnjimit tė njeriut mbi vdekjen, mbi Universin.

Kostandini zbėrthen kodet e jetės e tė vdekjes dhe i bėn ato tė parėndėsishme, tė kota, tė pavlera, tė pafuqishme. Ai nuk ėshtė njė Faust, por ėshtė njė njeri qė qėndron mbi palėt: mbi Jetėn e mbi Vdekjen. Qėndron aty me fuqinė qė ka vetėm njė Zot: Ai qė ka ēelėsat e Botėve. E kėtė fuqi ai nuk e mori nga sakrifica, rituale, tempuj, mėsime ezoterike, yjėsi enigmatike, dije tė kulluara e tė rrokura veē nga mendje mbinjerėzore. Jo! Asnjėra nga kėto nuk ishte rruga e Kostandinit.

Rruga e tij kalon nga shtegu i lotėve tė nėnės sė tij dhe nga lugina e djegur e dhimbjes, pėrndryshe, forma qė ka shpirti i kėsaj nėne; kalon nga Dheu, qė i kujton atij se ai ėshtė i tepėrt pėr tė. Ėshtė i tepėrt pėr atė Dhe, pasi shpirti i tij nuk ėshtė as i asaj bote e as i kėsaj bote. Ky pėrrua lotėsh, kjo luginė e djegur, ky Dhe fisnik, ky shpirt i trazuar dhe e vetmja pemė me lule e luginės, pema Doruntinė, janė elementėt e fuqisė sė Kostandinit.

Tė tėrė kėta pėrbėjnė, “frymė e gjak” tė Kostandinit, pėrbėjnė fuqinė e tij jetike, forcėn qė theu barrierat, forcė e cila e ka emrin BESĖ. Nė emėr tė saj ai erdhi e iku nė heshtje enigmatike. Kjo ėshtė ajo forcė e mbinatyrshme qė vesh shqiptarėt, historitė e tyre mitike nė mė shumė se njė rast, traditėn e tyre tė kahershme, me njė lloj besimi tė njėjtė me atė tė atyre Perėndive qė u pėrmendėn mė sipėr.

Besa e shqiptarit, e ngritur nė kėtė nivel ėshtė njė besė, religjion ta quajmė nėse duam, organik i shpėrndarė nė tė gjitha viset, duke i veshur vetėdijes sė kėtyre individėve njė fuqi vendimmarrje e vetėgjyqėsie, bazuar nė kodet mė fillestare tė ekzistencės njerėzore, nė format mė arkaike tė organizimit tė jetės. Ndoshta, kjo arsye, Besa, dhe kjo mėnyrė e pėrballimit me vdekjen, dashurinė, drejtėsinė, gjetur veē si tipar hyjnor i Perėndive mitologjike, e shtyn Henry Noel Brailsford qė tė shprehet pėr ta: Janė mbinjeriu i Niēes, kėta shqiptarė tė moēėm, diēka mes mbretėrve dhe tigrave... /

Pėrgatiti: Maksim Zotaj
avatar
Zattoo

635


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi