Mitologjia nėpėr gurėt e Judbinės

Shko poshtė

Mitologjia nėpėr gurėt e Judbinės

Mesazh  Equinox prej 02.09.15 11:56



Mitologjia Shqiptare, ka njė figuracion tepėr tronditės qė qėndron midis legjendės dhe reales. Kemi dėgjuar nė mitin tonė pėr fushėn e Judbinės. Por ku ndodhet ajo dhe ku bashkohet legjenda me realen. A ka dėshmi pėr heronjtė emocional tė krijuar prej popullit e tė mbetur nėpėr legjenda?

Legjendat dhe mitet kanė tė tyren njė pozicion gjeografik dhe njerėzit besojnė nė to, ashtu si besoi Shlimani nė rrėfenjat e Homerit dhe zbuloj Trojėn. Fshati Marinė i Drenicės ndodhet nė Kosovė. Aty kanė kryer bėmat e tyre Muji dhe Halili, heronjtė e Judbinės.

Aty ndodhen dhe tre gurėt e famshėm tė tyre qė askush vendali nuk guxon t’i prekė. Vėrtetėsinė e Mujit dhe Halilit nė fshatin Marinė, nuk e konteston askush. Gurėt e kėtyre kreshnikėve, qė gjenden nė kėtė fshat, janė krenaria dhe njėkohėsisht burimi i njė frike tė vjetėr. Sipas banorėve, ata qė janė munduar tė ndryshojnė vendin apo formėn e gurėve tė Mujes dhe Halilit, sot nuk jetojnė mė.

Nė telin e Lahutės, ata edhe mė tutje shkulin lisa dhe peshojnė shkėmbinj. Muji dhe Halili kanė qenė dy malėsorė qė kanė pasur fuqi mbinatyrore. Ata, sipas legjendės, ishin shtatgjatė, muskulorė dhe me mustaqe tė gjata.

Madje, fshati Marinė i Drenicės ka njė lidhje shumė tė veēantė me kėta dy malėsorė. Kėtė lidhje e bėjnė mė tė fortė dhe tė prekshme tre gurė tė mėdhenj, tė cilėt qėndrojnė afėr shkollės sė fshatit.

Brez pas brezi nė Marinė e nė rrethinat e sajė tregohen legjenda se si kėta gurė janė peshuar nga duart e Mujės dhe Halilit.
Ndėrsa profesorėt e shkollės fillore nuk kanė nevojė t’ua vizatojnė nxėnėsve madhėsinė e gurėve nė dėrrasė tė zezė. Ata i kanė vetėm pak metra larg shkollės dhe fėmijėt kanė mundėsi edhe t’i shohin nga afėr. Edhe vizitorėt kurioz mund t’i shohin ata, por mė parė duhet rrėfyer legjenda dhe vendi ku ka ndodhur.
“Sė pari kur i kanė gjuajtur gurėt Muji dhe Halili, si ka ra kėtu njerėzit kanė menduar qė ėshtė tėrmet, por kur ka ra ka shpėrthye uji”, rrėfejnė banorėt vendas dhe vėrtet e besojnė ngjarjen.

Vendasit, kėta tre gurė i ruajnė si sytė e ballit. Ata besojnė se kush i prek gurėt, mund t’i ndodhė ndonjė fatkeqėsi nė familje. Nė kėtė mėnyrė, gurėt janė ruajtur nga dėmtimi dhe sot janė objekt pelegrinazhi i turistėve kurioz.

“Nuk kanė guxu, kush e ka prek atė janė dėmtu tė gjithė. Kush e ka prek iu ka kajt nana”, thonė banorėt e fshatit Marinė.

Vėrtetėsinė e tyre nuk e konteston askush nė Kosovė. Madje as tė rriturit.

Ata besojnė se kėta tre gurė janė hedhur nga duart e Mujės dhe Halilit nga fshati Gradicė, i cili gjendet tri kilometra larg Marinės. “Para 150 vjetėve kėta gurė janė kėtu, dy kėtu e njė qatje. Thonė qė i kanė gjuajt prej Qyqavice, Tali e Muja kėta kėtu,e Halili atė atje”.Ata besojnė dhe i tregojnė me gisht gurėt e mėdhenj.
Madje edhe mėsuesit besojnė fort nė legjendėn e kreshnikėve dhe kėtė bindje ēdo ditė ia transmetojnė edhe fėmijėve nė shkollėn fillore nė Marinė. Ata tregojnė se si kanė ardhė gurėt deri kėtu. “Ėshtė kap guri me dy duart, edhe ėshtė hulat edhe ėshtė hedh sa ka pas fuqi nė lartėsi shumė tė madhe. Kėsaj loje i kanė thėnė gurapeshė”, tregojnė nė fshat.

Por ata thonė se “Mesazhi i vėrtetė i saj ėshtė se fuqia njerėzore ėshtė shumė e madhe, dora e njeriut ėshtė shumė e fuqishme, mundet tė bėj ēudi, mund tė bėj mrekulli”, dhe ky ėshtė mesazhi.
Pavarėsisht kėsaj, mėsuesit dhe banorėt e fshatit Marinė e kanė ndėrmend t’i ruajnė kėta gurė, nė mėnyrė qė legjenda pėr Mujin dhe Halilin tė mos vdesė kurrė. “

“Njė person e ka shpinė qatje, ia ka hek njė copė pėr me zidu njė bunar, atė dite iu ka sėmur njė djalė , i ka mbet sakat, tash ka vdek, por gjatė gjithė jetės u kanė sakat”, vazhdon legjenda.
Ndėrsa ne dimė se frika qindravjeēare e banorėve ėshtė e natyrės psikologjike. Njė shėnjė paganizmi ku mosrespektimin e kultit e lidhin me fatkeqėsi. Fatkeqėsitė gjithmonė ndodhin, por bashkėsia, popullata e projekton fatkeqėsitė si pasojė e njė veprimi qė nuk e ka respektuar kultin apo vlerėn qė e ka krijuar bashkėsia.

Rrėfimet pėr gurėt ēdo ditė ushqehen dhe e rrisin legjendėn. Sipas banorėve, dikur afėr kėtyre gurėve janė shfaqur edhe krijesa tė papara mė herėt. Sipas tyre, kėto krijesa kanė shėrbyer si mbrojtės tė gurėve tė Mujit dhe Halilit.

“Shumė njerėz e kanė pa njė gjarpėr tė madh nė zgavrėn e gurit tė madh dhe verės prej zhegut kėndon. Ka qenė me njė kaqurotė shumė tė madhe dhe ka dalė nė kohėn kah 8:00-9:00 e mėngjesit”, rrėfejnė fshatarėt.

Por, a del dikush brenda dhe jashtė Marinės qė ka guxim tė dėmtojė kėta gurė?

“Jo, kurrė, se kush i ka dėmtuar, ia ka pa sherrin”, thonė ata.
Historia e Mujit dhe Halilit nis nga malet e Ēiēavicės, pasi ata kanė pirė qumėshtin e zanės, kanė bėrė garė se cili mund tė gjuajė gurė mė larg se tjetri. Natyrisht ata gurė kanė qenė tė pėrmasave shumė tė mėdha, por qumėshti i zanės u ka dhėnė atyre njė fuqi mbinatyrore. Dhe gara kishte pėrfunduar pikėrisht nė fshatin Marinė, ngase gurėt qė janė gjuajtur prej tyre, janė pėrplasur nė tokėn qė sot quhet Marinė.

Pėrshkrimi i personazheve ėshtė i mbinatyrshėm; ata flasin me orėt, luftojnė me mazdrake (topuz), gjaku i tyre derdhet si lumė, i kanė mustaqet nga njė pash, e hedhin topuzin me aq forcė sa ngrihet pluhur nėntė pashė lart etj. Heronjtė e kėtyre legjendave janė tė shumtė, por ai kemi shfrytėzuar ne ato nė dobinė tonė kulturore dhe tė prezantimit tė dėshmisė se vijmė prej lashtėsisė dhe jemi autokton nė kėto troje. Duke parė se turizmi i sotėm ėshtė ai tranzit, kalimtarė, do tė ishte me vlerė qė tė prezantohej e gjithė kultura jonė, e shkruar, arkeologjike, monumentale por edhe ajo g......



avatar
Equinox

220


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi