Gjithkush ėshtė shpjegues i ėndrrave tė veta

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Gjithkush ėshtė shpjegues i ėndrrave tė veta

Mesazh  Neo prej 29.01.09 0:53

Gjithkush ėshtė shpjegues i ėndrrave tė veta

Njė qasje e re ndaj shpjegimit tė ėndrrave vė gjithkėnd nė gjendje tė kuptojė nė mėnyrė tė pavarur dhe vetėshėruese ėndrrat e tij dhe njėkohėsisht problemet e lidhura me to dhe mėnyrat pėr t“i zgjidhur.

Prej mijra vjetėsh ėndrrat pėrpiqen tė shpjegohen pothuajse nė tė njėjtėn mėnyrė. Tė huajt na tregojnė se si tė pėrkthejmė ėndrrat tona.

"Ndryshimi midis kėndvėshtrimit tim mbi ėndrrėn dhe kėndvėshtrimit tradicional qėndron nė atė qė unė mendoj se njė ėndėrr mund tė pėrshkruhet dhe pėrkthehet qė nga rreshti i parė e deri tek i fundit", shpjegon Dr. Max Segeth, psikologu qė ka zhvilluar kėtė qasje.

Nga ana tjetėr njė ėndėrr mund tė kuptohet dhe pėrkthehet nga vetėm ai qė e ėndėrron: ėndrra ka tė bėjė me gjendjen e tanishme tė personit. "Meqėnėse e tėrė ėndrra ka tė bėjė drejtpėrdrejtė me atė qė e ėndėrron, ky i fundit duhet tė arrijė ta protokollojė pa lėnė gjė mangut duke zėvėndėsuar pastaj personat, kafshėt, sendet, ngjyrat dhe numrat nė ėndrrėn e tij me veti tė shoqėruara nė mėnyrė tė vetvetishme, dhe kėshtu duke u nisur nga kjo qė doli tė shkruajė sėrisht ėndrrėn e tij duke e lidhur me gjendjen e tij tė sotme.

Njė grua e pa veten nė ėndėrr sikur ndodhej nė njė varrezė. Aty iu shfaq njė i njohur i vdekur me njė veshje qė tė binte nė sy, i cili po e tėrhiqte drejt vetes. Ėndėrruesja, njė grua e vjetėr qė deri nė atė ēast kishte pasur njė mėnyrė tė jashtzakonshme tė jetuari, i shoqėronte kėtij tė vdekuri vetinė 'Teprim'.

Ky mesazh pėrkthehej: 'Lėre teprimin tė vdesė!'. Kjo 'shenjė qė i vinte nga e pavetėdishmja' ia bėri mė tė lehtė atė ngjarje qė e priste, futjen nė pensionin e pleqve, qė i shkaktonte njė frikė por tė cilėn ajo nuk e pranonte.

Nė njė ėndėrr tjetėr njė djalė i ri sheh gruan e tij tek papritur ia merr me vete dhe i hedh dorėn nė qafė njė djalosh i ri e tėrheqės, ndėrkohė qė ajo e lejon e vetėdijshme. Kėtu mesazhi i ėndrrės ėshtė: 'Unė pėrqafoj guximin tim'".

Djaloshit kjo i dha guximin, tė dijė tė trajtojė mė mirė njė sfidė qė e priste. Njė pėrvojė tipike qė fitohet nga shpjegimi i ėndėrrave tė kėtij lloji ėshtė rritja intuitive e vetėbesimit.

Nismėtari i studimit modern tė ėndėrrave ishte Sigmund Freud (Frojdi, Zigmund - shih fig.) me nxjerrjen nė fillim tė viteve 1900 tė teorisė sė tij mbi shpjegimin e ėndrrave. Teza thelbėsore e tij se ėndrra ishte rruga mbretėrore pėr tek e pavetėdijshmja, u kthye nė gur themelor tė konceptit tė tij terapik nė psikoanalizė.

Nė ėndėrr problemet e ndrydhura brenda vetes kthehen sėrisht nė njė trajtė enigmatike. Metoda e shpjegimit tė ėndrrės merret pikėrisht me zgjidhjen e kėsaj enigme. Pėr kėtė do tė ishte i nevojshėm njė ekspert i cili do tė arrinte t“i qasej thelbit tė mesazhit tė ėndrrės, pasiqė disa simbole vlejnė pjesėrisht njėlloj pėr tė gjithė.

Alvin Ekmekēiu
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1445


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi