Katėr arketipat e njerėzve

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Katėr arketipat e njerėzve

Mesazh  Berti69 prej 26.08.15 22:39

Ekzistojnė shumė teste psikologjike tė dokumentuara pėr pėrcaktimin e mėnyrave tė ndryshme tė sjelljes qė shfaqin njerėzit. “Sistemi qė unė parapėlqej, shprehet David Kean, i ndan njerėzit nė katėr arketipa: ekspresivėt dhe tė dashurit, tė cilėt janė mė tė orientuar nga njerėzit; komanduesit dhe analitikėt, tė cilėt janė mė tė pėrqendruar te detyra dhe puna.”



Njohja e profilizimit tė ēdo karakteri, ndihmon pėr t’u pėrshtatur e pėr tė patur marrėdhėnie mė tė mira me tė tjerėt.

Ekspresivėt. Energjikė, krijues, tė hapur, optimistė dhe tė shpejtė. Mėrziten lehtė dhe s’u pėlqejnė hollėsitė. Kanė nevojė pėr nxitje tė jashtme dhe u pėlqen tė jenė nė qendėr tė vėmendjes. Urrejnė burokracinė, progresin e ngadaltė, njerėzit qė nuk shfaqin interes apo entuziazėm, qėndrimet negative. Ekspresivėt ėshtė e lehtė t’i dallosh. Janė tė drejtpėrdrejtė me opsionet e tyre dhe i paraqesin idetė me emocion dhe jo me fakte.

Tipat e dashur. Tė ngrohtė, mikpritės, tė duruar, bashkėpunues, miqėsorė. S’u pėlqen shumė tė ballafaqohen me njerėzit. U pėlqen tė krijojnė mirėkuptim dhe janė tė shkėlqyer pėr tė krijuar lidhje afatgjata. Nuk janė tifozė pas konflikteve, njerėzve jo bashkėpunues, qėndrimeve agresive, atyre qė kanė pėr qėllim tė plagosin ndjenjat e tė tjerėve, apo ndaj individualistėve egoistė. Tipat komandues tė kenė kujdes! Kėta njerėz kanė nevojė tė joshen. Nėse futeni me shumė shpejtėsi nė biznes, ata do tė kenė ndjesinė se i keni sulmuar nga pikėpamja intelektuale!

Komanduesit. Tė saktė, me rendiment, tė vendosur dhe tė drejtpėrdrejtė. Nuk kanė shumė kohė pėr t’u shoqėruar me tė tjerė. Nuk u pėlqejnė debatet e stėrzgjatura. Urrejnė ēdokėnd qė shfaq mungesė interesi, mospėlqim (tė pikėpamjeve tė tyre), pavendosmėrinė dhe vonesat. Komanduesit kthehen nė shtėpi vonė dhe e lėnė tryezėn punės krejt tė pastėr. Nėse zyrėn e keni rrėmujė, janė mė pak tė prirur pėr tė bėrė biznes me ju dhe e marrin si provė se jeni tė papėrgatitur.

Analitikėt. Analitikė, tė saktė, tė kujdesshėm, tė rezervuar dhe me logjikė tė fortė. Nuk nxitohen, i marrin vendimet mbi bazėn e fakteve dhe provave, dhe jo mbi bazėn e hamendėsimeve dhe tė parandjenjave. Nuk u pėlqen tė duken. Nė njė zgjedhje politike, do tė votonin sipas ēėshtjeve tė politikave dhe jo tė karaktereve tė politikanėve. E kanė bezdi tė kenė rrotull njerėz tė zhurmshėm dhe kokėfortė. Nuk e pėlqejnė “kreativitetin” e tepėrt dhe e konsiderojnė tė menduarit jologjik shumė acarues. Parapėlqejnė tė kenė pėrpara dokumente kur bėjnė dialog. U pėlqen, gjithashtu, tė pėrdorin tryezat e punės si pengesė fizike pėr tė parandaluar intimitetin. Pėrdorin fjalė tė mėdha dhe tė komplikuara pėr tė pėrēuar njė kuptim tė saktė.

Si shihen prej tė tjerėve?

Efekti qė kėto katėr arketipa mund tė kenė te njerėzit qė nuk janė si ata, mund tė jetė alarmues.


Ekspresivėt. Ata qė nuk janė ekspresivė priren t’i shohin kėta tipa si rrodhe, sipėrfaqėsorė, tė shtyrė drejt ekzagjerimit dhe me besim tė tepruar te vetja. Tipat ekspresivė janė zakonisht acarues ndaj analitikėve, sepse i shohin kėta si shumė emotivė. Ekspresivėt entuziazmohen dhe bien nė dashuri me ēdo ide tė mrekullueshme qė dėgjojnė. Janė nga natyra entuziastė. Ekspresivėt besojnė se pa praninė e tyre nuk do tė kishte ide tė reja.


Tipat e dashur. Mund tė shihen shpesh si tė dobėt, qė e humbasin kohėn kot, nuk arrijnė asnjėherė objektivat qė ia vendosin vetes, si dhe janė tė ngadaltė nė marrjen e vendimeve. Tipat e dashur i acarojnė shumė komanduesit.


Komanduesit. Shihen zakonisht nga grupet e tjera si autokratikė, kritikė, tepėr kėrkues, tė pandjeshėm dhe qė duan tė mbizotėrojnė ēdo mjedis. Tipat komandues besojnė se, nėse nuk do tė ishte pėr ta, asgjė nuk do tė kryhej nė kėtė botė. Por ata bėjnė gjėrat qė tė ndodhin.


Analitikėt. Priren tė shihen (sidomos nga tipat ekspresivė) si kokėfortė, qė merren mė shumė se ē’duhet me detaje, tė dhėnė pas perfeksionit, tė ngurtė dhe joemotivė. Nė fund tė fundit, nėse analitikėt nuk ia vėnė pikat i-sė dhe bishtat t-sė, kush tjetėr do ta bėnte?
avatar
Berti69

"Si ėshtė lartė, ashtu ėshtė edhe poshtė, e si ėshtė poshtė, ashtu ėshtė edhe lart"


507


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Katėr arketipat e njerėzve

Mesazh  Jetmira prej 02.09.15 20:07

Un bej pjes tek ekspresivet
avatar
Jetmira

897


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi