Teoritė e komploteve dhe psikologjia e konspiracionit

Shko poshtė

Teoritė e komploteve dhe psikologjia e konspiracionit

Mesazh  Admin prej 28.01.09 18:54



Vrasja e Kenedit, alienėt dhe zbritja nė Hėnė; tė ndriēuarit (Illuminati) dhe 11 shtatori: teoritė mbi komplotet kanė qenė dhe ato bashkudhėtare tė historisė.

Nė fakt, mund t‘i ndodhė secilit prej nesh nė jetėn e pėrditshme qė tė mbėrthehemi ndonjėherė nga njė frikė e brendshme e nga njė ndjenjė mosbesimi pėrballė mjedisit qė na rrethon, e tė na duket vetja i huaj e i padėshiruar.

Por ndodh, madje, qė shpesh mendimi njerėzor tė rrahė shumė larg e tė mendojė se aty fshihet pikėrisht njė komplot i mirėfilltė, njė konspiracion pėr tė shkatėrruar, pėr shembull, karrierėn profesionale, atė politike, e tė na manipulohen kėshtu fatet e menduara si tė paracaktuara.

Teoria e njė konspiracioni tė mundshėm haset sidomos te politikanėt diktatorė, tė cilėt thuhet se nuk mund tė jetojnė dot pa to.

Duke jetuar nė njė sistem, tė cilin ata vetė e kanė ushqyer, ndodh qė frika se njė ditė mund tė bėhen viktimė e tij, t‘i japė udhė njė paranoje tė skajshme, e cila mund tė kthehet nė njė sėmundje tė vėrtetė mendore, ku skenat e pėrgjakshme, me armiq tė pėrbetuar qė duan tė tė shkatėrrojnė e vrasin me njė thikė natėn nė gjumė, bėhen tė pėrditshme.

"Bashkimi Evropian ėshtė njė mjet pėr tė ēuar prapa reformat dhe tė bėjė kėshtu tė mundur zgjerimin e pushtetit tė Papės nė Britaninė e Madhe", kishte theksuar njė herė me forcė nė njė tė pėrjavshme konservatore britanike, "The Spectator", mėsuesi i teologjisė Adrian Hilton, mė 30 gusht 2003.

Pas kėsaj, konservatorėt e hoqėn emrin e tij nga listat e tyre si kandidat i zonės sė Slought nė zgjedhjet e fillimvitit 2005 dhe artikulli nė fjalė bėri sigurisht bujė e ngjalli debate: Njė kandidat pėr nė Parlamentin britanik si teoricien i pastėr i komploteve?! - kjo tingėllonte disi paradoksale.

Ai po e diskretitonte partinė e tij me deklarata e artikujt e tij, thuhej nė arsyetimin pėr eliminimin e kandidaturės sė tij. Por, gatishmėria pėr tė besuar nė komplote fshihet thellė nė ndėrgjegjen e mendjeve tė tė gjithė njerėzve. Sigurisht qė ato mund tė kenė shpeshherė pasoja tė pėrgjakshme.

Nė korrik tė vitit 1946, njė i burgosur, i liruar nė Burgun e Kielces nė Poloni, vrau mbi 40 hebrenj. Arsyeja pėr kėtė ishin thashethemet e shpeshta qė ai kishte dėgjuar se tė mbijetuarit e Holokaustit donin tė vrisnin pėr arsye ritesh religjioze njė fėmijė tė krishterė.

Ky motiv i tė ashtuquajturės "legjendė e ritualeve" shkon thellė nė histori, duke cekur kufijtė e shekullit tė dymbėdhjetė. Murgu anglez, Thomas i Monmouth-it pretendonte asokohe se hebrenjtė kishin kryqėzuar njė tė ri tė vdekur pėr tė pėrqeshur Krishtin.

"Legjenda e ritualit" la njė gjurmė tė pėrgjakshme Pogromi ndėr shekuj - derisa erdhėm nė kohėt e sotme, ku hasim lloj-lloj ekstremitetesh. Si nė botėn e krishterė ashtu dhe nė atė arabe e hebrenje, por sigurisht edhe nė kultura tė tjera, kėto legjenda e mite janė shumė tė pėrhapura.

Komplotet: besimi, legjendat dhe teoritė


Teori tė suksesshme komplotesh i kanė dhėnė ujė burimit tė besimit pėr puēe e komplote - dyshimit tė skalitur nė mendje mbi pjesėtarėt e njė grupi kundėr njė grupimi tjetėr, apo dhe mes individėve tė tė njėjtit grup.

Kjo mund tė prekė njė bashkėsi religjioze, njė popull, njė komb, njė shtet apo madje edhe thjesht njė fshat apo lokalitet. Ku qėndron arsyeja e gjithė kėsaj? Nga eksperimentet ėshtė e njohur se: njerėzve qė jetojnė nė mjedisin e tyre natyral u atribuohen mė sė shumti cilėsi pozitive, ndėrsa tė huajve u vishen kryesisht cilėsi negative.

Dhe ata me kėnaqėsi ndajnė atribute pėr njerėzit nė mėnyrė fare tė pėrgjithshme, duke rėnė pre e paragjykimeve: pėr shembull, qarkullon shprehja se gjermanėt janė tė dhėnė shumė pas rregullit e disiplinės, irlandezėt tė dhėnė pas pijes e shumė tė lidhur me traditėn e fenė e tė parėve. Ndėrkohė, pėr sllavėt qarkullojnė tė tjera shprehje.

Po kėshtu, pėr japonezėt e kinezėt etj. Kėto pra janė dhe ato ēfarė socio-psikologėt i cilėsojnė si "stereotipa".

A i nėnshtrohen ata kėsisoj mishėrimit tė sė keqes, amoralitetit, agresivitetit apo skenarėve tė nėndheshėm ogurzinj? A nuk ėshtė kjo jo larg thashethemeve pėr akte tė fshehta sabotazhi, qė gėlonin nė komunizėm e fashizėm, ose nė sisteme tė tjera diktatoriale? E barabartė thuajse me "Njė epidemi ka shpėrthyer - armiqtė duan tė na helmojnė puset e ujit qė ne tė vdesim!" - qė ishte e shpeshtė nė kohėt e shkuara.

Dikur, dikush shkruan mė pas nė njė fletushkė apo nė njė libėr mbi nėnshtetasit plangprishės dhe planet e fshehta tė "tė kėqijve". Vetėm nėse kjo nis e bėhet shumė e madhe pastaj, shumėkush do tė mendonte: "Do tė ketė diēka aty, sepse ne nuk u kemi besuar kurrė atyre". Kėshtu gėlojnė teori e besime tė vėrteta mbi komplote, puēe, legjenda e mė pas vijnė, sigurisht, edhe "kundėrteoritė".

Njė ndjenjė mosbesimi e mirėfilltė u mjafton atyre si bazė dhe ata pastaj e ndiejnė atė si njė nevojė - si pėr shembull "rituali i legjendės sė vrasjeve" - tė cilin e pėrmendėm mė lart, qė sipas studiuesve nuk ka, nė fakt, asnjė bazė tė vėrtetė historike.

Nė kohėt e lėvizjeve e ndryshimeve tė mėdha shoqėrore, ku nis e mbizotėron edhe pasiguria politike, pėrpos pėrparimit vjen edhe njė fazė e rafinuar e mendimit njerėzor, ku qeveris mosbesimi e plasin kėsisoj thashethemet e historitė e stisura pėr komplote.

Vijmė te revolucioni francez apo ai bolshevik nė Rusi, tė cilėt shfuqizuan pushtetin e dy rretheve konservatore qė e mbanin veten si monarki, qė burimin e pushtetit tė tyre e kishin nga "vullneti i Zotit". Pėrfaqėsues tė sistemit tė vjetėr shihnin njė komplot gjigant tė funksiononte - dhe i shkruan mendimet e tyre rreth kėsaj nė libra tė panumėrt.

Fundi i socializmit real pėr shembull, pėr ēudi, nuk u shoqėrua fare nga ndonjė teori komplotiste, e cila mendohej se mund tė ishte shkaktare pėr njė kohė tė gjatė e rėnies sė sistemit. Dėshtimi i regjimit nė rastin e tyre ishte mė se evident e nuk shkonte mė as edhe njė teori e vetme komploti pėr ta justifikuar atė, pasi populli ishte i bindur tashmė se ishte sistemi qė kishte dėshtuar e mė pas edhe elitat e tyre udhėheqėse.

Besimi nė komplot nuk ėshtė sėmundje mendore

Historianėt dhe politologėt nga SHBA-ja po pėrpiqen tė gjejnė se pėrse pikėrisht nė vendin e tyre teoritė e komplotit e besimi nė to po njohin njė lulėzim kaq tė madh. S‘ka rėndėsi nėse bėhet fjalė pėr 11 shtatorin, zbritjen nė Hėnė apo vrasjen e Kenedit.

Pėr socio-psikologėt shpjegimi ėshtė shumė mė i thjeshtė: Shoqėria amerikane ndahet nė shumė grupime e njeh shumė thyerje kulturore, qė kanė njė ndjenjė tė thellė mosbesimi ndaj njėri-tjetrit - gjė e cila ēon nė njė shtim inflacionar tė detyrueshėm tė teorive tė komplotit.

Pėr ta besuar kėtė, nuk tė bėn tė besosh, nga ana tjetėr, se aty hasim ndonjė indeks se kjo mund tė jetė njė sėmundje mendore. Pėr njė shqetėsim mendor paranojak do mund tė flisnim vetėm atėherė kur lidhjet e njė njeriu me mjedisin qė e rrethon do tė prekeshin tejpėrtej nga ndjenja tė shumėfishta frike e mosbesimi.

Idetė e komplotit tė skizofrenėve shpesh janė shumė bizarre, tė destabilizuara dhe nga jashtė, jo tė pranueshme. Komplotet e zakonshme dhe motrat e tyre tė vogla, intrigat, ne i hasim pėrkundrazi thuajse ēdo ditė nė jetėt tona, e pėr kėtė nuk mund tė akuzohemi se jemi paranojakė apo tė sėmurė mendorė.

Nė firmat ku punojmė, familje, klube, shoqata, parlamente e qeveri, njerėzit komplotojnė vazhdimisht kundėr njėri-tjetrit, e pėr kėtė tė gjithė jemi dėshmitarė.

Komplotet reale dhe pasojat

Por edhe komplotet reale mė tė mėdha nė botė nuk kanė qenė kurrė kaq tė dhunshme sa pasojat e tyre tė paramenduara. Komplotet botėrore tė shfaqura nė kopertinat e librave kanė gjithnjė njė prirje pėr tė qenė "Bestseller".

Teoritė "bizare" mbi iniciatorėt apo shkaktarėt e sulmeve famėkeqe terroriste nė botė, e veēanėrisht ato mbi kullat binjake mė 11 shtator 2001, bėnė qė nė Evropė e Amerikė tė lulėzonin pėrmbledhje librash konspirativė me skenarė spiunėsh, qė po risillnin edhe njėherė atmosferėn e "vėllezėrve" tė tyre tė Luftės sė Ftohtė, thuajse tė gjitha fiksione letrare.

Gjithashtu, kemi dhe rastin e romanit tė famshėm tė Dan Braun, i cili tė sillte ndėrmend rishfaqjen apo rizbulimin e grupimit mistik okult tė ashtuquajtur "Illuminati", sigurisht nėn njė emėr tjetėr, "Vėllazėria e Sionit".

Komplotistėt botėrorė janė zakonisht ashtu siē pritet: shoqėri homogjene. S‘ka rėndėsi nėse janė jezuitė apo hebrenj, masonėt e lirė apo koncerne tė mėdha botėrore financiare, grupime mediatike apo politike, ekonomike a religjioze, ato janė tė ndarė nga kufij thuajse tė padukshėm prej njėri-tjetrit.

Pas njė studimi mbi konceptin e armikut, qė haset nė shkrimet evangjelike amerikane, historiani amerikan, David Brian Davis, pėr shembull arriti nė njė pėrfundim befasues: "Ndėrsa masonėt, katolikėt e mormonėt nė realitet shfaqin fare pak ngjashmėri mes tyre, pėr sa i pėrket stereotipit tė armikut, ato thuajse e venė gishtin nė tė njėjtėn pikė".

"Illuminati" - njė fantazmė e mitit tė superkomplotistit botėror

Urdhri i "Illuminati", njė shoqėri apo klan okult gjermano-bavarez, i cili kujdesej pėr pėrhapjen e idealeve tė tij nė vitin 1785, u ndalua vetėm nėntė vite pas themelimit tė tij dhe u shkri pėrfundimisht nė vitin 1790.

Ai kishte sipas dokumentacionit historik anėtarė vetėm nė Gjermani. Ishin autorėt e librave konservatorė ata qė e bėnė atė pėrgjegjės fillimisht pėr shpėrthimin e revolucionit nė Francė e pastaj nė Rusi.

Nė vitin 1799 pėr shembull, predikuesi religjioz amerikan, Jedidiah Morse, ishte ai qė e pėrmendi atė pėr herė tė parė nė kontekstin e luftės qė duhej bėrė ndaj fushatės shkatėrrimtare tė "Fronit e altarit".

Historiania britanike, Nesta Webster, e shihte Anglinė nė vitet njėzet, tė kėrcėnuar nga njė aleancė shkatėrrimtare mes "Illuminati", hebrenjve e njė lėvizjeje pangjermane.

Autori "bestseller" amerikan, Dan Braun, nga ana tjetėr, nga "Illuminati", krijon (megjithėse kjo edhe mund tė jetė e vėrtetė) me fantazinė e tij njė shoqėri tė fshehtė - ku Da Vinēi na shfaqet si anėtar i kėtij urdhri.

Njė gjė tė pėrbashkėt kanė tė gjithė autorėt me njėri-tjetrin pėr sa i pėrket shpjegimit tė teorive mbi komplotet. Ato mbėrrijnė me mesazhet e tyre direkt nė grupet qė ata mendojnė se u pėrkasin: "Armiqtė tanė janė tė egėr, tė kėqij, tė fuqishėm, tė pėrhershėm, tė pashikueshėm e duan tė shkatėrrojnė e degjenerojnė idealet tona mė tė larta".

Ky stereotip demonial si armik haset sot, pėr shembull, edhe nė shkrimet e kundėrshtarėve, le tė themi, tė globalizimit, ashtu sikurse edhe te fondamentalistėt e tė gjitha krahėve religjiozė apo dhe nė librat "bombė" qė mundohen tė fantazojnė mbi shumė teori, pėr shkaqet e organizimit tė sulmeve tė 11 shtatorit.

Komplotet minimizohen nė njė shoqėri demokratike

Por, njė gjė ėshtė e qartė: ai qė vuan nga njė frikė e tillė shpesh bėhet objekt e subjekt i pasojave tė saj, pasi paranoja pėr njė veprim keqdashės nga njė grup apo individ qė tė ndodhet pranė, ėshtė e rrėnjosur thellė nė psikikėn njerėzore.

Teori mbi komplotin mund tė ketė pa fund, por praktika ka treguar se shpesh (pėr fat) distanca mes asaj ēka paralajmėrohet e asaj ēka ndodh nė tė vėrtetė ėshtė e madhe. Shumėkush demonizohet me pa tė drejtė e ndonjėri nė kėtė rast do tė thoshte se kėtu ka njė ngatėrresė tė qartė koncepti mes komplotit, paragjykimeve e stereotipave, pėr tė cilat folėm mė lart.

Por, komploti, gjithsesi, ekziston realisht e shpesh ėshtė i prekshėm e mė konkret sesa paragjykimet e stereotipat. Ai fle nė mendjet tona e ka shoqėruar zhvillimin njerėzor, duke furnizuar edhe historitė mė tė famshme letrare e artistike me personazhe nga mė rrėqethėsit. Por, pėrpjekja pėr tė gjetur komplot nė ēdo veprim ėshtė qartazi njė reminishencė e sė kaluarės e qė ushqehet sidomos nė shoqėri tė pazhvilluara e antidemokratike.

Nė njė shoqėri ku rregullat e lojės funksionojnė, baza reale e vėnies nė praktikė tė komploteve njerėzore minimizohet e kėshtu njeriu i nėnshtrohet fatit tė tij real, tė bazuar nė normat e jetės sė pėrditshme njerėzore, qė nuk pėrjashtojnė kurrsesi mistikėn qė e shoqėron njeriun nė shumė aspekte deri nė ditėn qė ndahet nga kjo botė.

GSh


Edituar pėr herė tė fundit nga Explorer nė 08.03.14 13:07, edituar 1 herė gjithsej

Admin

1141


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Teoritė e komploteve dhe psikologjia e konspiracionit

Mesazh  Zattoo prej 13.12.11 1:04

Mania e komploteve

Kur ndodh njė tragjedi e tillė, ėshtė pjesė e natyrės sonė qė tė kėrkojmė shpjegime: njė pėrpjekje pėr tė vėnė rregull mes kaosit, pėr ti dhėnė njė kuptim asaj qė nuk e ka njė tė tillė. Jemi pak si shumė tė gatshėm qė tė hedhim fajin tek ata qė mendojnė ndryshe nga ne, pėr tė gjithė tė kėqijat e kėsaj bote".

Mė 12 janar, tė nesėrmen e tragjedisė sė Tucson (5 tė vdekur dhe 12 tė plagosur, mes tė cilėve disa anėtarė tė Partisė Demokratike) shqetėsimi kryesor i Presidentit tė SHBA-sė, Barack Obama, nuk ishte identifikimi i pėrgjegjėsve, por mposhtja e njė rreziku nė sytė e tij mė tė madh, qė brenda pak ditėve kish bėrė tė rritej me 300 pėr qind shitja e armėve pėr mbrojtjen personale qė prej dekadash helmon klimėn politike dhe sociale nė vendin e tij: teoria e komplotit.

Sipas Harold Meyerson, gazetar i “Wahsington Post”, Shtetet e Bashkuara janė bėrė "tokė e paranojės". Qė nė vitin 1964 historiani Richard Hofstadter, nė njė libėr tė famshėm thoshte se komplotizmi ka karakterizuar historinė e Shteteve tė Bashkuara qė nė kohėt e luftės sė pavarėsisė. Njė qasje qė u rėndua pas ngjarjeve tė 11 shtatorit 2001: qė atėherė, teoritė qė denoncojnė qeverinė apo qė pėrmendin strategji okulte nė kontrast me versionin zyrtar, janė shumėfishuar. Po ēfarė e nxit paranojėn?

Krizė identiteti

Paranoja ėshtė njė fenomen qė i pėrket prej kohėsh mendjes njerėzore. Nė psikiatri konsiderohet njė sėmundje e identitetit: njė person thellėsisht i destabilizuar pėrshtat shpesh herė njė mekanizėm ekstrem mbrojtjeje duke projektuar jashtė vetvetes trazirat e veta tė brendshme, duke shpikur njė armik qė nuk ekziston dhe duke imagjinuar njė univers armiqėsor.

"Simptoma kryesore ėshtė sindroma e persekutimit", shpjegon historiani Marco Revelli, docent i shkencave politike nė Universitetin e Piemontit Lindor dhe kurator i “Paranoja dhe politika”. "Paranojaku sheh kudo komplote, ndihet i kontrolluar nga jashtė, zhvillon njė delir logjikisht koherent por tėrėsisht ireal".

Dhe karakteristika tjetėr ėshtė qė pėrjashton ēdo rastėsi: ēdo gjė qė ndodh ka njė domethėnie precize, qė duhet deshifruar. "Nė paranojė nuk ka ambivalencė, por njė ndarje me thikė mes tė mirės dhe tė keqes si dhe keqdashėsia e tjetrit", sqaron psikanalisti Massimo Recalcati. "Dallimi mes tė mirės dhe tė keqes rezulton pa ndėrmjetėsime".

Por nėse paranoja si mbrojtje personale ka qenė gjithmonė, tendenca kolektive ėshtė tė perceptohen komplote botėrore nga ana e fuqive tė fshehta ėshtė njė fenomen mė i vonė. Dhe ėshtė paradoksale qė momenti kur paranoja u ndėrfut nė skenarin politik koincidon me atė qė futi arsyen tek njerėzimi: epoka e iluminizmit.

"Momenti vendimtar, ai nė tė cilin komplotizmi u bė eksplicit, i vetėdijshėm aq sa tė pėrdorej pėr veprime politike ishte revolucioni francez", shpjegon Giorgio Barberis, studiues i politikave historike nė Universitetin e PIemontes "pra kur varfėria dhe njė pabarazi sociale tashmė e padurueshme bėn qė masat e zemėruara tė provokonin rėnien e ancien regime, duke pėrmbysur kėshtu rendin.

Reforma protestante kishte hedhur tashmė dyshime mbi pagabueshmėrinė e Kishės Katolike. Mė pas, iluminizmi kishte ngritur nė qiell individin dhe racionalitetin e tij. Dhe nė fund revolucioni kishte pėrhapur ide tė padėgjuara mė parė. Pak si shumė. E papėrballueshme dhe thėllėsisht destabilizuese pėr tė gjithė palėt nė kauzė.

Tė akuzuar

"Praktikisht, tė gjithė figurat parėsore tė revolucionit janė akuzuar dhe dyshuar si pjesėmarrės nė njė komplot", thotė Barberis. "Revolucionarėt justifikonin ēdo akt tė tyrin me justifikimin e rrezikut nga njė komplot aristokratik kundėr tė resė: Maksimilian Robespieri gjatė regjimit tė terrorit, arriti qė tė ndėshkojė nė gijotinė mijėra "tė dyshuar" pėr tė pėrfunduar mė pas vetė me kokė tė prerė nė 1794.

Nga ana e tyre, kundėr-revolucionarėt nuk hezituan qė tė thėrrasin pėr justifikim forcat e fshehta qė sipas tyre prej kohėsh kishin kryer veprime komplotuese, qė nga iluministėt antikristianė deri tek sekti misterioz i masonėve". Teoritė e komplotit shėrbenin pėr tė vėnė rregull.

Parabola vazhdon

Nė vitin 800 ky mekanizėm paranojak u konsolidua, por nė tė njėjtėn kohė gjeti njė justifikim tek realiteti: pėrpara represionit tė ēdo tipi revolucionar qė nga Kongresi i Vjenės dhe Restaurimi (1815), tė sulmuarve nuk u mbetej veēse tė organizoheshin nė shoqėri tė fshehta si karboneria apo masoneria. Gjė qė, ėshtė e kuptueshme, e bėnte mė tė vėshtirė dallimin mes komploteve tė vėrtetė dhe atyre imagjinarė.

Por nė 900 komplotizmi hyri nė lojė si element parėsor i historisė, duke u shndėrruar nė njė sistem tė menduari i favorizuar veē tė tjerash prej nga frikėrat e ushqyera prej luftėrave. "Spastrimet stalinianė nė BRSS nė vitet tridhjetė dhe shfarosja e hebrenjve nė Gjermani patėn origjinėn edhe nė mentalitetin komplotist", nėnvizon Barberis.

Teoria e komplotit u bė doktrinė nė Gjermani dhe BRSS, me propagandėn qė i ushqente dhe policinė qė i shfrytėzonte. Pėrmes Mein Kampf dhe njė seri fjalimesh publike Hitleri futi tek populli gjerman perceptimin qė ishte persekutuar dhe poshtėruar nga grupet e fuqishėm ekonomike hebrenj qė vepronin prapa kuintave.

Pėr ta bėrė tė vlefshme tezėn e tij, atij i shėrbeu edhe njė libret antisemit, "Protokollet e pleqve tė Sionit", njė falsitet i prodhuar nė fillim tė 1900 nga Okhrana, policia e fshehtė e Carit. Aty pėrshkruhet njė komplot hebraiko-masonik qė projektonte dominimin e botės pėrmes kontrollit tė medias dhe financės, pėrhapjes sė ideve liberale dhe pėrmbysjes sė moralit.

E pėrditshmja londineze, “Times” demonstroi qė nė 1921-in se bėhej fjalė pėr diēka false dhe nė pjesėn mė tė madhe njė plagjiaturė shkrimesh satire politike qė nuk kishin aspak tė bėnin me hebrenjtė (kundėrshtari i tekstit ishin jezuitėt). Por ajo hipotezė tingėllonte aq bindėse, saqė Protokollet u morėn menjėherė si diēka e mirėqenė.

Pas rėnies sė totalitarizmave tė mėdhenj nė 1945, komplotizmi u duk se u la nė skajet e ēėshtjeve botėrore. Por teoritė e konspiracionit janė gjithmonė tė gatshme tė rikthehen: ndodh sa herė qė rendi i vendosur hidhet nė erė. Siē ndodhi nė rastin mė tė fundit, kur, para syve tė gjithė botės, ato qė u hodhėn nė erė ishin Kullat Binjake tė Qendrės Botėrore tė Tregtisė, simbol i supremacisė amerikane. Dhe skena u pėrsėrit: edhe njė herė u thirr nė kauzė masoneria, me tė njėjtin komplot hebraik.

E vėrtetė apo false?

Po si mund tė dallohen komplotet imagjinare nga komplotet e vėrteta? "Njė teori komploti bazohet nė tre parime", shpjegon Revelli. "Atribuimi i ngjarjeve pėr njė qėllimi tė caktuar njerėzor; dallimi i ngurtė mes forcave tė sė mirės dhe tė keqes; besimi tek njė realitet okult dhe i nėndheshėm".

Teoritė e komplotit kanė njė mėnyrė tė veēantė pėr tu ndėrfutur nė mentalitetin e njerėzve, deri sa bėhen njė mėnyrė pėr tė interpretuar realitetin qė mbėrthen praktikisht gjithēka. Janė nė fakt teori tė besueshme.

Por janė edhe skematike dhe koherente, si drama e njė romani tė verdhė: pra pasqyrojnė mė shumė mendjen njerėzore (racionale dhe lineare) se sa realitetin (shpesh herė rastėsor dhe jokoherent). Dhe ndodh qė nė teoritė e komplotit rastėsia nuk luan asnjė rol: gjithēka ndodh pėr shkak tė njė vullneti preciz e tė fshehur qė kontrollon ēdo ngjarje tė vetme.

"Ja pėrse kėto teori godasin imagjinatėn kolektive: bėjnė dukshėm tė qartė, duke dhėnė njė shpjegim, atė qė nė pamje tė parė duket e pamendueshme, duke nxitur ndjenja kundėr njė armiku tė pėrbashkėt.

Dhe nė fakt janė njė instrument i pėrsosur pėr ndėrtimin e konsensusit", shpjegon Barberis. Forca e argumentit shkencor dhe thjeshtėsia e argumentimit janė garanci pėr suksesin e njė teorie komploti. Janė njė tentativė pėr tė rrėfyer nė mėnyrė lineare ecurinė e historisė. Siē thoshte Pasolini: "Komploti na ēliron nga e gjithė pesha pėr tu pėrballur me realitetin".

Komplote reale

Problemi ėshtė qė ideja paranojake e njė komploti tė madh planetar na bėn tė shkėpusim vėmendjen nga mikrokomplotet e shumtė, por reale qė ndodhin. Komplotet e mėdha dhe grushtet qė kanė pėrfunduar nė librat e historisė kanė qenė fryte tė luftės pėr pushtet.

Aksione tė grupeve tė vegjėl, limitet e tė cilėve janė tė njėjtė si ata tė tė gjithė veprimtarive njerėzore. Dhe sado qė tė veprojė nė hije, ėshtė e vėshtirė qė njė grup i madh njerėzish tė ēojė deri nė fund planet e veta pa u zbuluar.

Pra, kush sheh komplote botėrore, rrezikon tė humbasė nga pamja dramat e vėrteta tė fshehura, qė zakonisht janė lokale. Dhe komplotistėt pėrfundojnė duke bėrė lojėn e atyre qė duan tė fshehin tė vėrtetėn. Jo vetėm. Nėse pėr njė kohė tė shkurtėr teoritė e komplotit i japin siguri mendjes tonė, nė terma afatgjatė ato janė tė rrezikshme.

Nė fakt, ato pėrfundojnė duke ushqyer frikėra tė pakontrolluara qė rrezikojnė tė degjenerojnė nė konflikte sociale dhe dhunė mė se reale. Pėr kėtė arsye ka frikė Obama, ashtu sikurse ēdokush qė qeveris. Dhe pėr kėtė arsye, nė vend qė tė akuzonte armiq tė fshehur ka preferuar tė marrė njė pozicion tė qartė: rreziku i vėrtetė ėshtė brenda nesh, dhe quhet paranojė.

Babilon, komploti i bardhė

Fakti: Haile Selassie i (emri i pagėzimit i tafari Makonnen, "Shefi pėr tu pasur frikė), sovran i Etiopisė nga 1934 deri nė 1974 ėshtė sipas traditės etiopiane pasardhės i mbretit biblik Solomon, vdes mė 27 gusht 1975 nė rrethana tė pasqaruara.

Ēfarė thonė komplotistėt: Disa rastafarianė (qė shihnin tek sovrani etiopian rimishėrimin e Krishtit, i zbritur nė Tokė pėr tė ēliruar popullsinė me ngjyrė) kėmbėngulin se njė patriark racist i bardhė (i quajtur babilon) kontrollon botėn me qėllimin pėr tė shtypur ata me ngjyrė dhe qė perandori Selassie nuk vdiq aspak nė vitin 1975: ishin mediat, nė duart e tė bardhėve qė pėrhapėn zėrin pėr vdekjen e tij pėr tė mbytur rastafarianizmin.

Pushtimi i Hėnės? Njė farsė

Fakti: Mė 20 korrik 1969, amerikani Neil Armstrong, komandant i misionit Apollo 11, vuri kėmbėn nė Hėnė, i shoqėruar nga shoku i tij Buzz Aldrin, ashtu sikurse Presidenti i SHBA, Kennedy, kishte premtuar se do tė ndodhte.

Ēfarė thonė komplotistėt: NASA ka krijuar nė mėnyrė artistike provat e zbritjeve nė Hėnė, nė njė komplot tė organizuar sė bashku me qeverinė e Shteteve tė Bashkuara. Zbritjet e shumta nė hėnė mendohet tė jenė skenuar nė njė studio televizive tė Hollywood me ndihmėn e efekteve specialė. Por (pavarėsisht provave shkencore tė zbarkimit) nėse do tė ishte kėshtu, atėherė pėrse sovjetikėt, rivalė tė amerikanėve nė garėn pėr hapėsirėn, qėndruan tė heshtur?

Rrėmbyesit e vėrtetė tė 11 shtatorit

Fakti: Mė 11 shtator 2001, disa terroristė islamikė morėn peng avionė civilė, duke pėrplasur dy prej tyre nė Qendrėn Botėrore tė Tregtisė nė New York dhe njė kundėr Pentagonit. I katėrti, i drejtuar ndoshta nė Kongres apo nė Shtėpinė e Bardhė nė Uashington, u rrėzua nė njė fushė nė Pensilvani.

Ēfarė thonė komplotistėt: Shumė teori hedhin hipotezėn qė shėrbimet e fshehta amerikane kanė shkaktuar apo favorizuar sulmet pėr tė siguruar mbėshtetjen e opinionit publik pėr njė politikė tė jashtme mė agresive, mbi tė gjitha kundėr Irakut dhe Afganistanit.

Edhe nė Itali nė 2007-ėn u botua "Pėrse versioni zyrtar i 11 shtatorit ėshtė fals" i Giuletto Chiesa, njė libėr qė mbėshtet hipotezėn e njė komploti amerikan. Kundėr komplotistėve ėshtė hedhur mes tė tjerėve edhe Umberto Eco, qė ka deklaruar: "Nėse ka njė sekret, ka gjithmonė njė shumė tė pėrshtatshme, kundrejt tė cilės ekziston patjetėr dikush qė do ta zbulojė sekretin. Pėr tė organizuar njė atentat fals kundėr dy kullave do tė duhej patjetėr bashkėpunimi i qindra personave. Kėsaj historie i mungon diēka e thellė".

Eliminuar nga fuqi tė mėdha

Fakti: Mė natėn e 28 shtatorit 1978, Albino Luciani, i bėrė Papė nėn emrin Gjon Pali I, pas vetėm 33 ditėsh si Papė ndėrroi jetė nė apartamentin e tij privat pėr shkak tė njė infarkti kardiak.

Ēfarė thonė komplotistėt: Spekulimet e shumta pėr kėtė vdekje tė papritur pėrmendin masonerinė, mafien dhe shėrbimet e fshehta. Hipoteza alternative mė e famshme flet pėr njė komplot qė do tė kish pėr qėllim qė Papa i ri tė mos arrinte merrte nė kėqyrje ēėshtjet financiare tė Kishės. Nė fakt, Luciani kish ndėrmend tė vazhdonte me njė rishikim tė thellė tė pranisė sė Vatikanit nė tregjet botėrorė, njė menaxhim qė nė at vite i ishte lėnė Paul Marcinkusit.

Vdekja e Edgar Alen Po

Autori i “Korbi” u largua nga Nju Jorku nė 1849 pėr nė Richmond, por mundi tė arrijė vetėm deri nė Baltimorė, aty ku njė kalimtar i rastit vuri re shkrimtarin delirant dhe inkoherent tė pėrmbysur pėrpara njė bari mė 3 tetor.

Ai ishte dėrguar menjėherė nė njė spital, ku vdiq katėr ditė mė vonė. Gazetat vendėse thanė se Po kishte vdekur pėr shkak tė “njė kongjestioni nė tru”, njė eufemizėm i zakonshėm nė atė kohė pėr vdekjet nga helmimi prej alkoolit.

Por, studiuesit zbuluan mė vonė se zėrat pėr abuzimet e shkrimtarit me drogė dhe me alkool ishin tė ekzagjeruar, sidomos nga kritikė letrarė hakmarrės Rufus Grisuld. Certifikata e vdekjes, nėse kjo ka ekzistuar ndonjėherė, nuk ėshtė gjetur kurrė.

Disa historianė besojnė se Po mund tė ketė vuajtur nga tėrbimi, kolera apo sifilizi. Por pėr arsye se Po u shfaq nė rrugė pikėrisht nė tė njėjtėn ditė kur po zhvilloheshin zgjedhjet nė tė gjithė qytetin, tė tjerė argumentojnė se Po ra viktimė e njė praktike qė pėrdorej shpesh herė nga politikanėt e korruptuar nė atė kohė, tė cilėt paguanin banditė qė tė rrėmbenin njerėz, sidomos ata tė pastrehėt, ti drogonin, ti maskonin dhe mė pas ti merrnin zvarrė nė qendrat e votimit nė tė gjithė qytetin dhe shtetin. Kjo mund tė shpjegojė tė paktėn arsyen pėrse Po u shfaq nė Baltimorė me rroba qė nuk ishin tė tijat.

Industria do tė na sėmurė

Fakti: Mes viteve 1997 dhe 1998, nėpėr kronika nisi tė shfaqet gjithnjė e mė shpesh fiziologu nga Modena Luigi Di Bella, ideator i njė kure kundėr kancerit bazuar nė hormonet dhe vitaminat. Nė vitin 1998, njė eksperimentim klinik konkludon qė metoda nuk ėshtė efikase.

Ēfarė thonė komplotistėt: Njė fenomen i ngjashėm ka ndodhur edhe nė pjesė tė tjera tė botės. Dikush prezanton njė kurė tė padėshtueshme kundėr kancerit (qė ēuditėrisht shėron ēdo lloj tumori): njė pjesė e madhe e opinionit publik (nė rastin e Di Bella ėshtė njė pjesė e madhe e shtypit, si dhe njė parti politike, Alleanza Nazionale) hidhet pro tij, duke akuzuar kompanitė farmaceutike dhe mjekėt qė ta pengojnė pėr pėrfitime ekonomike.

GM
avatar
Zattoo

626


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi