10 Shkencėtarėt tė cilėt ia shitėn shpirtin djallit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

10 Shkencėtarėt tė cilėt ia shitėn shpirtin djallit

Mesazh  Berti69 prej 21.08.15 15:47

Pėrgjatė tė gjithė kohėrave, shkencėtarė tė njė shkolle apo njė shkolle tjetėr kanė kontribuar me risitė dhe shpikjet e tyre nė botėn e mjekėsisė, alkimisė, kimisė, fizikės e kėshtu me radhė.



Shumica e kėtyre dhuratave qė ata i kėnė bėrė botės, kanė qenė jashtėzakonisht shumė tė dobishme dhe ato kanė krijuar kushtet e domsodoshėm pėr pėrparime mė tė mėdha nė fushėn pėrkatėse. Megjithatė, ashtu si ndodh shpesh, medalja ka edhe njė tjetėr anė… njė anė shumė mė gjėmėmadhe dhe egoiste, e cila nė njė farė mnyre pėrdredh deri edhe vetė mendjet e shkencėtarė, duke i bėrė ata qė tė dėshirojnė tė shkaktojnė mė shumė dėme, sesa tė ndihmojnė. Shpeshherė, mendjet e mėdha tė shkencės kanė besuar se tė kėqiat qė ata prodhonė janė nė fakt njė gjė e mirė, dhe ėshtė pikėrisht kjo, qė i bėn mė se tė marrė kėta lloj njerėzish.


Ja dhjetė prej mendjeve shkencore mė diabolike:


10. PARAKELSI – 1493-1541

Kontributet e Parakelsit nė toksikologji bazoheshin nė pjesėn dėrrmuese tė tyre nė astrologji dhe ai ėshtė mė se i famshėm, pėr faktin se i ka ofruar komunitetit njė gamė tė gjerė idesh dhe risish shumė tė dobishme. Megjithatė, pavarėsisht gjithė dobive, mendohet se ai ėshtė gjithashtu njeriu qė krijoi Homunculėt, ose njerėzit e vegjėl, tė cilėt nuk ishin mė shumė se 30 centimetra tė gjatė dhe kryenin veprime qė ishin shumė tė ngjashme me ato tė Golemėve. Thuhet se krijesat e tij u larguan pasi u vunė tė gjithė bashkė nė kundėrshtim tė njeriut qė i krijoi. Krijimi i homunculusit u krye duke pėrdorur pjesė qeniesh njerėzore, duke pėrfshirė spermatozoide dhe flokė.

9. DR. J. ROBERT OPPENHEIMER – 1904-1967

I vėnė nė krye tė Projektit Manhatan, pikėrisht grupit pėrgjegjės pėr krijimin dhe pėrdorimin e bombės atomike, Dr. Oppenheimer ishte njė fizikan bėrthamor brilant. Oppenheimer thoshte se ai ishte “njė anėtar i ēdo lloj organizate tė Frontit Komunist nė bregun perėndimor tė Amerikės”, njė njeri qė ishte anėtar me teserė i Botės sė Popujve, njė organ i Partisė Komuniste dhe ai mė vonė ka dėshmuar se “unė kam qenė i lidhur me lėvizjen komuniste”. Ai pretendonte se kish mbetur i tmerruar nga rezultatet e punės sė projektit. Njė bashkėpunėtor i tij nė projekt, Viktor Vaiskopf ka thėnė: “Ai nuk e drejtonte projektin qė nga zyra kryesore. Ai ishte intelektualisht, e madje edhe fizikisht i pranishėm nė ēdo hap vendimtar qė ndėrmerrej. Ai ishte i pranishėm nė laboratorė ose nė sallat e seminarėve, atėherė kur kryheshin matjet pėr njė efekt tė ri, apo kur niste e konceptohej njė ide e re. Jo se ai kontribuonte me kaq shumė idera apo sugjerime; ndonjėherė edhe e bėnte kėtė gjė, por ndikimi i tij kryesor vinte nga diēka tjetėr. Ishte prania e tij e vazhdueshme dhe intensive e cila shkaktonte njė ndjesi pjesėmarrjeje tek tė gjithė ne tė tjerėt; ajo krijonte tek ne atė atmosferė unike entuziasmi dhe sfide, qė pėrhapej nė vendin ku punonim gjatė tė gjithė kohės.

8. ALFRED NOBEL 1833-1897

Duke zbuluar pėrdorimin e nitroglicerinės nė shpikjen e tij tė dinamitit, Nobeli i dha botės pėr herė tė parė mundėsinė e pėrdorimit nė mėnyrė masive tė eksplozivėve vdekjeprurės. Duke vrarė nė fillim vėllanė e tij Emil si dhe shumė tė tjerė nė njė fabrikė pas njė aksidenti me lėndėn shpėrthyese, nė tė ardhmen numri i viktimave qė shpikja e tij do tė shkaktonte, do tė arrinte nė qindra dhe nė mijėra. Mė vonė, ai pėrdori pasurinė e madhe qė erdhi prej punės sė tij pėr tė financuar Cmimin e pėrvitshėm Nobel, gjė qė ka larguar disi vėmendjen e njerėzve nga shpikja e tij. Dhe njė prej asyeve pėrse vendosi tė financojė Cmimin Nobel, ishte se ai kishte lexuar nekrologjinė e tij (e cila ishte botuar gabimisht, nė njė kohė kur ai ende nuk kishte vdekur) nė tė cilėn Alfred Nobelin e quanin “Tregtari i Vdekjes”.

7. TROFIM LYSENKO

Ndėrkohė qė eksperimentet e tij nuk rezultuan nė vdekje njerėzish nė masė, Lysenko duhet qė tė vendoset nė kėtė listė pėr shkak tė mungesės sė ndershmėrisė sė tij, nė fushėn e shkencės gjė qė nė fund e ktheu Bashkimin Sovjetk disa dekada prapa nė kohė, sa i pėrket kėrkimeve. Lysenko ishte Drejtor i Institutit tė Gjenetikės dhe ishte i specializuar nė kėrkime nė fushėn e bujqėsisė. Ai kishte njė zakon qė raportonte vetėm pėr sukseset. Rezultatet e tij bazoheshin nė mostra jashtėzakonisht shumė tė vogla, tė dhėna tė pasakta dhe nė njė mungesė thuajse totale tė grupeve tė kontrollit. Nuk mund tė ketė asnjė dyshim se asnjėherė nė historinė e njerėzimit, nuk ka patur abuzim mė tė madh nė emėr tė shkencės, se sa ai i Lysenkos. Ja njė citim i tij: “Me qėllim qė tė arrish njė rezultat tė caktuar, duhet qė patjetėr tė dėshirosh tė arrish saktėsisht atė rezultat; nėse dėshiron tė arrish njė rezultat tė caktuar, mos ki asnjė dyshim qė do ta arrish… mua mė nevojiten vetėm ata njerėz me tė cilėt arrij rezultatet qė dua”. Me sa duket, zotėria thjeshtė donte tė paguante faturat…

6. DR. JACK KEVORKIAN 1928

Kevorkian njihet mė sė shumti pėr faktin se u bė avokat i idesė qė njė pacient qė ndodhej nė grahmat e fundit kishte tė drejtė qė tė vdiste pėrmes njė vetėvrasjese tė ndihmuar nga mjeku dhe ai ka deklaruar se ka asistuar 130 pacientė pėr tė arritur kėtė qėllim. I burgosur nė vitin 1999, ai kreu tetė nga dėnimi i tij me 25 vite burgim pėr vrasje tė shkallės sė dytė pas helmimit nė vitin 1998 tė Thomas Youk, 52 vjeē, nga Oakland County nė Michigan. Gjykatėsi qė e dėnoi tha: “Ju ishit i detyruar nga vendimi i njė gjykatė si tjetėr kur kryhet kėtė krim, ju nuk ishit i licencuar qė tė praktikonit mjekėsinė kur kyet kėtė krim dhe ju nuk kishit qenė i licencuar pėr tetė vjet. Dhe ju patėt guximin qė tė dilni nė televizionin kombėtar, t’i tregonit botės se ēfarė kishit bėrė dhe tė sfidonit sistemin ligjor qė t’ju ndalte. Epo, zotėri, konsiderojeni veten tė ndalur tani”.

5. PJESĖTARĖ TĖ STUDIMIT TUSKEGEE

Pėr dyzetė vite nė periudhėn mes 1932 dhe 1972, Shėrbimi Publik Shėndetėsor nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės kreu njė eksperiment mbi 399 burra me ngjyrė (shumica e tė cilėve ishin korrės tė varfėruar dhe me njė arsim tė mangėt) tė cilėt ndodheshin nė fazat e vonshme tė Sifilizit. Thelbi i eksperimentit ishte qė tė grumbulloheshin tė dhėna gjatė sėmundjes, kur kjo lihej e patrajtuar nga mjekėt. Ata qė po kryenin studimin e kuptuan qė nė fillim se subjektet qė do t’i nėnshtroheshin testimit do tė ofronin pjesėn mė tė madhe tė informacionit tė dobishėm nė formėn e autopsive, kėshtu qė u bė kujdes shumė i madh pėr tė garantuar qė subjektet e testimit nuk do tė merrnin kurim mjekėsor askund. Programi u ndal nė mėnyrė tė menjėhershme nė vitin 1972, atėherė kur ekzistenca e tij u bė publike nga gazeta e pėrditshme Washington Star. Do tė ishte e lehtė qė tė injorohej kjo gjė thjeshtė si njė rast racizmi nga njė institucion publik, por nuk ėshtė kėshtu: Projekti mbėshtetej dhe organizohej nė mėnyrė entuziaste nga Instituti Tuskeegee, njė kolegj historikisht pėr zezakė, dhe shumė prej pjesėtarėve kryesorė, shkencėtarė dhe asistentė tė tyre ishin edhe vetė me ngjyrė.

4. JOHANN KONRAD DIPPEL 1673-1734

Dippel u lind nė Kėshtjellėn Frankenshtain dhe sipas shumė zėrave ai ka qenė edhe frymėzimi pėr doktorin e lig tė shkrimtarit Shelley. Njė gjė e tillė ėshtė e diskutueshme, por ajo ēfarė nuk ėshtė e diskutueshme ėshtė fakti qė ky doktor brilant kreu viviseksione me shumė subjekte. Duke punuar me nitroglicerinė ai shkatėrroi njė kullė, por edhe dalloi pėrdorimin mjekėsor tė saj. Thuhet se ai ka kryer edhe eksperimente shumė tė tmerrshėm brenda kėsaj kulle me tė ashtuquajturat “kufoma”. Ndonėse detajet realė tė kėtyre eksperimenteve nuk janė konfirmuar asnjėherė, ka zėra se nė veprimet e tij ai bėnte pėrpjekje pėr tė transferar shpirtin e njėrės kufomė, tek njė tjetėr. Eshtė interesant fakti qė njė prej kontributeve tė tij mė tė mėdha pėr botėn ishte vaji i kafshėve (vaji i Dippel: njė nėnprodukt i azotit qė shėrben pėr distilimin destruktiv tė mbetjeve tė kockave), qė njihet pėrgjithėsisht si njė produkt vazė i blusė Prusiante – bojės ngjyrė blu me kosto tė ulėt, e cila pėrdoret edhe sot e kėsaj dite nga artistėt; mė parė, kėto kanė qenė jashtėzakonisht shumė tė shtrenjta pėr t’u krijuar.

3. DR. SIGMUND RASCHER 1909-1945

Rascher ishte njė shkencėtar i neveritshėm gjatė kohės sė pėrdorimit prej nazistėve tė kampeve tė pėrqėndrimit gjatė Luftės sė Dytė Botėrore. Eksperimentet e urryer tė Rascherit nė kampin e pėrqėndrimit nė Dachau pėrfshinin kėrkime mbi hipoterminė, nė tė cilėn 300 subjekte testimi pėrdoreshin kundėr vullnetit tė tyre (njė e treta e tyre u zhdukėn) nė eksperimente tė nivelit tė lartė tė malaries dhe mjekimit tė saj. Nė Dachau, Rascher nisi tė prodhojė edhe kapsulat standarte tė cianidit, tė cilat mund tė gėlltiteshin lehtėsisht, qoftė nė mėnyrė tė qėllimshme e qoftė aksidentalisht. Ironikisht, mė vonė njė prej miqve tė Rascherit, Himmler do tė kryente vetėvrasje duke pėrdorur pikėrisht njėrėn prej tyre.

2. DR. JOSEPH MENGELE 1911-1979

Mengele fitoi famė kryesisht pėr faktin se ishte njė prej mjekėve tė SS i cili mbikėqyrte pėrzgjedhjen e ngarkesave qė mbėrrinin me tė burgosur, duke vendosur se kush duhej vrarė dhe kush duhej tė shndėrrohej nė njė punėtor qė kryente punė tė detyruar, si dhe pėr kryerjen e eksperimenteve nė qendėr tė tė clėve ishin tė burgosurit e kampeve.

Kėta tė fundit e thėrrisnin Mengelen Engjėlli i Vdekjes. Nė shumė raste ai i vriste subjektet e testimeve thjeshtė pėr qėllimin qė mė pas tė ishte nė gjendje tė kryente vėzhgime nė kufomėn e tyre.

1. SHIR ISHII 1892-1959

Ishii ishte njė mikrobiolog dhe lejtnant gjeneral nė Njėsinė 731, njė njėsi luftimesh biologjike nė Ushtrinė Perandorake Japoneze gjatė luftės sė dytė sino japoneze. Ai kishte lindur nė ish krahinėn Shibajama nė Distriktin Sanbu tė Prefekturės Chiba, dhe kishte studiuar pėr mjekėsi nė Universitetin Perandorak tė Kiotos. Nė vitin 1932, ai nisi eksperimentet e tij paraprakė nė luftėn biologjike, si njė projekt i fshehtė i ushtrisė japoneze. Nė vitin 1936, u krijua Njėsia 731. Ishii ndėrtoi njė kompleks shumė tė madh – mė shumė se 150 ndėrtesa tė shtrira nė njė sipėrfaqe gjashtė kilometra – jashtė qytetit tė Harbin, nė Kinė.

Disa prej krimeve tė shumtė tė kryer ngha Ishii dhe tė tjerė nėn komandėn e tij nė Njėsinė 731 pėrfshijnė: viviseksion i njerėzve tė gjallė (duke pėrfshirė gra shtatzėna qė kishin mbetur me barrė prej doktorėve), tė burgosurve u priteshin gjymtyrėt dhe mė pas kėto u ngjiteshin nė pjesė tė tjera tė trupit, disa tė burgosurve u ngrinin disa pjesė tė trupit dhe mė pas ua shkrinin pėr tė studiuar gangrenėn e patrajtuar, qė rezultonte nga kėto lloje eksperimentesh. Qeniet njerėzore pėrdoreshin gjithashtu si raste testimesh tė qenieve tė gjalla pėr granata dhe flakėhedhės. Pėr tė studiuar efektet e sėmundjeve tė transmetueshme, tė burgosurit meshkuj dhe femra infektoheshin qėllimisht me sifiliz dhe gonorre, pėrmes pėrdhunimit dhe mė pas studioheshin. Pasi iu ofrua imunitet nga Autoritetet Amerikane Pushtuese nė fundin e luftės, Ishii nuk bėri asnjė ditė burgim pėr krimet e tij dhe vdiq nė moshėn 67 vjeēare nga kanceri nė fyt.
avatar
Berti69

"Si ėshtė lartė, ashtu ėshtė edhe poshtė, e si ėshtė poshtė, ashtu ėshtė edhe lart"


476


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi