Shėndeti dhe mjekėsia sipas shenjave

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Shėndeti dhe mjekėsia sipas shenjave

Mesazh  Explorer prej 30.05.08 1:02

Mjekėsia astrologjike sipas shenjave tė horoskopit



Dashi

Mjekėsia astrologjike e vendosė kėtė shenjė tė furtunės dhe shtrėngatės duke e paraqitur atė me figurėn e kokės qė mban sy tė mbyllur dhe nofullėn e poshtme me dhėmbė paksa tė shtrėnguar.

Gjithashtu edhe me trurin si organ motorik qė ruan ndjesinė e baraspeshės. Deshtė janė tė ndjeshėm veēmas nė regjionin e kokės, kanė mė shumė marramendje, zjarrmie tė lartė apo ndezje.

Mu pėr kėtė, qė ata tė ruajnė fuqitė dhe shėndetin e mirė, mjekėsia astrologjike ju preferon tė merren me aktivitete mė tė "nxehta", respektivisht tė ushtrojnė sporte tė ashtuquajtura luftarake, nė tė cilat deshėt mund ta tregojnė veten mirė.

Gjimnastika, vallėzimi dhe e ashtuquajtura Terapi e Rajshit (thėnė shkurt e shqip: seks). Mirėpo, tek njerėzit qė i pėrkasin kėsaj shenje, edhe skijimi dhe ēiklizmi japin efekte shumė tė mira.

Deshėt edhe pėrpos nevojės sė zbrazjes sė energjisė sė madhe, megjithatė duhet tė pushojnė shpesh dhe relaksohen mirė gjatė ushtrimeve fizike.

Nė kėto momente i rezervoni vetes kohė dhe ēaste tė mjaftueshme kur mund tė merrni nė dorė sėrish ndonjė libėr, apo tė dėgjoni muzikė, ndėrkaq mendimet qė ju sillen ēdo ditė nė kokė t'i hiqni qafe. Sė paku pėr ca qaste.

Kėshilla: Sa mė shpesh qė keni mundėsi bėni masazh tė fytyrės. Ky veprim i vė nė lėvizje degėzimet limfatike dhe me kėtė mėnjanon edhe dhimbjet e kokės.

Demi

Shenjės sė Demit i pėrket regjioni i qafės dhe grykės sė bashku me gurmazin, bajamet, veshėt, hundėt, gjuha, buzėt dhe zverku (zverku i demit!) si dhe balli, respektivisht sytė e ballit.

Sistemi i demit ėshtė ndėrrimi i oksigjenit, pra pėrpunimi i ushqimit, me ēk, jo vetėm organet e tretjes, por edhe gjėndrat e regjionit tė ballit pėrfshihen nė kėtė veprim. Demat, pėr kohė te gjatė janė tė pirur tė vuajnė nga sėmundje tė ndryshme.

Sėmundjet tek ta zakonisht shtrihen veēmas nė regjionin e organeve dhe tė sistemit tė frymėmarrjes. Demat janė gjithashtu tė pirur qė tė kenė mbipeshė tė theksuar dhe tė tejkalojnė paksa me marrjen e ushqimit.

Masat e preferuara pėr ta janė: agjėrimi, masazha, puna nė kopsht, muzika e mirė dhe qėndrimi nė ajėr tė pastėr.

Kėshilla: filloni me njė regjim tė agjėrimit (dietės) dhe do tė vėreni se sa tė ē'lirė do tė ndjeheni fizikisht nė tėrė trupin.

Binjakėt

Kjo shenjė figurativisht tregohet me krahėt e shtrirė nė mėnyrė pothuajse tė egėr dhe me plot gjestikulime.

Sistemi i binjakėve ėshtė tėrėsisht sistemi qendror i nervave dhe i kanaleve tė ajėrt (Bronhet) sė bashku me mushkėritė, si dhe sistemi i imunitetit dhe gjėndrės sė ashtuquajtur Thymus.

Zakonisht binjakėt janė tė pirur tė vuajnė nga mushkėritė (ngase nė parim ata pinė duhan sė tepėrmi!), nga pengesat nė sistemin nervor dhe nga ndezjet nė brinjė e gjoks.

Ndikojnė pozitivisht ushtrimet nė tė marruarit frymė, bisedat, terapitė pėr ē'lirim dhe terapitė pėr nxehje si p.sh. akupunktura. Me rėndėsi tė veēantė pėr ju edhe: i ashtuquajturi "tush nė oksigjen", ne formė tė shėtisė nė ajėr tė pastėr.

Gaforrja

Gaforrja shėnjon lukthin, tek gratė- gjinjtė si dhe mitrėn, gjėndrat e pėshtymės, pastaj mė tej tė gjitha vrimat e lėkurės (mbėshtjellėsit) tė trurit, bebėzėn e syrit, mbėshtjellėsin (lėkurėn) e zemrės dhe membranat e nervave.

Gaforret janė tė pirur tė vuajnė nga sėmundjet e lukthit, nga depresionet, hypohondria. Ata duhet tė jenė mė optimist, gjėrat t' i marrin mė shtruar.

Terapitė e preferuara janė kurat nė ujė dhe marrja nė mėnyrė tė veēantė i ēajit tė malit/barishte (si tip lulelakre, por me stap tė gjatė dhe fleta tė gjera).

Kėshilla: nėse keni mundėsi dhe hapėsirė bėjeni njė kopsht personal me lloj-lloj barishte duke filluar nga ēaji i kamomilės, ēaj nane etj..

Nėse nuk keni kopsht, atėherė mbusheni njė bidon tė bukur nė terrasė ose diku nė dritaren pranė tavolinės sė kuzhinės. Angazhimi me kėtė lloj aktiviteti do t'ju qetėson..

Ky lloj i "hobit" tė ri , juve si tip social qė jeni, do t'ua rivendos baraspeshėn e humbur dhe do t'ju bėjė tė kėnaqur.

Luani

Zemra, shpretka, shtylla kurrizore si dhe arteriet shėnjojnė shėnjuesin e diellorit luan.

Luanėt kanė tendenca tė vuajnė nga sėmundjet e zemrės dhe tė qarkullimit tė gjakut por edhe nga dhimbjet e shpinės.

Ata, mu pėr kėtė, do tė duhej qė mė shpesh tė pushojnė e ē'lirohen, tė bėjnė shėtitje tė gjata dhe tė mos e mbivlerėsojnė gjithnjė e mė shumė vetveten.

Pėr luanėt terapitė tipike janė ato tė ashtuquajturat terapitė e vallėzimit, banjat nė diell dhe qėndrimi nė lartėsi.

Kėshilla: Gjithnjė kur tė keni kohė tė lirė, shtrijuni nė bankė nė njė cep tė kopshtit, dhe nėnshtrojuni rrezeve jopėrclluese tė diellit.

Pėr shėnjuesit e zjarrtė si ju, drita ėshtė balsam i shpirtit. Pėr ju, po ashtu, edhe lėvizja ėshtė e nevojshme. Luanėve, deshve dhe shigjetarėve ushtrimet fizike tė rregullta ju bėjnė shumė mirė.

Do tė ishte mirė qė sė bashku me partnerin tuaj tė regjistroheni nė njė shkollė vallėzimit. Lėvizjet ritmike ju bėjnė shumė mirė nė mbajtjen e trupit, dhe ju ndihmojnė qė tė ē'liroheni fizikisht dhe shpirtėrisht.

Virgjėresha

Kėtė shenjė e pėrcaktojnė zorra e trashė, gjėndrat e stomakut dhe organet tjera qė dėrgojnė elemente pėr tretje ( mėlēia e zezė, vreri).

Sistemi i virgjėreshave ėshtė sistemi i vlerėsimit tė ushqimit. Virgjėreshat janė tė pirur tė vuajnė nga pengesat dhe vėshtirėsitė nė sistemin e tretjes nė regjionin e zorrėve.

Pėr kėtė arsye ata/ato do tė duhej t'i kushtojnė rėndėsi ushqimit (mos tė punojnė shumė, natyrisht jo edhe pak!) dhe para sė gjithash: tė qeshin shumė.

Virgjėreshat e mbajnė shėndetin pėrmes dietave dhe ushqimeve me origjinė natyrore, me bimė shėruese dhe barishte tė ndryshme, qė ndikojnė nė qetėsimin e sistemit tretės, pėrmes kurave tė agjėrimit dhe meditimit.

Familjet e tyre, miqtė etj. nuk mund ta marrin as me mend se sa vibrime tė ndjeshme kanė nervat e kėsaj shenje.

Peshorja

Shėnjuesit tė peshojės i pėrket pjesa e veshkave si dhe korja e veshkave pranė, mėshikėza dhe regjioni i ijėve.

Sistemi i peshores (apo funksionet) krijojnė baraspeshė dhe rregullojnė: p.sh. vlerat e PH-sė sė gjakut tė veshkave, temperaturėn pėrmes "termostatit" nė tru.

Tė lindurit peshore priren tė kenė ndezje nė veshkė dhe mėshikėz, por edhe gurė nė veshkė.

Terapia tipike e peshoreve ėshtė ajo me muzikė dhe pėrmes vallėzimit. Ndihmojnė edhe terapitė pėrmes bisedave qė ka mundėsi tė bėhen edhe me miq.

Kėshilla: pėrdoroni sa mė shumė lėngje nė formė tė ēajeve natyrale

Akrepi

Shėnjuesit tė akrepit i pėrket zorra e trashė dhe zorra e zgurdhit. Gjithashtu edhe organet e sekretimit, pra edhe gjėndrat embrionale.

Sistemi i akrepit ngjallė jetėn e re dhe eliminon atė tė vdekurėn, atė tė pėrfunduarėn. Akrepat janė tė pirur tė vuajnė nga sėmundjet e organeve qė prodhojnė sekret dhe atyre gjenitale.

Por nganjėherė edhe nga pasojat e jetės sė tyre tė stilit herė ekscesive e herė tėrėsisht ekstreme.

Akrepat do tė duhej t' i adaptohen stilit tė jetės "sė lehtė, por edhe tė vėshtirė" dhe tė mos kėrkojnė qė tė jenė tė fundit, duke prodhuar mė shumė ndjesi mirėkuptimi pėr tė tjerėt - shumė e rėndėsishme - sa mė shpesh tė ēlodheni e ēliroheni pėrmes muzikės sė lehtė , pėrmes leximit tė librave me tema tė lehta ose duke qėndruar nė rrethe miqsh tė ngushtė.

Kėshilla: Mėsohuni njėherė e mirė tė ēliroheni. Sa mė shpesh bėni marshe nė natyrė, tė lirė dhe pa kurrfarė qėllimi dhe trysnie.

Shigjetari

Shigjetarit si tip sportiv, vital i pėrgjigjen nyejt e kėmbėve dhe kofsha e epėrme, pastaj vijnė: frymėmarrja dhe nxjerrja e thellė e saj, pėrshtatja e syve me ambientin etj.

Sistemi i shigjetarit ėshtė sistem i lėvizjeve tė njeriut nė nxitim.

Shigjetarėt vuajnė nga lėndimet e natyrės sportive por tė lehta, qė vijnė edhe si rezultat i neglizhencės, pastaj nga lėndimet e nyejve tė legenit dhe jo rrallė edhe nga lėndimet nė fytyrė.

Shigjetarėt herė pas herė kanė nevojė tė ndėrrojnė stilin e jetės. Gjithsesi kjo bėhet edhe nė shenjė tė ruajtjes sė optimizmit, si diēka tepėr me rėndėsi pėr organizmin e njeriut.

Terapitė tipike tė shigjetarėve kanė tė bėjnė me sport: tė ushtruarit e ēiklizmit, vrapimi i lehtė, kalėrimi, lufta me skermė, noti, fluturimi dhe ngjitja nė lartėsi.

Shigjetarėt i lodhė ndeja, rutina dhe struktura e njėjtė e ditės, por edhe disa prej lojėrave apo aktiviteteve tė njėtrajtshme nė kohė tė lirė.

Qė t' i ofrojnė shpirtit tė tyre ushqim pėrherė tė freskėt, shigjetarėt kanė nevojė pėr ndryshime. Udhėtimet janė balsam pėr shpirtin e tyre dhe ruajnė freskinė e trupit dhe mendjes.

Bricjapi

Bricjapit tė ftohtė dhe konservativ, sipas pikėpamjeve tė mjekėsisė astronautike, i pėrkasin eshtrat dhe nyejt, para sė gjithash gjuri, gjėndrat tiroide, gjėndrat dhjamore, dhėmbėt, qimet e lėkurės dhe thonjtė. Bricjapėt nė pleqėri vuajnė nga reuma, tendosja e muskujve, tė ajurit e nyejve, dėmtimet e gjunjėve etj.

Pikėrisht pėr kėtė, bricjapėt duhet tė pinė shumė ujė, ta gėzojnė e shijojnė si tė nxehtit ashtu edhe lagėshtirėn e natyrės sa mė shumė e sa mė shpesh qė munden dhe mos ta ēajnė kokėn edhe aq pėr rregullat e mirėsjelljes tė rrethit dhe shoqėrisė.

Tė jesh fare i lirė - kjo ėshtė deviza e bricjapėve.

Terapitė e bricjapit janė - dieta, qė kanė pėr bazė para se gjithash ato prodhime me origjinė bimore, si rrėnjė, zabardhoku i patates, pastaj hudhra, preshi, qepa, rrepa e kuqe etj.

Pėrpos kėtyre edhe veprimet lehtė tė zbatueshme: agjėrimi, ngjitja nėpėr lartėsi, marshimi etj. Kėto veprimet e fundit mund t' i bėni edhe mė lehtė nė shoqėri, duke iu bashkuar ndonjė grupi alpinistėsh a marshuesish tė rregullt.

Kėshilla: shkarkohuni sa mė shumė nga obligimet e brendshme, me tė cilat vazhdimisht e ngarkoni veten.

Ujori

Kėsaj shenje tė jashtėzakonshme dhe shumė mbresėlėnėse i pėrkasin pjesėt e shpatullave tė poshtme dhe venat e saj, pastaj pulpat (e kėmbėve), thembra dhe pjesa e shpinės.

Funksionalitetin e kėsaj shenje e karakterizojnė: bartja dhe ushqimi kapilareve me oksigjen, sistemi i pėrgjithshėm i venave dhe sistemi i pavetėdijshėm nervor - i ashtuquajturi ndryshe edhe sistemi vegjetativ.

Ujorėt janė tė pirur tė vuajnė prej shtangimit tė pulpave tė kėmbėve, shtangimit tė muskujve, tė ftohurit e nyejve tė kėmbėve.

Shpirtėrisht ujorėt reagojnė rrallė, por nuk do tė duhej qė tė lėndohen nė atė shkallė qė ata pastaj ta kalojnė ēdo kufi tė reagimit.

Terapitė tipike tė suksesshme tė shėrimit pėr ujoret janė: terapia pėrmes fushės magnetike, akupunktura elektronike, dhe bioenergjia (e njohur edhe me emrin Reiki)

Peshku

Shenjės sė fundit tė rrethit tė shtazėve- peshkut, i pėrshkruhet sistemi i kėmbėve, respektivisht lėngu pėrēues i tij (gjaku dhe limfa).

Peshqit ėndėrrues vuajnė nga shputat e kėmbėve, sėmundjet qė vijnė si rezultat i tė ftohurit tė gjatė e tė thellė, por edhe mungesave tė lėvizjeve nga pasiviteti i theksuar.

Ata do tė duhej tė lėvizin mė shumė (sa shpirtėrisht aq edhe fizikisht!), tė kenė qėndrim tė qartė pėr jetėn dhe mos tė rrėshqasin drejtė ujėrave tė pesimizmit dhe kotėsisė.

Terapitė me tė mira tė kėsaj kategorie janė: drenazha e limfave, meditimi, jeta nė gjallėri, masazh e zonave refleksive tė kėmbėve, ushtrimet e sensibilitetit, qėndrimi nė det, noti dhe nxitja pėr t' u shkėputur nga tė menduarit pėr gjėra tė imta tė pėrditshmėrisė.

Kėshilla:Hidhuni njė ēast nė krahėt e ėndrrave. Aty janė dhuratė e veēantė pėr ju!

Qė tė jeni tė kėnaqur nė brendi tė shpirtit, sikurse akrepave, edhe juve do t' ju bėnte mirė ndonjė aktivitet i natyrės sociale.

Mendimet se po ju ndihmoni tė tjerėve, ndikojnė pozitivisht nė vet harmonizimin e mendjes dhe shpirtit tuaj.

Adnan Abrashi

Explorer

1171


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shėndeti dhe mjekėsia sipas shenjave

Mesazh  Explorer prej 30.05.08 1:42

Astrologjia dhe shėndeti

Dega e astrologjisė, e cila merret me ndikim e trupave qiellorė nė shėndetin tonė, quhet astromjekėsi (astomedicinė).

Shenjat astrale renditen qė nga maja e trupit pėr tė vazhduar deri nė fund tė kėmbėve me tė njėjtin rend sikundėr renditen nė Zodiak.

Kėshtu, dashi ėshtė ekuivalenti i kokės, demi i qafės, binjakėt tė krahėve dhe pjesės sė epėrme tė gjoksit, gaforrja ekuivalent i gjinjve, zemra i luanit, peshorja dhe virgjėresha tė pjesės sė mesit tė trupit, akrepi ekuivalent i organeve seksuale, shigjetari i kofshėve, bricjapi i gjunjėve, ujori i pjesėve tė nėngjurit, ndėrsa peshqit janė ekuivalentė tė shputės sė kėmbės.

Secilės shenjė duhet t’i jepet domethėnia e planetit zotėrues, sepse planetėt i drejtojnė pjesėt e caktuara tė trupit dhe organet e tij.

Mirėpo, qė ta krijojmė njė pamje mbi shėndetin e ndonjė personi nuk na mjafton vetėm shenja e tij solare dhe planeti i tij sundues.

Nė bazė tė orės sė lindjes duhet tė bėhet karta precize natale, pastaj tė analizohet nė tėrėsi horoskopi, duke u dhėnė pėrparėsi pjesėve tė horoskopit qė kanė tė bėjnė me gjendjen shėndetėsore.

Planetėt dhe trupi i njeriut: Secilit planet i pėrket njė pjesė e caktuar e trupit.

Nė astrologji secila shenjė zodiakale udhėheq pothuajse tė njėjtat pjesė tė trupit sikundėr edhe planeti i saj sundues
(dashi dhe akrepi - Marsi, Plutoni; demi dhe peshorja - Venera; binjakėt dhe virgjėresha - Merkuri; shigjetari - Jupiteri; bricjapi - Saturni; ujori - Urani; peshqit - Neptuni, gaforrja - Hėna, Luani - Dielli), ndaj gjatė analizės sė shėndetit duhet t’i marrin parasysh si shenjat, ashtu edhe planetėt.

Prandaj ky regjistėr i planetėve dhe i pjesėve tė trupit, qė u pėrgjigjen atyre, mund tė zbatohet edhe nė shenjat e Zodiakut.

• Dielli: syri, zemra, qarkullimi i gjakut, shpina, sperma;
• Hėna: syri, psikika, limfa, gjinjtė, gjėndrat qumėshtore, mitra, lėngjet e trupit;
• Merkuri: sistemi nervor, veshėt, mushkėritė, sistemi i frymėmarrjes, krahėt, duart, bėrrylat, gishtat;
• Venera: goja, faqet, fyti, lėkura, veshkat, vezoret;
• Marsi: koka, hunda, mjekra, muskujt, zorrėt, rruazat e kuqe tė gjakut, organet seksuale;
• Jupiteri: mėlēia, arteriet, gjėndrat;
• Saturni: eshtrat, thonjtė, dhėmbėt, flokėt, gjunjėt;
• Urani: nervat, psikika, truri, nyjat;
• Neptuni: psikika, shputat, boshti kurrizor, rruazat e bardha tė gjakut;
• Plutoni: sistemi reprodukues, gjėndrat, hipofiza, gjenet.

Predispozitat shėndetėsore tė shenjave tė Zodiakut

DASHI: Pika e dobėt – koka

Si shenja e parė e zjarrtė, dashi mishėron energjinė, karakterin luftarak dhe depėrtueshmėrinė.

Ėshtė shumė impulsiv dhe drejt cakut shkon si i pakokė, sikurse krijesa nė bazė tė sė cilės edhe e ka marrė emrin, andaj shpesh edhe e pėson. Sundimtar e ka Marsin e zjarrtė, planet qė nė astromedicinė shihet si pėrgjegjės pėr ndezjet e forta dhe lėndimet, por gjithashtu edhe meritor pėr shėrimin e shpejtė dhe pėr ripėrtėritjen e gjakut e tė forcės.

Dashi i udhėheq kokėn dhe organet tė cilat ndodhen nė tė (truri, nervat, sytė, hunda, boshti i qafės, eshtrat e fytyrės), pastaj muskujt, nervat dhe motorikėn. Sa herė qė lėndohet gjithnjė tek ai pėson koka, prandaj ėshtė shumė me rėndėsi qė tė mbrohet, bie fjala, gjatė vozitjes me motoēikletė.

Dashi ėshtė sė tepėrmi nervoz, epshor dhe erotik, ndėrsa pėr shkak tė mosdurimit dhe humbjes sė arsyes shpeshherė u qaset marrėdhėnieve seksuale pa pėrdorur mbrojtjen.

Pėr kėtė shkak shpesh kurohet nga sėmundjet seksuale, disa nga tė cilat mund ta rrezikojnė sė tepėrmi pjellshmėrinė e tij. Rėndom atakohet nga ndezjet me temperaturė tė lartė, dhembja e kokės dhe migrena, dhembja e dhėmbėve, meningjitisi, stresi, anksioziteti me shtypje tė lartė tė gjakut.

Ėshtė i dėshirueshėm si dhurues gjaku, ndėrsa pėr t’u ndier mė mirė duhet tė flejė sa mė shumė, tė hajė ushqim pejzor, si dhe ushqime tė pasura me vitaminat C dhe E. E qetėson aroma e livandės.

Aktiviteti trupor: Vrapimi Deshtė e duan trupin e tyre, ndėrsa gjendjes sė tyre psiko-fizike i pėrgjigjet jashtėzakonisht shumė aktiviteti i shtuar trupor. Pėr ta gjėja mė e mirė ėshtė vrapimi herėt nė mėngjes, ende pa lindur dielli, ose nė mbrėmje nėse nuk flenė herėt.

Pjesėtarėt e kėsaj shenje rregullisht shėnojnė rezultate tė mira nė vrapime, madje mė sė shumti nė shtigje tė shkurtra. Vrapimi ėshtė zgjedhja ideale nėse duan qė nga vetja ta largojnė ngarkesėn psiko-fizike dhe energjinė negative. Mė sė miri do tė ishte nėse do tė vraponin nė natyrė, por kėtė mund ta bėjnė edhe nė ambient tė mbyllur nė shiritin lėvizės.

DEMI: Fyti i ndjeshėm

Demi tokėsor ėshtė shenja qendrore e pranverės sė bujshme, ndaj edhe simbol i pjellorisė, i rritės dhe i pėrparimit. Ėshtė jashtėzakonisht rezistues dhe kėmbėngulės, megjithėse ka veprime tė plogėshta dhe tė ngadalshme.

Ka rezerva tė mėdha tė energjisė, por nganjėherė ėshtė dembel dhe i ngadalshėm, i gatshėm qė vetėm tė shijojė kėnaqėsinė e tė ushqyerit, pijes dhe udhėtimit.

Pėr kėtė shkak ėshtė i ndjeshėm ndaj problemeve shėndetėsore qė lidhen me teprimet nė tė ngrėnė dhe tė pirė, trashėsinė dhe nganjėherė edhe me buliminė.

Nė trupin e njeriut kėsaj shenje i takon pjesa ndėrmjet kokės dhe krahėve: qafa, fyti, bajamet, gjėndrat mbrojtėse, vezoret (pjelloria), goja dhe zgavra e gojės (zėri, tė ushqyeri).

Nėn ingjerencėn e kėsaj shenje janė edhe sekrecioni dhe veprimi hormoneve (rritja, menstruacionet, ndryshimet e pubertetit), ėndrrat dhe metabolizmi i gjithmbarshėm.

Mė sė shpeshti sėmuret nga ērregullimet e metabolizmit, sėmundjet e fytit, trashėsia ose humbja e apetitit, por mund tė ketė probleme edhe me vezoret dhe gjėndrat mbrojtėse.

Me rėndėsi ėshtė qė tė konsumojė ushqim tė shėndoshė, tė ushqehet masė dhe tė ushtrojė rregullisht. I ndihmon qėndrimi nė natyrė, terapia aromatike dhe ēajet e bimėve.

Nė vend tė plogėshtisė do tė duhej tė fillonte me ushtrime tė lehta trupore, me jogė, ose meditim nė ambient nė tė cilin ndihet aroma e vajit eterik tė livandės, rozmarinės dhe eukaliptusit.

Por nėse vendos qė tė bėjė masazh, atėherė le tė jetė ajo e fortė dhe nga pak e shoqėruar edhe me dhimbje.

Aktiviteti trupor: Aerobiku dhe lundrimi.

Dembelisė sė rrezikshme e tė lindur dhe plogėshtisė demat do tė duhej t’i pėrgjigjeshin pa hamendje me lėvizje mė tė shumta.

Pa dyshim pėr femrat aerobiku ėshtė zgjidhje ideale, sepse ai, krahas mėnjanimit tė humorit tė keq dhe tė energjisė negative, do tė ndihmojė edhe qė t’i humbin njė sasi tė madhe tė kalorive, tė cilat pėr demat janė armiku tradicional.

Madje, edhe kur nuk janė nė formė, ose ndiejnė se ushtrimet janė tepėr tė vėshtira, as edhe nė njė rast tė tillė, nuk do tė duhej tė ndalonin, por do tė duhej niseshin menjėherė nė njė shėtitje pėr t’i mbushur plot ajėr mushkėritė.

Pėr meshkuj sporti ideal ėshtė kanotazhi, sepse ai ua mundėson tė lėvizin edhe duke qėndruar ulur!

BINJAKĖT: Mushkėritė e rrezikuara

Binjakėt janė shenjė ajrore e cilėsisė sė ndryshueshme, nė aspektin e biznesit janė shumė tė shqetėsuar, kureshtarė, tė shkathtė dhe tė shumanshėm.

U pėrgjigjet ritmi i shpejtė i tė jetuarit, por ai do t’u shkaktojė telashe me lukthin (gastritisin).

Sikundėr sundimtari i tyre Merkuri, edhe ata merren me komunikimin mental dhe veprojnė si ndėrmjetės mes mendimit dhe lėvizjes, qė do tė thotė se kanė tė njėjtėn detyrė sikur nervat.

Sa i pėrket trupit tė njeriut ata e udhėheqin pulsin, bronket, mushkėritė, veshin, daullet e veshit, krahėt, bėrrylat, tetivat, nyjat si dhe sistemin nervor.

Nėn ingjerencėn e tyre janė edhe funksionet e frymėmarrjes dhe enzimeve, pastaj qarkullimi periferik, sistemi periferik nervor dhe hemoglobina.

Mė sė shumti janė tė prirė qė tė pėsojnė ndezjen e veshit dhe tė bronkeve, pastaj tė kenė probleme me mushkėritė, alergjitė, lėndimin e ekstremiteteve, ngarkesėn nervore, duke i shtuar edhe telashet me lukth.

Mangėsia e tyre ėshtė se nuk janė fort tė vendosur, kėshtu qė vėshtirė heqin dorė nga ajo qė ua kėnda, e nuk janė edhe aq tė disiplinuar nė raport me udhėzimet e mjekut. Meqenėse udhėheqin rrugėt e frymėmarrjes, do tė duhej ta shmangnin jo vetėm pirjen e duhanit, por edhe vetė pirėsit e duhanit!

Mė sė shumti u pėrgjigjen pemėt jugore – limoni, portokalli dhe sidomos grejpfruti, ndėrkohė qė do tė duhej tė siguronin sasi tė mjaftueshme tė vitaminės B dhe tė magnezit.

Aktiviteti trupor: Tenisi.

Aktiviteti mė i preferuar sportiv i binjakėve ėshtė tenisi. Edhe kur nuk kanė ndonjė dėshirė pėr garė, tenisi ua ofron mundėsinė e pėrmirėsimit tė reflekseve dhe tė krijimit tė aftėsive pėr zgjidhjen e situatave jostabile.

Rezultat i marrjes me kėtė sport do tė jetė vetėbesimi dhe kėmbėngulėsia, por gjithashtu duhet theksuar se tenisi i rrit edhe aftėsitė intelektuale sikundėr janė vėmendja dhe pėrqendrimi.

GAFORRJA: Qejfi i ndryshueshėm, shėndeti jostabil

Gaforrja ujore hyn ndėr shenjat e ndjeshme edhe nė aspektin emocional dhe shėndetėsor.

Nė fėmijėri shpesh sėmuren, nuk janė tė prirė as pėr aktivitete fizike dhe as pėr sport, e vetmja gjė qė i kėnaq nė kėtė drejtim ėshtė noti.

Nė trupin e njeriut ėshtė "vendosur" nė pjesėn e parme tė gjoksit dhe tė lukthit, ndaj drejton organet qė ndodhen nė kėtė pjesė (stomakun e epėrm, daljen e poshtme tė lukthit, pankreasin). Megjithatė, pasi qė ėshtė shumė emocionale, bėn pjesė nė shenjat e ndjeshme psikike.

Qejfin (mirakanden) e ka tė ndryshueshėm, ėshtė i brengosur dhe prirė pėr depresion, ndėrsa gjėja mė e ndjeshme pėr tė ėshtė familja.

Kjo shenjė dėshmon edhe se ēfarė ėshtė trashėgimia gjenetike, ndėrsa nė astrologji ėshtė e lidhur me mitrėn, ndaj nėn kontrollin e saj janė organet dhe funksionet trupore qė janė pjesė e mbarsjes, shtatzėnėsisė dhe periudhės sė paslindjes (mitra, placenta, muskujt e lėmuar, rritja, ciklet reprodukuese, tė ushqyerit, shtatzėnėsia, tė dhėnėt gji foshnjės).

Ėshtė i prirė pėr sėmundje tė lukthit, pankreasit, diabetit, ndezjes sė mėshikėzės, pėr telashe me shtatzėnėsinė, pengesa psikike, depresion tė paslindjes.

Shėndetin ia pėrmirėsojnė uji i burimit, ēaji dhe pemėt e primet, qė janė tė pasura me lėngje. Sallata e gjelbėr ėshtė bima e tij, kastraveci i gjelbėr dhe perimet e tjera tė paziera.
Aktiviteti trupor: Noti Pėr gaforret qė do tė dėshironin ta humbnin ndonjė kilogram peshe noti ėshtė sporti ideal.

Nė rend tė parė, femrat e kėsaj shenje do tė kenė pėrfitime nė rast se vendosin qė kohėn e lirė ta kalojnė duke notuar nė pishinė, ndėrsa verės nė det dhe nė ujėra tė tjera.

Edhe nėse nuk jeni mjeshtėr i notit, mos u shqetėsoni aspak. Kini parasysh faktin se "rekreativėt" me lėvizjet e tyre joharmonike harxhojnė shumė mė shumė kalori sesa profesionistėt.

LUANI: Robėruesi i zemrave

Luani i zjarrtė, sikurse edhe sundimtari i tij Dielli, i udhėheqin funksionet vitale trupore – punėn e zemrės dhe qarkullimin e gjakut. Ėshtė me shėndet tė mirė, pėrplot energji, pjellor dhe i qėndrueshėm.

Mirėpo, nuk e pėrballon mirė dhimbjen, posaēėrisht pritjen te mjeku dhe shkuarjen te stomatologu. Megjithėse duket plot vetėbesim dhe i fortė, nė situatat e rrezikshme bėhet mjaft frikacak.

Stresin e ka armikun mė tė madh, sikundėr edhe ushqimin e yndyrshėm dhe nikotinėn, e cila do t’i krijojė shtresa nė muret e venave. Te trupi i njeriut udhėheq punėn e zemrės, aortėn, venėn koronare, boshtin kurrizor, shpinėn dhe nervat.

Ėshtė i ndjeshėm ndaj problemeve tė zemrės, shtypjes sė lartė tė gjakut, aritmisė, mbylljes sė venave tė gjakut, infarktit, pikės nė tru, nxehtėsisė, qėndrimit nė diell, infektimit dhe ndezjes sė organeve seksuale.

Do tė duhej qė kolesteroli tė kontrollohej nė kohėn e duhur, ndėrsa shumė herėt do tė duhej tė konstatohej edhe shtrembėrimi i boshtit kurrizor dhe si masė do tė duhej aplikuar ecjen dhe vrapimin e rregullt.

Mund tė vuajė edhe nga telashet qė lidhen me boshtin kurrizor, ėshtė i prirė qė tė ketė ishiasin dhe shtangimin, kryesisht ndėrmjet shpatullave.

Nė racionet e tij do tė duhej tė ishte edhe peshku, madje peshku i kaltėr, pastaj gjėrat ushqimore tė pasura me vitaminat A dh C (bimėt e verdha dhe tė gjelbra, karotat, sardinat).

Aktiviteti trupor: Bodibildingu

Thuhet se bodibildingu ėshtė sport ideal pėr personat e lindur nė shenjėn e luanit.


Duke i forcuar muskujt, ky sport ua jep atyre pamjen pėr tė cilėn shumėkush ua ka lakmi. Pėr gjininė e bukur, pėrfaqėsueset e sė cilės nuk duan tė dėgjojnė pėr “fryrjen” e muskujve, rekomandohet gjimnastikė me pesha tė vogla.

Kėshillė pėr pėrmirėsimin e pamjes sė gjinjve: shtrihuni me shpinė nė dysheme, me kėmbė tė lakuara nė gjunjė dhe me tabanė tė mbėshtetur fort pėr toke.

Shtrijeni mirė shpinėn (dhe qafėn), pastaj nė duar merrni dy pesha tė vogla dhe ngadalė i ngrini nga dyshemeja, duke i mbajtur duart plotėsisht tė shtrira.

Ushtrimin pėrsėriteni tė paktėn njėzet herė pa ndėrprerė; pushoni dhe pastaj pėrsėriteni ushtrimin.


Edituar pėr herė tė fundit nga Explorer nė 29.12.08 18:11, edituar 2 herė gjithsej

Explorer

1171


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Shėndeti dhe mjekėsia sipas shenjave

Mesazh  Explorer prej 30.05.08 1:43

VIRGJĖRESHA: Brengosja pėr shėndetin

Shenja e dytė tokėsore, virgjėresha, sikurse edhe analogia e saj, shtėpia e gjashtė, nė astrologji ėshtė e ngarkuar me shėndetin dhe higjienėn. Kjo ėshtė shenjė qė synon pėrsosurinė dhe dėshiron t’ua bėj qejfin tė tjerėve, pėr ēka shpesh ėshtė e brengosur, e pasigurt dhe pasive.

Ne lukthin dhe nė sistemin tretės tė personit me kėtė shenjė do tė reflektohen tė gjitha situatat nėpėr tė cilat kalon dhe ėshtė sė tepėrmi e ndjeshme kur ėshtė fjala pėr ushqimin. Brengosja mė e madhe e kėsaj shenje ėshtė brenga pėr shėndetin, por nėse ėshtė e tepruar kthehet nė hipokondri.

Pjesėt e trupit dhe organet tė cilat i drejton janė: stomaku i poshtėm, mėlēia, pankreasi, lukthi dhe sistemi nervor.

Virgjėresha shpreh manifestime trupore tė stresit, ndėrsa funksionet trupore tė cilat i udhėheq janė absorbimi i materieve ushqyese dhe lėvizja e muskujve tė barkut tė poshtėm.

Mė sė shpeshti sėmuret nga pengesat e tretjes, helmimi, nervozat e lukthit, kapsllėku, sėmundjet e zorrėve, mėlēisė dhe pankreasit.

Ushqimi pėr tė ėshtė pjesė e rėndėsishme nė jetė, por nuk do tė duhej ta lėrė anash as aktivitetin e rregullt fizik. Mė sė shumti do t’i pėrgjigjej vozitja me biēikletė, sepse do ta pėrmbushte nevojėn e tij pėr lėvizje praktike dhe tė kursyer.

Po kėshtu do t’i ndihmonin edhe teknikat e frymėmarrjes, meditimit dhe masazhi me vajra eterikė. Me rėndėsi ėshtė se ushqimi i pasur me pejza dhe drithėra tė shumėllojshme ndihmon nė tretjen mė tė mirė.
Aktiviteti trupor: Volejbolli nė rėrė

Virgjėreshat janė mjaft ngathėta nė pikėpamje tė shėndetit tė tyre, derisa nė aspektin intelektual gjithnjė janė tė gatshme pėr aksion. Pėr to sporti ideal ėshtė volejbolli dhe veēmas volejbolli nė rėrė, si njė lojė dinamike dhe argėtuese, e cila gjithnjė ofron shoqėri, argėtim dhe sport nė ajrin e freskėt.

Ndėrsa ajo qė virgjėreshat me siguri i ngazėllen nė kėtė sport ėshtė komponenti mental, i cili nga to do tė kėrkojė vėmendje, pėrqendrim dhe reagim tė shpejtė.

PESHORJA: Baraspesha dhe emocioni i trupit

Peshorja simbolizon rregullin dhe baraspeshėn. Ka konstruksion tė mirė dhe mekanizėm tė fortė mbrojtės. Gjėja mė e rėndėsishme pėr tė nė jetė ėshtė dashuria dhe martesa e mirė dhe nėse nė kėtė pikė ėshtė e pakėnaqur do t’u nėnshtrohet stresit dhe sėmundjeve.

Shumė vėmendje i kushton dukjes sė jashtme, i intereson qė tė duket e bukur dhe atraktive dhe nėse ėshtė nė modė zaifllėku, do tė durojė pa ngrėnė derisa ta arrijė peshėn e synuar.

Pėr kėtė shkak ėshtė e prirė pėr telashe psikosomatike dhe ērregullimeve nė ushqim pėr tė cilat nė kohėt moderne flitet gjithnjė e mė shumė, buliminė dhe anoreksinė.

Nė Zodiak shtrihet nė pjesėn e tij tė mesme, ndėrsa nė trupin e njeriut udhėheq barkun (pjesėn e poshtme) dhe organet qė ndodhen aty – organet abdominale, ijėt, gjėndrat mbiveshkore, veshkat.

Meqenėse ėshtė shenjė qė kujdeset pėr anėn e jashtme, asaj i takon edhe mbėshtjellėsi i trupit, lėkura dhe mishi.

Ėshtė e prirė pėr alergji dhe telashe dermatovenerologjike, sėmundje nė kryqe, dhimbje koke, tretje problematike dhe mungesė baraspeshe hormonale e minerale.

Ėshtė e ndjeshme edhe nė rrezet e diellit, ndaj ėshtė me rėndėsi qė t’i shmangė dhe qė rregullisht e me kujdes ta mirėmbajė lėkurėn.

I rekomandohet vaj eterik i trumzės, shumė ujė burimi e pemė, si dhe ēaj uvini me qėllim tė pastrimit tė veshkave dhe tė kanaleve tė urinės.

Aktiviteti trupor: Joga Pėrfaqėsuesit e peshores bukur fort i ndiejnė pasojat e jetės dinamike, por qė tė funksionojnė normalisht kanė nevojė pėr baraspeshėn ndėrmjet trupit dhe shpirtit. Joga do t’u ndihmojė qė ta forcojnė trupin dhe qė me qartėsi ta shikojnė forcėn shpirtėrore qė fshihet nė ta.

Pėr fillim ju rekomandohet njė ushtrim i shkurtėr i meditimit: rrini ēlirėt, uluni kėmbėkryq, shpinėn mbajeni drejt dhe mbyllni sytė.

Pastaj provoni ta vizualizoni dhomėn, diellin qė krejtėsisht ngadalė paraqitet nė horizont dhe i cili gjithnjė e mė shumė e shndrit qiellin, duke e krijuar atmosferėn e qetėsisė hyjnore. Meditoni pėrditė nė njė kohė tė caktuar, mė sė miri nė mėngjes, ose nė mbrėmje.

AKREPI: Aftėsia e regjenerimit

Kėtė shenjė ujore e veēon energjia e jashtėzakonshme dhe konstrukti i fortė muskulor, madje edhe kur personi ėshtė shumė i bėshėm.

Ėshtė i fortė dhe i qėndrueshėm, ndėrsa falė sunduesve, Marsit dhe Plutonit, shpejt e merr veten edhe pas sėmundjeve tė rėnda. Ėshtė erotik dhe epshor dhe qė tė funksionojė normalisht ėshtė me rėndėsi tė ketė jetė tė kėnaqshme seksuale.

Ėshtė i prirė pėr ndezje tė cilat i karakterizojnė temperaturat e larta dhe dhimbjet e forta, mirėpo, pasi qė tė shėrohet, ndihet mė i fortė se mė parė. Udhėheq pjesėn e trupit nėn stomak; gjenitalet, zorrėn e urinės mėshikėzėn, shpretkėn dhe zorrėn e trashė.

Sundimtari i tij ėshtė Marsi, bartės i parimit mashkullor dhe aftėsisė prodhuese, ashtu qė njėri nga funksionet e tij ėshtė pjelloria e mashkullit.

Te gratė udhėheq ciklin menstrual dhe lindjen, dėshtimin spontan dhe abortin. Rregullon djersitjen dhe proceset e zbrazjes, ndėrsa, nė rast tė sėmundjes, ėshtė i prirė pėr format alternative tė shėrimit.

Ngahera i ka sėmundjet e organeve seksuale dhe venave, ndezjet virusale, sėmundjet ngjitėse, helmimet, sėmundjet kėrpudhore dhe sėmundjet psikike – psikozat e ndryshme, paranojat, skizofreninė.

I ndihmon gjumi i shėndoshė, akupunktura, ndėrsa nga ushqimet tė cilat ia sjellin energjinė janė – grozhla, farat, lajthitė, arrat si dhe radhiqja e rrodhja pėr pastrim.

Aktiviteti trupor: Vallėzimi

Aktivitet ideal pėr akrepat ėshtė vallėzimi, meqenėse kjo disiplinė i bashkon shpirtin dhe trupin. Me aplikimin e shpeshtė tė vallėzimit akrepat do ta fitojnė njė vetėbesim mė tė madh dhe kondicion tė mirė.

Pėrveē vallėzimit, u rekomandohet edhe njė ushtrim i cili i mėnjanon pengesat psikosomatike: shtrihuni nė dysheme, fikeni dritėn dhe dėgjoni muzikė klasike sipas zgjedhjes suaj. Pastaj filloni tė bėni lėvizje spontane, harmonike dhe shumė tė ngadalshme, sikur tė dėshironi tė shkriheni me muzikėn qė ju rrethon.

SHIGJETARI: Nė trupin e shėndoshė – shpirti i shėndoshė!

Shigjetari ėshtė shenja e fundit e zjarrit, me energji dhe temperament mė tė pėrmbajtur se shenjat e tjera, dashi dhe luani. E veēojnė optimizmi i pashuar dhe shpirtgjerėsia, energjia e madhe dhe shpirtmirėsia.

E do sporti dhe i pėrmbahet kultit tė trupit, nė frymėn e thėnies olimpike "nė trupin e shėndoshė – shpirti i shėndoshė!".

Mirėpo, shpirti i tij aventurier dhe prirja pėr hedonizėm mund tė mbizotėrojnė, ashtu qė gjithnjė e mė shumė do t’u japė pėrparėsi kėnaqėsive tokėsore kundruall aktivitetit tė theksuar fizik.

Njėsoj si demi, krahas tė cilit shigjetari ėshtė shenja prijėse hedoniste e Zodiakut, di ta teprojė nė gosti dhe nė dembelosje.

Alkooli dhe pijet e gazuara, ėmbėlsirat dhe ushqimi i yndyrshėm, janė ato qė mė sė shumti i dėmtojnė organet tė cilat i sundon shigjetari: mėlēinė dhe tėmėlthin.

Kjo shenjė udhėheq me pjesėn e trupit nėn shpinė: kėrdhokullėn, komblikun dhe mėlēinė e tėmėlthin.

Proceset trupore tė cilat janė nėn kontrollin e tij janė qarkullimi dhe enzimet, tretja, eliminimi i materieve helmuese.

Ėshtė i prirė pėr problemet e lindura me kėrdhokullat, ndrydhjen e kėrdhokullave, reumėn, ishijasin, sėmundjet e mėlēisė, helmimin, ndezjen e venave dhe sėmundjet e gjakut.

Pėr shėndet tė mirė dhe mbajtjen e kondicionit ėshtė e domosdoshme qė tė qėndrojė larg ushqimit tė dėmshėm, alkoolit dhe duhanit. I bėjnė mirė sparogat, lule dylli, angjinarja dhe rikola.

Aktiviteti trupor: Streēingu (tė zgjaturit)

Pėr ta pėrmirėsuar muskulaturėn shigjetarėt te streēingu gjejnė njė metodė tė shkėlqyeshme. Mirėpo kėtė sport duhet ta aplikojnė me durim dhe me kujdes, sepse ai nuk duron lėvizje tė forta dhe me rrėmbim.

Tė gjitha lėvizjet gjatė streēingut duhet tė jenė tė matura dhe gracioze.

Si hyrje nė kėtė sport rekomandohet njė ushtrim shumė dobiprurės: shtriheni nė ijė duke u mbėshtetur nė bėrryl dhe e ngrini kėmbėn lart dhe duke e mbajtur me dorė plotėsisht drejt.

Nėse nuk arrini qė me shuplakė ta kapni shputėn e kėmbės sė shtrirė, pėr fillim pėrpiquni qė ta kapni nyjėn e kėmbės. Nė njė pozitė tė tillė qėndroni plotėsisht tė palėvizshėm 30 sekonda, ndėrsa, pas kėsaj, ngadalė ndėrrojeni kėmbėn. Brenda njė kohe tė caktuar, pėrsėriteni gjatė ditės disa herė kėtė ushtrim.

BRICJAPI: Kėmbėngulės drejt shėrimit

Pėr bricjapin thuhet se ėshtė si vera – sa mė i vjetėr aq mė i mirė ėshtė! Ngjashėm do tė mund tė thuhej edhe pėr shėndetin e tij.

I sėmurė nė fėmijėri, por me kalimin e viteve bėhet mė i fortė, mė i lidhur dhe mė i qėndrueshėm. Sunduesi i saj Saturni i ftohtė dhe i ashpėr trupin ua nėnshtron sėmundjeve tė shumta, por njėkohėsisht e ushqen me pėrvoja dhe "antivirusė".

Bricjapi nė kėtė mėnyrė e zhvillon vetėdijen pėr vetėndihmėn, e di se ēka i bėn dėm, ēka i ndihmon dhe nė mėnyrė tė disiplinuar ndjek udhėzimet e profesionistėve. Nuk ėshtė i prirė tė improvizojė, shpreh mosbesim pėr pseudomjekėt dhe ndaj ēdo gjėje qė ėshtė joshkencore dhe e paverifikuar.

Te trupi i njeriut i udhėheq eshtrat, nyjat, gjunjėt, thonjtė, dhėmbėt, lėkurėn dhe flokėt.

Megjithėse i frikohet stomatologut, analizave tė gjakut, shpimit dhe ndėrhyrjeve tė ngjashme mjekėsore, nėse diēka do t’i ndihmonte qė tė shėrohej dhe qė dhimbja t’i pushonte do ta duronte nė mėnyrė stoike.

Funksionet qė i rregullon janė: ngurtėsimi, dregėzimi i plagėve, zėnia e gjakut, sedimentacioni.

Ėshtė i prirė pėr thyerje eshtrash, lumbago, reumė, anemi, anoreksi, mungesė tė mineraleve dhe sėmundje tė psikikės, sikundėr janė paranoja, fobia dhe depresioni.

I nevojitet vetėdijesimi dhe ndėrgjegjėsimi gjithnjė e mė i madh, por mė sė shumti treningu autogjen, meditimi dhe shoqėrimi me persona te kthjellėt dhe tė durueshėm.

Aktiviteti trupor: Alpinizmi

Bjeshkėt janė mbretėria e vėrtetė pėr bricjapėt qė duan vetminė. Nė mėnyrė qė ta fitojnė energjinė trupore dhe qetėsinė shpirtėrore, mė sė miri e kanė qė tė shkojnė nė piknik tė gjatė nė bjeshkė sa herė qė kanė mundėsi.

Atje do tė jenė tė rrethuar nga ajri tėrėsisht i pastėr dhe nga qetėsia aq shumė e nevojshme, ndėrkohė qė shikimi nga lartėsitė do t’i pėrmbushė me njė ngazėllim tė veēantė.

Shėtitjet nėpėr bjeshkė njėkohėsisht do ta pėrmirėsojnė ndėrrimin e materieve nė organizmin e tyre, ashtu qė pas njė pushimi tė tillė tė shėndetshėm, bricjapėt do tė kthehen plotėsisht tė rilindur. Bricjapėt nė aspektin e ndėrmarrėsisė janė shumė tė qėndrueshėm, ndaj u pėrgjigjet ecja e gjatė, madje edhe maratona.

UJORI: Problemet me vena

Shenja e fundit e trinisė ajrore ėshtė ujori i paadaptueshėm dhe origjinal. Veēantinė e tij disa e quajnė problem psikik, pa u pėrpjekur fare qė ta kuptojnė se ai e sheh botėn nė njė mėnyrė tjetėr.

Pėrfaqėsuesit e kėsaj shenje mė sė miri ndihen kur nuk duhet t’u pėrshtaten tė tjerėve; kur bėjnė atė qė duan, ndihem mirė dhe tė shėndetshėm!

Meqenėse kjo shenjė e drejton qarkullimin e gjakut e tė limfės dhe udhėheq me pjesėn e poshtme tė trupit, nėngjurin dhe nyjat e kėmbės, njėkohėsisht kjo edhe do tė jetė pjesa e saj e lėndueshme.

Pėrfaqėsuesit e saj janė tė prirė tė kenė telashe me qarkullimin e gjakut e tė limfės, venat varikoze, kėmbėt e sėmura dhe tė ėnjtura, shputat e rrafshėta, koagulimin e gjakut, frakturat, distorsinė e nyjave tė kėmbės dhe mungesės baraspeshės hormonale e ērregullimet psikosomatike.

Disa telashe mund tė lindin edhe si pasojė e mėnyrės sė jetės. Meqenėse nuk ka njė kufizim nė kėrkesat e tij dhe duke qenė kureshtar do tė provojė gjithēka do t’ia shkatėrrojė vetes shėndetin.

Nė kėtė mėnyrė konstruktin e mirė qė e ka nga lindja do ta dėmtojė me mėnyrėn jo tė shėndoshė tė jetės, me gjumin e parregullt dhe ushqimin gjithashtu tė parregullt.

I pranon format alternative tė shėrimit dhe mjekėsinė natyrore. Nga vajrat eterike mė sė shumti i ndihmojnė rozmarina pėr pėrdorim tė jashtėm, ndėrsa valeriana pėr pėrdorim tė brendshėm – pėr qetėsim dhe gjumė tė mirė.
Aktiviteti trupor: Ēiklizmi

Biēikleta ėshtė mjet transporti, i cili pėr shumė ujorė njėkohėsisht ėshtė edhe aktiviteti mė i mirė sportiv. Vozitja me biēikletė do t’i ndihmojė pėr t’i kapėrcyer vėshtirėsitė dhe depresionin, duke i bėrė mirė trupit dhe shpirtit tė tij.

Tė etshėm pėr liri dhe pavarėsi, ujorėt mbi biēikletė do tė ndihen sikur peshku nė ujė.

Nėse e shfrytėzojnė kohėn e bukur pėr vozitje me biēikletė jashtė qytetit, vetėm ose nė shoqėri tė kėndshme, do tė ndihem mė tė shėndetshėm dhe mė tė qetė, por do t’u pėrmirėsohet edhe qarkullimi nė vena.

PESHQIT: Telashet psikosomatike

Nė fund tė Zodiakut na presin peshqit e grumbulluar e tė bashkuar, tė preokupuar nė botėn e tyre tė imagjinatės dhe tė emocioneve tė pėrjetuara.

Pėrfaqėsuesit e kėsaj shenje janė tė ndjeshėm nė ēdo pikėpamje, ndėrsa, nėse mėsohen qė herėt me tableta dhe medikamente tė ndryshme, do t’ia krijojnė vetes edhe njė problem shėndetėsor.

Peshqit janė intuitivė, tė ndjeshėm, sakrifikues, por jostabilė nė aspektin psikik. Nėse i nėnshtrohen influencės sė huaj dhe nėse ajo ėshtė negative, edhe vetė do tė shkojnė nė drejtim tė gabueshėm. Janė tė prirė pėr telashe psikosomatike, varėsi tė ndryshme dhe ērregullime tė gjumit.

Shenja e peshqve udhėheq shputat, simbolikisht edhe me baraspeshėn ndėrmjet pjesė sė epėrme dhe tė poshtme tė trupit, ndėrmjet trupit dhe shpirtit, ėndrrės dhe zhgjėndrrės.

Nėn drejtim e kėsaj shenje janė muskujt, ligamentet, eshtrat e kėmbės, thembra, pastaj hipofiza cerebrale dhe ajo e membranės.

Funksionet trupore tė cilat i udhėheq janė: aktivitetet psikike dhe kontrolli i hormoneve. Krahas sėmundjeve tė ndryshme, tė lindurit nė kėtė shenjė janė tė prirė edhe pėr ērregullime tė metabolizmit dhe qarkullimit, frakturat dhe deformimet e shputave.

Sikundėr edhe te ēdo shenjė tjetėr ujore, edhe pėr ta uji (dhe tė gjitha lėngjet) ka cilėsi shėruese. Veēmas do t’u pėlqejnė noti, masazhi me vajra eterike, balta shėruese, ēajet natyrore, joga dhe meditimi.

Aktiviteti trupor: Noti

Shumica e peshqve e adhuron verėn vetėm pėr faktin se mund tė notojnė sa tė duan. Noti nė pishinė nuk u pėlqen gjithaq, sepse mė shumė e duan ambientin natyror.

Tė lumtur qė gjenden pranė ujit, do t’i bashkojnė kėnaqėsinė me dobinė, duke i falur trupit tė tyre kėnaqėsi tė pėrditshme nė kėtė sport tė dobishėm.

Mirėpo, noti nganjėherė mund tė bėhet i rrezikshėm pėr ta. Tė etshėm pėr romantikė dhe qetėsi, do tė mund tė rrėmbeheshin plotėsisht, duke e ha

Explorer

1171


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Astro-Mjekėsia

Mesazh  Jon prej 28.01.09 13:01

Astrologjia dhe mjekėsia

Shumė mjekė gjatė punės sė tyre e shfrytėzojnė astrologjinė. Konsiderohet se ėshtė shumė e rėndėsishme qė tė bėhet njė krahasim i horoskopit tė mjekut dhe pacientit pėr tė parė nėse nėnshenjat e tyre janė nė baraspeshė.

Me fjalė tė tjera, nėnshenjat e kėtyre dy personave duhet t’i takojnė elementit tė njėjtė (ujit, zjarrit, ajrit, tokės, ) dhe duhet tė jenė nė kėtė aspekt tė pėrputhura me njėra-tjetrės.

Nėse pacienti e ka nėnshenjėn e peshores, atėherė edhe mjeku i tij do tė duhej ta kishte nėnshenjėn e peshores, ujorit, ose binjakėve. Aspektet e pėrputhshme nė mes tė mjekut dhe pacientit ofrojnė kurajė dhe mirėbesim tė dyanshėm, derisa ato tė papėrputhshme mund tė shkaktojnė aversion tė dyanshėm.

Ndikimi i Hėnės nė shėndetin e njeriut

Pas Diellit, Hėna ėshtė trupi qiellor qė ka ndikimin mė tė madh nė organizimin e njeriut. Cikli menstrual te femrat pėrputhet me kohėzgjatjen e Hėnės lunare, ndėrsa periudha e fillimit tė frytit deri te lindja e tij, zgjat plot nėntė muaj.

Fazat e ndryshme tė Hėnės ndikojnė nė paraqitjen e sėmundjeve tė ndryshme e sidomos tė krizave mentale. Pasi qė Hėna ėshtė mbledhėse e energjisė sė Diellit, ajo njėkohėsisht ėshtė edhe transmetuese e kėsaj energjie nė trupin e njeriut.

Kur njė person e ka Hėnėn e dobėt nė horoskop, atėherė ai person do tė marrė mė pak energji diellore dhe mė lehtė u nėnshtrohet sėmundjeve tė ndryshme. Hėna ndikon nė organet shumė tė ndjeshme tė trupit, si: lukthi, shpretka, stomaku, gjoksi dhe mitra.

Po ashtu edhe shtatzėnia, lindja dhe sistemi nervor drejtpėrsėdrejti janė tė lidhur me ndikimin e Hėnės. Hėna ka ndikim edhe te trashėgimia gjenetike.

Shėrimi nėn ndikimin e Hėnės

Nė kohėn e Ptolomeut, tė pajtoheshe me operacion e tė mos e analizoje mirė pozitėn e Hėnės, do tė thoshte ta rrezikoje jetėn personale.

Qysh nė kohėt e lashta njerėzit nuk operoheshin gjatė ditėve kur Hėna ndodhej nė shenjėn e bricjapit, sepse gjatė atyre ditėve dobėsohet funksionimi i organizmit.

Po ashtu pacientėt atėbotė nuk janė shėruar as gjatė ditėve kur mbi Tokė paraqitej Hėna e re, sepse gjatė kėtyre ditėve besohej se ndodhin ndryshimet e mėdha atmosferike. Kjo praktikė vazhdon edhe sot.

Koha mė e pėrshtatshme pėr shėrim janė ditėt kur Hėna ėshtė e pozicionuar nė shenjat: akrepi, peshqit ose shigjetari.

Ndėrsa nuk preferohet kurimi gjatė kohės kur Hėna ėshtė nė perėndim e sipėr pėr shkak tė mundėsisė sė gjakrrjedhjes sė madhe.

Mjekėt qė konsultohen me astrologji po ashtu nuk operojnė organet, apo pjesėt e trupit gjatė kohės kur ato janė nėn ndikimin e Hėnės. P.sh. ėshtė shumė rrezik tė operohet koka nė kohėn kur hėna ėshtė nė shenjėn e dashit...

Jon

1307


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Astro-Mjekėsia

Mesazh  Jon prej 27.11.09 15:25

ASTROLOGJIA DHE SHĖNDETI



Dega e astrologjisė, e cila merret me ndikim e trupave qiellorė nė shėndetin tonė, quhet astromjekėsi (astromedicinė).

Shenjat astrale renditen qė nga maja e trupit pėr tė vazhduar deri nė fund tė kėmbėve me tė njėjtin rend sikundėr renditen nė Zodiak.

Kėshtu, dashi ėshtė ekuivalenti i kokės, demi i qafės, binjakėt tė krahėve dhe pjesės sė epėrme tė gjoksit, gaforrja ekuivalent i gjinjve, zemra i luanit, peshorja dhe virgjėresha tė pjesės sė mesit tė trupit, akrepi ekuivalent i organeve seksuale, shigjetari i kofshėve, bricjapi i gjunjėve, ujori i pjesėve tė nėngjurit, ndėrsa peshqit janė ekuivalentė tė shputės sė kėmbės.

Secilės shenjė duhet t’i jepet domethėnia e planetit zotėrues, sepse planetėt i drejtojnė pjesėt e caktuara tė trupit dhe organet e tij. Mirėpo, qė ta krijojmė njė pamje mbi shėndetin e ndonjė personi nuk na mjafton vetėm shenja e tij solare dhe planeti i tij sundues.

Nė bazė tė orės sė lindjes duhet tė bėhet karta precize natale, pastaj tė analizohet nė tėrėsi horoskopi, duke u dhėnė pėrparėsi pjesėve tė horoskopit qė kanė tė bėjnė me gjendjen shėndetėsore.

Planetėt dhe trupi i njeriut: Secilit planet i pėrket njė pjesė e caktuar e trupit.

Nė astrologji secila shenjė zodiakale udhėheq pothuajse tė njėjtat pjesė tė trupit sikundėr edhe planeti i saj sundues (dashi she akrepi - Marsi, Plutoni; demi dhe peshorja - Venera; binjakėt dhe virgjėresha - Merkuri; shigjetari - Jupiteri; bricjapi - Saturni; ujori - Urani; peshqit - Neptuni, gaforrja - Hėna, Luani - Dielli), ndaj gjatė analizės sė shėndetit duhet t’i marrin parasysh si shenjat, ashtu edhe planetėt.

Prandaj ky regjistėr i planetėve dhe i pjesėve tė trupit, qė u pėrgjigjen atyre, mund tė zbatohet edhe nė shenjat e Zodiakut.

• Dielli: syri, zemra, qarkullimi i gjakut, shpina, sperma;

• Hėna: syri, psikika, limfa, gjinjtė, gjėndrat qumėshtore, mitra, lėngjet e trupit;

• Merkuri: sistemi nervor, veshėt, mushkėritė, sistemi i frymėmarrjes, krahėt, duart, bėrrylat, gishtat;

• Venera: goja, faqet, fyti, lėkura, veshkat, vezoret;

• Marsi: koka, hunda, mjekra, muskujt, zorrėt, rruazat e kuqe tė gjakut, organet seksuale;

• Jupiteri: mėlēia, arteriet, gjėndrat;

• Saturni: eshtrat, thonjtė, dhėmbėt, flokėt, gjunjėt;

• Urani: nervat, psikika, truri, nyjat;

• Neptuni: psikika, shputat, boshti kurrizor, rruazat e bardha tė gjakut;

• Plutoni: sistemi reprodukues, gjėndrat, hipofiza, gjenet.

Jon

1307


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Shėndeti dhe mjekėsia sipas shenjave

Mesazh  Zattoo prej 17.09.10 8:38

SHĖNDETI SIPAS HOROSKOPIT

Dashi

Mjekėsia astrologjie e vendosė kėtė shenjė tė furtunės dhe shtrėngatės duke e paraqitur atė me figurėn e kokės qė mban sy tė mbyllur dhe nofullėn e poshtme me dhėmbė paksa tė shtrėnguar. Gjithashtu edhe me trurin si organ motorik qė ruan ndjesinė e baraspeshės.
Deshtė janė tė ndjeshėm veēmas nė regjionin e kokės, kanė mė shumė marramendje, zjarrmie tė lartė apo ndezje.
Mu pėr kėtė, qė ata tė ruajnė fuqitė dhe shėndetin e mirė, mjekėsia astrologjike ju preferon tė merren me aktivitete mė tė "nxehta", respektivisht tė ushtrojnė sporte tė ashtuquajtura luftarake, nė tė cilat deshėt mund ta tregojnė veten mirė.
Gjimnastika, vallėzimi dhe e ashtuquajtura Terapi e Rajshit (thėnė shkurt e shqip: seks).
Mirėpo, tek njerėzit qė i pėrkasin kėsaj shenje, edhe skijimi dhe ēiklizmi kanė efekte shumė tė mira. "Deshėt" edhe pėrpos nevojės sė zbrazjes sė energjisė sė madhe, megjithatė duhet tė pushojnė shpesh dhe relaksohen mirė gjatė ushtrimeve fizike.
Nė kėto momente i rezervoni vetes kohė dhe ēaste tė mjaftueshme kur mund tė merrni nė dorė sėrish ndonjė libėr, po ashtu tė dėgjoni edhe muzikė, ndėrkaq mendimet qė ju sillen ēdo ditė nė kokė t'i hiqni qafe, sė paku pėr ca qaste.
Kėshilla: Sa mė shpesh qė keni mundėsi bėni masazh tė fytyrės. Ky veprim i vė nė lėvizje lumenjtė limfatik dhe mėnjanon me kėtė edhe dhimbjet e kokės.

Demi


Shėnjuesit tė Demit i pėrket regjioni i qafės dhe grykės sė bashku me gurmazin, bajamet, veshėt, hundėt, gjuha, buzėt dhe zverku (zverku i demit!) si dhe balli, respektivisht sytė e ballit.
Sistemi i demit ėshtė ndėrrimi i oksigjenit, pra pėrpunimi i ushqimit, me ēka jo vetėm organet e tretjes, por edhe gjėndrat e regjionit tė ballit janė pjesėmarrėse nė veprim.
Demat janė tė pirur tė vuajnė pėr kohė te gjatė nga sėmundje tė ndryshme, Sėmundjet tek ta zakonisht shtrihen nė rrugė joproporcionale (pra tė mbitheksuar) veēmas nė regjionin e organeve dhe tė sistemit tė frymėmarrjes.
Demat janė gjithashtu tė pirur qė tė kenė mbipeshė tė theksuar dhe tė tejkalojnė paksa me marrjen e ushqimit. Masat e preferuara pėr ta janė: agjėrimi, masazh, puna nė kopsht, muzika e mirė dhe qėndrimi nė natyrė tė pastėr.
Kėshilla: filloni me njė regjim tė agjėrimit (dietės) dhe do tė vėreni se sa tė ē'lirė do tė ndjeheni nė pjesė tė ndryshme tė trupit.

Binjakėt


Kėtė shenjė pėrcaktojnė pėrherė duart dhe krahėt e shtrirė nė mėnyrė pothuajse tė egėr e me plot gjestikulime.
Sistemi i binjakėve ėshtė tėrėsisht sistemi qendror i nervave dhe i kanaleve tė ajėrt (Bronhet) sė bashku me mushkėritė, si dhe sistemi i imunitetit dhe gjėndrės sė ashtuquajtur Thymus.
Zakonisht binjakėt janė tė pirur tė vuajnė nga mushkėritė (ngase nė parim ata pinė duhan sė tepėrmi!), nga pengesat nė sistemin nervor dhe nga ndezjet nė brinjė e gjoks.
Ndikojnė pozitivisht ushtrimet nė tė marruarit frymė, bisedat, terapitė pėr ē'lirim dhe terapitė pėr nxehje si p.sh. akupunktura.
Me rėndėsi tė veēantė pėr ju edhe: i ashtuquajturi “tush nė oksigjen”, ne formė tė shėtisė nė ajėr tė pastėr.

Gaforrja

Gaforrja shėnjon lukthin, tek gratė- gjinjtė si dhe mitrėn, gjėndrat e pėshtymės, pastaj mė tej tė gjitha vrimat e lėkurės (mbėshtjellėsit) tė trurit, bebėzėn e syrit, mbėshtjellėsin (lėkurėn) e zemrės dhe membranat e nervave.
Gaforret janė tė pirur tė vuajnė nga sėmundjet e lukthit, nga depresionet, hypohondria. Ata duhet tė jenė mė optimist, gjėrat t' i marrin mė shtruar.
Terapitė e preferuara janė kurat nė ujė dhe marrja nė mėnyrė tė veēantė i ēajit tė malit/barishte (si tip lulelakre, por me stap tė gjatė dhe fleta tė gjera).
Kėshilla: nėse keni mundėsi dhe hapėsirė bėjeni njė kopsht personal me lloj-lloj barishte duke filluar nga ēaji i kamomilės, ēaj nane etj..
Nėse nuk keni kopsht, atėherė mbusheni njė bidon tė bukur nė terrasė ose diku nė dritaren pranė tavolinės sė kuzhinės. Angazhimi me kėtė lloj aktiviteti do t’ju qetėson..
Ky lloj i “hobit” tė ri , juve si tip social qė jeni, do t’ua rivendos baraspeshėn e humbur dhe do t’ju bėjė tė kėnaqur.

Luani

Zemra, shpretka, shtylla kurrizore si dhe arteriet shėnjojnė shėnjuesin e diellorit luan. Luanėt kanė tendenca tė vuajnė nga sėmundjet e zemrės dhe tė qarkullimit tė gjakut por edhe nga dhimbjet e shpinės.
Ata, mu pėr kėtė, do tė duhej qė mė shpesh tė pushojnė e ē'lirohen, tė bėjnė shėtitje tė gjata dhe tė mos e mbivlerėsojnė gjithnjė e mė shumė vetveten.
Pėr luanėt terapitė tipike janė ato tė ashtuquajturat terapitė e vallėzimit, banjat nė diell dhe qėndrimi nė lartėsi. Kėshilla: Gjithnjė kur tė keni kohė tė lirė, shtrijuni nė bankė nė njė cep tė kopshtit, dhe nėnshtrojuni rrezeve jopėrclluese tė diellit.
Pėr shėnjuesit e zjarrtė si ju, drita ėshtė balsam i shpirtit. Pėr ju, po ashtu, edhe lėvizja ėshtė e nevojshme.
Luanėve, deshve dhe shigjetarėve ushtrimet fizike tė rregullta ju bėjnė shumė mirė. Do tė ishte mirė qė sė bashku me partnerin tuaj tė regjistroheni nė njė shkollė vallėzimit.
Lėvizjet ritmike ju bėjnė shumė mirė nė mbajtjen e trupit, dhe ju ndihmojnė qė tė ē'liroheni fizikisht dhe shpirtėrisht.

Virgjėresha

Kėtė shenjė e pėrcaktojnė zorra e trashė, gjėndrat e stomakut dhe organet tjera qė dėrgojnė elemente pėr tretje ( mėlēia e zezė, vreri). Sistemi i virgjėreshave ėshtė sistemi i vlerėsimit tė ushqimit. Virgjėreshat janė tė pirur tė vuajnė nga pengesat dhe vėshtirėsitė nė sistemin e tretjes nė regjionin e zorrėve.
Pėr kėtė arsye ata/ato do tė duhej t'i kushtojnė rėndėsi ushqimit (mos tė punojnė shumė, natyrisht jo edhe pak!) dhe para sė gjithash: tė qeshin shumė.
Virgjėreshat e mbajnė shėndetin pėrmes dietave dhe ushqimeve me origjinė natyrore, me bimė shėruese dhe barishte tė ndryshme, qė ndikojnė nė qetėsimin e sistemit tretės, pėrmes kurave tė agjėrimit dhe meditimit. Familjet e tyre, miqtė etj. nuk mund ta marrin as me mend se sa vibrime tė ndjeshme kanė nervat e kėsaj shenje.

Peshorja

Shėnjuesit tė peshojės i pėrket pjesa e veshkave si dhe korja e veshkave pranė, mėshikėza dhe regjioni i ijėve.
Sistemi i peshores (apo funksionet) krijojnė baraspeshė dhe rregullojnė: p.sh. vlerat e PH-sė sė gjakut tė veshkave, temperaturėn pėrmes "termostatit" nė tru.
Tė lindurit peshore priren tė kenė ndezje nė veshkė dhe mėshikėz, por edhe gurė nė veshkė.
Terapia tipike e peshoreve ėshtė ajo me muzikė dhe pėrmes vallėzimit.
Ndihmojnė edhe terapitė pėrmes bisedave qė ka mundėsi tė bėhen edhe me miq. Kėshilla: pėrdoroni sa mė shumė lėngje nė formė tė ēajeve natyrale.

Akrepi

Shėnjuesit tė akrepit i pėrket zorra e trashė dhe zorra e zgurdhit. Gjithashtu edhe organet e sekretimit, pra edhe gjėndrat embrionale. Sistemi i akrepit ngjallė jetėn e re dhe eliminon atė tė vdekurėn, atė tė pėrfunduarėn.
Akrepat janė tė pirur tė vuajnė nga sėmundjet e organeve qė prodhojnė sekret dhe atyre gjenitale.
Por nganjėherė edhe nga pasojat e jetės sė tyre tė stilit herė ekscesive e herė tėrėsisht ekstreme.
Akrepat do tė duhej t' i adaptohen stilit tė jetės "sė lehtė, por edhe tė vėshtirė" dhe tė mos kėrkojnė qė tė jenė tė fundit, duke prodhuar mė shumė ndjesi mirėkuptimi pėr tė tjerėt - shumė e rėndėsishme - sa mė shpesh tė ēlodheni e ēliroheni pėrmes muzikės sė lehtė , pėrmes leximit tė librave me tema tė lehta ose duke qėndruar nė rrethe miqsh tė ngushtė.
Kėshilla: Mėsohuni njėherė emirė tė ēliroheni. Sa mė shpesh bėni marshe nė natyrė, tė lirė dhe pa kurrfarė qėllimi dhe trysnie.

Shigjetari

Shigjetarit si tip sportiv, vital i pėrgjigjen nyejt e kėmbėve dhe kofsha e epėrme, pastaj vijnė: frymėmarrja dhe nxjerrja e thellė e saj, pėrshtatja e syve me ambientin etj. Sistemi i shigjetarit ėshtė sistem i lėvizjeve tė njeriut nė nxitim.
Shigjetarėt vuajnė nga lėndimet e natyrės sportive por tė lehta, qė vijnė edhe si rezultat i neglizhencės, pastaj nga lėndimet e nyejve tė legenit dhe jo rrallė edhe nga lėndimet nė fytyrė. Shigjetarėt herė pas herė kanė nevojė tė ndėrrojnė stilin e jetės.
Gjithsesi kjo bėhet edhe nė shenjė tė ruajtjes sė optimizmit, si diēka tepėr me rėndėsi pėr organizmin e njeriut. Terapitė tipike tė shigjetarėve kanė tė bėjnė me sport: tė ushtruarit e ēiklizmit, vrapimi i lehtė, kalėrimi, lufta me skermė, noti, fluturimi dhe ngjitja nė lartėsi.
Shigjetarėt i lodhė ndeja, rutina dhe struktura e njėjtė e ditės, por edhe disa prej lojėrave a aktiviteteve tė njėtrajtshme nė kohė tė lirė.
Shigjetarėt kanė nevojė pėr ndryshime, qė t' i ofrojnė shpirtit tė tyre ushqim pėrherė tė freskėt. udhėtimet janė balsam pėr shpirtin e tyre dhe ruajnė freskinė e trupit dhe mendjes.

Bricjapi

Bricjapit tė ftohtė dhe konservativ, sipas pikėpamjeve tė mjekėsisė astronautike, i pėrkasin eshtrat dhe nyejt, para sė gjithash gjuri, gjėndrat tiroide, gjėndrat dhjamore, dhėmbėt, qimet e lėkurės dhe thonjtė.
Bricjapėt nė pleqėri vuajnė nga reuma, tendosja e muskujve, tė ajurit e nyejve, dėmtimet e gjunjėve etj.
Pikėrisht pėr kėtė, bricjapėt duhet tė pinė shumė ujė, ta gėzojnė e shijojnė si tė nxehtit ashtu edhe lagėshtirėn e natyrės sa mė shumė e sa mė shpesh qė munden dhe mos ta ēajnė kokėn edhe aq pėr rregullat e mirėsjelljes tė rrethit dhe shoqėrisė.
Tė jesh fare i lirė - kjo ėshtė deviza e bricjapėve. Terapitė e bricjapit janė - dieta, qė kanė pėr bazė para se gjithash ato prodhime me origjinė bimore, si rrėnjė, zabardhoku i patates, pastaj hudhra, preshi, qepa, rrepa e kuqe etj.
Pėrpos kėtyre edhe veprimet lehtė tė zbatueshme: agjėrimi, ngjitja nėpėr lartėsi, marshimi etj.
Kėto veprimet e fundit mund t' i bėni edhe mė lehtė nė shoqėri, duke iu bashkuar ndonjė grupi alpinistėsh a marshuesish tė rregullt. Kėshilla: shkarkohuni sa mė shumė nga obligimet e brendshme, me tė cilat vazhdimisht e ngarkoni veten.

Ujori

Kėsaj shenje tė jashtėzakonshme dhe shumė mbresėlėnėse i pėrkasin pjesėt e shpatullave tė poshtme dhe venat e saj, pastaj pulpat (e kėmbėve), thembra dhe pjesa e shpinės.
Funksionalitetin e kėsaj shenje e karakterizojnė: bartja dhe ushqimi kapilareve me oksigjen, sistemi i pėrgjithshėm i venave dhe sistemi i pavetėdijshėm nervor - i ashtuquajturi ndryshe edhe sistemi vegjetativ.
Ujorėt janė tė pirur tė vuajnė prej shtangimit tė pulpave tė kėmbėve, shtangimit tė muskujve, tė ftohurit e nyejve tė kėmbėve. Shpirtėrisht ujorėt reagojnė rrallė, por nuk do tė duhej qė tė lėndohen nė atė shkallė qė ata pastaj ta kalojnė ēdo kufi tė reagimit.
Terapitė tipike tė suksesshme tė shėrimit pėr ujoret janė: terapia pėrmes fushės magnetike, akupunktura elektronike, dhe bioenergjia (e njohur edhe me emrin Reiki)

Peshku

Shėnjuesi i fundit i rrethit tė shtazėve- peshku, i pėrshkruhet sistemi i kėmbėve, respektivisht lėngu pėrēues i tij (gjaku dhe limfa). Peshqit ėndėrrues vuajnė nga shputat e kėmbėve, sėmundjet qė vijnė si rezultat i tė ftohurit tė gjatė e tė thellė, por edhe mungesave tė lėvizjeve dhe si rezultat i pasivitetit tė theksuar.
Ata do tė duhej tė lėvizin mė shumė (sa shpirtėrisht aq edhe fizikisht!), tė kenė qėndrim tė qartė pėr jetėn dhe mos tė rrėshqasin drejtė ujėrave tė pesimizmit dhe kotėsisė.
Terapitė me tė mira tė kėsaj Kategorie (peshkut) janė: drenazha e limfave, meditimi, jeta nė gjallėri, masazh e zonave refleksive tė kėmbėve, ushtrimet e sensibilitetit, qėndrimi nė det, noti dhe nxitja pėr t' u shkėputur nga tė menduarit pėr gjėra tė imta, tė pėrditshmėrisė.
Kėshilla:Hidhuni njė ēast nė krahėt e ėndrrave. Aty janė dhuratė e veēantė pėr ju!
Qė tė jeni tė kėnaqur nė brendi tė shpirtit, sikur akrepat, edhe juve do t' ju bėnte mirė ndonjė aktivitet i natyrės sociale. Mendimet se po ju ndihmoni tė tjerėve, ndikojnė pozitivisht nė vet harmonizimin e mendjes dhe shpirtit.


Zattoo

629


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Astro-mjekėsia

Mesazh  Nikolaos prej 21.04.11 21:27



siē e shihni edhe ne figurė...
Secila shenje lidhet ngushtė me njė pjesė trupore:
Dashi - koka (syte, veshet)
Demi - qafa (fyti, zėri, buzet, goja)
Binjakėt - shpatullat (dora e djathte, frymemarrja, supet)
Gaforrja - Gjoksi, (kraharori, mitra, syri i majte)
Luani - zemra, (kurrizi, syri i djathte)
Virjgersha - barku (zorret, dora e majte)
Peshorja - mesi (veshkat dhe lekura)
Akrepi - organet seksuale,(hunda, anusi)
Shigjetari - kofshet, pjesa e pasme, melēia e zeze
Bricjapi - gjunjet (dhembet dhe kockat, floket)
Ujori - nyjet e kembes, qarkullimi i gjakut
Peshqit - kembet (shputat)

Shenjat dhe 12 ēiftet e nervit kafkor (tė trurit)
ĒIFTET SHENJAT NERVET
Ēifti i parė = Dashi = Nervi nuhatės (olfaktik)
Ēifti i dytė = Demi = Nervi optik
Ēifti i tretė = Binjakėt= Nervi lėvizės okular i pėrbashkėt, i zakonshėm.
Ēifti i katėrt = Gaforrja= Nervi patetik
Ēifti i pestė = Luani = Nervi trinjak
Ēifti i pestė = Virgjėresha = Nervi lėvizės okular i jashtėm
Ēifti i shtatė = Peshorja = Nervi fytyror (ballor)
Ēifti i tetė = Akrepi = Nervi dėgjimor (Marsi)
Ēifti i nėntė = Shigjetari = Nervi gjuhėsor (i glorofaringut)
Ēifti i dhjetė = Bricjapi = Nervi pneumogastrik
Ēifti i 11-tė = Ujori = Nervi celebral (i trurit) nervi kurrizor spinal
Ēifti i 12-tė = Peshqit = Nervi hipoglosor (i muskujve tė gjuhės).

Gishtat pėrbėjnė bashkėsinė e Shenjave tė Zodiakut


Falanga e tretė- Dashi , Bricjapi, Gaforrja, Peshorja.
Falanga e dytė- Demi , Ujori , Luani , Akrepi.
Falanga e parė- Binjakėt, Peshqit, Virgjėresha , Shigjetari.


Gishti tregues : Dashi, Demi, Binjakėt
Gishti i mesit : Bricjapi, Ujori, Peshqit
Gishti i unazės : Gaforrja , Luani, Virgjeresha
Gishti i vogėl: Peshorja, Akrepi, Shigjetari


Nikolaos

"Kthejeni fytyrėn nga Dielli dhe ēdo hije mbetet mbrapa jush"

649


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi