Vendet enigmatike ne bote

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Vendet enigmatike ne bote

Mesazh  Siroco prej 12.07.15 13:01



Vendet enigmatike nė botė janė tė shumta, madje ēdo vend ka historinė e tij tė mistershme, e cila tregohet nga njėri brez nė tjetrin.

Revista e famshme “Forbes” ka marrė nismėn tė bėjė njė analizė se cilat vende janė tė mistershme, duke u bazuar nė fakte reale dhe tė dhėna tė pakundėrshtueshme.

Zona 51

Njė vend mė modern, por qė ruan njė sharm tė jashtėzakonshėm: Zona 51 nė Nevada. Ky territor i Shteteve tė Bashkuara ėshtė njė zonė “top-secret”, ku askush, pėrveē anėtarėve tė ushtrisė amerikane, nuk mund tė hyjė. Sipas legjendės, pikėrisht kėtu qeveria amerikane ka ose ka pasur kontakte me jashtėtokėsorėt, qė i janė mbajtur tė fshehta opinionit publik pėr arsye tė ndryshme. Mes tė tjerave, sipas njė prej teorive mė tė famshme konspirative tė ufologėve, nė vitin 1947, pas shpėrthimit tė njė rakete hapėsinore tė UFO-ve nė Rosuell, nė Nju Meksiko, pjesėt e mbetura tė raketės dhe tė ekuipazhit janė transportuar pikėrisht nė Zonėn 51.

Ueēester Country

Mes zonave mė tė mistershme ėshtė Ueēester Kauntri, nė shtetin e Nju Jorkut, ku shkrimtari Uashington Irving vendosi krijimin e tij “Legjenda e Sleepy Hollow”; thuhet se nė kėto territore ende endet njė kalorės gjatė natės, duke kėrkuar kokėn e humbur nė luftime. Ēdo vit nga data 26 deri mė 28 tetor, kėtu ka njė eveniment aktrimi, ku aktorėt rikrijojnė sėrish kėtė histori tė mistershme.

Montekristoja Australian

Liqeni Invernes nė Skoci, i njohur pėr praninė e pėrbindėshit Lok Nes. Shfaqja e parė e kėtij pėrbindėshi daton nė shekullin e 6-tė para Krishtit, por edhe sot ka shumė turistė qė tregojnė se kanė parė shenja tė pranisė sė tij nė liqen. Klasifikimin e vendeve mė misterioze e mbyll Montekristo Homsted nė qytetin Xhuni, nė Australi. Sipas legjendės, nė kėtė vend ndodhen fantazmat e dhjetė personave qė dikur jetonin e mė pas vdiqėn kėtu. Mes tyre ėshtė edhe fantazma e vajzės sė pronarit tė shtėpisė, Kristofer Uilliam Krauli, ajo e njė kameriereje shtatzėnė qė u hodh nga ballkoni dhe e njė kopshtari.

Kėshtjella Bran

Vendi qė e fiton kėtė klasifikim tė pazakontė ėshtė kėshtjella Bran, nė Brasov tė Rumanisė. Legjenda tregon se nė kėtė vend ka jetuar Vladi i Pėrgjakshėm, qė nxiti Bram Stokerin nė vitet 1800 tė shkruante romanin “Drakula”. Vladi ishte njė princ i tmerrshėm, qė i vriste armiqtė dhe tradhtarėt e dyshuar tė tij me mėnyra pak ortodokse. Sot, kėshtjella ėshtė kthyer nė njė muze, por sipas revistės “Forbes”, kjo nuk ia ka hequr aspak kėshtjellės atė mister qė e rrethonte prej kohėsh: “Nėse ecėn nė dhomat e kėsaj kėshtjelle, – shkruan revista,- mund tė rishohėsh gjyqet kundėr shtrigave, ekzekutimet me prerje koke dhe varjet nė litar, qė Vladi urdhėroi nga kėto mure”.

Kulla e Londrės

Kulla e Londrės. E ngritur nė vitin 1078 nga Vilhelm Pushtuesi, prej qindra vitesh ajo pėrshkruhet si njė vend shpirtrash: njėra prej kėtyre historive rrėfen se edhe sot natėn fantazma e Ana Bolenės, gruas sė dytė tė Henrikut VIII qė u vra brenda kėtyre mureve, shėtit nė dhomat e kullės me kokėn e prerė nė duar, nė kėrkim tė bashkėshortit tė saj tradhtar, qė e vrau, vetėm sepse donte tė martohej me njė grua tjetėr.

Katakombet e Parisit

Vendi mė misterioz i botės janė Katakombet e Parisit: edhe ato ndodhen pranė qendrės sė qytetit dhe aty ndodhen skeletet e parisienėve qė kanė jetuar nė shekujt e kaluar. Nė shekullin XX janė kthyer nė muze dhe janė tė shumtė vizitorėt qė thonė se nė disa raste kanė parė fantazma ose kanė dėgjuar britmat e njerėzve tė vdekur.
avatar
Siroco

Unė e dėgjoj kėngėn e zogut jo pėr zėrin e tij, por per heshtjen qė vjen pas.


228


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi