Nuk bėhet fjalė pėr filma por pėr tė vėrteta misterioze!

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Nuk bėhet fjalė pėr filma por pėr tė vėrteta misterioze!

Mesazh  Siroco prej 12.07.15 12:15



Tė gjithė keni dėgjuar pėr Trekėndėshin e Bermudeve dhe misteret qė e rrethojnė atė. Teoritė nė lidhje me kėtė vend variojnė nga ato tė arsyeshme e deri tek me qesharaket. Ėshtė padyshim njė vend i rrethuar me mister. Megjithatė, Trekėndėshi i Bermudeve nuk ėshtė i vetmi. Ka edhe 10 vende tė tjera nėpėr botė tė ngjashėm me tė.

Malet e Supersticionit janė njė varg malesh tė vendosur nė lindje tė Feniksit, Arizona.

Sipas legjendės, dikur rreth viteve 1800 njė burrė i quajtur Jacob Waltz, zbuloi njė minierė floriri qė tashmė njihet me emrin Miniera e Arit e Humbur e Gjermanit.

Ai e mbajti vendndodhjen e minierės tė fshehtė deri nė shtratin e tij tė vdekjes, nė tė cilin ai e ka thėnė ose jo (varet nga varianti i historisė qė po lexoni) dikujt sekretin e tij.

Megjithatė, miniera nuk ėshtė gjetur pavarėsisht ekspeditave tė pafund. Disa thonė qė shpirtrat e atyre qė kanė humbur jetėn duke kėrkuar minierėn vėrtiten ende nėpėr kėto male.

Ndėrkohė ka edhe nga ata qė besojnė qė hyrja pėr nė ferr ėshtė e vendosur nė kėto male.

A e keni pyetur veten nėse kishte njė trekėndėsh Bermudash nė hapėsirė? Jo? Atėherė ndoshta po e mendoni tani dhe pėrgjigja ėshtė qė ka. Kjo quhet Anomalia e Atlantikut Jugor. Kjo ėshtė zona ku rripi i rrezatimit i njohur si rripi Van Allen i Tokės i afrohet mė shumė sipėrfaqes sė Tokės.

Ėshtė njė zonė e vendosur vetėm pak larg bregut tė Brazilit, dhe ėshtė pėrgjegjėse pėr probleme tė shumta me satelitėt dhe anijet kozmike, qė nga prishja e programeve tė tyre e deri tek mbyllja fare e funksionimit tė tyre. Teleskopi Hubble ėshtė i fikur dhe nuk regjistron vėzhgime kur kalon nėpėr tė (gjė qė ndodh 5 herė nė ditė).

Megjithatė nuk janė vetėm probleme teknike. Disa astronautė raportojnė qė ata shohin yje qė bien nė fushėn e tyre vizive ndėrkohė qė kalojnė atje.

Arsyeja e kėtyre problemeve nuk kuptohet plotėsisht. Dyshimi kryesor ėshtė qė nivelet e larta tė rrezatimit qė mblidhen nė anomalinė, por shkencėtarėt nuk janė tė sigurt se si apo se pse ndodh kjo gjė.

Jo i kėnaqur vetėm me pak individė qė ishin zhdukur, Liqeni Anjikuni vendosi qė tė ēojė gjėrat nė njė nivel tjetėr, dhe tė bėhet pėrgjegjės pėr zhdukjen e njė fshati tė tėrė. Gjithēka ka ndodhur nė nėntor 1930, kur dikush me emrin Joe Labelle po kėrkonte njė strehė pėr natėn.

Labelle e njihte fshatin Inuit, popullsia e tė cilit varionte nga 30-2000, varet se cilin variant dėgjoni. Ai shkoi deri atje dhe ngeli i habitur – fshatarėt nuk ishin nė asnjė vend.

Ēdo gjė tjetėr, duke pėrfshirė edhe ushqimet e armėt ishin lėnė pas. Labelle i ēoi njė telegram RCMP dhe filloi njė hetim. Ne vendin ku bėheshin varrimet u zbulua qė tė paktėn njė prej varreve ishte hapur, dhe jo nga kafshėt, dhe ishte boshatisur. Pėr mė tepėr, rreth 300 kėmbė nga fshati, trupat e rreth 7 qenve tė slitave u gjetėn, tė cilėt kishin ngordhur nga uria edhe pse nė fshat kishte dyqane ushqimi tė hapura.

Disa versione tė historisė raportojnė edhe drita tė ēuditshme mbi liqen rreth kohės sė zhdukjes.

Ēfarė ka ndodhur? Ka pasur nga deklaratat mė tė ndryshme nė lidhje me arsyen e zhdukjes, duke pėrfshirė edhe alienėt, fantazmat, e edhe vampirėt.

Deti i Djallit ose Trekėndėshi i Dragoit ėshtė njė zonė nė Oqeanin Paqėsor qė ėshtė i mbushur me ngjarje tė ēuditshme. Pranė brigjeve tė Japonisė, ka qenė vendi i deklaratave tė panumėrta pėr fenomene tė pashpjegueshme, duke pėrfshirė anomali magnetike, objekte dhe drita tė pashpjegueshme, dhe sigurisht edhe zhdukje misterioze.

Zona ėshtė e konsideruar si e rrezikshme nga autoritetet e peshkimit japonez. Njė histori tregon qė nė vitin 1952 qeveria japoneze ka ēuar njė mjet kėrkimi pėr tė hetuar misteret e Detit tė Djallit, raporton bota.al, transmeton Telegrafi.

Kuptohet qė mjeti i kėrkimit dhe ekuipazhi i tij prej 31 personash nuk u panė mė. Njė histori tjetėr tregon pėr pėrpjekjet e Kublai Khan pėr tė pushtuar Japoninė duke kaluar nėpėr Detin e Djallit, e duke humbur tė paktėn 40000 njerėz nė kėto pėrpjekje.

Ndėrkohė teori tė ndryshme hidhen nė lidhje me atė sė ēfarė ndodh aty: qė nga alienėt, deri nė dyer pėr nė universe paralele. Disa sugjerojnė qė aktiviteti i lartė vullkanik nė rajon ėshtė pėrgjegjės pėr disa prej zhdukjeve.

Ferma Bigelow, mė parė e njohur si Ferma Skinwalker dhe Ferma Sherman, ėshtė njė pronė prej 480 akrash nė veriperėndim tė Utah e qė ėshtė zonė e mbushur me shfaqje UFO-sh, gjymtim kafshėsh dhe ngjarje tė tjera tė ēuditshme.

Megjithėse ngjarje tė ēuditshme janė dokumentuar qė nė vitet 1950, disa prej historive mė tė ēuditshme u ndodhen njė ēifti fermerėsh, Terry dhe Gwen Sherman pasi ata blenė fermėn nė vitin 1994.

Shermanėt ishin vazhdimisht tė pėrndjekur nga ngjarje tė frikshme si shfaqje UFO-sh, ngjarje tė pashpjegueshme dhe masakrime tė pashpjegueshme kafshėsh.

Situata ishte aq e padurueshme pėr ta, sa nė vitin 1996 ata ia shiten fermėn e tyre Robert Bigelow, themeluesit tė National Institute for Discovery Science, i cili dėshironte tė studionte misteret qė rrethonin fermėn. Bigelow ėshtė pronar i fermės edhe nė ditėt e sotme dhe NIDS i mban shumė tė fshehta zbulimet e tyre.

Point Pleasant (Pika e kėndshme) me siguri qė ėshtė quajtur me vend kėshtu nė njė farė pike, por tani ėshtė i mbushur me tregime tė ngjarjeve misterioze dhe tė frikshme dhe emri i tij tani nuk ėshtė gjė tjetėr vetėm njė aliteracion ironik.

Mė e njohura prej kėtyre ngjarjeve pėrfshinė njė krijesė tė njohur si Mothman, qė thuhet se ka terrorizuar komunitetin e Virginia-s Perėndimore qė nga nėntori 1966 e deri nė dhjetor 1967.

Mė shumė se 100 qytetarė tė ndryshėm tė Point Pleasant janė dėshmitarė okularė tė kėsaj krijese tė tmerrshme.

Mothman qė kanė qenė subjekt i njė libri dhe njė filmi, dhe qė ka statujėn e tij nė Poin Pleasant, ka pasur shumė shpjegime tė ndryshme. Disa besojnė qė ėshtė njė jashtėtokėsor, ndėrsa ka tė tjerė qė besojnė qė ėshtė njė mutant.

Ēfarėdo tė ketė qenė, raportimet pėr Mothman-in ndaluan pasi Ura e Argjendtė u shemb nė 15 dhjetor tė vitit 1967 duke vrarė 46 persona dhe qė bėri qė shumė tė besonin se ngjarjet tė ishin tė lidhura nė njė farė mėnyre.

Pėrveē Mothman-it, edhe shumė pėrralla tė tjera paranormale nga Point Pleasant pėrfshijnė shfaqje tė UFO-ve dhe raportime tė tė ashtuquajturve “Burra me tė Zeza”.

Trekėndėshi Michigan ėshtė njė tjetėr trekėndėsh gjeografik, i vendosur nė mes tė Liqenit Michigan.

Gjithashtu edhe ky trekėndėsh ėshtė njė vend ku ka shume zhdukje tė jetėve ujore dhe tokėsore.

Disa prej mė tė famshmėve pėrfshijnė:

Kapiteni Donner; nė 28 prill 1937, kapiteni George R. Donner i O.M. McFarland ishte duke u kthyer nga Erie, Pensilvani ne Port Washington, Wisconsin, dhe duhet tė kalonte pėrmes trekėndėshit.

Sipas historisė, ai ishte shumė i lodhur dhe u kthye nė kabinėn e tij, duke lėnė dikė tjetėr qė ta zgjonte kur tė afroheshin pranė destinacionit. Rreth tre orė mė vonė, kur personi tjetėr shkoi ta lajmėronte si e kishte porositur, Donner nuk ishte nė kabinėn e tij. Nuk ishte as nėpėr anije. U bė njė kėrkim shumė i thellė por kapiteni Donner nuk u gjet asnjėherė.

Fluturimi 2501; nė 23 qershor 1950, Fluturimi Northwest Airlines 2501 ishte duke u kthyer nga New York nė Minneapolis nė duart e pilotit me eksperience Robert C. Lind, dhe kishte nė tė 58 pasagjerė.

Pėr shkak tė motit tė keq, kur avioni ishte pranė Chicago, ai ndryshoi rrugė dhe duhej tė kalonte mbi Liqenin Michigan.

Rreth mesnatės, Lind kėrkoi leje qė tė shkonte nga lartėsia 3500 ft nė 2500 ft, pa shpjeguar arsyen.

Kėrkesa e tij nuk u pranua dhe ky ishte komunikimi i fundit i bėrė me Fluturimin 2501. Pozicioni i tij i fundit i njohur ka qenė nė Trekėndėshin Michigan.

Ndėrkohė qė burimet variojnė nė lidhje me ēfarė ėshtė gjetur nga Fluturimi 2501 (disa thonė qė nuk ėshtė gjetur asgjė, ndėrsa tė tjera qė janė gjetur mbetje qė lundronin tė pjesėve si pjesė ulėsesh e gjėra tė tilla), duket e qartė qė avioni ėshtė pėrplasur nė ujė. E ēuditshme ėshtė nė fakt qė avioni ishte nė gjendje shumė tė mirė dhe nė duar shumė tė afta nė momentin e zhdukjes.

Pėr mė tepėr, pavarėsisht se kėrkime bėhen akoma ēdo vit, as trupi i avionit nuk ėshtė gjetur dhe as mbetje njerėzore nuk kanė arritur tė zbulohen.

Lugina San Luis, nė Koloradon jugore, ėshtė njė zonė ku ka pasur shumė fenomene tė pashpjegueshme duke pėrfshirė kėtu edhe shume shfaqje UFO-sh dhe qindra gjymtime kafshėsh tė fermave.

Shfaqjet e UFO-ve janė aq tė zakonshme sa njė grua e quajtur Judy Messoline ka vendosur edhe njė kullė vėzhgimi tė UFO-ve nė pronėn e saj, qė ka vėzhguar mė shumė se 50 shfaqje tė UFO-ve vetėm qė nga viti 2000. Disa prej kėtyre janė parė nga shumė njerėz nė tė njėjtėn kohė.

Pėr skeptiket e UFO-ve, duhet tė jenė mė interesante tregimet pėr gjymtimet e kafshėve nė atė zonė.

Ato filluan nė vitin 1967, me njė kalė tė quajtur Snippy. Snippy u gjet njė mėngjes me trurin qė i mungonte, dhe me kockat e qafės plotėsisht tė pastruara. Qė atėherė, qindra, pėr tė mos thėnė mijėra gjymtime tė pashpjegueshme kafshėsh kanė ndodhur nė atė rajon, duke pasur shumė gjėra tė pėrbashkėta – fillimisht, nuk ka asnjėherė asnjė gjurmė gjaku pranė kafshėve, dhe kafshėt janė tė gjitha tė dėmtuara me prerje tė sakta, qė dallohet qė nuk ėshtė vepėr e kafshėve grabitqare.

Dhe si pėrfundim, tė gjitha gjymtimet u ndodhin brenda natės krijesave qė janė tė shėndetshme.

Hetimet qė janė bėrė pėr kėto incidente nuk kanė nxjerrė deri tani asnjė rezultat, por ato vazhdojnė edhe nė ditėt e sotme.

Disa fermerė raportojnė qė kanė parė drita tė ēuditshme nė qiell netėt pėrpara se tė gjejnė njė kafshė tė gjymtuar, duke bėrė kėshtu qė tė ketė nga ata qė besojnė qė nė kėto ngjarje janė tė pėrfshirė jashtėtokėsorėt.

/bota.al/
avatar
Siroco

Unė e dėgjoj kėngėn e zogut jo pėr zėrin e tij, por per heshtjen qė vjen pas.


235


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Nuk bėhet fjalė pėr filma por pėr tė vėrteta misterioze!

Mesazh  Luce prej 12.07.15 20:31

me pelqyen postimet e tua SIROCO flm
avatar
Luce

Jeta eshte si nje enderr qe kur zgjohesh kupton se ke vdekur.

103


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi