Ēfarė ndodhė pasi tė vdesim?

Shko poshtė

Ēfarė ndodhė pasi tė vdesim?

Mesazh  Luli prej 10.07.15 17:10



Ne mund tė mendojmė se ėshtė e pamundur tė dimė. Por disa njerėz mund tė kenė pėrgjigje pėr kėtė. Tabloidi anglez “TheSun” na prezanton tre njerėz, tė cilėt pretendojnė se kanė parė rrėshqitazi jetėn e pėrtejme gjatė njė pėrvoje tė hidhur shumė pranė vdekjes, duke zbuluar atė se ēfarė kishin parė, transmeton

“Ishte sikur engjėjt mė tėrhoqėn pėr rroba

Pastruesi i dritareve Agostinho Jeses, 38-vjeē nga Sheffield, ishte vetėm disa centimetra larg vdekjes kur gazi shpėrtheu dhe i shkatėrroi shtėpinė dy vjet mė parė. Babai i njė fėmije ka deklaruar:

“Nga shpėrthimi kam fluturuar afro dy metra larg mureve tė shtėpisė qė tashmė janė vetėm rrėnoja. Por fatmirėsisht nga i gjithė ai shpėrthim i fuqishėm nuk mė ka goditur as edhe njė tullė. Nė njėfarė mėnyre ishte sikur dikush mė vuri njė mburojė rreth trupit.

Isha djegur pėr sė gjalli, por fatmirėsisht nuk ndjeja ndonjė dhimbje. Ishte plotėsisht i qetė dhe jam i sigurt se njėfarė lloj ndėrhyrjeje hyjnore mė tėrhoqi pėr tė mė mbrojtur.

Ndjeva sikur dikush mė kapi pėr krahu dhe mė tėrhoqi nė anėn tjetėr tė rrugės, duke mė ulur nė njė vend tė sigurt. Kishte diēka nė tė dy anėt e mia dhe besoj se ishin dy engjėj. Dhe derisa lėshohesha nė tokė i sigurt, e gjitha ēfarė arrita tė shoh ishin disa rroba tė bardha qė u shfaqen para syve tė mi.

Kur shikova pėrreth nuk pashė as edhe njė shpirt nė rrugė. Jam katolik i devotshėm dhe besoj se isha shumė pranė vdekjes, por thjesht nuk mė kishte ardhur momenti i vdekjes. Jam shumė i sigurt se diēka nga bota tjetėr kishte ardhur pėr tė mė shpėtuar, dhe siē duket ishin pikėrisht ato rrobat e bardha qė i kam parė”.

“Ishte si horizont nga njė aeroplan”

Artistja Roisin Fitzpatrick, 46-vjeēe nga Bray, County Wicklow, Irlandė, kishte pėsuar hemorragji tė trurit njė ditė pas ditėlindjes sė saj tė 35-tė. Ajo ka deklaruar:

“Ndjeva dhimbje tė madhe, pasi koka mu pėrdrodh prapa me njė vrull tė dhunshėm. Fillova tė lėshojė djersė tė ftohta dhe tė nxehta, dhe pastaj vjella. Disi arrita tė kapi telefonin dhe i telefonova ambulancės. Duke u zvarritur murit arrita tė lėshohem poshtė shkallėve, ndėrsa me tė arritur nė spital mjekėt mė thanė se duhet tė mė operojnė qė tė mė lehtėsojnė presionin nė trurin tim.

Por papritmas e gjeta veten jashtė trupit tim, duke shkuar drejt njė drite tė lehtė rrezatuese. Ndjeva dashuri tė pastėr dhe tė pakushtėzuar, por edhe ngrohtėsi qė disi mė lante trupin. Nuk ndjeja dhimbje apo frikė, vetėm vetėdije tė madhe. Ishte sikur kur shihni horizontin jashtė dritareve tė aeroplanit, pėrveē nė vend se tė shikoj poshtė saj unė isha pjesė e saj. Prej atij momenti mė nuk i frikėsohem vdekjes, sepse nė atė moment e kuptova se jemi pjesė e njė jete tė pėrjetshme dhe se gjithmonė ekzistojmė.

Dėshiroja tė ecja drejt asaj drite, por nėse nuk do tė kthehesha kjo do tė shkatėrronte prindėrit e mi tė moshuar, kėshtu qė luftova me gjithė forcėn time. Momentin tjetėr e pashė veten tė shtrirė nė njė spital, kisha ende dhimbje por nuk ndjeja mė frikė. Ditėn tjetėr, i njėjti mjek mė tha se ishte ndalur gjakderdhja nė trurin tim, dhe se nuk kishte nevojė pėr ndonjė intervenim kirurgjik”.

“Dhoma e mbushur me flutura tė kuqe”

Rrobaqepėsja Diane Wilson, 70-vjeēe kishte pėsuar atak kardiak kur ishte 54-vjeēe. Trupi i saj u shua dhe mjekėt u thanė familjarėve tė saj qė tė pėrgatiten pėr mė tė keqen. Diane nga Chinford i Londrės ka deklaruar:

“E kam gjetur veten nė njė dhomė tė mbushur me shkėlqim ngjyrė vjollcė. Dhoma ishte e mbushur me miliona flutura tė kuqe. Dhe papritmas ndjeva njė forcė qė mė shtyu nė diēka qė mund ta pėrshkruaj vetėm si makinė garash.

Kam ndjerė dhe dėgjoja njė “rrahje”, derisa po ngjitesha drejt njė drite tė bardhė shumė tė ndritshme. Menjėherė fluturova drejt panikut sepse e dija qė nuk do tė mund ti afrohem shumė asaj drite. Dhe nė ato momente fillova tė bėrtas dhe u zgjova, dhe fatmirėsisht u riktheva nė kėtė botė. Mė pas mu afrua njė infermiere e cila mė kėrkoi tė pėrsėris emrin e saj”.

Mjekėt besimtarė

Doktoresha Penny Sartori ishte infermiere e kujdesit intensiv pėr 17 vite, dhe ka doktoruar nė filozofi. Ajo ka deklaruar: “Pėrvojat pranė-vdekjes vėrtetė ndodhin. Disa njerėz pėsojnė ndryshime nė fushėn e tyre elektromagnetike. Ėshtė konstatuar se pas njė pėrvoje tė tillė, njerėzit nuk mund tė bartin orė dore dhe pajisje tjera elektrike.

Gjatė pėrvojės sė tyre, disa ndjehen sikur po lėnė trupin e tyre dhe po shikojnė njė operacion emergjent. Disa njerėz komunikojnė me tė afėrmit apo miqtė e tyre tė vdekur, dhe ndonjėherė marrin informacione pėr tė cilat nuk kishin dėgjuar mė parė.

Njė grua qė e kam takuar vite mė parė kishte pasur njė pėrvojė pranė-vdekjes, dhe pas kėsaj kishte krijuar njė kuptim mė tė thellė pėr fizikėn kuantike. Ne nuk mendojmė se vetėdija ėshtė prodhuar nga truri, por se ėshtė ndėrmjetėsuar nga truri. Hulumtimet qė i kam bėrė qojnė nė pėrfundim se truri vepron si njė filtėr. Por ka raste kur dikush vjen pranė vdekjes, dhe mosfunksionimi i trurit lejon kėtė vetėdije tė realitetit tonė tė pėrditshėm”.

Skeptiku

Skeptiku Christopher French, psikolog nė Universitetin e Londrės Goldsmiths, ka deklaruar: Ata qė mbėshtesin pikėpamjen shpirtėrore tė pėrvojave pranė vdekjes, pretendojnė se nganjėherė njerėzit janė nė gjendje tė shohin dhe dėgjojnė gjėra qė ndoshta nuk i kanė perceptuar, vetėm nėse mendja e tyre ka braktisur trupin. Ata gjithashtu pranojnė se neuroshkenca nuk mund tė shpjegojė se si njė pėrvojė e tillė mund tė ndodhė, derisa njė person ka “trurin e vdekur”.

/lajm/
avatar
Luli

"Duhet bredhur shumė nė errėsirė derisa tė preket drita"

884


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ēfarė ndodhė pasi tė vdesim?

Mesazh  Hagel prej 11.09.15 1:24

Ka nje numer te pafund te dimensioneve dhe nganjehere nderveprojne me njeri-tjetrin.

Pertej planin fizik ne te cilen ne jemi misheruar, eshte bota astrale qe brenda vetes ka dimensione te ndryshme, duke filluar nga astrali me i ulet, astrali me i larte qe eshte disi paradhome e dimensionit hyjnor.

Ēdo dimension ka frekuencen e vet vibruese, dhe ēdo entitet (pra edhe shpirt i njeriut te vdekur) ze vendin e tij ne dimensionin me te cilin rezonon frekuenca e tij.

Vullneti i Lire i kudondodhur eshte prezent edhe ne boten tjeter, nuk ka burgje, mure, "police"...por shpirtrat jane te ndare spontanisht sipas sferes se evolucionit,

Vullneti i lire i sherben vetem LIRISE.Dhe Liria sherben per te kuptuar pergjegjesite.
Nuk ka zgjim pa vetedijen e pergjegjesise se vet...

Ne te gjithe jemi krijues sepse jemi qenie shpirterore.

Edhe njerezit qe vuajne jane krijues: ata krijojne friken e tyre, ata ushqejne besimet e tyre negative, ata jane te kushtezuar ...
avatar
Hagel

86


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi