Mbi njeriun

Shko poshtė

Mbi njeriun

Mesazh  Berti69 prej 03.07.15 20:09

Njeriu ėshtė qenie psikike e shoqėrore i pajisur me arsyen nga shkaku te pasoja e mendimit intelektual, dhe formėn logjike tė tė kuptuarit tė gjėsendeve nė natyrė.

Njeriu ekziston nga vullneti i tij, por ėshtė i ndikuar nga sistemi hyjnor i vullnetit tė Zotit, pra ai ėshtė pjesė racionale e natyrės. Arsyeja e tij e shėndoshė, pra qėllimi i tij racional ėshtė paraqitja e jetės nė formė intelektuale dhe tė dobishme; e cila njėherėsh ėshtė bartėsja e ideve tona qė sistematizon mendimet drejt njohjes racionale. Ky qėllim te disa njerėz tė ngritur mund tė shėrbejė nė jetė si njė e mirė e pėrgjithshme nė nevojė tė domosdoshme.

Natyra e mėson njeriun tė jetė i lirė, dhe tė veprojė nė bazė tė instinkteve tė veta drejt vullnetit pėr njė jetė ekzistencialiste, duke e detyruar atė tė njohė tė drejtėn e lirisė, dhe zbatimit tė urdhėrave qė burojnė nga misioni i shenjtė i Zotit. Duke futur bindjen nė arsyen e pastėr, qė ndonjėherė ėshtė sa analitik, po aq dhe krahasues, arsyeja mund tė arrijė deri te njohja e sigurt mbi tė vėrtetėn e natyrės, dhe ligjėsive tė botės. Sepse njohja duhet tė jetė racionale, pra e qartė dhe e kthjellėt nė aftėsinė e tė shqyrtuarit. Mirėpo nuk i mjafton njeriut pėrpjekja e tij pėr tė njohur tė vėrtetėn vetėm nėpėrmjet arsyes, por qė njohja tė jetė nė thelb e vėrtetė duhet njohur ligjet e natyrės qė janė nė varėsinė e domosdoshme me njeriun. Ne dimė qė arsyeja ndihmon tė kthjellojė mendimet e veēanta dhe tė pėrgjithshme te njeriu, por jo dhe tė asistojė deri nė thelb njohjen e ligjeve tė substancės dhe natyrės. Mirėpo, sipas arsyes dhe metodės kritike tė tė menduarit dimė qė ligjet e substancės dhe tė natyrės njihen thelbėsisht me intuitė pa futur imagjinatėn, dhe faktet e domosdoshme qė ēojnė deri nė atė qė quhet pėrvojė natyrore. Kjo njohje e substancės dhe natyrės buron nga njė sistem inteligjent dhe intelektual i ndėrtuar prej arsyes kritike. Nuk qėndron asgjė mbi njohjen, pra ėshtė njohja ajo qė, ne njerėzit vėmė rregullat dhe lėvizjet drejt botės sonė reale. Ne po e reduktojmė dhe e pėrshtatemi absurditet e botės, sepse arsyeja njerėzore ndodhet nė nevojė tė ngritur shpirtėrore pėr tė cilėn, ajo ėshtė e aftė tė rishikojė lėvizjet e botės nė kuptimin e drejtė dhe real. Mirėpo, kėto rregulla qė vėmė ne janė tė njė retorike boshe kundrejt retorikės sė ligjėsive tė botės, sepse njeriu i paraprin ekzistencės sė tij, krahas njė bote absurde me llojin njerėzor. Ai ėshtė thjesht tendencioz, dhe sa herė qė e shtyn nevoja pėr tė kuptuar njohjen e pėrgjithshme, ai bėn pėrpjekjen pėr tė qenė sa mė racional brenda llojit absurd tė botės, duke i shqyrtuar lėvizjet e botės sipas arsyes sė shėndoshė pėr njohje tė domosdoshme, por bota joreale e ngatėrron ende pa u pėrshtatur mirė. Kjo zgjuarėsi qė e paraprin atė nuk ėshtė vetėm njė mirėsi e tij, por edhe njė akt psikik i pėrgjegjshėm, i lindur me nevojėn pėr tė rezistuar krahas ēdo fatkeqėsie.

Njeriu me anė tė njohjes do ta pranojė ekzistencėn joreale tė botės duke e pranuar me rregullat e krijuara prej njė krijimi tė jashtėzakonshėm, por pėr joshjen e tij shpirtėrore dhe intelektuale herė-herė mbetet pjesė e pandashme e absurditetit. Nėse do tė tentojmė ta njohim deri nė thelb ekzsitencėn joreale tė botės, njeriu mund tė veprojė sipas njė plani tė ndėrtuar nga arsyeja e tij pėr t’u pėrshtatur, pra, e pėrshtat vetveten drejt tė mirės sė tij morale. Njeriut i duhet tė pėrshtatet nė kėtė botė tė ndėrtuar prej provės sė domosdoshme, kėshtu duke e integruar etikėn e tij njerėzore pėrtej ēdo tė mete qė mund t’ia mvesh absurditeti i botės.

Pėrshtatja e llojit njerėzor pėrballė provės absurde duhet tė jetė njė kusht i domosdoshėm i veprimit tonė psikik, pėrveē se ne njerėzit duhet tė krijojmė botėn tonė reale brenda kushteve tė njė filozofie morale, pavarėsisht veprimtarisė njerėzore e cila mund tė haset nė kontradiktė tė ndryshme. Mirėpo, njeriu ėshtė vepėr e vėrtetė e pashmangshme intelektuale, qė arrin tė kultivojė veprimtarinė e tij edhe pėrgjatė njė loje tė diktuar nė kontraversitet. Sipas kėsaj ne mund ta cilėsojmė njeriun si njė mjeshtėr tė vyer i cili, jo vetėm qė mund tė diktojė ēfarėdo lojė mistike e misterioze tė imponuar nga bota dhe ligjėsitė e saj absurde, por edhe mund tė zgjidhė problemet sipas pėrvojave filozofike dhe shkencore tė diktuara nga vetė ai. Edhe qielli pėrmbi ne ėshtė njė shprehje e sė vėrtetės nė formė hyjnore, madje edhe njeriu ėshtė njė e vėrtetė e pazakontė, pėrderisa e vėrtetojmė ekzistencėn e tij nėpėrmjet mendimeve konkrete tė zhvilluara me arsye.

Nga ana tjetėr filozofia e Spinoza-s mendon se njerėzit nuk janė nė varshmėri pėr tė vepruar nė liri, por thjesht kanė iluzion se ata janė tė lirė tė veprojnė dhe tė shprehin interesat e tyre nė bazė tė pikėpamjeve ideologjike. Unė besoj se liria ekziston mbi tė drejtėn tonė, por shpeshherė ėshtė mohuar, ngase ekziston egoizmi, pra ndikimi idesė te tjetri. Liria ėshtė e domosdoshme, dhe derisa nuk imponohet te ideja tjetėr ruan vlerėn e lirisė, nė momentin kur liria cėnohet apo imponohet nga idetė dhe veprimet e huaja, atėherė liria ka tė ngjarė tė zhvleftėsohet. Ajo s’ėshtė e pėrhershme, as plotėsisht e lirė, por e ndikuar nga idetė tona tė hershme. Pra, liria e njeriut ėshtė e kufizuar, d.m.th. ėshtė nė varshmėri veprimi nga vullneti i Zotit.

Moralistėt, jo vetėm qė dėshirojnė tė jenė tė lirė ose tė ndikuar nga rregulli hyjnor i njė Zoti, por edhe mendojnė pėr lirinė e tė tjerėve si njė e drejtė absolute e pamohueshme nga autoritetet tjera, sepse kėta tė fundit gjykojnė me parimin e drejtėsisė sė njė shpirti etik. Kėtu po shpreh ekzistencializmin e njeriut si njė qėllim drejt dashurisė pėr tė vėrtetėn, dhe njė shkėputje hermetike nga kalimi i mundshėm i njeriut nė pesimizėm. Ēdo ide pėr tė cilat ne jemi tė pėrgjegjshėm ėshtė njė vėrtetim i ekzistencės sonė si subjekt i pėrvojės. Sa pėr ekzistencėn tonė nuk ėshtė e nevojshme tė kėrkohet ndonjė dėshmi reale, sepse nė jemi vepėr konkrete e Zotit. Derisa njeriu ėshtė pozicionuar pėrballė botės, atėherė kjo tė ngjall pėrshtypjen qė njeriu ėshtė i krijuar qė tė qeverisė me botėn. Kjo dėshmon se njeriu ėshtė njė pjesė e veprės sė Zotit, e prirur tė udhėheqė me rregullat e botės, nė Tokė. Njeriu ėshtė pėrtej masės kolektive dhe pėrtej individualitetit, ku nė masėn kolektive hyn mediokriteti, ndėrsa nė masėn e individualitetit hyn natyra si arsye krijuese. Ai nuk e ka pėrvojėn midis ndjenjave dhe arsyes, sepse ndonjėherė ndjenja ėshtė mė e fortė dhe mė elastike ndaj arsyes. Ndjenja mund ta shndėrrojė atė nė vullnet drejt forcės pėr t’iu bindur pasioneve tė brendshme, tė cilat nė thelb pasqyrojnė egoizmin pėr t’u lumturuar, dhe ndėrkohė pasionet janė tė pakontrollueshme duke bėrė qė ndjenja tė orientojė nė kundėrshti vlerėn njerėzore qė ai posedon. Ndofta ndjenja mund tė depėrtojė deri nė pikėpamjet emotive tė njeriut pėr tė cilėn ai mund tė shfuqizohet nga arsyeja dhe nga paraqitja estetike e tij, sepse ky rast qė ndikon drejtpėrdrejt nė sistemin mendor mund t’ia marrė drejtimin moral e ta pasojė pėrtej sė keqes shpirtėrore, ku kėtu veēmė rregullat shuhen. Ndjenjat janė tė rrezikshme, dhe vendosin emocione absurde pėr disa gjėra qė nuk konsiderohen nė mundėsinė personale. Ndjenja ėshtė delikate, dhe nuk duron tė imponohet dhunshėm. Ajo kėrkon tė jetė delikate me pajisjen pėr tė ndier gjithēka qė i duhet njeriut.

Te njeriu arsyeja vendos pasionin pėr njohje ndaj ligjėsive tė botės dhe praktikisht vendos mendimet racionale pėr shkakun qė disa objekte tė konsiderohen nė mundėsi reale pėr t’i njohur mė intuitivisht e mė qartė. Aftėsia nėpėrmjet sė cilės qeniet njerėzore diktojnė mendimin pėrtej njohurisė sė pėrgjithshme, dhe se e vėrteta e pashmangshme mund tė fitohet vetėm nga arsyeja e kulluar; prandaj, gjithsecili prej nesh ėshtė peng i asaj qė ka punuar nė botė, duke u bazuar varėsisht nė ndjenjat e shpenzuara drejt tė mirės apo sė keqes.

Natyra e njeriut ėshtė e pajisur me ide, kurse ideja mund tė fitohet, sipas njė gjurmimi, duke futur mendjen nė meditim.

Ideja nxjerr mendimin, ndėrkaq mendimi shpreh shkallėn e inteligjencės dhe arsyen pėr format e mendimit krijues. Tė gjitha idetė e njeriut vijnė falė natyrės, dhe arsyeja i pėrshtat nė vetėdijėn e shqisave. Ndofta natyra e njeriut nuk ėshtė krijuar nė atė mėnyrė qė tė ketė tė lindur idenė, por i ėshtė mundėsuar qė ta fitojė sipas planit tė arsyes njerėzore duke e bartur nė pėrvojėn e shqisave. Sepse nėpėrmjet shqisave njeriu mund tė diktojė shijen, fortėsinė, elasticitetin, formėn etj.

Njė ide dhe mendim i arsyeshėm pėrfitohet nga metoda e zhvillimit tė inteligjencės, dhe sipas kėsaj tė fundit orvatja dhe tendenca drejt njohjes sė natyrės nga pėrvoja e arsyeshme vjen nė shprehje njohja e natyrės nėpėrmjet intelektit. Fundja, idetė qė burojnė nga arsyeja e kulluar pėrcaktojnė imazhin dhe cilėsinė e tė menduarit tonė. Sidoqoftė, ai trashėgon mendjen nga vullneti absolut i Qenies hyjnore, ndėrsa idetė i pėrfiton nga eksperienca e arsyes shkencore, dhe varėsisht nga traktati i intelektit, sa ai vet do tė jetė i zhdėrvjelltė tė arrijė tė pėrfitojė njohuritė e domosdoshme. Sepse as mendimet, as idetė nuk janė tė njėjta, prandaj nevojiten gjurmime shkencore dhe shqyrtimet e natyrės pėr tė pėrfituar motive tė ngritura tė intelektit, qė nėpėrmjet kėsaj njeriu tė bėjė modifikimin e arsyes nė shkallė intelektuale. Vetėm sipas kėtij plani sistematik njeriu mė lehtė do tė mund t’i gjykojė ligjet e kėsaj bote qė janė nė thelb absurde.

Kjo ekzistencė kėrkon prej motivit tė njeriut tė pėrshtatet, sepse asgjė nuk mund tė jetė nė njė lėvizje tė pėrbashkėt drejt sė pėrhershmes. Pikėrisht dhe dituritė e njeriut janė njė vėllim i zbehtė nė shqyrtimet dhe hulumtimet mbi botėn, dhe mbi natyrėn e njeriut, pra substancėn e thjeshtė. Tėrė dituritė tona janė tė mangėta, por qė tė mund tė arrijnė deri nė zhvillimin e mundshėm shkencor kėrkohet mendje tė shėndoshė. Mendimet asnjėherė nuk mund tė zgjidhin ēėshtjet e botės, pa pasur mendjen krijuese tė zhvilluar nė shkallė shkencore. Se dhe dituritė tona qė kemi fituar nėpėrmjet eksperiencės njerėzore kanė mungesė tė ideve dhe njohurive, sepse jo pėrherė idetė mund tė ndėrtojnė sistemin e botės nė orientimin e mendjes intelektuale. Dituritė tona krahas botės janė njė njohje e obligueshme, qė njeriun e angazhon tė kuptojė sistemin ekzistencial pėrballė botės. Njeriu sipas arsyes sė mendimit inteligjent mund tė shqyrtojė tė gjitha lėvizjet, dhe lėndėt e natyrės qė janė domosdoshmėrisht tė krijuara pėr ambiciet e tij intelektuale, dhe pasi tė fitojė kuptimin e njohjes do tė kontribuojė nė ndėrtimin e ekzistencės sė tij me mjetet pėr jetė, qė determinojnė ekzistencė fatlume.

Njeriu nuk ėshtė asgjė tjetėr, pėrveē se njė rrjedhojė e ngjarjeve tė cilėt pasojnė nė natyrė, ndėrsa liria e tij e ndihmon tė sundojė ekzistencėn e tij shoqėrore pėrmes ligjeve natyrore. Ai duhet tė fusė gjykimin mbi njohjen e sigurt tė natyrės qė tė mund tė kuptojė sistemin absolut tė paramenduar nga veprimi hyjnor, sepse vetėm kėshtu, pa dyshuar nė ekzistencėn e natyrės dhe mbi pamjen e njėjtė tė nėnshtrimit tė saj mund tė shqyrtojė tė vėrtetėn e natyrės njerėzore.

Bujar Plloshtani
avatar
Berti69

"Si ėshtė lartė, ashtu ėshtė edhe poshtė, e si ėshtė poshtė, ashtu ėshtė edhe lart"


434


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mbi njeriun

Mesazh  Arsenic prej 05.07.15 22:26


Ne ekzistojme jashte koncepteve morale, morali qe e kemi dhe per te cilin jemi te vetedishem ne nje fare menyre na bene dukshem te kufizuar.
avatar
Arsenic

70


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi