Ēfarė dinin egjiptianėt e lashtė pėr jetėn e pėrtejme?

Shko poshtė

Ēfarė dinin egjiptianėt e lashtė pėr jetėn e pėrtejme?

Mesazh  Berti69 prej 01.07.15 21:01



Asnjė shoqėri tjetėr nuk ka qenė kaq e fiksuar pas jetės pas vdekjes, sa egjiptianėt e lashtė. Pothuajse 3000 vjet mė vonė, ēfarė dimė ne pėr besimet e tyre, nė lidhje me jetėn e pėrtejme?

Sipas kulturės sė lashtė egjiptiane, njė njeri kishte dy shpirtėra qė e linin trupin pas vdekjes. Objektivi i dėshiruar ishte qė shpirti tė rikthehej tek trupi, pėrmes ritualeve fetare. Edhe mbajtja nė mėnyrė jokorrekte e trupit mund tė rrezikonte procesin e rimishėrimit. Pėr kėtė arsye, vdekja larg prej shtėpisė ishte njė risk i madh. Kleopatra i shpėtoi kapjes dhe ekzekutimit duke u vetėvrarė: nėse do tė dėnohej dhe ekzekutohej, kjo do tė ishte njė pengesė e madhe pėr udhėtimin e saj drejt jetės sė pėrtejme.

Egjiptianėt nuk kishin frikė tė vdisnin; ata ishin shumė mė tepėr tė shqetėsuar me rreziqet e botės sė nėndheshme. Ata i druheshin sulmeve nga monstra qė hanin shpirtin si dhe i druheshin gjykimit para Syrit tė Hyjit. Pėr tė parė nėse njė shpirt vlente tė hynte nė jetėn e pėrtejme, zemra e tė vdekurit peshohej para Zotit Osiris dhe 42 gjykatėsve tė tij. Zemra vendosej nė njėrėn anė tė Peshores sė tė Vėrtetės, ndėrsa nė anėn tjetėr vendosej njė pupėl. Nėse peshorja qėndronte nė ekuilibėr, i vdekuri gjykohej se kish bėrė njė jetė tė mirė dhe mund tė vazhdonte nė jetėn e pėrtejme.

Nėse peshonte mė shumė, ai shpallej mėkatar dhe zemra e tij i jepej pėr ta ngrėnė Krokodilit monstėr, Ammut. Pėr kėtė arsye, simbolizmi i vdekjes ishte i pranishėm nė tė gjithė tempujt egjiptianė, kėshtu qė besimtarėt ta dinin si mund tė arrinin pėrjetėsinė. Libri i tė Vdekurve, njė shkrim i shenjtė, pėrfshinte shumė magji pėr tė minimizuar risqet e udhėtimit nėpėr botėn e nėndheshme. Ishte e vetmja mėnyrė qė i vdekuri t’i pėrvidhej njė zoti tė armatosur dhe tė mbėrrinte i padėmtuar tek Korridori i Dy tė Vėrtetave. Pėr shekuj tė tėrė, studiuesit janė pėrpjekur tė zbėrthejnė sekretet e vdekjes nga tempujt. Por pavarėsisht punės sė madhe, ka ende shumė pyetje pa pėrgjigje…

Bota.al
avatar
Berti69

"Si ėshtė lartė, ashtu ėshtė edhe poshtė, e si ėshtė poshtė, ashtu ėshtė edhe lart"


434


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi