Muaji i lindjes parashikon sėmundjet

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Muaji i lindjes parashikon sėmundjet

Mesazh  gjilanasi prej 21.06.15 15:45



Nga historia, astronomia dhe astrologjia ishin njė pjesė e rėndėsishme e mjekėsisė. Rreth 2,500 vjet mė parė Hipokrati, babai i Mjekėsisė Perėndimore, vėzhgoi lidhjet mes lėvizjes sė yjeve dhe sėmundjeve, duke shkruar se "ndikimi qė ka astronomia tek mjekėsia nuk ėshtė i vogėl." Mjekėt nė atė kohė besonin se trupat dhe planetet qiellore, kishin shumė ndikim tė fuqishėm tek shėndeti i njeriut.

Muaji juaj i lindjes mund tė parashikojė pėr sėmundjet me tė cilat mund tė prekeni nė tė ardhmen, sipas njė studimi tė ri.

Nė kėtė studim, shkencėtarėt zbuluan se muaji i lindjes lidhet me prekjen nga 55 sėmundje tė ndryshme.

Nga studimet e mėparshme u zbulua se personat qė kishin lindur nė dimėr — kur dita ėshtė mė e shkurtėr se nata dhe njerėzit nuk marrin aq sa duhet vitaminė D— ishin mė tė predispozuar tė vuanin nga mungesa e kėsaj vitamine, si dhe tė kishin rrezik pėr sėmundje kardiovaskulare.

Mė thuaj se nė ēfarė muaji ke lindur tė tė them se nga ēfarė lloj sėmundjeje vuan', ėshtė ky titulli i njė studimit tė 'Universitetit Columbia' nė Nju Jork, i cili ka identifikuar njė koincidencė tė madhe mes muajit dhe vitit nė tė cilin lind njė person dhe disponueshmėrinė e prekjes nga njė sėrė sėmundjesh.

Nga rezultatet e analizave tė kryera nė mė shumė se 1.7 milionė persona, ėshtė dalė nė pėrfundimin se njerėzit e lindur nė muajin maj, kanė tendencė mė tė ulėt qė tė preken nga sėmundjet. Ndėrsa mė me pak fat janė ata qė kanė lindur nė muajin tetor, sepse rrezikojnė qė tė preken mė shumė nga sėmundjet mendore dhe hiperaktiviteti.

Pėr tė lindurit nė mars, rreziqet janė tė lidhur me sėmundjet kardiovaskulare, ndėrsa tė lindurit nė dhjetor mund tė preken nga problemet e frymėmarrjes.

Raporti ėshtė publikuar nga gazetėn 'Medical Informatics Association' , ku studimi ka pėrdorur njė metodė qė llogarit ngjashmėritė midis lindjeve nė 1.7 milionė njerėz gjatė njė periudhe prej 28 vjetėsh dhe praninė e rreth 1.700 sėmundjeve. Pjesa mė e madhe e tyre ishin tė moshave 20 deri 60.
avatar
gjilanasi

414


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi