Vendet qė ruajnė enigmat e botės

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Vendet qė ruajnė enigmat e botės

Mesazh  Luli prej 18.06.15 10:31




Ishulli i Pashkėve

Ishulli i Pashkėve ėshtė konsideruar gjithnjė si njė prej vendeve mė tė mistershme tė kėtij planetit. i vendosur nė Paqėsorin Jugor, rreth 2000 milje nga Kili dhe Tahiti (qė janė qendrat mė tė afėrta tė banuara), nė ishull nuk mund tė shkohet gjithaq lehtė. Europiani i parė qė e zbuloi ishullin ishte njė admiral holandez, Jakob Rogeveni, ditėn e Pashkės sė vitit 1722 – prej kėndej edhe emri i ishullit.

Arkeologėt thonė se ka tė dhėna qė dėshmojnė se polinezianėt e zbuluan ishullin rreth vitit 400. Shumica e shkencėtarėve pajtohen nė kėtė pikė, por disa syresh mėtojnė se ishulli banohej nė fillim prej njerėzish tė ardhur nga Amerika e Jugut. Eksploruesi Thor Hojerdal, autor i librit Kon-Tiki, mėtonte se banorėt e parė erdhėn nga Peruja, duke e mbėshtetur kėtė mėtim nė faktin se shtatoret e ishullit, tė ashtuquajturat moai, kanė ngjashmėri me punimet peruviane nė gur.

Moait e ishullit, pėr nga pėrmasat variojnė nga disa tonė dhe 4 kėmbė tė lartė, deri nė thuajse 72 kėmbė nė gjatėsi dhe pėrafėrsisht 150-165 tonė. Deri mė sot shkencėtarėt kanė numėruar nė ishull 887 nga kėto shtatore, me njė lartėsi mesatare prej 13 kėmbėsh dhe njė peshė mesatare prej 13 tonėsh. Nga 887, vetėm 288 syresh gjenden nė vendin e tyre pėrfundimtar, kurse tė tjerat, ose janė ende nė gurore, ose tė hapėrdara nėpėr ishull, nė mes tė rrugės drejt vendit tė pėrcaktuar.

Nga banorėt e sotėm tė ishullit, toka, populli dhe gjuha e Ishullit tė Pashkėve njihet si Rapa Nui. Ishullorėt kishin gjuhė tė shkruar, qė njihej si Rongorongo, e cila nuk ėshtė deshifruar plotėsisht as sot e kėsaj dite. Nė kėtė gjuhė sot ekzistojnė vetėm 26 tabela druri, kuptimi i tė cilave mbetet pėr t’u pėrcaktuar. Veē kėsaj, nė ishull gjenden shumė petroglife (gdhendje nė gur), tė cilėt paraqesin shpendė dhe jetėn e pėrditshme tė banorėve tė hershėm tė ishullit. Ata ishin si njė lloj ditari, qė do t’u dėftente brezave tė ardhshėm si jetonin dhe me ēfarė merreshin ata gjatė jetės sė tyre tė pėrditshme. (Filmi Rapa Nui, i regjisorit Kevin Rejnolds, ėshtė mbėshtetur nė disa prej kėtyre petroglifeve.)

Arsyeja se pėrse njerėzit rreshtėn krej papritur ndėrtimin e maoive, ėshtė njė nga misteret e mėdha tė Ishullit tė Pashkėve. Shkencėtarėt hamendėsojnė se popullsia e ishullit u rrit aq shumė, sa dėmtoi ekosistemin deri nė atė pikė, sa mjetet e jetesės nuk mjaftonin mė pėr tė gjithė popullsisė. Disa hamendėsojnė se pyjet e ishullit u prenė deri nė atė pikė, aq sa rrezikonin tė zhdukeshin fare, sepse trungjet e tyre iu duheshin pėr tė lėvizur maoit gjgantė, kurse toka u shfrytėzua pėr bujqėsi. Pėr mė tepėr, ata mėntojnė se, meqė pyjet u shfarosėn, ishullorėt nuk mund tė bartnin mė monolitėt e stėrmėdhenj; kėshtu e shpjegojnė ata ndalimin e beftė tė bartjes sė shtatorėve.

avatar
Luli

"Duhet bredhur shumė nė errėsirė derisa tė preket drita"

924


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Vendet qė ruajnė enigmat e botės

Mesazh  Luli prej 18.06.15 10:33



Stonhenzhi

Nė Rrafshinėn e Salisbėrit nė Angli gjendet njė rreth i mrekullueshėm guri, qė dikur ka pasė qenė shfrytėzuar pėr tė kremtet fetare. Ndėrtimi i tij iu mvishet druidėve, kastės priftėrore tė keltėve. Edhe pse ata mund ta kenė shfytėzuar pėr qėllimet e tyre, fillimet e tij nė tė vėrtetė lypsen kėrkuar ndėr popujt neolitikė tė Ishujve Britanikė.

Disa historianė mėtojnė se Stonhenzhi ėshtė ndėrtuar rreth vitit 3000 pėrpara K., por sipas mendimit tim, ai ėshtė ndėrtuar nė vitet 5000 pėrpara K. Edhe pse rrethi ėshtė rindėrtuar disa herė, nė njė farė mėnyre ai ka ruajtur tė njėtėn trajtė.

Nė Ishujt Britanikė ekzistojnė mė shumė se njė mijė rrathė guri, por asnjėri syresh nuk mund tė matet me Stonhenzhin. Ai ishte i vetmi qė pėrbėhej prej 30 gurėsh vertikalė (17 prej tyre qėndrojnė ende nė kėmbė), tė latuar, lėmuar dhe tė bartur aty nga zona pėrreth. Ai ėshtė i vetmi me gurė qemeri, qė qenė latuar dhe vendosur mbi gurėt vertikalė, duke mbrujtur kėsisoj njė qerthull hyrjesh.

Ėshtė me interes tė theksohet se aksi i Stonhenzhit, qė ndan rrethin pėrballė hyrjes sė tij, ėshtė i kthyer drejt pozicionit tė lindjes sė diellit gjatė solsticit tė mesit tė verės; kurse nė Irlandėn fqinje, monumenti Njugreinxh, qė ėshtė ndėrtuar thuajse nė tė njėtėn kohė, ėshtė i kthyer nga solstici i mesit tė dimrit. Pra, mund tė hamendėsojmė se ky qe njė lloj kalendari – dhe unė jam e bindur se ky ishte vetėm njė pjesė e vogėl e tij, sepse njerėzit kanė qenė gjithnjė kureshtarė pėr qiellin – por siē do ta shohim, vendosja e gurėve kishte njė kuptim mė tė thellė spiritual. Duket sikur ata bartnin nė vete njė lloj energjie mbrojtėse, qė sprapste negativitetin dhe qė i bėnte njerėzit qė ndodheshin brenda tij tė ndiheshin tė sigurt dhe tė hirshėm.

Stonhenzhi ka filluar tė studiohet prej arkeoastronomėve, tė cilėt merren me hulumtimin e praktikave astronomike tė kulturave tė lashta. Edhe nė kohėt primitive apo antike, popuj, sikundėr egjiptianėt (me tė cilėt do tė merremi mė vonė), kureshteshin sė tepėrmi pėr fazat e diellit dhe tė hėnės, si dhe pėr trajtėn e yjeve. Jam e sigurt se ata parashikonin reshjet, ndryshimet e temperaturės, apo pėrmbytjet, falė vrojtimit tė veēantė tė fazave tė hėnės. (Edhe nė kohėn e sotme, mjafton tė pyesni dikė nė dhomat e urgjencės apo nė rajonet e policisė pėr tė kuptuar se ē’gjėra tė ēuditshme bėjnė vaki nė periudhat e hėnės sė plotė. Mjekėt kanė studiuar menstruacionet femėrore gjatė cikleve tė hėnės pėr vite e vite tė tėra – fundja, pėrderisa trazohen oqeanet, pėrse nuk u dashka trazuar mirėqenja jonė fizike? Almanaku i Bujkut tė Vjetėr, jo vetėm qė mbėshtetet tek stinėt, po gjithashtu edhe tek fazat e hėnės. Dhe, pėrnjėmend, nė gjithė kėtė s’ka asgjė tė pavėrtetė.)

Meqė nuk ka as edhe njė mėdyshje qė Stonhenzhi kishte njė funksion tė caktuar astrofizik, mė duket se shumicės sė kėrkuesve iu ka bishtnuar brendia spirituale e ekzistencės sė tij.
avatar
Luli

"Duhet bredhur shumė nė errėsirė derisa tė preket drita"

924


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Vendet qė ruajnė enigmat e botės

Mesazh  Luli prej 18.06.15 10:38



Shangri – La

Qė kur u bė e famshme pėr sė pari nėpėrmjet romanit Horizont i humbur tė Xhejms Hiltonit, Shangri-Laja ka cytur imagjinatėn e shumė njerėzve. Ndoshta sepse njerėzit dėshirojnė me gjithė shpirt tė ekzistojė nė botė njė vend i tillė – njė vend ku mbretėron hareja dhe paqja, ku nuk mplaket askush dhe ku tė gjithė rrojnė nė harmoni. Kjo gjė mua mė shėmbėllen me gjakimin pėr Anėn Tjetėr.

Mendohet se Shangri-Laja gjendet diku nė malet Himalaje, nė afėrsi tė Tibetit. (Fransina thotė se nė zemėr tė Himalajeve ngrihet njė qytet, qė ka trajtėn e lules sė lotusit, ku banojnė qenie tė ardhura nga hapėsira. A mund tė jetė ky Dropa i disqeve tė gurtė dhe i kafkave tė kristalta, qė u gjetėn nė malet e Kinės?) Banorėt vendorė tibetianė, kėtė vend misterioz e quajnė edhe Shambhala. Sipas njė artikulli nė The People’s Almanac, nr. 3, me autor Dejvid Ualiēinskin, ai njihet si “Mbretėria e Fshehtė”, ku rrojnė njerėz tė pėrsosur, tė cilėt drejtojnė evolucionin e njerėzimit. (Pa dashur tė tregohem e ashpėr, pėr mendimin tim ata s’po e bėjnė punėn tamam si duhet; por ka tė ngjarė qė, po tė mos ishin ata, punėt tona tė venin edhe mė keq.)

Mendohet se Shangri-Laja mbrohet nga bota e jashtme prej njė sėrė pengesash psikike, por edhe nga ata qė tibetianėt i quajnė “rojet e dėborės”. Nė fillim tė viteve 1900, njė major britanik qė po fushonte nė Himalaje, pikasi njė burrė gjatosh, tė veshur lehtė, me flokė tė gjatė e tė verdhė, i cili, kur e vuri re se e kishin pikasur, u lėshua sakaq pėrposh njė rremoreje dhe u bė fir. Kur e zuri nė gojė kėtė gjė, tibetianėt qė e shoqėronin nuk u habitėn aspak, por fare qetėsisht i shpjeguan se ai sapo kishte parė njė prej njerėzve tė dėborės, qė ruanin tokėn e shenjtėruar tė Shambhalasė.

Njė njoftim mė i hollėsishėm pėr njė lloj roje debore na ėshtė dhėnė nga Aleksandra Dejvid-Nili, e cila qėndroi 14 vjet nė Tibet. Nė njė prej shumė shtegtimeve tė saj nė Himalaje, ajo vuri re njė burrė qė lėvizte me shpejtėsi marramendėse, tė cilin e pėrshkoi si mė posht:

Mund tė shikoja qartė fytyrėn e tij pėrsosmėrisht tė paqtė dhe tė pashprehje, si dhe sytė e gapėrruar nė njė objekt tė largėm e tė padukshėm, qė ndodhej diku nė hapėsirėn pėrmbi. Burri nuk rendte. Dukej sikur ngrihej nga toka dhe lėvizte duke u hedhur. Ngjante i darovitur me elasticitetin e njė topi, kėshtu qė, sa herė qė kėmbėt e tij ceknin tokėn, hovte rishmė pėrpjetė. Hapat e tij kishin njėtrajtshmėrinė e njė lavjerrėsi.


Marrė nga libri: Misteret e pazgjidhura tė sė shkuarės
avatar
Luli

"Duhet bredhur shumė nė errėsirė derisa tė preket drita"

924


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Vendet qė ruajnė enigmat e botės

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi