Ku shkon shpirti ynė pas vdekjes ?!

Shko poshtė

Ku shkon shpirti ynė pas vdekjes ?!

Mesazh  Luli prej 18.06.15 10:08



Dr. Michael Newton ėshtė psikolog, i cili ka specializuar hipnoterapinė. Ai shumė shpejt ka zbuluar qė mund t’i kthejė njerėzit aq prapa sa qė atyre t’u kujtohen gjėrat tė cilat nuk u kanė ndodhur nė kėtė jetė, por midis jetės!

Ai rastet e veta i ka shkruar nė librin “Udhėtimi dhe fati i shpirtit”. Po ju paraqesim shtatė gjėra tė cilat na presin pas vdekjes:

1. Jeta kalon para syve – Ėshtė fenomen shumė i shpeshtė te njerėzit tė cilėt vdesin qė tė shohin se si e tėrė jeta u kalon para syve. Truri shpejt shfleton tė gjitha kujtimet para se shpirti tė ndahet nga trupi.

2. Mund tė shohin trupin tonė – Shumica e njerėzve shohin trupin fizik nė momentin kur shpirti ndahet nga fizikja.

3. Drita – Drita shfaqet nė largėsi dhe ngadalė i tėrheq nga vetja si me magnet. Drita me vete gjithmonė bart ndjenjėn e dashurisė dhe paqes.

4. Shohim kushėrinjtė e vdekur – Sapo tė hyjmė nė botėn spirituale nėpėrmjet dritės do tė na pėrshėndesin tė dashurit tanė. Kjo nuk ėshtė e thėnė tė jetė vetėm njė i afėrm nga kjo jetė, por edhe nga jetėt e mėhershme.

5. Engjėjt mbrojtės/drejtuesit spiritualė – Kurdo qė i thėrrasim, takohemi me ta nė botė spirituale dhe ata do tė na mundėsojnė qė tė ndihemi sikur nė shtėpi. Mirėpo, kjo gjithashtu ėshtė koha kur argėtimi ndėrpritet.

6. Shikimi i jetės – Me udhėheqėsin tonė do tė kalojmė nėpėr tė gjitha ato qė kanė ndodhur nė jetėn tonė. Mbase do tė shohim disa gjėra nga tė cilat do tė turpėrohemi, mirėpo nuk ėshtė koha pėr gjykim.

7. Nuk dėshirojmė tė kthehemi – Nuk do tė dėshirojmė tė braktisim atė botė tė pakufishme, tė sigurt pa dhembje dhe pa vuajtje. Mundemi vullnetarisht tė kthehemi qė t’u ndihmojmė shpirtrave tė tjerė, por mundemi edhe tė zgjedhim qė tė kthehemi nė mėnyrė qė tė pėrparojmė shpirtin dhe tė shijojmė pasuritė e jetės.

Mos harroni qė kėto gjėra i kanė konfirmuar mijėra njerėz.
avatar
Luli

"Duhet bredhur shumė nė errėsirė derisa tė preket drita"

884


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ku shkon shpirti ynė pas vdekjes ?!

Mesazh  gjilanasi prej 01.12.15 16:58

Ku shkojnė shpirtrat pas vdekjes?



Pjesa mė e vėshtirė e ekzistencės njerėzore ėshtė tė kuptuarit e mortalitetit dhe tė kuptuarit e faktit qė ne jemi tė lidhur pėr tė tjerėt dhe pėr procesin e vetė jetės sonė. Natyra shpirtėrore ėshtė rezultat natyror i vetėdijes, pasi ne duhet ta kuptojmė njė gjė si vdekja, qė nė esencė duket shumė e padrejtė.


Ku shkon shpirti pas vdekjes sė njė individi?


Disa e quajnė parajsė, e disa thonė qė nuk ka shpirt. Krejt kjo varet nga besimet shpirtėrore dhe fetare. Ka edhe tė atillė qė besojnė nė reinkarnacion, tė cilėt kanė njė pikėpamje krejtėsisht tjetėr, nė lidhje me vendin ku shkon shpirti, pasi pėrfundimisht tė jetė ndarė nga trupi.


Eksperiencat pranė vdekjes


Nė fakt, ndėr dėshmitė mė tė forta (nėse mund tė konsiderohen tė tilla) pėr mėnyrėn e largimit tė shpirtit nga trupi janė eksperiencat pranė vdekjes. Njerėzit qė kanė pėrjetuar eksperienca tė tilla kanė thėnė qė pėr njė moment kanė pasur mundėsi ta shohin trupin e tyre tė shtrirė nė shtrat, nga njė pikė mė e lartė e dhomės, apo vendit ku trupi i tyre ishte ndarė nga shpirti. Pas kėtij momenti, shumica prej tyre kanė pretenduar qė shpirti kishte filluar tė bredhte nėpėr lokacione tė ndryshme – disa thonė nėpėr njė tunel me dritė tė pashuar e disa tė tjerė pretendojnė tė kenė vizituar hapėsira tė kėndshme nė natyrė.

Shumica prej njerėzve qė kanė pasur pėrvoja tė tilla raportojnė qė drita, nė fakt, kishte ardhur nga krijuesi, nė ekzistencėn e tė cilit kishin besuar sa kishin qenė nė tokė. Disa madje flasin edhe pėr takimet me tė afėrmit e tyre tė vdekur. Ata mė pas thonė qė pasi tė takohen me dritėn e pashuar dhe me familjarėt e vdekur, para syve tė tyre del njė rishikim i jetės, duke iu shfaqur ēdo moment i rėndėsishėm nė jetėn e tyre.


Teoritė e vendndodhjes sė shpirtrave tė njerėzve tė vdekur


Raportimet e tjera tė njerėzve thonė qė shpirtrat mblidhen nė njė hapėsirė tė madhe, ku presin pėr ta bėrė zgjedhjen se nė ēfarė jete dėshirojmė tė shkojmė. Dhe, nėse vendosim tė besojmė nė kėtė teori, atėherė thėnia ‘historia pėrsėritet’ mund tė jetė e bazuar nė faktin qė edhe shpirtrat riciklohen, duke u kthyer nė trupin e njė njeriu, pasi tė kenė pėrfunduar punė nė trupin e njė njeriu tjetėr. Mirėpo, kjo teori lė shumė gjėra tė paqarta, ndėr tė cilat ėshtė edhe ēėshtja se ēka kanė bėrė shpirtrat nė kohėn kur nė tokė ka pasur shumė mė pak njerėz. Pra, a kanė qenė duke pritur qė numri i popullsisė tė rritet?

Nė anėn tjetėr, fetė monoteiste pajtohen nė shumė ēėshtje sa i pėrket ekzistencės sė shpirtit dhe vendndodhjen e tij pas largimit nga trupi. Besimet e tilla janė tė prera nė pretendimin qė njė shpirt mund tė jetojė nė vetėm njė trup, pra nuk kemi tė bėjmė me riciklim trupash nga ana e shpirtit dhe thonė qė pas ndarjes nga kjo botė, shpirtrat presin pėr njė ditė tė caktuar gjykimi, kur edhe u kumtohet vendi se ku do tė shkojnė e tė qėndrojnė pėrjetėsisht.
avatar
gjilanasi

381


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi