Te perėndia ilire e detit…

Shko poshtė

Te perėndia ilire e detit…

Mesazh  Zattoo prej 16.06.15 21:33



Rruga kalon pėrmes Gjirit tė Lalzit, deri sa derdhet tej me detin nė horizont. Janė vetėm pak minuta udhėtim, qė mjaftojnė pėr tė tė njohur njė zonė tė fshehur pas plazhit, kaq shumė tė frekuentuar nga turistėt.

Nė krye qėndron fshati Shetaj, pėr shumicėn pak i njohur, por me njė bukuri tė rrallė, qė mund tė dallohet lehtėsisht. Shpesh ėshtė e vėshtirė tė kuptosh se, pse zona tė tilla nuk promovohen e nuk mbėshteten sa duhet me projekte zhvillimore. Rruga kalon pėrmes, sikur kėrkon tė zbulojė mė shumė, e mė shumė nė kėtė zonė.

Me emrin e njė perėndie ilire mbi shpinė, Kepi i Rodonit ėshtė njė nga pasuritė mė tė mėdha historike, kulturore e natyrore, e rrjedhimisht duhej tė ishte edhe njė destinacion prioritar turistik, ēka deri mė sot pėr fat tė keq nuk ka ndodhur.

Hyji Redon ėshtė pjesė qėndrore e mitologjisė sė pasur ilire, duke u konsideruar si mė i rėndėsishmi gjatė periudhės qytetare dhe lulėzimit tė shtetit ilir. Pėr njė pjesė studiuesish, ai ishte hyji i detit, ndėrsa pėr tė tjerė pozicioni i Redonit ėshtė edhe mė i rėndėsishėm, duke u lidhur pashmangshmėrisht me kultin e familjeve mbretėrore ilire.

Kepi i Rodonit ofron ndėrthurje tė forta mes mitologjise e historisė, qė kėtu vėshtirė se mund tė ndahen shpesh nga njėra-tjetra. Nė njė shesh tė gjerė e me vėshtrim nga deti ngrihet kisha e fundit, qė ka mbetur nė kėmbė, nga mbi 4 manastire qė ekzistonin dikur nė kėtė vend. 3 tė tjerėt; ai i Shėn Anastasisė, Shėn Kollit dhe Shėn Mėrisė; nuk janė mė.

“Kisha e Shna Ndoit me njė arkitekturė romako-gotike i pėrket – sipas studiuesve, – periudhės mesjetare shqiptare. Ka burime se, motra e Skėnderbeut mund tė jetė ajo qė e ka ndėrtuar, ashtu siē mendohet se, Mamica edhe jetėn e ka mbyllur nė kėtė vend”.

Afreskėt thuajse janė zhdukur gjatė periudhės komuniste, qė kėtė vend, pėr njė kohė tė gjatė e shndėrroi nė njė depo tė rėndomtė, e mė pas e la nė gjendje gjysmė tė rrėnuar. E megjithatė, gjurmė ka ende. Janė gjurmė, qė i pėrkasin familjes sė Kastriotėve. Simbolikat, qė duken nė abside, ofrojnė detaje tė rėndėsishme mbi identitetin e saj. Shqiponja arbėrore e nė krah njė vajzė mbi kal, qė shumė mendojnė se ėshtė Mamica Kastrioti. Mė tej, edhe njė lejlek, simbolika e tė cilit ėshtė e vėshtirė pėr t’u kuptuar.

Punimet e fundit mbi kėtė kishė janė kryer diku 15 vite mė parė, me asistencėn qė monumentet e kulturės morėn nė atė kohė nga Ambasada e Gjermanisė nė Tiranė. Qė atėherė asgjė, edhe sot asgjė. Aty mund tė hysh e tė dalėsh si tė duash, askush nuk tė pengon, ashtu siē askush nuk ėshtė pėr tė treguar diēka mbi historinė e saj.

Rrėnojat e reparteve tė shumta, qė ekzistonin nė kėtė vend, kanė qenė njė dyzinė e bėjnė hije me skeletet qė po u bien. Sot nuk funksionon asnjėri prej tyre. Mė poshtė dallohen gjire tė mrekullueshme, qė dora e njeriut ende nuk ka mundur t’i shkatėrrojė. Mė tej, pa asnjė tabelė orientuese, ēka do ta bėnte tė pamundur tė gjendej nga turistėt, fshihet edhe Kalaja e Skėnderbeut. Nuk ėshtė larg zonės sė fundit, ku tė ēon makina. Janė rreth 15 apo 20 minuta tė pėrshkueshme kėndshėm, mes gjelbėrimit tė hazdisur dhe detit nė ngjyra tė ndezura.

“Kalaja e Rodonit u ndėrtua nga Skėnderbeu diku rreth viteve 1451-1452. Ajo do tė shėrbente si njė skelė detare, por edhe si njė vend, qė – siē thonė dokumentet – do tė pėrdorej si seli, ku heroi kombėtar zgjidhte tė ēlodhej pas betejave tė mėdha, por siē mendohet edhe ku kaloi muajin e mjaltit me Donikėn”.

Burimet e para tė shkruara diku rreth viteve 1320-1324 e identifikojnė Kepin e Rodonit si njė qendėr tė njohur piratėsh, e kjo pėr shkak tė pozicionit tė favorshėm tė mbrojtur nga krahėt, e me mundėsinė pėr t’u larguar shpejt nė det. Ndoshta pėr kėtė u pėrzgjodh edhe nga Skėnderbeu, i cili, pas punimeve tė para, bėri edhe disa tė dyta pėrforcuese nė vitin 1463, pėrmes sjelljes sė disa mjeshtrave tė njohur nga Raguza. Kohė mė parė, kalasė iu shkul me pėrdhunė edhe bazorelievi disa shekullor i kryeėngjėllit Mikael, qė i mbijetoi komunizmit, por jo barbarisė pasuese.

Kalaja, edhe pse sot nė dukje e vogėl, ka qenė disa herė mė e gjerė, me kullat, qė pėrfundojnė nė det e me njė mur mbrojtės, qė krijonte njė hapėsirė me gjatėsi rreth 500 metra e gjerėsi 100 metra. Kalaja kishte edhe kullat, njėra prej tė cilave shėrbente pėr tė komunikuar me zjarr, apo me tym, me Kalanė e Krujės. Ashtu siē dallohen edhe frėngjinjtė e topave, e gjithēka tjetėr qė i jep kėtij vendi njė vlerė tė rrallė.

Ajo qė dallohet sot, veē bukurisė pėrrallore qė ofron ky vend, ėshtė lėnia thuajse nė harresė e saj. Erozioni po vė nėn presion kalanė. Nga njėri krah deti, e nga tjetri dheu, dukshėm nė rrėshkitje e sipėr. Ndėrkohė, mbetje tė ndryshme kanė pushtuar bregun, e kjo si pasojė e ndotjeve tė vazhdueshme, qė derdh ēdo ditė, pas asnjė pengesė, disa kilometra mė tej lumi i Ishmit.

Nuk mund tė mos largohesh pa kokėn pas nga kjo zonė, nga njė prej kalave ndoshta mė tė bukura shqiptare, pėr shkak tė pozicionit tė saj, nga kisha e sotme e historitė e atyre tė djeshme, qė ngrenė krye nė njė zonė me shumicė myslimane. Njė ndėrthurje e jashtėzakonshme, qė tregon jo thjesht historinė, por edhe tolerancėn qė ka shoqėruar shqiptarėt. Historitė me piratė, e legjendat e perėndive ilire tė ndjekin pas kudo, nė kėtė vend, qė ka mrekullinė e natyrės, por edhe lėnien pas dore tė autoriteteve pėrkatėse

Top Channel
avatar
Zattoo

627


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi