Re: Psikovamiret dhe tipat e tyre.

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Re: Psikovamiret dhe tipat e tyre.

Mesazh  Immortal Vampire prej 04.06.15 21:40

"Kush e njeh qellimin, mund te vendose,
kush vendos, gjen qetesi,
kush gjen qetesi, eshte i sigurte,
kush eshte i sigurte, mund te reflektoje
kush reflekton, mund te permiresohet.: (Urtesi Orientale)
Psikovampiret vishen me petka te ndryshme. Psikovampiret i ndeshim ne te dy format e gjinise. Ato shfaqen me intensitet te ndryshem. Disa njerez i plotesojne krejtesisht pershkrimet e tyre; te tjere tregojne simptoma me te zbutura te nje tipi. Ka edhe njerez te cileve u pershtaten disa elemente tipash. Shkurtimisht, cdo njeri mund te jete edhe spikovampir, edhe viktime njekohesisht. Me poshte po permend tipat psikovampiresh qe mund te perceptohen nga gjithsecili:
Vampiri "kurth"
Ky tip parimisht e mbicmon veten. Nuk lejon te kundershtohet pothuajse asnjere, eshte i pabindur, despotik dhe ndihet i pazevendesueshem. Zakonisht vampiri "kurth" eshte shume narcist. Nqs vampiri "kurth" eshte shef, me gjase te madhe i shtrydh bashkepunetoret e tij, qe kurre s'mund ta kenaqin. Keshtu jane viktimat e kurthit te tij.
Vampiri "po, por"
Ky psikovampir e gjen forcen duke e filluar reagimin e tij ndaj ideve ose thenieve te te tjereve me moton "Po, por...". Ky qendrim-baze perjetohet si negativ dhe i mundimshem sepse psikovampiri permend shume arsye se pse s'mund te ndryshoje apo te beje dicka ndryshe.
Psikovampiri depresiv
E mban gjithe barren e botes mbi supet e tij dhe ka gjithmone fytyre te vuajtur. Gjithcka per te eshte teper e veshtire, madje edhe vete ekzistenca e tij. Edhe pse ka shume kohe, pothuajse nuk kryen as nuk rregullon asgje. Magjithate, ai eshte i perqendruar mbi veten dhe jeton ne qendrimin baze. "Jam keq dhe ju duhet te me mbeshtetni, te me inkurajoni, gezoni etj." E kalon diten me mundim dhe ne kete menyre ndikon ne emocionet dhe humorin e te tjereve qe e rrethojne gjithashtu.
Vampiri "ruajtja e trashegimise"
Ky tip do te preferonte qe bota te ndalonte. Ai ndjek moton e tij: "Kete e kemi bere gjithmone keshtu". I urren ndryshimet dhe i qepet sloganit: "Po te ekzistonte ndonje ide tjeter me e mire, atehere une do ta kisha pasur prej kohesh." Kohete nuk ndryshojne per vampirin "ruajtes i trashegimise". Viktimat e tij jane njerez krijues, te cileve u ngec sharra ne gozhde me te per vete inovacionet qe shfaqin.
(vazhdon).
avatar
Immortal Vampire

Subkoshienca duhet te dale ne siperfaqe!!!!

70


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi