Shtatė nivelet qė ndėrojnė qenien tonė

Shko poshtė

Shtatė nivelet qė ndėrojnė qenien tonė

Mesazh  Berti69 prej 27.05.15 16:42

Trupi juaj fiziologjik ka vetėm njė mėnyrė pėr tė njohur realitetin dhe vetėm njė mėnyrė pėr tė ėndėrruar mbi tė. Kur ju hani, ky ėshtė njė realitet, por kur ju ėndėrroni se po hani, ky nuk ėshtė realitet. Ėndrra ėshtė njė zėvendėsim pėr ushqimin e vėrtetė.

Pyetja e parė: A mund tė na shpjegoni se ēfarė nėnkuptoni me ėndrrat?

OSHO: Ne kemi shtatė trupa: fizik, eterik, astral, mendor, shpirtėror, kozmik dhe nirvanik. Ēdo trup ka llojin e vet tė ėndrrės. Trupi fizik njihet nė psikologjinė perendimore si vetėdije apo i vetėdijshėm, trupi eterik si nėnvetėdiije apo i pavetėdijshėm, dhe trupi astral si nėnvetėdije kolektive.

-Trupi fizik krijon ėndrrat e veta. Nėse stomaku juaj ėshtė i ērregulluar, njė lloj i veēant i ėndrrės krijohet. Nėse jeni tė sėmurė, me ethe, trupi fizik krijon llojin e vet tė ėndrrės. Njė gjė ėshtė e sigurtė: ėndrra ėshtė krijuar nga njė sėmundje.

-Parehatia fizike, sėmundja fizike, krijon fushėn e vet tė ėndrrave, kėshtu njė ėndėrr fizike mund edhe tė stimulohet nga jashtė. Jeni duke fjetur. Nėse njė leckė e lagėsht ju vendoset rreth kėmbėve, ju do tė filloni tė ėndėrroni. Ju mund tė ėndėrroni se jeni duke kaluar njė lum. Nėse njė jastėk ju vihet nė gjoks, ju filloni tė ėndėrroni. Ju mund tė ėndėrroni se dikush ėshtė ulur mbi ju, apo njė gur ka ra mbi ju. Kėto janė ėndrrat qė vijnė pėrmes trupit fizik.

-Trupi eterik - trupi i dytė – ėndėrron nė mėnyrėn e vet. Kėto ėndrra eterike kanė krijuar shumė konfuzion nė psikologjinė Perėndimore. Frojd i ka keqkuptuar ėndrrat eterike pėr ėndrrat e shkaktuara nga dėshirat e shtypura. Kėto ėndrra janė tė shkaktuara nga dėshirat e shtypura, por kėto ėndrra i pėrkasin trupit tė parė, trupit fizik. Nėse, pėr shembull, ju keni agjeruar – atėherė ka gjasė qė ju tė ėndėrroni ushqimin. Apo, nėse ju e keni shtypur dėshirėn seksuale, atėherė ėshtė ēdo mundėsi qė ju tė keni fantazi seksuale. Por kėto ėndrra i pėrkasin trupit tė pare. Trupi eterik ėshtė lėnė jashtė hetimeve psikologjike.

-Trupi eterik mund tė udhėtoj nė ėndrra. Ekziston ēdo mundėsi qė ky tė lė trupin tuaj. Kur kujtohet kjo, ju e kujtoni si ėndėrr, por kjo nuk ėshtė njė ėndėrr nė tė njėjtin kuptim si ėndrrat e trupit fizik. Trupi eterik mund tė lergohet nga ju kur ju jeni nė gjumė. Trupi juaj fizik do tė jetė aty, por trupi juaj eterik mund tė del jasht dhe tė udhėtojė nė hapėsirė. Aty nuk ka asnjė hapėsirė tė kufizuar, nuk bėhet fjalė pėr asnjė distancė nė tė. Ata qė nuk e kuptojnė kėtė, qė nuk e njohin trupin eterik, mund ta interpretojnė kėtė si njė fushė e nėnvetėdijes. Ata e ndajnė mendjen e njeriut nė tė vetėdijshme dhe pavetėdijshme. Mandej ėndėrrimi fiziologjik ėshtė quajtur “i vetėdijshėm” dhe ėndėrrimi eterik ėshtė quajtur “i pavetėdijshėm”. Kjo nuk ėshtė e pavetėdijshme, kjo ėshtė po aq e vetėdijshme sa edhe ėndėrrimi fiziologjik, por e vetėdijshme nė njė tjetėr nivel. Nėse ju jeni tė vetėdijshėm trupit tuaj eterik, ėndėrrimi shqetėsues nė kėtė fushė bėhet i vetėdijshėm.

-Njėjtė siē krijohen ėndrrat fiziologjike nga jashtė, kėshtu edhe ėndrrat eterike mund tė krijohen duke u stimuluar. Mantra ėshtė njė nga metodat pėr tė krijuar vizione eterike. Njė mantra e veēant apo njė zbrazėsi e veēant – njė fjalė e veēant, zėshėm qė pėrsėritet nė qendrėn eterike – mund tė krijojė ėndrra eterike. Ka aq shumė metoda. Zėri apo tingulli ėshtė njė prej tyre.

-Sufitė e kanė pėrdorur parfumin pėr tė krijuar vizione eterike. Vetė Muhamedi ishte shumė i dhėnė pas parfumit. Njė parfum i veēantė mund tė krijojė njė ėndėrr tė veēantė.

-Ngjyrat gjithashtu mund tė ndihmojnė. Leadbeater (kėngėtar amerikan i bluzit dhe folkut. prano shpjegimin e pėrkthyesit) njėherė kishte pasur njė ėndėrr eterike tė kaltėrsisė – vetėm kaltėrsi, por me njė hije tė veēant. Ai filloi tė kėrkojė atė kaltėrsi tė veēant nėpėr tė gjitha shitoret e botės. Pas disa vitesh kėrkimi, ai mė nė fund e kishte gjetur njė tė tillė nė njė shitore nė Itali - njė kadife e asaj hije tė veēant. Mandej kėtė ngjyrė kadifeje ai kishte pėrdorur pėr tė krijuara endrra tė tjera tė bukura eterike.

-Pra, kur dikush shkon thellė nė meditim dhe sheh ngjyra, pėrvojat e parfumeve, tingujėve, muzikės apsolutisht tė panjohura, kėto gjithashtu janė ėndrra, ėndrra tė trupit eterik. Tė ashtuquajturat vizionet shpirtėrore i pėrkasin trupit eterik, ato janė ėndrra eterike. Zbulimi i vetė Guru-ve para nxėnėsve tė tyre nuk ėshtė asgjė tjetėr pėrpos njė udhėtim eterik, ėndėrrimi eterik. Por pėr shkak se ne e kemi kėrkuar mendjen nė njė nivel tė ekzistencės, fiziologjike, kėto ėndrra pėrndryshe kanė qenė tė interpretuar nė gjuhėn fiziologjike ose janė hedhur, janė lėnė pas dore.

-Apo, ėshtė vendosur nė nėnvetėdije. Duke thėnė se ēdo gjė ėshtė pjesė e nėnvetėdijes, nė tė vėrtetė ne vetėm kemi pranuar se nuk dimė asgjė pėr tė. Ky ėshtė vetėm njė formalitet, njė truk. Asgjė nuk ėshtė e pavetėdijshme. por ēdo gjė qė ėshtė e vetėdijshme nė njė nivel mė tė thellė ėshtė e pavetėdijshme nė nivelin e mėparshėm, Kėshtu pra pėr trupin fizik, trupi eterik ėshtė i pavetėdijshėm, pėr trupin eterik trupi astral ėshtė i pavetėdijshėm, pėr trupin astral trupi mendor ėshtė i pavetėdijshėm. I vetėdijshėm do tė thotė tė jesh i njohur me tė njohurėn. E pavetėdijshma do tė thotė ajo qė akoma nuk njihet, e panjohura.
-Aty janė edhe ėndrrat astrale. Nė ėndėrrimin astral ju shkoni nė lindjen e juaj tė mėparshme. Ky ėshtė dimensioni i tretė i ėndėrrimit tuaj, Nganjėherė nė ėndrrėn e zakonshme, pjesa eterike apo pjesa astrale mund tė jenė prezent. Atėherė ėndrra bėhet kaotike, njė rrėmujė; dhe nuk mund ta kuptoni kėtė, sepse shtatė trupat tuaj ekzistojnė nė tė njėjtėn kohė, diēka nga njė fushė mund tė kalojė nė fushėn tjetėr, mund tė depėrtojė nėpėr tė. Kėshtu qė, nganjėherė, edhe nė ėndrrat e zakonshme, ka fragmente nga pjesėt eterike apo astrale.

-Nė trupin e parė, atė fizik, ju nuk mund tė udhėtoni as nė kohė e as nė hapėsirė. Ju jeni tė mbyllur nė gjendjen fizike dhe atė nė kohė tė veēant siē ėshtė – themi ora dhjetė e natės. Trupi juaj fizik mund tė ėndėrrojė nė kėtė kohė dhe hapėsirė tė veēant, por jo pėrtej kėsaj. Nė trupin eterik ju mund tė udhėtoni nė hapėsirė por jo nė kohė. Ju mund tė shkoni kudo, por koha ėshtė ende 10:00 e natės. Nė fushėn astrale, nė trupin e tretė, ju mund tė udhėtoni jo vetėm nė hapėsirė por gjithashtu edhe nė kohė. Trupi astral mund ta kapėrcej barierėn e kohės – por vetėm nga e kaluara, jo nga e ardhmja. Mendja astrale mund tė shkojė nėpėr tė gjitha seritė tė pafundme tė sė kaluarės, prej amebės tek njeriu.

-Nė psikologjinė e Jungut, mendja astrale ėshtė quajtur nėnvetėdije kolektive. Ajo ėshtė historia juaj individuale e lindjeve. Ndonjėherė ajo depėrton nė ėndrrat e zakonshme, por mė shpesh nė gjendjet patologjike sesa nė ato tė shėndetshme. Tek njė person qė ėshtė mendėrisht i sėmurė, tre trupat e pare zakonisht humbin veēorit e tyre njėri nga tjetri. Njė person qė ėshtė i sėmurė mendėrisht mund tė ėndėrrojė lindjet e tij tė mėparshme, por askush nuk do tė besojė atė. Ai vetė nuk do tė besojnė atė. Ai do tė thonė se kjo ėshtė vetėm njė ėndėrr.

-Kjo nuk ėshtė e ėndėrruar nė planin fizik. Ky ėshtė ėndėrrim astral. E ėndėrrimi astral ka shumė mė shumė kuptime, mė shumė domethėnje. Por, trupi i tretė mund tė ėndėrrojė vetėm pėr tė kaluarėn, e jo pėr atė se ēfarė domethėnė me qenė.

-Trupi i katėrt ėshtė mendor. Ai mund tė udhėtojė nė tė kaluarėn dhe nė tė ardhmen. Nė njė urgjencė akute, nganjėherė edhe njė person i zakonshėm mund tė ketė njė paraqitje tė shkurtėr tė sė ardhmes. Nėse dikush i afėrt dhe i dashur pėr ju ėshtė duke vdekur, porosia mund tė ju shpėrndahet edhe nė ėndėrr tė zakonshme, sepse ju nuk dini asnjė dimension tjetėr tė ėndėrrimit, sepse ju nuk i dini mundėsitė tjera, porosia do tė depėrtojė tek ju nė ėndrrėn e zakonshme.

-Por ėndrra nuk do tė jetė e qartė pėr shkak tė pengesave qė ka pėr tė kaluar para se porosia tė mund tė bėhet pjesė e gjendjes sė ėndrrės suaj tė zakonshme. Ēdo pengesė eliminon diēka, transformon diēka. Ēdo trup ka simbolikėn e vetė vetjake, kėshtu qė sa herė njė ėndėrr kalon nga njė trup nė tjetrin ai ėshtė i pėrkthyer nė simbolikėn e atij trupi. Pastaj, ēdo gjė bėhet konfuze.

-Nėse keni ėndėrr nė trupin e katėrt, nė njė mėnyė tė prerė dhe tė qartė – jo pėrmes ndonjė trupi tjetėr por pėrmes vetė trupit tė katėrt – pastaj ju mund tė depėrtoni nė tė ardhmen, por vetėm nė tė ardhmen tuaj. Kjo ende ėshtė individuale, ju nuk mund tė depėrtoni nė tė ardhmen e njė personi tjetėr.

-Pėr trupin e katėrt, a kalura ėshė shumė mė e pranishme sesa e ardhmja qė ėshtė prezente. E kaluara e ardhmja dhe e tashmja bėhen njė. Ēdo gjė bėhet nė tė tashmen, e tashmja qė hynė nė tė kaluarėn, e tashmja qė hynė nė atė ardhmen. Aty nuk ka tė kalur dhe tė ardhme, por, koha ende ėshtė prezente. Koha. madje edhe si “e tashme”, ende ėshtė njė rrjedhė e kohės. Ju ende duhet ta fokusoni mendjen tuaj. Ju mund tė shikoni nga e kaluara, por ju prapė duhet ta fokusoni mendjen tuaj nė atė drejtim. Atėherė e ardhmja dhe e kalura do tė mbahen nė pritje. Kur ju fokusoheni drejt sė ardhmes – dy tė tjerat – e kaluara dhe e tashmja – do tė mungojnė, nuk do tė jenė tė pranishme. Ju do tė jeni nė gjendje tė shihni tė kaluarėn, tė tashmen dhe tė ardhmen, por jo sikur njė. Dhe ju do tė jeni nė gjendje tė shihni vetėm ėndrrat tuaja individuale, ėndrrat qė ju pėrkasin juve si individ.

-Trupi i pestė, trupi shpirtėror, e kalon fushėn e individualitetit dhe fushėn e kohės. Tani ju jeni nė pėrjetėsi. Ėndėrrimi nuk ka tė bėj me ju si tė tillė, por me tėrė vetėdijen. Tani ju e dini tė kaluarėn e gjithė ekzistencės, por jo tė ardhmen.

-Pėrmes kėtij trupi tė pestė, tė gjitha mitet e krijimit janė zhvilluar. Tė gjitha ato janė tė njėjta. ndryshojnė simbolet, ndryshojnė pak tregimet, por qoftė ato krishtere apo indiane apo hebraike apo egjiptase janė mitet e krijimit – se si u krijua bota, se si ajo erdhi nė ekzistencė – tė gjitha janė paralele; ato tė gjitha kanė njė rrymė nėnujore tė ngjajshmėrisė. Pėr shembull, tregimet e ngjashme mbi pėrmbytjen e madhe ekzistojnė nė gjithė botėn. Nuk ka dokument historik pėr kėtė, por, megjithatė, ėshtė njė dokument. Ai dokument i takon mendjes sė pestė, trupit shpirtėror. Mendja e pestė mund tė ėndėrrojė mbi ato.

-Sa mė shumė qė depėrtoni brenda, ėndrra vjen afėr e mė afėr realitetit. Ėndėrrimi fiziologjik nuk ėshtė aq real. Ai ka realitetin e vet, por kjo nuk ėshtė aq reale. Ėndrra eterike ėshtė shumė mė reale, ajo astrale ėshtė edhe mė reale, ėndrra mendore i afrohet reales dhe nė fund, nė trupin e pestė, ju bėheni realist autentik nė ėndėrrimin tuaj. Kjo ėshtė mėnyra pėr ta njohur realitetin. Tė quhet kjo ėndėrrim nuk ėshtė adekuat. Por, nė njėfarė mėnyre ky ėshtė ėndėrrim, sepse realiteti objektivisht nuk ėshtė present. Kjo e ka objektivitetin e vet, por ajo vjen si njė pėrvojė subjektive.

-Dy persona tė cilėt e kanė realizuar trupin e pestė mund tė ėndėrrojnė tė njėjtėn kohė, qė nuk ėshtė e mundur mė heret. Zakonisht nuk ka gjasė tė ėndėrrohet njė ėndėrr e pėrbashkėt, por prej trupit tė pestė e tutje, njė ėndėrr mund tė ėndėrrohet nė tė njėjtėn kohė nga shumė persona. Kjo ėshtė arsyeja pse ėndrrat janė objektive nė njė mėnyrė. Ne mund tė krahasojmė shėnimet. Kjo ėshtė se si kaq shumė persona, duke ėndėrruar nė trupin e pestė, kanė arritė tė njohin tė njėjtat mite. Kėto mite nuk janė krijuar prej njė individi tė vetėm. Ato janė krijuar nga shkolla tė veēanta, traditat tė veēanta qė punojnė sė bashku.

-Kėshtu qė lloji i pestė i ėndėrrimit bėhet shumė mė real. Nė njėfarė kuptimi katėr llojet e mėparshme tė ėndėrrimit janė joreale sepse ato janė individuale. Nuk ka asnjė mundėsi qė njė person tjetėr tė ndaj pėrvojėn; nuk ka asnjė mėnyrė pėr tė gjykuar vlefshmėrinė e saj – se a ėshtė ajo fantazi apo jo. Fantazia ėshtė diēka qė ju e keni projektuar; ėndrra ėshtė diēka qė nuk ėshtė nė ekzistencė si e tillė, por qė ju keni arritur ta njihni. Duke shkuar nga brenda, ėndėrrimi bėhet mė pak imagjinar, mė pak fantazi – mė shumė objektiv, mė shumė real dhe mė shumė autentik.

-Tė gjitha konceptet teologjike janė krijuar nga trupi pestė. Ata ndryshojnė pėr nga gjuhėn e tyre, terminologjia e tyre, konceptualizimi i tyre, por ato nė thelb janė tė njėjta. Ato janė ėndrrat e trupit tė pestė.

- Nė trupin e gjashtė, nė trupin kozmik, ju e kaloni pragun e vetėdijes/nėnvetėdijes, materies/mendjes. Ju i humbni tė gjitha format-karakteristikat. Trupi i gjashtė ėndėrron mbi kozmosin. Ju e kaloni pragun e vetėdijes dhe bota e nėnvetėdijes gjithashtu bėhet e vetėdijshme. Tani ēdo gjė ėshtė e gjallė dhe e vetėdijshme, madje edhe ajo qė ne e quajm materie ėshtė pjesė e vetėdijes.

-Nė trupin e gjashtė, ėndrrat e miteve kozmike janė realizuar. Ju keni kapėrcyer individualitetin, ju keni kapėrcyer tė vetėdijshmėn, ju keni kapėrcyer kohėn dhe hapėsirėn, por gjuha ėshtė ende e mundur. Ajo shkon nė drejtim tė diēkahit; ajo tregon diēka. Teoritė e Brahmės, maja, teoritė e unitetit tė infinitit, tė gjitha kanė qenė tė realizuara nė llojin e gjashtė tė ėndėrrimit. Ata qė kanė ėndėrruar nė dimesionin kozmik, kanė qenė krijues tė sistemeve tė mėdha, religjioneve tė mėdha.

-Pėrmes llojit tė gjashtė tė mendjes, ėndrrat janė nė aspektin apo shprehjen e qenies, e jo nė aspektin e jo-qenies. Aty ėshtė endje njė kapje me ekzistencėn, dhe njė frikė nga mos-ekzistenca. Materia dhe mendja janė bėrė njė, por jo edhe ekzistenca dhe jo ekzistenca, qenia dhe jo-qenia. Ato ende janė tė ndara. Kjo ėshtė pengesa e fundit.

-Trupi i shtatė, trupi nirvanik, kalon kufirin e pozitives dhe hedhet nė hiēėsi (mosqenie). Kjo i ka ėndrrat e veta: ėndrrat e jo-ekzistencės, ėndrrat e hiēėsisė, ėndrrat e jo-qenies, ėndrrate zbrazėtisė. “Po” ėshtė lėnė mbrapa, madje edhe “Jo” nuk ėshtė mė jo; zbrazėtia apo hiēėsia mė nuk ėshtė hiē. Mė sakt, hiēėsia ėshtė edhe mė shumė se infiniti. Pozitivja duhet tė ketė kufi, ajo nuk mund tė jetė infinit(e pafund). Vetėm negativja ėshtė infinit.

-Pra, trupi i shtatė i ka ėndrrat e veta. Tani aty nuk ka simbole, nuk ka formė. Vetėm paforma ėshtė. Tani aty nuk ka zė, pazėshėm ėshtė. Aty ėshtė qetėsi absolute. Kėto ėndrra mbi qetėsinė janė totale, tė pa-infinit.

-Kėta janė shtatė trupat. Secili prej tyre ka ėndrrat e veta. Por, kėto shtatė dimensioned e ėndrrave mund tė bėhen pengesė tė njohjes sė shtatė llojeve tė realiteteve.

-Trupi juaj fiziologjik ka vetėm njė mėnyrė pėr tė njohur realitetin dhe vetėm njė mėnyrė pėr tė ėndėrruar mbi tė. Kur ju hani, ky ėshtė njė realitet, por kur ju ėndėrroni se po hani, ky nuk ėshtė realitet. Ėndrra ėshtė njė zėvendėsim pėr ushqimin e vėrtetė. Pra, trupi fiziologjik ka realitetin e vet dhe mėnyrėn e vet tė ėndėrrimit. Kėto janė dy mėnyra tė ndryshme nė tė cilat funksionon trupi fiziologjik, dhe ato janė shumė larg njėra nga tjetra. Ngjajshėm me vijat e vizatuara nga periferia drejt qendrės tė njė rrethi qė afrohen dhe ashtu e kalojnė qendrėn, dhe tutje vazhdojnė drejt periferisė, nė tė njėjtėn mėnyrė edhe ėndrra dhe realiteti afrohen shumė e mė shumė, sa ju tė shkoni drejtė qendrės suaj dhe ato bėhen tė largėta e mė tė largėta sa mė shumė qė ju shkoni drejtė periferisė. Kėshtu qė po aq sa ėshtė trupi fiziologjik i shqetėsuar, ėnėdrrimi dhe realiteti bėhen mė tė largėt. Distanca mes tyre ėshtė e madhe. Ėndrrat bėhen vetėm fantazi.

-Kjo ndarėsi nuk do tė jetė aq e madhe nė trupin eterik. Realiteti dhe ėndrra do tė jenė mė afėr, por, pėr tė njohur se ēfarė ėshtė realitet dhe ēfarė ėshtė ėndėrr do tė jetė shumė mė e vėshtirė sesa nė trupin fiziologjik. Por prapė, dallimet mund tė mėsohen. Nėse udhėtimi juaj eterik ka qenė udhėtim real, kjo do tė ndodhė derisa ju jeni tė zgjuar. Nėse kjo ka qenė njė ėndėrr kjo do tė ndodhė kur ju jeni nė gjumė. Pėr tė ditur dallimin, ju do tė duhet tė jenė tė zgjuar nė trupin eterik.

-Ka metoda pėr tė qenė tė vetėdijshėm nė trupin tuaj eterik. Tė gjitha metodat e punės sė brendshme siē ėshtė japa – pėrsėritja e njė mantre – ju shkėput nga bota e jashtme. Nėse bini nė gjumė, pėrsėritja konstante mund tė krijojė njė gjumė tė hipnotizuar. Pastaj, ju do tė ėndėrroni. Por, nėse nuk mund t'i qėndroni tė vetėdijshėm jap-ės suaj dhe kjo nuk mund tė krijojė njė efekt hipnotik brenda jush, atėherė ju do tė njihni realitetin derisa trupi eterik tė jetė i shqetėsuar.

-Nė trupin e tretė, astral, ajo ėshtė edhe mė e vėshtirė pėr t’u dalluar sepse dy trupa afrohen edhe mė afėr. Nėse keni njohur trupin real astral e jo vetėm ėndėrrimin astral, atėherė ju do tė shkoni pėrtej frikės nga vdekja. Nga kėtu, mėson pavdeksin e dikujt. Por, nėse astrali ėshtė njė ėndėrr e jo realitet, atėherė ju do tė gjymtoheni nga frika prej vdekjes. Kjo ėshtė pika e dallimit, gur prove e frikės nga vdekja.

Ku tė ēon kjo pasqyrė e ardhur nga? Ajo vjen pėrmes kultivimit tė konceptit: “Unė jam shpirti. I amshuar, i pavdekshėm. Pėrtej vdekjes, pėrtej lindjes.” Ta konceptosh veten si shpirt pa e ditur, kjo ėshtė krijim i njė pasqyre.

-Njė person i cili beson se shpirti ėshtė i pavdekshėm dhe vazhdon tė pėrsėritė e tė pėrsėritė kėtė, duke bindur vetėn, nuk do tė jetė nė gjendje tė dinė dallimin midis asaj qė ėshtė e vėrtetė nė trup astral dhe ēfarė ėshtė njė ėndėrr astrale. Njeriu nuk duhet tė besojė nė pavdekėsi, ai duhet tė dini kėtė. Por, para se ta mėsojė kėtė, ai duket tė ketė dyshime, pasiguri nė lidhje me kėtė. Vetėm atėherė ju do tė dini se a e dini me tė vėrtetė, apo mos ndoshta vetėm keni projektuar atė. Nėse ky ėshtė besimi juaj se shpirti ėshtė i pavdekshėm, besimi mund ta pėrshkojė mendjen tuaj astrale. Pastaj ju do tė filloni tė ėndėrroni, por kjo do tė jetė vetėm njė ėndėrr. Por, nėse ju nuk keni besim, vetėm njė etje pėr tė ditur – pėr tė gjurmuar – pa ditur se ēfarė ka pėr tė gjurmuar apo kėrkuar, pa e ditur se ēfarė mund tė gjendet, pa asnjė prejudikim ose paragjykim – nėse ju gjurmoni vetėm nė njė vakum, atėherė ju do ta mėsoni dallimin. Kėshtu qė njerėzit qė besojnė nė pavdeksinė e shpirtit, nė jetėn e kaluar, ata qė kėtė e pranojnė si besim, vetėm mund tė ėndėrrojnė nė planin astral dhe tė mos e njohin realitetin.

-Nė trupin e katėrt, mendor, ėndrra dhe realiteti bėhen fqinjė. Fytyrat e tyre janė aq tė ngjashme sa qė ekziston mundėsia qė njėri tė gjykohet se ėshtė tjetri. Trupi mendor mund tė ketė ėndrra qė janė aq realiste sa edhe reale. dhe ka disa metoda pėr tė krijuar ėndrra tė tilla – jogiste, tantriste dhe metoda tjera. Njė person qė praktikon agjėrimin, vetminė, errėsirėn, do tė krijojė llojin e katėrt tė ėndrrave, ėndrra mendore. Ato do tė jenė aq reale, shumė mė reale sesa realiteti qė na rrethon.

-Nė trupin e katėrt, mendja ėshtė plotėsisht kreative, e papenguar nga asnjė objekt, e papenguar nga kufijtė material. Tani ajo ėshtė plotėsisht e lirė pėr tė krijuar. Poetė, pikėtor, tė gjithė jetojnė nė llojin e katėrt tė ėndėrrimit, i gjithė arti ėshtė krijuar nga lloji i katėrt i ėndėrrimit. Njė person i cili mund tė ėndėrrojė nė sferėn e katėrt mund tė bėhet njė artist i madh. Por ai nuk e di kėtė.

-Nė trupin e katėrt, njeriu duhet tė jetė i vetėdijshėm pėr ēdo lloj tė krijimit mendor. Ai nuk duhet tė projektojė diēka. Ai nuk duhet tė dėshirojė diēka; pėrndryshe aty ka mundėsi qė ēdo dėshirė tė jetė e plotėsuar. Jo vetėm pėr Brenda, por edhe nga jashtė dėshira mund tė jetė e plotėsuar. Nė trupin e katėrt mendja ėshtė aq e fuqishme, aq kristalisht e qartė, sepse trupi i katėrt pėr mendjen ėshtė shtėpia e fundit. Pėrtej kėsaj, jo-mendja fillon.

-Trupi i katėrt ėshtė burim origjinal i mendjes, kėshtu qė ju mund tė krijoni ēdo gjė. Njė gjėje ju vazhdimisht duhet tė jeni tė vetėdijshėm se aty nuk ka dėshira, nuk ka imagjinatė, nuk ka imazhe, nuk ka Zot, nuk ka guru. Pėrndryshe, tė gjitha kėto duhet ditur se janė krijuar nga ju. Ju do tė jeni creator, Kjo ėshtė aq e hareshme pėr tė pare ata qė dėshirojnė aq shumė pėr t’i krijuar ato. Kjo ėshtė pengesa e fundit e “sadhaka” – gjurmuesit, Nėse ju jeni tė vetėdijshėm, nėse ju jeni vetėm njė dėshmitar nė trupin e katėrt, atėherė ju e mėsoni realitetin, Pėrndryshe, ju vazhdoni me ėndėrrimin. Dhe nuk ka realitet qė krahasohet mė kėto ėndrra. Ato do tė jenė ekstatike, dhe nuk ka ekstazė krahasuese. Kėshtu qė njeriu duhet tė jetė i vetėdjshėm ekstazisė, lumturisė, hareshmės, dhe ai duhet tė jetė vazhdimisht i vetėdijshėm pėr ēdo lloj imazhi. Nė momentin kur njė imazh, mendja e katėrt fillon tė rrjedhė nė njė ėndėrr. Njė imazh tė ēon tek tjetri, dhe ju shkoni nė ėndėrrim.

-Lloji i katėrt i ėndėrrimit mund tė parandalohet vetėm nė qoftė se ju jeni njė dėshmitar. Dėshmitari bėn dallimin, sepse nėse ėndėrrimi ėshtė aty ju do tė identifikoheni me tė. Identifikimi ėshtė ėndėrrimi derisa trupi i katėrt ėshtė i shqetėsuar. Nė trupin e katėrt, vetėdija dhe mendja dėshmuese janė rrugė drejtė reales.

-Nė trupin e pestė ėndrra dhe realiteti bėhen njė. Ēdo lloj dualiteti ėshtė i larguar. Kėtu tani nuk bėhet fjalė pėr asnjė lloj vetėdijeje. Madje edhe nėse ju jeni tė vetėdijshėm, ju do tė jeni tė vetėdijshėm vetėdijes suaj. Tani ėndėrrimi bėhet vetėm njė reflektim i realitetit. Ka njė dallim por jo ndryshim. Nėse unė e shoh veten time nė pasqyrė, nuk ka dallim mes meje dhe reflektimit, por ėshtė njė ndryshim, unė jam real dhe reflektimi nuk ėshtė real.

-Mendjen e pestė, nėse ajo ka kultivuar konceptin e ndryshimit, mund tė ketė iluzionin e njohjes sė vetes sė saj sepse ajo e ka parė reflektimin e vetes nė pasqyrė. Kjo do tė jetė njohje e vetes, por jo ashtu siē ėshtė, por vetėm si reflektim. Ky ėshtė i vetmi ndryshim. Por nė njė mėnyrė, kjo ėshtė e rrezikshme. Rreziku ėshtė se ju mund tė jeni tė kėnaqur me reflektimin, dhe imazhi i reflektuar nė pasqyrė do tė merret si real.

-Sa i pėrketė vetė trupit tė pestė ai mund tė jetė i shqetėsuar, nuk ka asnjė rrezik nėse kjo ndodhė, por do tė jetė rrezik nėse trupi i gjashtė ėshtė i shqetėsuar. Nėse ju veten tuaj e keni pare vetėm nė pasqyrė, atėherė nuk mund ta kaloni kufirin e tė pestės dhe tė dilni nė tė gjashtėn. Nuk mund ta kaloni asnjė kufi nėpėr pasqyrė. Kėshtu qė ka pasė persona qė kanė mbetur nė mendjen e pestė. Ata qė thonė se ka shpirta pa kufijė dhe se ēdo shpirt ka individualitetin e vet – kėta persona kanė mbetur nė mendjen e pestė. Ata kanė njohur veten e tyre, por jo nė mėnyrė imediate, jo nė mėnyė direkte - por vetėm pėrmes pasqyrės.

-Ku tė ēon kjo pasqyrė e ardhur nga? Ajo vjen pėrmes kultivimit tė konceptit: “Unė jam shpirti. I amshuar, i pavdekshėm. Pėrtej vdekjes, pėrtej lindjes.” Ta konceptosh veten si shpirt pa e ditur, kjo ėshtė krijim i njė pasqyre. Atėherė ju nuk do ta njihni veten me tė vėrtetė se kush jeni, por vetėm pasqyrimin e vetes suaj pėrmes konceptit tuaj. I vetmi ndryshim do tė jetė ky: nėse njohja vjen pėrmes pasqyrės ajo ėshtė njė ėndėrr dhe nėse ėshtė direkte, imediate, pa asnjė pasqyrė, atėherė ajo ėshtė reale. Ky ėshtė i vetmi ndryshim, por ky ėshtė ndryshim i madh – jo nė raport me trupat qė ju i keni kaluar, por nė relacion me trupat qė presin tė pėrshkohen.

-Si mund tė jetė dikush i vetėdijshėm se a ėndėrron nė tė shtatėn apo pėrjeton realitetin? Ka vetėm njė mėnyrė, tė largohet ēdo shkrim i shenjėt, tė braktiset ēdo lloj i filozofisė. Tani mė nuk duhet tė ketė mė guru, pėrndryshe guru mund tė bėhet pasqyrė. Nga kėtu e tutje, ju jeni krejtėsisht tė vetėm. Askush nuk mund tė merret si udhėzues apo udhėrrėfyes sepse bėhet pasqyrė.

-Nga tani e tutje, vetmitaria ėshtė totale dhe e plotė. Jo vetmia por vetmitaria. Vetmia gjithmonė ka tė bėj me tė tjerėt; vetmitaria ka tė bėj me vetveten. Unė ndihem i vetmuar kur nuk ka asnjė lidhje mes meje dhe tė tjerėt, por ndihem i vetėm kur Unė jam.

-Tani personi duhet tė jetė i vetėm nė ēdo aspekt: fjalė, koncepte, toeria, filozofi, doktrina, guruve, shkrimeve tė shenjėta; krishtrimit, hinduizmit, Buda, Krishti, Krishna, Mahaviri…Njeriu duhet tė jetė i vetėm tani, pėrndryshe ēdo gjė qė ėshtė prezente do tė bėhet njė pasqyrė. Buda do tė bėhet njė pasqyrė tani. Shumė

i dashur, por shumė i rrezikshėm.

-Nėse jeni absolutisht vetėm, nuk ka asgjė nė tė cilėn ju do tė mund tė reflektoheni. Pra, meditimi ėshtė fjalė pėr trupin e pestė. Kjo do tė thotė me qenė plotėsisht vetėm, i lirė nga ēdo lloj procesi i tė menduarit. Kjo do tė thotė me qenė pa mendje. Nėse aty ėshtė ēfarėdo lloji i mendjes ajo do tė bėhet njė pasqyrė dhe ju do tė reflektoheni nė atė. Njeriu tani duhet tė jetė njė jo-mendje, pa procesin e tė menduarit, pa shqyrtime.

-Nė trupin e gjashtė nuk ka pasqyrė. Tani vetėm universi ėshtė. Ju keni qenė tė humbur. Ju mė nuk jeni, ėndėrrimtari nuk ėshtė mė. Por ėndrra akoma mund tė ekzistojė pa ėndėrrimtarin. E kur atje ėshtė njė ėndėrr pa ėndėrrimtarin, ajo duket si realitet autentik. Aty s’ka mendje, asnjė njeri pėr tė menduar, kėshtu qė ]farėdo qė ėshtė njohur – ėshtė njohur. Kjo bėhet njohja juaj. Mitet e krijimit vijnė, ato rrjedhin, ju nuk jeni, gjėrat vetėm rrjedhin. Nuk ka askush aty pėr tė gjykuar; askush nuk ėshtė aty pėr tė ėndėrruar.

-Por njė mendje qė nuk ėshtė, akoma ekziston. Njė mendje qė ėshtė asgjėsuar akoma jeton – jo si e veēant, por si njė tėrėsi kozmike. Ju nuk jeni, por Brahma ėshtė. Kjo ėshtė arsyeja pse ata thonė se e tėrė bota ėshtė njė ėndėrr e Brahmės. E tėrė kjo botė ėshtė njė ėndėrr, maya. Jo njė ėndėrr e ēdo individi, por njė ėndėrr e

totales, e tėrėsisė. Ju jo, por e gjithė tėrėsia ėndėrron.

-Tani i vetmi ndryshim ėshtė nėse endrra ėshtė positive. Nėse ajo ėshtė positive, ajo ėshtė iluzore, ajo ėshtė njė ėndėrr, sepse nė njėfarė kuptimi pėrfundimtar vetėm negativja ekziston. Kur ēdo gjė bėhet pjesė e pa-formės, kur ēdo gjė ėshtė kthyer mbrapa nė burimin original, atėherė ēdo gjė ėshtė dhe nė tė njėjtėn kohė nuk ėshtė. Pozitivja ėshtė i vetmi faktor i mbetur. Ajo duhet tė jetė a kapėrcyer.

-Kėshtu qė nėse, nė trupin e gjashtė, pozitivja ėshtė humbur, ju depėrtoni nė trupin e shtatė. Realja e trupit tė gjashtė ėshtė derė pėr nė trupin e shtatė. Nėse aty nuk ka asgjė positive – s’ka mit, s’ka imazh – atėherė ėndrra ka pushuar. Atėherė aty ėshtė vetėm ajo ēfarė ėshtė: tillėsi. Tani asgjė nuk ekziston pėrpos ekzistencės. Gjėrat nuk janė, por burimi ėshtė. Pema nuk ėshtė, por fara ėshtė.

-Ata qė kanė arritur ta njohin kėtė e kanė quajtur ‘samad’hi’ mendje me fare ose ‘sabixh’. Ēdo gjė ka qenė e humbur; ēdo gjė ėshtė kthyer nė burimin origjinal, farėn kozmik. Pema nuk ėshtė, por fara ėshtė. Por nga burimi, ėndėrrimi akoma ėstė i mundur, kėshtu qė edhe fara duhet tė jetė e shkatėrruar.

-Nė trupin e shtatė, nuk ka as ėndėrr e as realitet. Ju mund tė shihni vetėm diēka reale mbi pikėn ku ėndėrrimi ėshtė i mundur. Nėse aty nuk ka mundėsi tė shfaqen ėndrrat, atėherė as realj ae as iluzionet nuk ekzistojnė. Kėshtu qė nė qendrėn e trupit tė shtatė. Tani, ėndrra dhe realiteti janė bėrė njė. Nuk ka ndryshime. Ose keni ėndrrėn e hiēėsisė ose ju e dini hiēėsinė, por hiēėsia mbetet e njėjtė.

-Nėse ju ėndėrroj juve, ky ėshtė njė iluzion. Nėse ju shoh unė juve, ky ėshtė realitet. Por nėse unė ju ėndėrroj nė mungesėn tuaj apo ju shoh nė mungesėn tuaj, nuk ka asnjė ndryshim. Nėse ju ėndėrroni nė munges tė ēdo gjėje, ėndrra do tė jetė e njėjtė si vetė mungesa. Vetėm nė aspektin e diēkaje positive ėshtė njė ndryshim real. Pra, mbi trupin e gjashtė ėshtė njė ndryshim. Nė trupin e shtatė mbetet vetėm hiēėsia. Aty ėshtė njė mungesė edhe e farės. Kjo ėshtė ‘nirbixh samad’hi’ samad’hi pa farė. Tani nuk ka asnjė mundėsi ėndėrrimi.

-Pra, ka shtatė lloje tė ėndrrave dhe shtatė lloje tė realiteteve. Ato depėrtojnė njėra nė tjetrėn. Pėr shkak tė kėsaj, ka kaq shumė konfuzion. Por nėse ju bėni njė dallim nė mes tė states, nėse ju jeni tė qartė nė lidhje me kėtė, kjo do tė ndihmojė shumė. Psikologjia ende ėshtė shumė larg nga njohuria mbi ėndrrat. Atė ēfarė di ajo ka tė bėj me ėndėrrimin fiziologjik, nganjėherė edhe atė eterik. Por edhe ato eterike gjithashtu interpretohen si ato fiziologjike.

-Jung ka depėrtuar pak mė thellė se Frojdi, por analiza e tij e mendjes njerėzore trajtohet si mitologjike, religjioze, Megjithatė, ai ka farėn. Nėse psikologjia perėndimoare do tė zhvillohet, kjo do tė bėhet pėrmes Jungut e jo Frojdit. Frojdi ka qenė njė pioner, por ēdo pioner bėhet njė pengesė pėr pėrparimin e tutjeshėm nėse dashuria pėr favorizimin e tij bėhet njė obsesion. Edhe pse Frojdi tani ėshtė dal nga moda, psikologėt perėndimor ende janė tė preokupuar me fillimet e tij Frojdiane. Frojdi duhet tė bėhet pjesė e historisė tani. Psikologjia duhet tė vazhdojė edhe mė tej.

-Nė Amerikė, ata janė duke u pėrpjekur pėr tė mėsuar rreth ėndėrrimit pėrmes metodave laboratorike. Ka shumė laboratore ėndrrash, por metodat e pėrdorura kanė lidhje vetėm me fiziologjinė. Joga, Tantra dhe trajnimet e tjera ezoterike duhet tė mėsohen nėse duam tė njohim tėrė botėn e ėndrrave. Ēdo lloj i ėndrrės ka llojin paralel tė realitetit dhe nėse e tėrė ‘MAYA’ nuk mund tė jetė e njohur, nėse e tėrė bota e iluzioneve nuk mund tė jetė e njohur, atėherė ėshtė e pamunudr tė njihet realja.

-Por, mos e merrni atė qė kam thenė si njė teori, njė sistem. Bėjeni atė vetėm si njė pikė fillestare, dhe filloni tė ėndėrroni me njė mendje tė vetėdijshme. vetėm kur tė bėheni tė vetėdijshėm nė ėndėrrat tuaja realja mund tė njihet.

-Ne nuk jemi tė vetėdijshėm madje as pėr trupin tonė fizik, Ne mbesim nė pavetėdijen e tij. Vetėm kur njė pjesė ėshtė e sėmurė ne bėhemi tė vetėdijshėm. Njeriu duhet tė bėhet i vetėdijshėm nė trupin e shėndetshėm. Tė bėhet i vetėdijshėm nė trupin e sėmurė ėshtė vetėm njė masė emergjente. Ky ėshtė njė proces i ndėrtuar natyror. Mendja juaj duhet tė jetė e vetėdijshme kur njė pjesė e trupit ėshtė e sėmurė pėr tė qenė nė gjendje tė kujdeseni, por nė momentin kur ēdo gjė bėhet mirė ju pėrsėri bėheni tė pėrgjumėr nė lidhje me tė.

-Ju duhet tė bėheni tė vetėdijshėm pėr vetė trupin tuaj: pėr funksionimin e tij, pėr ndjesitė e tij delikate, muzikėn e tij, qetėsinė e tij. Nganjėherė trupi ėshtė i heshtur; nganjėherė ėshtė i zhurmshėm; nganjėherė i relaksuar. Ndjenja ėshtė aq e ndryshme nė ēdo gjendje qė ėshtė pėr keqardhje pse ne nuk jemi tė vetėdijshėm pėr kėtė. Kur ju shkoni pėr tė fjetur, janė do ndryshime delikate. Kur zgjoheni nga gjumi nė mėngjes, prapė janė do ndryshime. Njeriu duhet tė bėhet i vetėdijshėm pėr kėto. Kur i ēelni sytė nė mėngjes, ju nuk i hapni ato pėrnjėherė. Kur jeni bėrė tė vetėdijshėm se gjumi ka pėrfunudar, jeni bėrė tė vetėdijshėm trupit tuaj. Mos i hapni sytė akoma. Ēfarė po ndodh? Njė ndryshim i madh po zė vend brenda. Gjumi po ju le dhe zgjimi po vjen. Ju keni pėr ta parė lindjen e diellit nė mėngjes, por kurrė lindjen e trupit tuaj. Ai e ka bukurinė e vet. Ai ėshtė nė mėngjes dhe nė mbrėmje nė trupin tuaj. Ai quhet ‘sandhya’momenti i transformimit, momenti i ndryshimit.

-Kur shkoni pėr tė fjetur, nė heshtje shikoni se ēfarė po ndodhė. Gjumi do tė vijė, do tė jetė duke ardhur. Jini tė vetėdijshėm! Vetėm atėherė mund tė bėheni me tė vėrtetė i vetėdijshėm trupit tuaj fizik. Dhe nė momentin kur ju tė bėheni tė vetėdijshėm pėr kėtė, ju do tė dini se ēfarė ėshtė ėndėrrimi fiziologjik. Pastaj nė mėngjes do tė jetė nė gjendje tė mbani mend se ēfarė ishte njė ėndėrr fiziologjike dhe ēfarė nuk ishte. Nėse ju i njihni ndjenjat e brendshme, kėrkesat e brendshme, ritmet e brendshme tė trupit tuaj, pastaj kur kėto tė reflektohen nė ėndrrat tuaja ju do tė jeni nė gjendje tė kuptoni gjuhėn.

-Ne nuk e kemi kuptuar gjuhėn e trupave tonė. Trupi e ka urtėsinė e vet personale, ai ka mijėra e mijėra vjet experience. Trupi im ka pėrvojėn e babit dhe nėnės sime, e ata pėrvojėn e babait dhe nėnės sė tyre e keshtu me radhė, shekuj me shekuj gjatė tė cilave fara e trupin tim nuk ėshtė zhvilluar nė atė qė sot ėshtė. Ai ka gjuhėn e vet. Njeriu sė pari duhet tė kuptojė kėtė. Kur e kuptoni kėtė, ju do ta dini se ēfarė ėshtė ėndrra fiziologjike. Dhe pasataj, nė mėngjes ju mund t’i ndani ėndrrat fiziologjike nga ėndrrat jo-fiziologjike.

-Vetėm atėherė ėshtė njė mundėsi e re pėr ngritje: tė jeni vetėdijshėm trupit tuja eterik. Vetėm atėherė, jo mė heret. Ju bėheni mė delikat. Ju mund tė pėrjetoni nivele mė delikate tė tingujėve, parfumeve, dritave. Pastaj, kur tė ecni, ju do tė dini se trupi fiziologjik ėshtė duke ecur; trupi eterik nuk ėshtė duke ecur. Dallimi ėshtė kristal i qartė. Ju jeni duke ngrėnė. Trupi fiziologjik ėshtė duke ngrėnė, jo trupi eterik. Ka etje eterike, uri eterike, dėshira eterike, por kėto gjėra mund tė shihen vetėm kur tė njihet plotėsisht trupi fiziologjik. Pastaj, njė nga njė, trupat e tjerė do tė bėhen tė njohur.

-Ėndėrrimi ėshtė njė nga subjektet mė tė mėdha. Ajo ėshtė ende e pazbuluara, e panjohur, e fshehur. Kjo ėshtė pjesė e njohurisė sekrete. Por tani ka ardhur momenti kur ēdo gjė qė ėshtė e fshehtė duhet tė jetė e zbuluar dhe nuk guxon mė tė mbahet e fshehur sepse ajo mund tė dėshmohet si e rrezikshme.

-Nė tė kaluarėn ishte e domosdoshme qė disa gjėra tė mbeten sekret, sepse dituria nė duart e injorantit mund tė jetė e rrezikshme. Kjo ėshtė ai qė po ndodhė me diturinė shkencore nė Perėndim. Tani shkencėtarėt janė tė vetėdijshėm pėr krizėn dhe ata duan tė krijojnė shkenca tė fshehta. Armėt bėrthamore nuk do tė duhet tė jenė tė njohura pėr politikanėt. Zbulimet e tutjeshme duhet tė mbesin tė panjohura. Ne duhet tė presim pėr kohėn kur njeriu bėhet aq i aftė qė njohuritė tė bėhen tė hapura dhe kjo nuk do tė jetė e rrezikshme.

-Ngjashėm, nė fushėn shpirtėrore, kishte shumė njohuri nė Lindje. Por nėse kjo do tė kishte ra nė duart e injorantėve do tė kishte paraqitė njė rrezik, kėshtu qė ēelsi ishte fshehur. Njohuria ishte bėrė sekrete,ezoterike. Ajo ėshtė pėrcjellur person pas personi nė mėnyrė shumė tė vėmendshme, Por tani, pėr shkak tė pėrparimit shkencorė, momenti ka ardhur qė kėto tė jenė tė hapura. Shkenca do tė bėhet e rrezikshme nėse tė vėrtetat shpirtėrore, ezoterike mbesin tė panjohura. Ato dhet tė bėhen tė zbuluara nė mėnyrė qė njohuria shpirtėrore tė jetė nė gjendje pėr tė mbajtur ritmin me njohuritė shkencore.

-Ėndrra ėshtė njė nga sferat mė tė mėdha ezoterike. Unė thash diēka rreth saj nė mėnyrė qė ju tė filloni tė bėheni tė vetėdijshėm pėr kėtė, por unė nuk ua tregova gjithė njohurinė. Kjo nuk ėshtė as e nevojshme e as e dobishme, Unė e kam lenė zbrazėtinė. Nėse ju vazhdoni nė tė, kjo zbrazėti do tė plotėsohet automatikisht. Ajo qė kam thėnė ėshtė thjesht shtresė e jashtme. Kjo nuk ėshtė e mjaftueshme pėr ju qė tė jeni nė gjendje pėr tė bėrė njė teori pėr kėtė, por e mjaftueshme pėr ju qė tė filloni.

Nga libri "Psikologjia e Ezoterisė"
Autor: Bhagwan Shree Rajneesh - Osho

Pėrktheu: Valdet Fetahu

avatar
Berti69

"Si ėshtė lartė, ashtu ėshtė edhe poshtė, e si ėshtė poshtė, ashtu ėshtė edhe lart"


434


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi