“Grali i Shenjtė” nė trojet shqiptare!?

Shko poshtė

“Grali i Shenjtė” nė trojet shqiptare!?

Mesazh  gjilanasi prej 21.05.15 22:42



Ka mbi dy javė qė nė faqet e “Vid.me” shfaqet njė link qė na kujton gjendjen e mjeruar nė radhėt e arkeologjisė sonė, e cila ka 25 vjet qė ėshtė lėnė nė mėshirė tė fatit nga ēdo lloj qeverie. Nė video shfaqen disa njerėz tė papėrgjegjshėm, tė cilėt duke u bazuar nė njė hartė nė gjuhėn greke, zbulojnė “Kupėn e Lotėve” tė antishqiptarit Shėn Kozmait. Pasi e “zbulojnė”, ata fillojnė me njė thikė tė heqin dyllin e bletės me tė cilin ėshtė mbėshtjellė “Kupa e Lotėve”.

Por, studiuesi mbishkrimeve tė vjetra, Altin Kocaqi, thotė se “Kupa e Lotėve” ėshtė njė prodhim shumė i vjetėr, pėrderisa sipėr saj shkruhet me shkrimin kuneiform tė sumerėve. Ēfarė mund tė jetė kjo? Grali i Shenjtė? Shkrimin e Kocaqit mund ta lexoni mė poshtė.

Ēfarė tregon harta?

Harta tregon vendin ku ishte fshehur “Kupa e Lotėve”, skicėn dhe inventarin e saj tė shoqėruar dhe me njė pėrshkrim tė hollėsishėm poshtė saj.

Shkrimi poshtė saj tregon se “pasi gjetėn kufomėn e Shėn Kozmait, vunė re se mungonin disa kocka nga trupi i tij, tė cilat, siē duket, i kishin marrė nxėnėsit e tij”. Po ashtu mungonte dhe Kryqi me “Kupėn e Lotėve”. Thuhet se studiuesi i njohur, Camilio Prashniker, ėshtė ai qė ka marrė kurorėn qė ishte bashkė me Kupėn dhe Kryqin e Kupės.

Kupa dhe Kryqi janė fshehur nė njė vend, por Kryqi nuk ėshtė gjendur. Kjo del edhe nė video e kėtė mė thanė dhe gjuetarė thesaresh qė janė nė dijeni tė kėsaj ngjarje. Sipas kėtyre tė fundit, Kupa nuk ėshtė shitur ende…. e kėrkojnė grekėt, por ngulin kėmbė qė mė parė t’ua tregojnė vendin ku ėshtė gjetur. Kjo i shtyn gjuetarėt e thesareve tė mendojnė se meqenėse po kėmbėngulin grekėt pėr vendin, atėherė diēka mė e madhe fshihet.

Thuhet se kjo Kupė u mor pėr t’u nisur nė “Malin e Shenjtė” nė Athos, por nga rreziku i turqve u ndalėn nė Ēorovodė dhe saktėsisht nė “Varrin e Murgut” (shih hartėn), e fshehėn aty. Shkrimi tregon se “Kupa e Lotėve” ėshtė mbėshtjellė me “dyllė blete” dhe brenda saj gjenden tre monedha me vrimė, si njė gur kozmik. Kupa ka gjatėsinė 25,5 cm dhe peshon 280-300 gramė, ndėrsa nuk ėshtė e artė.

Po ashtu, nė kėtė shkrim shkruhet se “Kupa e Lotėve” i ėshtė dhuruar Shėn Kozmait nga Patriarku i Stambollit, ndėrsa ėshtė shkruar me njė shkrim tė shenjtė kuneiform (shkrim me gdhendje nė formė kunjash, si shkrimet sumerikee). Nė fund tė pėrshkrimit ka njė pjesė tė prerė, e cila tregon - me ē’duket - vazhdimėsinė, punėn nė vijimėsi tė kėtyre “arkeologėve”.

Nė anėn fundore tė “Kupės sė Lotėve” ėshtė shkruar viti 1764 me njė kryq. Ky shėnim ėshtė i mėvonshėm dhe i bėrė me njė teknikė tjetėr qė nuk ka lidhje me teknikėn me tė cilėn ėshtė ndėrtuar “Kupa e Lotėve”, gjė qė tregon ndėrhyrjen e mėvonshme. Harta duhet tė jetė punuar nė vitet 1815-1817, pasi kėto dy data figurojnė nė shėnimin mbi hartė.

Mendimi im si studiues i mbishkrimeve tė vjetra, ėshtė se “Kupa e Lotėve” ėshtė njė prodhim shumė i vjetėr, pėrderisa sipėr saj shkruhet me shkrimin kuneiform tė sumerėve, i cili ėshtė njė nga shkrimet mė tė vjetra tė botės qė daton nga 4500 para Krishtit dhe qė vjen si i tillė deri nė qindvjeēarėt e parė para Krishtit.

Vetė shėnimi nė hartė e cilėson atė “tė shenjtė” dhe kjo na shtyn tė besojmė se kemi tė bėjmė me njė “Kupė” qė ėshtė mbajtur si e tillė qė nga kohėt mė tė vjetra dhe ėshtė trashėguar si e tillė, dorė pas dore.

Nė vendin tonė, Prof. Dr. Dhimitėr Pilika dhe Prof. Dr. Moikom Zeqo, kanė sjellė dokumente pėr “Kupėn e Shenjtė” tė gdhendur nė Gjirin e Gramės dhe tė njohur si “Kupa e Gralit”, nga e cila pretendohet se ka pirė verė edhe Krishti.

E dhėna tjetėr ėshtė edhe mė domethėnėse, pasi ajo vjen nga historiani anglez Jason Godwin nė librin e tij me titull “Guri i Gjarprit”, i sjellė nė shqip nga Shtėpia Botuese “Saras”. Aty thuhet se “Kupėn e Krishtit e mbronin shqiptarėt”

Unė nuk dua tė pėrcaktoj as njėrėn dhe as tjetrėn si teori mė tė qenėsishme e prevalente. Thjesht nė pėrmbushje tė kontributeve e detyrave qė lidhen me punėn time, dua tė informoj e tė debatoj lirisht me ftohtėsinė e njė njohėsi tė fushės dhe tė shpresoj qė tė mos u lihet kaq shumė rrugė e lirė spekulantėve e pseudoarkeologėve.

Nėse kjo “kryevepėr” do vendosej nė Muzeun tonė Kombėtar, apo atė arkeologjik tė Tiranės.... shumė shpejt miliona turistė do vraponin ta shijonin atė nga afėr, pa iu shmangur sidoqoftė diskutimeve tė mėtejshme profesionale pėr vėrtetėsinė e tezave tė pretenduara, ēka do ta nxiste edhe mė shumė kėrshėrinė nė radhėt e tyre. Sidoqoftė, mė parė ajo duhej “pronėsuar” e trajtuar me kujdes profesional tė veēantė.

/Telegrafi/
avatar
gjilanasi

383


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi