Sundimi sekret i koorporatave

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Sundimi sekret i koorporatave

Mesazh  Zattoo prej 15.05.15 16:38



Shtetet e Bashkuara dhe bota janė pėrfshirė nė njė debat tė madh rreth marrėveshjeve tė reja tė tregtisė. Pakte tė tilla quheshin dikur “marrėveshje tė tregtisė sė lirė”; nė fakt, ato ishin marrėveshje tregtie tė menaxhuara, tė pėrshtatura sipas interesave tė korporatave, kryesisht nė SHBA dhe Bashkimin Europian. Sot, marrėveshjeve tė tilla shpesh i referohen si ‘partneritete’, si nė Partneritetin Trans-Paqėsor (TPP). Por ato nuk janė partneritete tė barabarta: SHBA-ja dikton kushtet. Fatmirėsisht, ‘partnerėt’ e Amerikės po bėhen mė rezistentė.

Nuk ėshtė e vėshtirė tė kuptohet pse. Kėto marrėveshje shkojnė pėrtej tregtisė, duke drejtuar investimet dhe pronėn intelektuale po ashtu, duke imponuar ndryshime fundamentale nė kornizat ligjore, gjyqėsore dhe rregullatore tė vendeve, pa tė dhėna ose llogaridhėnie pėrmes institucioneve demokratike.

Ndoshta pjesa mė e papėlqyeshme dhe mė e pandershme e marrėveshjeve tė tilla lidhet me shqetėsimet e mbrojtjes sė investitorit. sigurisht, investitorėt duhet tė mbrohen kundėr qeverive mashtruese qė pėrpiqen t’i marrin pronėn. Por kjo nuk ėshtė thelbi i kėtyre parashikimeve. Ka pasur shumė pak shpronėsime nė dekadat e fundit dhe investitorėt qė duan ta mbrojnė veten mund tė blejnė sigurim nga Agjencia Multilaterale e Garantimit tė Investimit, njė filial i Bankės Botėrore, dhe SHBA e qeveri tė tjera ofrojnė sigurim tė ngjashėm. Megjithatė, SHBA po kėrkon parashikime tė tilla nė TPP, edhe pse shumė prej ‘partnerėve’ tė saj kanė mbrojtje pronėsie dhe sisteme gjyqėsore qė janė po aq tė mirat sa tė sajat.

Qėllimi i vėrtetė i kėtyre parashikimeve ėshtė tė pengohen rregullimet shėndetėsore, mjedisore, tė sigurisė dhe madje financiare qė janė krijuar pėr tė mbrojtur vetė ekonominė dhe shtetasit amerikanė. Kompanitė mund tė padisin qeveritė pėr kompensim tė plotė pėr ēdo pakėsim nė pėrfitimet e tyre tė ardhshme tė pritshme qė rrjedhin nga ndryshimet rregullatore.

Kjo nuk ėshtė njė mundėsi teorike. Philip Morris po padit Uruguain dhe Australinė qė kėrkojnė etiketa paralajmėruese mbi cigaret. Pa dyshim, tė dyja shtetet shkuan pak mė larg sesa SHBA, duke detyruar pėrfshirjen e imazheve grafike qė tregojnė pasojat e pirjes sė duhanit.

Etiketimi po funksionon. Po dekurajon duhanpirjen. Ndaj tani Philip Morris po kėrkon tė kompensohet pėr humbjen nė fitime.

Nė tė ardhmen, nėse ne zbulojmė se njė produkt tjetėr shkakton probleme shėndetėsore (mendoni azbestin), nė vend qė tė pėrballet me padi pėr kostot qė na ka sjellė ne, prodhuesi mund tė hedhė nė gjyq qeveritė qė i ndaluan tė vrisnin njerėz. E njėjta gjė mund tė ndodhė nėse qeveritė tona imponojnė disa rregulla shtrėnguese pėr tė na mbrojtur nga ndikimet e ēlirimeve tė gazeve serrė.

Kur isha kryetar i Kėshillit tė Kėshilltarėve Ekonomikė tė presidentit Bill Clinton, anti-ambjentalistėt u pėrpoqėn tė miratojnė njė parashikim tė ngjashėm, tė quajtur ‘bisedimet rregullatore’. Ata e dinin se me tė hyrė nė fuqi, rregullimet do tė ndalnin, thjesht sepse qeveria nuk mund tė pėrballojė tė paguajė kompensimin. Pėr fat, ne ia dolėm tė kthejmė mbrapsht iniciativėn si nė gjykata edhe nė Kongresin Amerikan.

Por tani tė njėjtat grupe po pėrpiqen ta kapėrcejnė pengesėn e proceseve demokratike duke i futur parashikime tė tilla nė marrėveshje tregtie, pėrmbajtja e tė cilave mbahet sekret nga publiku (por jo nga korporatat qė i kėrkojnė). Vetėm kur ka rrjedhje informacioni ose kur flasin zyrtarėt qeveritarė qė duken mė tė angazhuar me proceset demokratike, merren vesh ato qė po ndodhin.

Themelor pėr sistemin qeverisės tė Amerikės ėshtė njė gjyqėsor publik i paanshėm, me standarde ligjore tė ndėrtuara pėrgjatė dekadave, bazuar nė parimet e transparencės, precedentit dhe mundėsisė pėr tė apeluar vendimet jo-favorizuese. E gjitha kjo po lihet mėnjanė, teksa marrėveshjet e reja kėrkojnė pėr arbitraritet  privat, jo-transparent dhe shumė tė shtrenjtė. Pėr mė tepėr, kjo marrėveshje ėshtė shpesh plot konflikte interesi; pėr shembull, arbitrarėt mund tė jenė njė ‘gjyqtar’ nė njė rast dhe njė avokat nė njė ēėshtje tė lidhur.

Procedurat janė aq tė shtrenjta saqė Uruguait iu desh tė kėrkonte ndihmėn e Michael Bloomberg dhe amerikanėve tė tjerė tė pasur tė zotuar ndaj shėndetit pėr tė mbrojtur veten kundėr Philip Morris. Dhe, megjithėse korporatat mund tė ngrenė padi, tė tjerė nuk munden. Nėse ka njė shkelje tė zotimeve tė tjera – nė standardet e punės ose mjedisore, pėr shembull – shtetasit, sindikatat dhe grupet e shoqėrisė civile nuk kanė rekurs.

Nėse ka ndonjė mekanizėm tė njėanshėm pėr zgjidhjen e mosmarrėveshjeve qė dhunon parimet bazė, ėshtė ky. Kjo ėshtė arsyeja pėrse iu bashkova ekspertėve elitarė ligjor nė SHBA, pėrfshirė nga Harvardi, Jeilli dhe Bėrkli, nė shkrimin e njė letre pėr presidentin Barack Obama ku i shpjegonim se sa dėmtues pėr sistemin tonė ligjor janė kėto marrėveshje.

Mbėshtetėsit amerikanė tė marrėveshjeve tė tilla cilėsojnė se SHBA ėshtė paditur vetėm disa herė deri mė tani dhe nuk ka humbur asnjė ēėshtje. Korporatat megjithatė, vetėm sa po mėsojnė si tė pėrdorin kėto marrėveshje nė avantazhin e tyre.

Dhe avokatėt e mirėpaguar tė korporatave nė SHBA, Europė dhe Japoni me shumė gjasa do tė tejkalojnė avokatėt e paguar pak tė qeverisė qė pėrpiqen tė mbrojnė interesat publikė. Edhe mė keq, korporatat nė shtetet e pėrparuara mund tė krijojnė degė nė shtete anėtare pėrmes tė cilave mund tė investojnė nė atdhe, dhe mė pas t’i padisin, duke i dhėnė atyre njė kanal tė ri pėr tė bllokuar rregullimet.

Nėse do tė kishte nevojė pėr mbrojtje mė tė mirė tė pronės dhe nėse ky mekanizėm privat dhe i shtrenjtė i zgjidhjeve tė mosmarrėveshjeve tė ishte superior ndaj njė gjyqėsori publik, ne duhet tė ndryshonim ligjin jo vetėm pėr kompanitė e armatosura mirė, por edhe pėr shtetasit tanė dhe bizneset e vogla. Por nuk ka sugjerime se ky ėshtė rasti.

Ligjet dhe rregullimet pėrcaktojnė llojin e ekonomisė dhe shoqėrisė nė tė cilėn njerėzit jetojnė. Ato ndikojnė nė pushtetin relativ tė pazarllėqeve, me pasoja serioze pėr pabarazinė, njė problem nė rritje kudo nė botė. Pyetja ėshtė nėse ne duhet t’i lejojmė korporatat e pasura tė pėrdorin parashikime tė fshehta nė tė ashtuquajturat marrėveshje tregtare pėr tė diktuar se si ne do jetojmė nė shekulli 21. Unė shpresoj qė shtetasit nė SHBA, Europė dhe Paqėsor t’i pėrgjigjen me njė JO tė madhe.

Nga Joseph E. Stiglitz
avatar
Zattoo

673


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi