Legjenda qė njollosin historinė e Kishės

Shko poshtė

Legjenda qė njollosin historinė e Kishės

Mesazh  Luli prej 07.05.15 22:48



Qė nga Inkuizicioni i Shenjtė, tek gjuetia e shtrigave, klishetė dhe gėnjeshtrat qė edhe sot njollosin historinė e Kishės. Vatikani ka fajet e tij, nuk ka asnjė diskutim. Nė tė kaluarėn ka bėrė padrejtėsi tė mėdha dhe krime tė tmerrshme. Por faktet duhet tė shihen gjithmonė nė perspektivėn e tyre historike, gjė qė tė bėn tė zbulosh, ndonjėherė, qė janė zmadhuar apo madje edhe sajuar


Papesha Giovanna

Zėrat pėr njė “papeshė” Giovanna nisėn qė tė qarkullonin nė shekullin XI, por ata i bėnin jehonė njė episodi qė kishte ndodhur 200 vjet mė herėt: njė farė Giovanna e Mainzit thuhej se ishte zgjedhur nė fronin papnor me emrin Giovanni VIII. Gruaja, qė ishte veshur si gjoja murg pėr t’u futur nė mjediset e Vatikanit, u ēmaskua kur lindi fėmijė nė rrugėt e Romės gjatė njė procesioni.
Historia duket se gjen konfirmim tek ekzistenca e njė karrigeje nė pėrdorim pėr transportin e papės, e quajtur “gestatoria”, tek njė fron i mermertė me njė vrimė nė qendėr qė do tė pėrdorej qė atėherė pėr t’i mundėsuar njė kardinali qė tė verifikonte tek prania e tė sapozgjedhurit e atributeve mashkullorė, dhe tek ekzistenca, nė Romėn e asaj kohe, e njė vicus Papissa, qė, nga Palazzo Laterano ngjitej nė San Pietro. Skandali pati njė farė besueshmėrie edhe nė mjediset e Vatikanit, aq sa u diskutua gjatė Kėshillit tė Costanza nė 1414-18.
Sa tė vėrtetė ka nė kėtė rrėfim? Sot historianėt bien dakord kur e konsiderojnė njė legjendė. Disa mendojnė pėr njė satirė kundrejt Papės – i cili ka ekzistuar vėrtetė – Giovanni VIII, i cili qe bėrė i njohur pėr njė dobėsi nė marrėdhėniet me patriarkun armik tė Bizantit, Fozio. Pėr tė tjerėt, modeli historik i papeshės ka qenė gruaja fisnike dhe e pushtetshme Marozia, e cila nė vitin 931 thuri njė intrigė me qėllimin pėr tė hipur nė fronin e Pjetrit njė birin e saj. Tė tjerė akoma ia atribuojnė zellit tė romakėve pėr tė sajuar histori plot fantazi duke filluar edhe nga dyshimi mė i vogėl. Rruga Papissa, pėr shembull, e ka marrė emrin e saj nga familja e pasur Papa, qė aty kishte shtėpinė. Kur pasardhėsi i fundit, Giovanni, ndėrroi jetė nė vitin 973, ai la vejushė… Papeshėn. Pra, nuk ka aspak tė bėjė me njė papė grua.


Inkuizicioni brutal

Pėr tė gjithė ėshtė simbol i obskurantizmit tė Kishės. Dhe shpesh herė ishte vėrtetė. E megjithatė, inkuizicioni (i parashikuar nga Kėshilli i Veronės nė 1184 dhe i vėnė nė zbatim nga Innocenzo III diku rreth vitit 1230) kishte nė fillim detyrėn institucionale qė tė kthente tė krishterėt e dyshuar pėr herezi nė shtratin e ortodoksisė, duke i shtyrė drejt pendimit mė shumė se sa t’i persekutonte nė mėnyrė sistematike. Sigurisht, nėse predikimet nuk mjaftonin, atėherė pėrdoreshin metodat mė bindėse tė torturės (e autorizuar nė vitin 1152 nga papa Innocenzo IV): qė megjithatė ishte rregulli edhe nė gjykatat civile. Ata qė kryenin marrjet nė pyetje dhe dėnimet e inkuizitorėve ishin zakonisht xhelatė tė varur nga krahu laik (mbretėr apo zotėr lokalė). Edhe famėkeqi Bernardo Gui, inkuizitor nė Carcassone (Francė) kundėr Katarėve (mė pas tė asgjėsuar nė masė nga njė kryqėzatė) nga 930 dėnime coi drejt vdekjes vetėm 32 vetė. Shumė mė tepėr ia hidhnin me njė pelegrinazh pendimi nė Tokėn e Shenjtė.
Pastaj duhet bėrė dallimi mes Inkuizicionit tė shenjtė dhe Inquisicion-it spanjoll. Ky i fundit ishte njė organ laik, bekuar nė 1478 nga Sisto IV por i kėrkuar dhe kontrolluar nga “mbretėr katolikė” Ferdinando dhe Isabella qė e shndėrruan nė njė instrument represioni politik (qė nė atė kohė nėnkuptonte persekutimin e hebrenjve dhe myslimanėve). Autodafe-tė e urdhėruar nga Inkuizitori i madh Tomas de Torquemada nuk ishin megjithatė, sic mendohet sot kur thuhet kjo fjalė, turra drush qė purifikonin, por procesioni gjatė tė cilėve tė dėnuarit hiqnin dorė nga mėkatet duke kryer njė “akt besimi” nė sheshin publik.


Ungjijtė apokrifė, tė fshehur dhe shkatėrruar nga Kisha

Ungjijtė e pranuar nga Kisha janė katėr: i Markut, Mateut, Lukės dhe Gjonit. Por tekstet e prodhuar nga komunitetet e krishterė tė shekullit tė parė janė shumė mė tepėr. Mes tyre, tė ashtuquajturit ungjij apokrifė (tė paprovuar): njė term me origjinė greke qė fjalė pėr fjalė pėrkthehet “i fshehur”. Dhe qė ka nxitur shumėkėnd tė arrijė nė konkluzionin qė ata tekste janė fshehur prej hierarkive kishtare. Kėto tė fundit ishin tė gatshme tė konsideronin heretike cdo lėvizje qė bėnte sipas atyre teksteve, por pėrkundėr asaj qė thotė shkrimtari Dan Broun nė librat e tij, Kisha nuk kishte asnjėherė nevojė qė t’i kundėrvihej botimit: dėnimi i tyre e kish mbyllur cėshtjen qė 1800 vjet mė parė. Shembulli ndoshta mė i pėrmendur ėshtė ai i Ungjillit sipas Judės (qė rivlerėson figurėn e apostullit “tradhėtar”). Ashtu si dorėshkrimet e zbuluar nė vitin 1945 nė Nag Hammadi nė Egjipt, ky apokrif u redaktua ndoshta rreth shekullit II nė brendėsi tė njė prej sekteve gnostikė tė pranishėm nė kristianizmin e fillimit dhe i hedhur poshtė si heretik nė po tė njėjtin shekull. Nga ky tekst, i konsideruar i humbur, nė vitin 1978 u identifikuan fragmente nė njė kod tė zbuluar nė El Minya nė Egjipt. Por mė pas nga dorėshkrimi u humbėn gjurmėt nė sorollatjet e tregut tė tė antikuarėve (gjė qė ushqeu zėrat pėr njė shkatėrrim tė tyre pėr qėllime censure) deri kur nė vitin 2000 u ble nė njė ankand, u pėrkthye dhe u botua duke filluar qė nga viti 2006.


Obskurantizmi ndaj shkencės

Kisha ėshtė akuzuar disa herė se i ėshtė kundėrvėnė progresit shkencor. Rast emblematik ėshtė ai i Galileo Galileit, i dėnuar nė vitin 1633 nga Selia e Shenjtė pėr shkak tė shkrimeve tė tij nė favor tė teorisė heliocentrike tė Kopernikut (sipas tė cilit ėshtė Toka qė rrotullohet pėrreth Diellit dhe jo e kundėrta). Nė tė vėrtetė, Kisha ka patur gjithmon njė qasje tė hapur ndaj shkencės.
Edhe nė rastin e Galileos, ndonėse bėri njė gabim trashanik (aq sa nė vitin 1992 Papa Gjon Pali II e rehabilitoi plotėsisht shkencėtarin nga Piza), dėnimi i Inkuizicionit erdhi mė shumė prej sjelljes kryelartė tė Galileos dhe pėr faktin qė kishte tradhėtuar besimin e Papės sė atėhershėm Urbani VIII (tė cilin e kishte mik), sesa pėr mbėshtetjen e tij pėr heliocentrizmin, qė Kisha thjeshtė Kisha nuk e konsideronte tė provuar mjaftueshėm.
Pra, ndonėse me ndonjė kontrast aty-kėtu, pikėrisht nė gjirin e Kishės ka lindur shkenca moderne. Vetė Koperniku ishte njė njeri fetar. Ashtu si ai, ishin me qindra priftėrinjtė qė iu dedikuan me sukses kėrkimit shkencor. Sa pėr tė kujtuar disa: Luigi Galvani, studiues i elektricitetit tek kafshėt, Ruggero Boscovich, astronom, Filippo Cecchi, sizmolog, Giovanni Caselli parashikues i faksit, Eugenio Barsanti, ideator i motorrit me plasje.


Gjuetia e shtrigave, instrumente tė demonit

Vlerėsimet mė tė fundit flasin pėr 3 milionė persona tė gjykuar pėr shtrigani deri nė 1756 – kur nė Bavari u dogj nė turrėn e druve shtriga e fundit – dhe pėr afro 40 mijė tė dėnuar me vdekje, prej tė cilėve 80 pėr qind ishin gra. Por gjuetia e shtrigave nuk ishte tėrėsisht faji i Kishės. Vetė Ligji i Moisiut kėrkonte pėrndjekjen me masa drastike tė magjistarėve e fallxhoreve. Dhe njė pjesė e madhe e proceseve kryheshin nė gjykata civile, duke qenė se Inkuizicioni merrej vetėm me herezitė. Po kaq fals ėshtė besimi qė persekutimi ka qenė tipik i “shekujve tė errėt” tė Mesjetės: nė tė vėrtetė, kulmi mė dramatik nė proceset pėr shtrigani erdhi mes shekullit XV dhe gjashtėqindtės. Teksti bazė i “gjuetarėve tė shtrigave” (i shkruar ky nga njė fetar, domenikani gjerman Heinrich Kramer), bestselleri Malleus Maleficarum (Cekici i shtrigave) u publikua nė 1486: njė manual famėkeq qė pėrshkruan kriteret pėr tė njohur dhe ndėshkuar njė shtrigė. Mbi tė gjitha rreth vitit 1000, disa papė kėrkuan madje tė frenonin gjuetinė e shtrigave, qė shpesh dilte jashtė kontrolli. Nė 1080 Gregorio VII i dėrgoi Mbretit Harald tė Danimarkės njė letėr qė i ndalonte persekutimin e grave tė akuzuara se provokonin stuhira, fatkeqėsi dhe sėmundje, duke ndaluar gjykimin nė bazė tė atij qė e gjykonte njė pėrdorim barbarik.


Vrasėsi i Gjon Palit I

Mėngjesin e 29 shtatorit 1978 u gjet i vdekur nė shtratin e tij papa Gjon Pali I. Papati i Albino Lucianit, i zgjedhur gjatė njė prej konklavave mė tė shkurtra tė historisė, kishte qenė po ashtu i shkurtėr: vetėm 33 ditė. Qė nga emri qė i ishte dhėnė, i zgjedhur pėr herė tė parė pas 2 mijė vitesh histori, duke bashkuar emrat e dy paraardhėsve tė tij, atė tė Gjon Palit, ishte konsideruar njė papat kthese, njė fillim i ri pėr Kishėn. Pėr kėtė arsye vdekja e tij e papritur shkaktoi turbullirė. Shumė shpejt nisi tė qarkullojė njė zė qė papa ishte vrarė, pėr mė tepėr qė Vatikani refuzoi autopsinė. Sa pėr porositėsit, u pėrmendėn emrat e sekretarit tė atėhershėm tė shtetit, kardinali Jean-Marie Villot, dhe ai i drejtorit tė Institutit pėr Veprat e Fesė, praktikisht Banka e Vatikanit, peshkopi Paul Marcinkus. Qėllimi: synimi i tė sapozgjedhurit pėr tė pastruar curia-n romane nga ata prelatė pa skrupuj qė ushtronin trafiqet e tyre fitimprurės nėn hijen e Shėn Pjetrit.

Pėrkundėr kėsaj teze, Papa kishte deklaruar nė tė vėrtetė nė shumė raste se nuk do tė modifikonte asnjė detyrė pėr tė paktėn njė vit, duke qenė se e njihte shumė pak situatėn. Sa pėr shėndetin e Lucianit, ai nuk ishte aspak i mirė, siē duan tė lėnė tė kuptohet ata qė dyshojnė pėr komplot, kėshtu qė vdekja e tij nuk ishte kaq e papritur. Pėr vėllanė e tij, Eduardo, Albino kishte qenė gjithmonė me shėndetligė dhe i ishte dashur t’u nėnshtrohej disa ndėrhyrjeve. Motra e tij, Nina shpjegoi qė nė shtėpinė e nėnės sė saj kish pasur shumė vdekje tė papritura. Dhe Gjon Pali I vuante prej kohėsh nga shqetėsime nė qarkullimin e gjakut. Dy sekretarėt e tij dėshmojnė qė nė pasditen e 28 shtatorit ai u ankua pėr dhimbje nė gjoks, por nuk pranoi tė thirrej mjeku, njė vendim qė rezultoi fatal. Arsyeja pėrse nuk u urdhėrua njė autopsi ishte edhe sepse nė atė kohė askush, as tė afėrmit nuk e konsideruan tė nevojshme. Mjeku personal i papės tha se vdekja i kishte ardhur nga njė infarkt, njė diagnozė qė mė pas u korrigjua nė njė bllokim pulmonar, qė sjell vdekjen brenda pak sekondash dhe ėshtė mė i pajtueshėm me faktin qė papa u gjet nė gjumė, pa asnjė shtrembėrim nė mimikė qė vjen prej dhimbjes, siē do tė kish qenė normale nė rast tė njė vdekjeje nga infarkti apo helmimi.

Focus
avatar
Luli

"Duhet bredhur shumė nė errėsirė derisa tė preket drita"

884


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Legjenda qė njollosin historinė e Kishės

Mesazh  55 prej 08.05.15 9:32

Edhe Tao po te pershkruhej nuk do te quhej me Tao
Edhe feja po te pershkruhej me fjal nuk do te quhej me fe
avatar
55



Asgje nuk eshte e parashikueshme, gjithcka eshte surpriz. Gjithcka eshte e parashikueshme, asgje nuk eshte surpriz


265


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi