Gjumi i mirė varet nga stili juaj i jetesės

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Gjumi i mirė varet nga stili juaj i jetesės

Mesazh  Luli prej 04.05.15 13:06



Kur ndiheni tė lodhur, ju keni kapacitet zero pėr tė menaxhuar stresin.

Gjumi ėshtė i rėndėsishėm pėr qėndrueshmėri fizike e psikologjike, shėndetin, pėrqėndrimin mendor dhe ekuilibrat emocionalė. Thjesht mendoni se sa e vėshtirė ėshtė tė qėndroni tė qetė pas njė nate pa gjumė, kur ēdo gjė tė duket mė e vėshtirė se sa ėshtė nė realitet.  Vetėm gjumi e shtyn trupin tė bashkėpunojė me ēfarėdo qė ju del pėrpara.

Ja disa veprime qė duhet tė ndėrmerrni pėr njė gjumė mė tė mirė:

Spostoni zakonet tuaja tė mėngjesit

Ėshtė e rėndėsishme ta ktheni gjumin cilėsor nė njė prioritet, qė do tė thotė tė flini mė mirė dhe mė gjatė. Bėjeni kėtė dhe ēdo gjė nė jetėn tuaj do tė rrjedhė pa probleme.

Zakonet  tuaja, stili i jetesės, ndikojnė shumė nė atė se sa mirė flini.

Ndaj do tė ishte mirė tė bėni disa ndryshime, pėrshembull tė pėrmirėsoni gjumin tuaj pėrmes kėtyre udhėzimeve:

Vendosni orare tė rregullta gjumi

Duket e thjeshtė por nuk ėshtė edhe aq sepse rutina ju pėrfshin duke komanduar trupin tuaj se kur duhet tė bini nė gjum dhe kur do tė zgjoheni. Tė shkosh nė krevat dhe tė zgjohesh nė tė njėjtėn orė, ēdo ditė, do ta mbajė orėn tuaj biologjike tė qėndrueshme. Bėjini vetes njė nder duke e ngulitur nė mendje se ēdo gjė qė po bėni, mund tė presė deri nesėr.

Pėrdorni njė gjysmė ore pėr tu pėrgatitur pėr fjetje

Ėshtė thelbėsore tė lejoni trupin tuaj tė zbrazė gjithė ngarkesėn e ditės, pėrpara se koka juaj tė prekė jastikun. Mos u shqetėsoni kur pagjumėsia ju mbėrthen, ndonėse ju doni gjumė.  Konsideroni si tė nevojshme njė banjė tė nxehtė pėr tė relaksuar muskujt ose dėgjoni muzikė tė lehtė. Bėni ēdo gjė qė ju relakson e largon prej ditės qė kaloi.

Ndaloni sė bėri gabime thelbėsore mbi gjumin

45 pėrqind e Amerikanėve thonė se ata vuajnė nga mungesa e gjumit ose gjumi i keq, sipas Fondacionit Kombėtar pėr Gjumin. Mos harroni qė  gjumi ėshtė baza e menaxhimit tė stresit dhe balancės emocionale, por nė padijeni ju bėni zgjedhje qė sabotojnė gjumin tuaj.
Ju nuk duhet tė ushtroheni para kohės sė gjumit. Ēdo stėrvitje  qė e bėn zemrėn tuaj tė shtojė ritmin, duhet shmangur gjatė mbrėmjes.
Nė vend tė kėsaj provoni nė mbrėmje tė bėni joga.

Ridimensiononi mendimet tuaja

Mendoni se njerėzit e suksesshėm nuk kanė nevojė pėr shumė gjumė ose qė gjumi nuk ėshtė njė burim i rėndėsishėm? E gabuar! Sepse kėto mendime ulin vigjilencėn tuaj ndaj gjithēkaje.

Kujtojini vetes se gjumi ju ndihmon tė rimblidhni energjitė, kėshtu qė ju do tė jeni tė aftė tė bėni tė gjitha gjėrat e nevojshme pėr arritje e sukses.
avatar
Luli

"Duhet bredhur shumė nė errėsirė derisa tė preket drita"

967


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi