Modifikimi i gjeneve ne embrionet njerėzorė!

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Modifikimi i gjeneve ne embrionet njerėzorė!

Mesazh  Anon prej 25.04.15 23:30

Shkencėtarėt kinezė sapo kanė pranuar se kanė arritur tė modifikojnė gjenet nė embrionet njerėzorė.


Njė grup shkencėtarėsh kinezė raportojnė se kanė arritur tė modifikojne embrionet, diēka qė nuk ka ndodhur asnjėherė nė historinė botėrore, sipas nje reporti nga Nature News.
Njė zbulim i fundit nė biotech, i cili ėshtė quajtur zbulimi mė i madh i shekullit nė biotech, tregoi se si shkencėtarėt mund tė modifikojnė genomin ndėrkohė qė ndodhet nė embrion.
Kjo jo vetėm qė ndryshon materialin gjenetik tė personit, por mund tė ndryshojė edhe ADN-nė qė do tė trashėgohet, duke hequr kodimin gjenetik tė "keq" dhe pastaj shtimi potencialisht i kodimit gjenetik "tė mirė", dmth duke marrė njė rol aktiv nė evolucion.
Disa shkencėtarė tė shqetėsuar publikuan njė argument, ku thonin se askush nuk duhet tė modifikojė genomin njerėzor nė kėtė mėnyrė derisa tė kuptohen mė mirė pasojat pasi u dėgjuan zėra se disa shkencėtarė kinezė po punonin duke pėrdorur kėtė teknologji.
Por, nė njė artikull tė botuar mė 18 prill nė gazetėn "Protein and Cell" nga njė grup shkencėtarėsh kinezė tė drejtuar nga hulumtuesi i funksionit tė 'gjeneve Junjiu Huang, Universiteti Sun Yat-sen, tregon se modifikimi ėshtė bėrė tashmė.
Nature News foli me njė burim kinez, i cili tha se katėr grupe tė ndryshme po zhvillojnė modifikimin e embrioneve njerėzore.
Specifikisht, ekipi provoi tė modifikojė njė gjen pėrgjegjės pėr ē'rregullimin e gjakut nė embrionet qė janė tė paaftė pėr tė jetuar (non-viable embryos). Ata shėnuan nė studim se hasen nė sfida serioze, duke sugjeruar se ka akoma pengesa tė rėndėsishme pėrpara se pėrdorimi klinik tė bėhet njė realitet.
CRISPR ėshtė teknologjia qė e bėn tė gjithė kėtė tė mundur. Mund tė gjejė seksione te keqija te ADN, t'i prese ato dhe pastaj t'i zėvendėsojė me ADN qė nuk kodon sėmundje vdekjeprurėse, por mund tė ndodhin zėvendėsime tė padėshirueshme pėr shkak se niveli i efikasitetit ėshtė akoma shumė i ulėt.
Grupi i Huang futen me sukses ADN-nė qė donin nė vetėm njė fraksion tė 28 embrioneve qė u "gėrshetuan me sukses" (nė nisje provuan 86 embrione dhe testuan 54 nga 71 qė i mbijetuan procedurės). Ata gjithashtu shėnuan njė numėr tė lartė tė mutacioneve "off-target", sipas Nature News.
Huang i tha Nature News se ata ndaluan pėr shkak se e dinin se nėse do ta bėnin kėtė punė nė mėnyrė mjekėsore suksesi duhet tė jetė afėr 100%. Kuptimi ynė pėr CRISPR duhet tė zhvillohet pėrpara se ta arrijmė nė kėtė pikė, por kjo teknologji e re po ndryshon me shpejtėsi.
Megjithėse ekipi kinez punoi me "non-viable embryos", embrione qė nuk mund tė pėrfundojnė nė lindje, modifikimi i genomit njerėzor duke ndryshuar ADN e njė embrioni ėshtė etikisht nė pikėpyetje pėr shkak se mund tė ēojė nė pėrdorime mė tė shumta tek njerėzit.
Ndryshimi i ADN-sė sė embrioneve mund tė ēojė nė rezultate tė paparashikueshme pėr brezat e ardhshėm dhe disa hulumtues duan qė ne ta kuptojmė mė mirė kėtė para se ta vendosim nė praktikė.
Disa hulumtues mendojnė se kjo teknologji (pjesa mė e madhe mendojnė se nuk ėshtė akoma gati pėr t'u pėrdorur) mund tė jetė e paēmueshme. Mund tė eliminojė sėmundjet gjenetike tė ndryshme tė shkaktuara nga gjenet.
***
Referencat:
1. http://www.sciencealert.com/chinese-scientists-just-admitted-to-tweaking-the-genes-of-human-embryos
2. http://www.technologyreview.com/featuredstory/535661/engineering-the-perfect-baby/
3. http://www.nature.com/news/chinese-scientists-genetically-modify-human-embryos-1.17378
avatar
Anon

Even the most expensive clock still shows sixty minutes in every hour. - yidish proverbs

404


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi