Ėndrrat (sipas pikėpamjeve islamike)

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Ėndrrat (sipas pikėpamjeve islamike)

Mesazh  Explorer prej 23.01.09 20:08

ĖNDĖRRAT (sipas pikepamjeve islamike)

Rregullat dhe bazat pėr komentimin e ėndrrave tė pėrmbledhura nga fjalėt e dijetarėve dhe nga libra tė ndryshėm

Rreth kėsaj teme kanė folur shumė njerėz me dije apo pa dije. Kėtu do tė shpjegojmė disa rregulla, dispozita qė kanė tė bėjnė me ėndėrrat. Tė gjithė ata qė nuk i pėrkasin pasuesve tė sunetit dhe xhematit, kanė pasur kuptime dhe interpretime tė ndryshme pėr to. Ėndrra ėshtė njė lloj kuptimi pėr diēka e cila mund tė jetė ose prej engjėllit ose prej shejtanit.

Ato janė disa pamje qė shfaqen tek personi qė ėshtė nė gjumė, munden qė tė jenė foto tė qarta ose simbole tė ndonjė kuptimi. Gjithashtu, njė lloj tjetėr qė njeriu i shikon nė ėndėrr janė ēėshtjet qė e shqetėsojnė atė gjatė ditės.

Argument pėr kėtė ėshtė hadithi i Profetit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i cili ka thėnė:

“Ėndrrat ndahen nė tri lloje: ėndėrr prej Allahut, ėndėrr si rezultat i shqetėsimit gjatė ditė dhe ėndėrr prej shejtanit, i cili tenton ta brengos njeriun me to.”

Ėndrrat mund tė jenė tė vėrteta ose mund tė jenė simbole me kuptime tė caktuara. Llojin e parė e dėrgon Allahu i Madhėruar pėrmes engjėllit. Lloji i dytė ėshtė ėndėrr prej shejtanit. Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) nė njė hadith ka thėnė:

“Kush shikon ndonjė ėndėrr tė mirė, e cila e gėzon le tė falenderojė Allahun, sepse ajo ėshtė prej Allahut, dėrguar pėrmes enjgjėllit; ndėrsa kush shikon ndonjė ėndėrr, e cila e trishton, le tė kėrkojė mbrojtje tek Allahu prej shejtanit, sepse kjo ėshtė prej tij.”

Ėndrrat prej Allahut quhet ndryshe edhe pėrgėzuese. Ėshtė transmetuar nė njė hadith se njė sahab e ka pyetur Profetin (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) pėr Fjalėn e Allahut: “Ta keni tė ditur se tė dashurit e Allahut nuk kanė frikė e as kurrfarė brengosje? (Ata janė ata) Tė cilėt besuan dhe ishin tė ruajtur. Atyre u jepen myzhde nė jetėn e dynjasė dhe nė jetėn tjetėr .

Premtimet e Allahut nuk mund tė pėsojnė ndryshim. E, ai ėshtė suksesi i madh." se cilat janė ato pėrgėzime? Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) u pėrgjigj se ato pėrgėzime janė: “Ėndėrrat e mira qė i shikon besimtari.”

Nė hadithin e vėrtetė tė transmetuar nga Buhariu se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė:

“Ka shkuar pejgamberllėku, por kanė mbetur pėrgėzimet.”

Ėshtė pyetur se cilat janė pėrgėzimet? Ka thėnė: “Ėndrrat e mira.”

Ky hadith tregon se ėndėrra ėshtė njė pjesė e shpalljes. Ekziston edhe njė hadith tjetėr ku Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) thotė:

“Ėndrra e mirė ėshtė njė pjesė nga 46 pjesė tė shpalljes.”

Nga kjo kuptohet, gjithashtu, se fillimi i shpalljes ka filluar me ėndėrr dhe nė realitet vetėm se ka ndodhur ashtu siē e ka parė. Ky ėshtė njė lloj frymėzimi qė Allahu e lėshon te disa robėr tė cilėt i do. Pra ėndėrra e mirė ėshtė njė pjesė e shpalljes dhe ėshtė shpresė pėrgėzuese.

Janė tė pėrmendura nė hadithe disa herė si ėndrra tė mira e disa herė si ėndėrra tė sinqerta. Disa dijetarė kanė thėnė se kėto janė tė njėjta e disa tė tjerė kanė bėrė dallime kur kanė thėnė se ėndrra e vėrtetė ėshtė ajo qė ndodh ashtu si e ka parė ėndėrruesi nė gjumė. Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka parė ėndrra tė vėrteta, sepse kanė qenė shpallje prej Allahut.

Transmetohet nga Aishja, e cila thotė se Profetit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) fillimi i shpalljes i ka filluar me ėndrra tė vėrteta dhe nuk ka parė ėndėrr tė vėrtetė vetėm se ajo ka ndodhur nė realitet ashtu si e ka parė. Kjo lloj ėndrre nuk ka nevojė pėr komentim, sepse kjo ndodh ashtu si e shikon ėndėrruesi.

Kjo gjė ndodh edhe tek disa njerėz tė tjerė, tė cilėt Allahu i Madhėruar dėshiron qė t’ju tregojė disa gjėra para se tė ndodhin. Pėr ta vėrtetuar kėtė ju mundėson qė disa njerėz ta shohin ėndrrėn e njėjtė.

Ėshtė transmetuar nė njė hadith tė vėrtetė se njė grup prej sahabėve kanė parė nė ėndėrr se nata e kadrit do tė ndodhė nė shtatė netėt e fundit tė Ramazanit, pastaj kanė shkuar te Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dhe i kanė treguar pėr ėndrrat qė i kishin pare.

Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) iu ka thėnė se ėndrrat tuaja po pėrputhen dhe ka porositur qė natėn e kadrit ta kėrkojnė nė shtatė netėt e fundit tė Ramazanit.

Explorer

1171


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ėndrrat (sipas pikėpamjeve islamike)

Mesazh  Elizza prej 03.02.10 13:49

Edhe sot nė shek. XXI shtrohet pyetja: Pse ėndėrrojmė? dhe pėrgjigjėja mė e shkurtė dhe e shpeshtė e shkencėtarėve ėshtė: "Ėndėrrojmė qė tė mund tė mbajmė baraspeshėn mentale dhe emotive." Pra sipas tyre ėndėrrimi ėshtė i lidhur me baraspeshėn dhe jobaraspeshėn nė jetėn tonė emotive dhe ėndėrrat paraqesin dhe shprehin gjendjen tonė pėrmes simboleve.

Nė bazė tė kėsaj, psikologėt dhe psikiatrit, tentojnė tė tregojnė pėr karakterin tonė. Zigmond Frojdi duke u marrė me analizimin e ėndėrrave nxorri pėrfundimin se ėndėrrat janė rruga mbretrore deri te ndėrdija. Me kėtė pajtohet edhe Karl Jungu.

Deri vonė besohej se ėndėrrat janė pa kuptim dhe se janė tė ngacmuara nga tronditjet e brendėshme ose tė jashtme. Njė pjesė e madhe e interpretimeve tė Frojdit pėrqendrohej te simbolizimi i seksit.

E meta kryesore e kėsaj teorie ėshtė se nuk e bėn dallimin e ėndėrruesve sipas gjendjes shpirtėrore, sepsee njėjta ėndėrr s'mund tė ketė kuptim tė njėjtė pėr dy e mė shumė ėndėrrues.

Sidoqoftė Frojdi ėshtė ndėr tė parėt qė vėrejti se ėndėrrat mund tė shpjegohen nė menyrė shkencore.

Ėndėrrat burojnė nga shpirti. E shkenca bashkėkohore, sa i pėrket ėndėrrės, merret vetėm me studimin dimensionit tė jashtėm tė saj, por jo edhe me dimensionin e brendshėm (ezoterik) tė saj qė konsiderohet esenca e kuptimit dhe e shpjegimit tė ėndėrrave.

Shkencėtarėt qė merren me shpjegimin e ėndėrrave janė jashtė burimit themelor prej nga merret dituria pėr kėtė mister.

E ky burim ėshtė Programi Hyjnor i Zotit. Lebibėt (ekspert pėr komentimin e ėndėrrave) mbėshteten pikėrisht nė kėtė burim tė vėrtets.

Kuptimi esencial i ėndėrrės ėshtė paralajmėrim pėr tė kaluarėn, tė tashmen dhe tė ardhmen pėr atė qė e ėndėrron.

Kur flasim pėr ėndėrrėn duhet ta kemi tė qartė se nė gjumė jemi nė njė botė tjetėr, e cila nuki nėnshtrohet mendjes, logjikės apo rregullave tė kėsaj bote materiale..

Me njė fjalė, ne kur jemi duke fjetur dhe ėdėrruar ne dalim plotėsisht nga ligjet e kėsaj bote dhe iu nėnshtrohemi ligjeve tė Zotit, ndėrsa shkenca me diturinė e saj nuk arrin t'i kuptojė gjėrat qė kanė tė bėjnė me shpirtin.

Nė Kur'an thuhet: *Tė pyesin ty per shpirtin: Thuaj (o Muhamed): "Shpirti ėshtė qėshtje qė i pėrket vetėm Zotit tim,e juve iu ėshtė dhėnė shumė pak dije"* (El-Isra: 85)

Kjo do tė thotė se ata qė nuk e marrin pė bazė Shkencėn Hyjnore nuk kanė fare njohuri pėr shpirtin, tė tjerėt shumė pak.

Komentuesit e ėndėrrave tė bazuar nė Programin Hyjnor janė plotėsisht tė vetdijshėm se nė gjumė ne transferohemi nag bota materiale nė botėn e vdekjes.

"All-llahu i merr shpirtėrat kur ėshtė momenti i vdekjes sė tyre, e edhe atė qė ėshtė nė gjumė e nuk ka vdekur, kurse atij qė i ėshtė caktuar vdekja e mban (nuk e kthen), e atė tjetrin (qė nuk i ėshtė caktuar vdekja, por ėshtė nė gjumė), e lėshon (tė kthehet) deri nė njė afat tė caktuar.

Vėrtetė, nė kėto ka argumente pėr njė popull qė mendon." (Ez-Zumer: 42) - Ky ajet kuranor shėrben si pikėnisje me rastine shpjegimit tė fenomenit tė gjumit.
(...)

Elizza

"Komplimenti mė i madh ėshtė tė tė quajnė Qenie Njerezore"

1083


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ėndrrat (sipas pikėpamjeve islamike)

Mesazh  Elizza prej 03.02.10 20:46

Tani t'i referohemi shpjegimit tė ėndėrrave sipas pikėpamjes islame. Fenomeni i ėndėrrave e ka bazėn nė tė gjitha Librat e Shenjtė, tė pėrmbledhur nė Bibėl dhe Kur'an.

Nė librin e Danielit (profet nė kohėn e Perandorisė babilonase) qė gjendet nė Bibėl, shpjegohet ėnėrrimi i tij pvr ardhejn e profetit tė fundit - Muhamedit a.s. Danieli kėtė ėndėrr e kishte parė 25 shekuj para ardhjes sė Pejgamberit tė fundit.

Nė Kur'an ėndėrra pėrmendet nė rastin e Ibrahimit a.s., Jusufit a.s. dhe Muhamedit a.s.

Pėr endėrrėn e Ibrahimit a.s. nė Kur'an thuhet: "Kur fėmija u rrit aq sa ta ndihmonte nė punė, Ibrahimi i tha: “O djali im, kam parė ėndėrr se duhet tė tė flijoj.

Ēfarė mendon ti?” – I biri i tha: “O ati im, vepro ashtu siē je urdhėruar! Dashtė Allahu, unė do tė jem i durueshėm!” Pasi iu nėnshtruan qė tė dy urdhrit, (Ibrahimi) e vuri (Ismailin) me ballė pėrtokė. Ne e thirrėm: “O Ibrahim, ti e pėrmbushe ėndrrėn.” Vėrtet, Ne kėshtu i shpėrblejmė punėmirėt!"

E pėr rastin e Jusufit a.s.: Njė njeri nga Egjipti qė e bleu, i tha gruas sė vet: “Bėja tė kėndshėm qėndrimin kėtu. Ndoshta do tė na shėrbejė ose do ta birėsojmė!” Dhe kėshtu, Ne e vendosėm Jusufin nė atė tokė tė bukur dhe i mėsuam shpjegimin e ėndrrave. Allahu ka kontroll dhe fuqi tė plotė mbi ēėshtjet e Tij, por shumica e njerėzve nuk e dinė.

Bashkė me Jusufin hynė nė burg edhe dy djelmosha. Njėri prej tyre tha: “Unė kam parė (nė ėndėrr) veten, se si shtrydhja verė”. Tjetri tha: “Unė kam parė nė ėndėrr, se si mbaja nė kokė bukė, tė cilėn e hanin shpendėt. Shpjegona kuptimin e ėndrrave.

Ne, me tė vėrtetė, shohim se ti je njeri i mirė.” Jusufi tha: “Sa herė qė t’ju vijė ndonjė ushqim (nė ėndėrr) si risk pėr ju, unė do t’ju lajmėroj se ēfarė kuptimi ka, para se tė bėhet realitet. Kjo ėshtė prej diturive qė m’i ka mėsuar Zoti im. Unė e kam flakur fenė e njerėzve qė nuk besojnė Allahun e qė mohojnė jetėn tjetėr.

O shokėt e mi tė burgut! Njėri prej jush do t’i shėrbejė verė pronarit tė vet, kurse tjetri do tė kryqėzohet, e shpendėt do tė hanė prej kokės sė tij.

Kėshtu ėshtė caktuar kjo gjė pėr tė cilėn pyetėt ju!
Dhe tha mbreti: “Kam parė nė ėndėrr shtatė lopė tė majme, tė cilat po i hanin shtatė lopė tė dobėta dhe kam parė shtatė kallinj tė gjelbėr e shtatė tė tjerė tė tharė. O paria ime, mė shpjegoni ėndrrėn time, nėse dini t’i interpretoni ėndrrat!”

Ata thanė: “Kėto janė ėndrra tė ngatėrruara e ne nuk dimė t’i shpjegojmė.”

Njėrit nga ata dy qė shpėtoi (nga burgu), iu kujtua pas njė kohe e tha: “Unė do t’ju njoftoj pėr shpjegimin e kėsaj (ėndrre), vetėm mė dėrgoni (te Jusufi)!”

(Shėrbėtori) I tha: “O Jusuf, o njeri i drejtė! Na shpjego (ėndrrėn) pėr shtatė lopė tė majme, tė cilat hahen prej shtatė lopėve tė dobėta dhe pėr shtatė kallinj tė gjelbėr e shtatė tjerė tė tharė, qė tė kthehem te njerėzit e ta dinė edhe ata”.

(Jusufi) tha: “Do tė mbillni shtatė vjet rresht. Prodhimin qė do tė korrni lėreni nė kallinj, pėrveē njė pakice qė do t’ju shėrbejė pėr tė ngrėnė, sepse pastaj do tė vijnė shtatė vite tė thata, tė cilat do t’i harxhojnė ato qė i keni ruajtur ju, pėrveē njė pakice qė mund tė kurseni.

Pastaj, pas kėtyre do tė vijė njė vit plot shi pėr njerėzit, vit nė tė cilin ata do tė shtrydhin (rrush, etj.).” Ai tha: “O babai im, ky ėshtė shpjegimi i ėndrrės sime tė dikurshme. Zoti im e pėrmbushi atė. (Jusuf)

Edhe Muhamedi a.s. pėrmendet nė Kur'an pėr ėndėrra. Kishte parė ėndėrr hyrjen nė Mekė, e cila pas njė viti ishte realizuar.

Omeri r.a. (halife) ka thėnė: "A dėshironi t'ju njohtoj pėr ėndėrrimin e njeriut kur ėshtė duke fjetur? Nė atė kohė shpirti i njeriut ngritet kah qiejt dhe tėrė atė qė e sheh para se ajo tė arrij deri te qielli, ajo ėshtė ėndėrra jo e saktė, ndėrsa ajo qka sheh me rastin e arritjes nė qiell ėshtė ėndėrr e saktė"

Duhet ta cekim se disa pejgamber shpalljen e kanė pranuar pėrmes ėndėrrės.

Imam Gazaliu, duke diskutuar pėr profecinė ka thėnė: "All-llahu i Madhėrishėm ua ka bėrė njerzėve tė vet tė afėrt dhe tė zgjedhur profetėsinė, ngase na ka dhėnė modelin e rėndėsishėm tė profetėsisė, qė ėshtė ėndėrra me tė cilėn mund tė arrihen sekrete.

Cfarė do tė bėhet nė tė ardhmen, nė mėnyrėn e imagjinatės sė qartė ose nė formė tė simboleve tė cilat sqarohen me anė tė komentimeve..."

Abdul Gani Nablusi, ekspert nė komentimin e ėndėrrave thotė:
Ėndėrrat ndahen nė dy grupe: tė vėrteta dhe tė pavėrteta.

Ėndėrrat e pavėrteta ndahen nė 6 nėngrupe:

1. Fjalėt e nefsit (dėshirės dhe kėrkesave tė fshehta), ambiciet dhe preokupimet e tij.

2. Ėndėrra e quajtur hulm. Kjo ėndėrr shihet kur njeriu ėshtė i papastruar (xhunub). Kjo ėndėrr nuk komentohet.

3. Ėndėrra qė shihet nė situata tė frikshme dhe tė ngjashme, si veprim i shejtanit.

4. Ėndėrrat e rrejshme qė shihet si ndėrhyrje e shejtanit. Kėtė llloj as nuk duhet llogaritue si ėndėrr.

5. Ėndėrrat si pasojė e qrregullimeve nė trupin e njeriut si: temperatura e lartė.

6. Ėndėrrat qė nxiten prej sėmundjeve, pėrkatėsisht lėngimeve trupore tė njeriut.

Ėndėrrat e vėrteta ndahen nė 5 grupe:

1. Ėndėrra e cila ėshtė vėrtet e qartė. Kjo ėndėrr ėshtė pjesė e profecisė (ėnėrrat qė kishin parė Ibrahimi, Jusufi dhe Muhamedi a.s.)

2. Ėndėrra e mirė e cila ėshtė dhuratė e gėzim prej Zotit tė Madhėrishėm (ėndėrrat nė tė cilat shihet Zoti, profetėt etj.)

3. Ėndėrra tė cilėn ia tregonatij qė ėndėrron meleku Siddikun mbi bazė tė asaj qė ia mėson Zoti.

4. Ėndėrra e quajtur mermezeh, ajo ėndėrr qė bėn aluzion nė diqka. Kjo ėndėrr kalon nėpėrmjet shpirtėrave. P.sh. kur njeriu ėndėrron duke i thėnė meleku: "Gruja jote dėshiron tė tė helmoj me dorėn e filan mikut". Me kėtė meleku bėn aluzion se gruja e tradhėton me filan mikun.

5. Ėndėrra qė duhet komentuar krejtėsisht ndryshe. Psh. nėse dikush ėndėrron duke i rėnė ndonjė vegle muzikore nė xhami, ai do tė pendohet te Zoti per gjėrat e shėmtuara dhe negative, pėr t'u pėrmendur pėr tė mirė."

"Mjafton qė ēdo njėri prej jush tė kėshillohet me ėndėrrėn e vet" - Muhamedi a.s.

Elizza

"Komplimenti mė i madh ėshtė tė tė quajnė Qenie Njerezore"

1083


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Ėndrrat

Mesazh  Zbulues prej 25.05.10 11:35

Mbėshtetem nė All-llahun nga djalli i mallkuar

Rregullat dhe bazat pėr komentimin e ėndrrave tė pėrmbledhura nga fjalėt e dijetarėve dhe nga libra tė ndryshėm

Rreth kėsaj teme kanė folur shumė njerėz me dije apo pa dije. Kėtu do tė shpjegojmė disa rregulla, dispozita qė kanė tė bėjnė me ėndėrrat.

Tė gjithė ata qė nuk i pėrkasin pasuesve tė sunetit dhe xhematit, kanė pasur kuptime dhe interpretime tė ndryshme pėr to. Ėndrra ėshtė njė lloj kuptimi pėr diēka e cila mund tė jetė ose prej engjėllit ose prej shejtanit.

Ato janė disa pamje qė shfaqen tek personi qė ėshtė nė gjumė, munden qė tė jenė foto tė qarta ose simbole tė ndonjė kuptimi. Gjithashtu, njė lloj tjetėr qė njeriu i shikon nė ėndėrr janė ēėshtjet qė e shqetėsojnė atė gjatė ditės.

Argument pėr kėtė ėshtė hadithi i Profetit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i cili ka thėnė:
“Ėndrrat ndahen nė tri lloje: ėndėrr prej Allahut, ėndėrr si rezultat i shqetėsimit gjatė ditė dhe ėndėrr prej shejtanit, i cili tenton ta brengos njeriun me to.”

Ėndrrat mund tė jenė tė vėrteta ose mund tė jenė simbole me kuptime tė caktuara. Llojin e parė e dėrgon Allahu i Madhėruar pėrmes engjėllit. Lloji i dytė ėshtė ėndėrr prej shejtanit.

Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) nė njė hadith ka thėnė:
“Kush shikon ndonjė ėndėrr tė mirė, e cila e gėzon le tė falenderojė Allahun, sepse ajo ėshtė prej Allahut, dėrguar pėrmes enjgjėllit; ndėrsa kush shikon ndonjė ėndėrr, e cila e trishton, le tė kėrkojė mbrojtje tek Allahu prej shejtanit, sepse kjo ėshtė prej tij.”
Ėndrrat prej Allahut quhet ndryshe edhe pėrgėzuese.

Ėshtė transmetuar nė njė hadith se njė sahab e ka pyetur Profetin (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) pėr Fjalėn e Allahut: “Ta keni tė ditur se tė dashurit e Allahut nuk kanė frikė e as kurrfarė brengosje? (Ata janė ata) Tė cilėt besuan dhe ishin tė ruajtur. Atyre u jepen myzhde nė jetėn e dynjasė dhe nė jetėn tjetėr .

Premtimet e Allahut nuk mund tė pėsojnė ndryshim. E, ai ėshtė suksesi i madh." se cilat janė ato pėrgėzime? Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) u pėrgjigj se ato pėrgėzime janė: “Ėndėrrat e mira qė i shikon besimtari.”

Nė hadithin e vėrtetė tė transmetuar nga Buhariu se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė:
“Ka shkuar pejgamberllėku, por kanė mbetur pėrgėzimet.”

Ėshtė pyetur se cilat janė pėrgėzimet? Ka thėnė: “Ėndrrat e mira.”
Ky hadith tregon se ėndėrra ėshtė njė pjesė e shpalljes. Ekziston edhe njė hadith tjetėr ku Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) thotė:
“Ėndrra e mirė ėshtė njė pjesė nga 46 pjesė tė shpalljes.”

Nga kjo kuptohet, gjithashtu, se fillimi i shpalljes ka filluar me ėndėrr dhe nė realitet vetėm se ka ndodhur ashtu siē e ka parė.

Ky ėshtė njė lloj frymėzimi qė Allahu e lėshon te disa robėr tė cilėt i do. Pra ėndėrra e mirė ėshtė njė pjesė e shpalljes dhe ėshtė shpresė pėrgėzuese.

Janė tė pėrmendura nė hadithe disa herė si ėndrra tė mira e disa herė si ėndėrra tė sinqerta.

Disa dijetarė kanė thėnė se kėto janė tė njėjta e disa tė tjerė kanė bėrė dallime kur kanė thėnė se ėndrra e vėrtetė ėshtė ajo qė ndodh ashtu si e ka parė ėndėrruesi nė gjumė.

Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka parė ėndrra tė vėrteta, sepse kanė qenė shpallje prej Allahut.

Transmetohet nga Aishja, e cila thotė se Profetit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) fillimi i shpalljes i ka filluar me ėndrra tė vėrteta dhe nuk ka parė ėndėrr tė vėrtetė vetėm se ajo ka ndodhur nė realitet ashtu si e ka parė.

Kjo lloj ėndrre nuk ka nevojė pėr komentim, sepse kjo ndodh ashtu si e shikon ėndėrruesi.

Kjo gjė ndodh edhe tek disa njerėz tė tjerė, tė cilėt Allahu i Madhėruar dėshiron qė t’ju tregojė disa gjėra para se tė ndodhin. Pėr ta vėrtetuar kėtė ju mundėson qė disa njerėz ta shohin ėndrrėn e njėjtė.

Ėshtė transmetuar nė njė hadith tė vėrtetė se njė grup prej sahabėve kanė parė nė ėndėrr se nata e kadrit do tė ndodhė nė shtatė netėt e fundit tė Ramazanit, pastaj kanė shkuar te Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dhe i kanė treguar pėr ėndrrat qė i kishin pare.

Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) iu ka thėnė se ėndrrat tuaja po pėrputhen dhe ka porositur qė natėn e kadrit ta kėrkojnė nė shtatė netėt e fundit tė Ramazanit.

Zbulues

3


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi