Syri, ajo zemėr qė vėshtron dhe na njeh me botėn pėrreth

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Syri, ajo zemėr qė vėshtron dhe na njeh me botėn pėrreth

Mesazh  gjilanasi prej 17.04.15 13:00



Ndoshta pėr kėto arsye, personazhet femėrore tė Dantes dhe Petrarkės e mbajnė vėshtrimin pėrtokė, jo vetėm prej turpit ose vetėpėrmbajtjes, por pėr mos t‘u depėrtuar prej asaj qė vjen nga syri i tjetėrkujt, duke ruajtur kėshtu njė tjetėr lloj virgjėrie. Tė parit nuk ėshtė konsideruar gjithmonė si njė lloj akti trupor dhe as si njė marrėdhėnie fizike qė mungon nė njė fenomen tė tillė.

Madje, syri na drejton dhe ėshtė kryesori nė tė gjitha format e tjera tė perceptimit. Nė ditėt tona, mė shumė se njė domosdoshmėri, tė parit ėshtė bėrė njė veprim, veprimi ynė i parė: kurrė nuk ėshtė parė kaq shumė dhe asnjėherė nuk ka qenė kaq i fortė iluzioni qė nuk ekziston mė asnjė mister, asgjė e padukshme. Kur kemi imazhin, nuk kemi objektin.

Ėshtė diēka qė filozofia stoike e njihte me pėrsosmėri, edhe pse pretendonte se objekti ose personi, momentalisht ishin larguar nga njėri-tjetri. Por sot, pėrkundrazi, gjėrat duken se po zhduken edhe mė shumė dhe imazhi po bėhet objekt, objekt zanati dhe tregtie. Dhe ėshtė e vėshtirė tė thuhet qė tė parit konsumon syrin. Por ėshtė e mundur qė tė konsumojė ndjenjat. Emocionet tona pėrballė imazheve, totalisht jokalimtare dhe tė pakontrollueshme, ashtu siē krijojmė opinionet brenda njė ēasti dhe mė pas i lėmė tė zveniten, ndizen dhe digjen nė njė ēast. Imazhet kanė filluar tė zhvillohen si njė lloj ritmi viziv, njė sfond ritmik, ose mė mirė tė themi njė zhurmė vizive nė sfond, duke ndjekur fatin qė pati muzika dhe dėgjimi nė pėrgjithėsi. Tė shohėsh ėshtė njė veprim.

Ka veprime tė mira por edhe tė kėqija. Ēfarė mund tė jetė njė shikim i "mirė"? Po njė i "keq"? Nuk mund tė gjykojmė duke menduar se varet nga objekti qė po vėshtrohet; e turpshmja ndoshta nuk mund tė ekzistojė, nuk ka asgjė tė prapėt, asgjė qė mund t‘i "kundėrvihet" syrit tonė. Por e mira ose e keqja varet nga ne, nga mėnyra jonė e tė parit, e cila mbetet sekrete, njė ēėshtje tėrėsisht private.

Ndryshe nga tė gjitha veprimet tona, pėr tė parit nuk kemi se si tė bėjmė pyetje tė tilla si (veē njė okulisti, i cili gjithsesi nuk e shėron qenien, por gjykon nė terma mjekėsorė): si ėshtė syri i tij? Si e ka tė parin ai? Pėr tė krijuar njė ndjenjė tė shikimit, nuk ka mėnyra pėr t‘u mėsuar, as prova pėr tė kaluar dhe as kėshilla pėr tė ndjekur. Ėshtė njė ndjenjė qė nuk e kontrollon dot (tė paktėn pa mbyllur sytė), njė zemėr qė shikon, qė na ēliron, ndoshta jo ne, por tė paktėn imazhet qė syri ynė percepton.

Nė veprėn e tij "Simbole tė shkencės sė shenjtė", Rene Guenon i ka dedikuar syrit njė paragraf nė kapitullin qė flet pėr simbolikėn e zemrės. Njė nga simbolet e zakonshme tė krishterimit ėshtė trekėndėshi nė tė cilin ėshtė shkruar "Tetragrami hebraik", njė lloj "syri i tretė", as i djathtė dhe as i majtė, njė sy qendror si ai i Shivės, as diellor dhe as hėnor, qė i korrespondon zjarrit, shikimi i tė cilit kthen gjithēka nė hi, sepse shpreh tė tashmen pa dimensione, pra tė njėkohshmen, dhe kėshtu shkatėrron ēdo manifestim. Syri ėshtė simboli i esencės sė diturisė hyjnore. Pėr shembull, syri i vetėm i njė ciklopi tregon njė fenomen mbinjerėzor.
Mbinjerėzor ėshtė edhe Argo, Argo Panoptes, njė gjigand qė sipas disa miteve kishte vetėm njė sy tė vetėm, tė madh. Sipas disa tė tjerėve ai kishte katėr, dy para dhe dy mbrapa. Tė tjerė thonė se kishte njėqind sy, tė shpėrndarė nė tė gjithė trupin, tė cilėt nuk mbylleshin kurrė tė gjithė sė bashku pėr tė qenė sa mė shumė vigjilent. Syri njerėzor ėshtė njė simbol universal njohurish. Hapja e syve korrespondon me pasurimin e njohurive.

Por mbi tė gjitha syri e ka ngacmuar imagjinatėn tonė pėr formėn e tij vezore dhe pėr mėnyrėn e tė vepruarit, hapur/mbyllur, prej tė cilit mund tė futet dhe mund tė dalė diēka. Syri, si fjalė, pėrdoret edhe pėr tė shpjeguar ose pėrshkruar fenomene tė tjera. Veē, si organ i tė parit, e pėrdorim edhe pėr tė emėruar "syrin magjik", vrimėn qė ndodhet nė dyert e shtėpive tona, ose nė arkitekturė. Po ashtu sy mund tė quajmė edhe shenjat vezore nė bishtin e njė palloi. Sy ėshtė edhe qendra nė kokėn e lules margarita ose lules sė diellit. Syri u bė dhe obsesioni i Xhorxh Bataille.

Nė veprėn e tij "Kritika e syrit" ai shkruan: "E pėrfytyroja syrin nė majė tė kokės, si njė vullkan i tmerrshėm nė shpėrthim e sipėr. Tashmė syri ėshtė pa dyshim simboli i Diellit tė magjishėm, dhe ajo qė unė imagjinoja nė majė tė kokės sime ishte domosdoshmėrisht flakėrues. Unė nuk ekzistoja pėr tė menduar seriozisht pėr mundėsinė qė ky sy i jashtėzakonshėm do tė pėrfundonte sė ekzistuari nė murin kockor tė kokės sonė. Mendoja se, domosdoshmėrisht pas njė kohe tė gjatė servilizmi, qeniet njerėzore do tė kishin njė sy special pėr Diellin. Nuk isha i ēmendur, por pa dyshim i jepja rėndėsi nevojės pėr tė dalė njė herė, nė njė mėnyrė ose tjetrėn, nga limitet e eksperiencės sonė njerėzore". I mirė apo i keq, cila do qoftė ndjenja e kėndvėshtrimit tė tij, syri ėshtė gjithmonė subjekt shqetėsimesh tė forta dhe gjithsesi dhuron emocione tė ndryshme.

Ai shkruan se nuk ka asgjė mė mbresėlėnėse se syri, asgjė mė tėrheqėse nė trupin e njeriut ose tė kafshėve. Nga ana tjetėr, tundimi ekstrem shkon nė limitet e tmerrit, dhe ndoshta kjo ėshtė ajo qė frymėzoi Salvador Dalin dhe Luis Bunuel nė filmin "Chien andalou" ku njė brisk kėrcėnon syrin e njė gruaje tė re dhe tėrheqėse nėn shikimin e njė burri, i cili mban nė dorė njė lugė kafeje dhe papritur i lind dėshira pėr tė marrė njė sy tė sajin.

Kjo ėshtė njė dėshirė disi e pazakontė pėr njė perėndimor, kultura e tė cilit ia ndalon tė hajė sytė (sytė e buajve, qengjave ose derrave). Sipas Robert Luis Stivenson, kjo ėshtė njė "pangopėsi kanibale". Askush nga ne nuk do tė kafshonte njė sy. Ka nga ata qė nuk i japin shumė rėndėsi syrit dhe funksionit tė tij, duke preferuar tė dėgjojnė. Ishte pikėrisht rasti i Stivenson nė diskutimin e tij tė fundit letrar, kur miku i tij Henri Xhejms u ankua se nuk shihte asgjė nė romanin "Katriona", duke i thėnė: "Kam pėrshtypjen se gjendem nė praninė e disa zėrave nė errėsirė, zėra tė veēantė sa pak qė mund tė shoh".

Dhe Stivenson i pėrgjigjet: "Dėgjo njerėzit tė flasin dhe tė veprojnė, ky ėshtė tregimi. Dy objektivat e mi mund tė pėrshkruhen kėshtu: 1. Luftė mbiemrave dhe 2. Vdekje nervit pamor". Sipas Stivensonit "letėrsia shkruhet pėr dy arsye: njė lloj veshi i brendshėm, pėr tė dėgjuar edhe meloditė mė tė heshtura dhe syri qė drejton lapsin dhe deshifron frazėn e shkruar.

Por veē vėshtrimit dashamirės ėshtė edhe ai dashakeqės. Pamja negative e vėshtrimit pėrēmues, me mendime tė kėqija, syri i keq, ėshtė akoma shumė i "gjallė" nė kulturėn mesdhetare. Kemi sy tė kėqij si pėr shembull ato tė grave tė moshuara, por edhe tė nepėrkave ose tė grekėve.

Dhe tepėr tė ndjeshėm ndaj syrit tė keq janė fėmijėt, lehonat, qumėshti, gruri por edhe kuajt, qentė, kafshėt shtėpiake nė pėrgjithėsi, sepse syri i keq mund t‘i vrasė kafshėt. Si tė mbrohemi nga syri i keq: me vellot qė fshehin shikimin, hekur tė kuq, kripė, brirė, gjysmė hėna, patkonj kuajsh etj. Ndėrsa veē pozicionimit nė trup dhe nga kėndvėshtrimi si shqisė, syri, simboli i tij, vetė fjala pėrdoret nė shprehje nga mė tė ndryshmet.

Nga Gazeta Shqip
avatar
gjilanasi

397


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi