Bota drejt njė rendi tė ri?

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Bota drejt njė rendi tė ri?

Mesazh  Siroco prej 06.04.15 23:58

Ushtria Evropiane, neo-imperializėm i Gjermanisė



Presidenti i Komisionit Evropian Jean-Claud Juncker, si njė i zgjedhur nga insistimi i Gjermanisė, me propozimin e tij tė fundit pėr krijimin e njė ushtrie evropiane, e cila do tė ishte njė kėrcėnim serioz pėr Rusinė, siē e thotė Juncker, do tė ishte edhe njė siguri qė vendet evropiane, asnjėherė nuk do tė luftojnė ndaj njėra tjetrės. Kjo iniciativė ishte marrė edhe mė herėt por kishte dėshtuar, ashtu si tani menjėherė pas deklaratave tė Junckerit, e kundėrshtuan Britania e Madhe dhe Franca. Madje Britania shtoi se: “Juncker ėshtė si shumė federalist” dhe “mbrojtja ėshtė nacionale dhe jo njė pėrgjegjėsi e BE-sė, dhe nuk ėshtė njė shpresė qė do tė ndryshonte pozicionin dhe perspektivėn, njė armatė Evropiane.
Pėrse njė ide e tillė?

Britania njė kundėrshtim pėr atė qė sot e quajmė BE, e dikur edhe si BETHQ, BEE, etj., e kishte dhėnė, dhe se nuk ishte pėr krijimin e sidomos anėtarėsimin brenda saj, me frikėn se do tė ftoheshin marrėdhėniet e Britanisė me aleatin e saj tė madh, SHBA-nė, dhe deri sa nė atė kohė Kennedy, nuk e siguroi, se anėtarėsimi brenda komunitetit evropian, i Britanisė, nuk do tė ketė efekt, Britania e pati kundėrshtuar Komunitetin Evropian. Edhe sot mund tė kemi njė situatė tė tillė.

Juncker siē e theksuam, ėshtė njė i pėrzgjedhur pėr president tė Komisionit Evropian, nga insistimi i Gjermanisė, gjegjėsisht Angelina Merkel-it, dhe jo rastėsisht ai (Juncker), ėshtė i pėrzgjedhuri i Merkelit, pasi siē po shihet tani, kjo e fundit, po e dirigjon Junckerin, duke e shtyrė drejt propozimit tė ushtrisė evropiane, pasi kjo ide menjėherė mori pėrkrahjen e Gjermanisė, dhe si e tillė, Gjermania do tė krijoj forcat Evropiane tė cilat, do tė mund edhe tė kishin njė dominancė tė madhe nga Gjermania, pasi edhe do tė jepte potencialisht kontributin mė tė madh qoftė financiar, me trupa, apo edhe me materiale ushtarake.

Krijimi i kėtyre forcave do tė i mundėsonte; sė pari, BE-sė qė tė ishte njė kėrcėnim mė serioz pėr Rusinė; sė dyti, tė ishte njė faktor mė i rėndėsishėm brenda vetė aleancės sė NATO-sė; sė treti tė krijoj njė bashkim tė tillė qė vendet anėtare tė BE-sė kurrė nuk do tė luftonin ndaj njėra-tjetrės, apo tė paktėn tė pėrbėnin njė rrezik serioz; sė katėrti, fuqia e tanishme dhe nė rritje e Gjermanisė, sigurisht qė kėsaj tė fundit i siguron njė copė mė tė madhe pjesėmarrje nė atė forcė, qė do tė mund ta menaxhonte dhe kėshtu tė bėnte njė neo-imperializėm, qė nuk arriti ta bėnte as Gjermania Perandorake e as ajo Naziste nė Evropė; dhe sė pesti, tė mos u ndodhnin ngurtėsitė si nė kohėn e shkatėrrimit tė ish-Jugosllavisė.

Kundėrshtimi i Francės dhe Britanisė, dhe eventualisht ndonjė shteti tjetėr, nuk do tė mund tė merrej si njė kėrcėnim serioz nė realizimin e kėtij plani, pasi BE-ja tani ka treguar se mund tė funksionoj me shumė shpejtėsi dhe rrethe, siē ėshtė Eurozona, dhe kėshtu pjesėmarrja brenda forcės ushtarake evropiane do tė bėhej me vetė-dėshirė nga secili vend anėtar.
Sfidat nga krijimi i ushtrisė

Do tė lindte pyetja se kjo ushtri a do tė pėrbėnte kėrcėnim pastaj pėr vendet anėtare tė BE-sė, tė cilat nuk janė pjesėmarrėse nė kėtė ushtri evropiane? Pėrgjigjja mė e shpejtė qė mund tė i jepet tani kėsaj ėshtė njė “Jo” e madhe, pasi as marrėveshjet tjera nuk shprehen rrezik, pastaj kemi njė teori tė pax democratica, qė vendet demokratike nuk luftojnė njėra me tjetrėn, pastaj kėto vende do tė mund tė ishin anėtare potenciale nė tė ardhmen, me ēka edhe shanset janė tė mėdha, pasi krijimi i kėsaj ushtrie do tė mund tė krijonte siguri dhe seriozitet e prestigj pėr BE-nė, pastaj vendet anėtare tė BE-sė qė nuk janė anėtare nė NATO, do tė bėheshin pjesė e ushtrisė evropiane, e kjo e fundit njė bashkėpunues i njehsuar me NATO-n, e ato vende qė nuk e donė as njėrėn as tjetrėn, kur do tė shihnin rrezikun, do tė kėrkonin me ngulm tė bėheshin pjesė e tyre.

Krijimi i ushtrisė evropiane, do tė ringjallte BE-nė, dhe do ta nxjerrtė atė nga lodhja institucionale dhe lodhja brenda-integruese, e qė do ta rifreskonte BE-nė, sidomos do tė ia hiqte atė perden se “BE-ja ėshtė njė analiste e mirė, por njė vepruese e keqe”, apo “BE-ja zakonisht ėshtė dakord pėr tė mos u dakorduar, gjegjėsisht vepruar”, por pėrveē tjerash do ta bėnte shumė mė serioze kėtė lloj modeli “sui generis” tė integrimit, do tė rrezonte euro-skeptikėt dhe do tė ulte tej mase pėr tė mos thėnė gjithė pėrkrahjen pėr partitė radikaliste anti-BE.
SHBA-ja – BE-ja – Rusia

Nė pamje tė parė, ushtria e BE-sė nuk do tė ishte edhe aq lajm i mirė, edhe pėr departamentin e shtetit tė SHBA-sė, pasi krijimi i kėsaj ushtrie do tė i krijonte njė konkurrencė, pėrveē nė Evropė, edhe mė gjerė, dhe do ta bėnte edhe tė panevojshme ushtrinė amerikane nė Evropė. Por, megjithatė duke pasur parasysh se superfuqia amerikane ēdo ditė e mė shumė po ekuilibrohet dhe po e humbė primatin e hegjemonit nė Botė, krijimi i njė aleati tė madh Evropian, qė do tė ndanin interesa dhe vlera tė pėrbashkėta, vetėm sa do tė ishte njė zgjatje e qėndrimit tė Perėndimit dhe vetė SHBA-sė nė ruajtjen e njė-polaritetit nė Botė, tė paktėn edhe pėr njė kohė.

Pastaj do tė mund tė vihej me propozimin qė NATO tė shndėrrohet, nė, si pėr shembull, Bashkimi i Vendeve Demokratike tė Botės (BVDB).

Megjithatė, ekziston rreziku qė kjo ide, nėse realizohet, tė mund tė ndryshoj rendin Botėror, i cili veēse ėshtė duke u ndryshuar me hapa tė mėdhenj. Sigurisht, qė do tė ishte njė siguri mė e madhe kundėr terrorizimit dhe faktorėve tė jashtėm kėrcėnues, por nė anėn tjetėr Rusia nuk do tė pajtohej mė kėtė fakt assesi, gjė qė edhe e bėri, pasi e ndjen si kėrcėnim.

Ekzistojnė dy mundėsi:

   Rusia mund ta ndalė kėtė proces, me kėrcėnimin pėr invazione tė reja tė saj deri tė kėrcėnimet mė tė kėqija, siē ėshtė njė Luftė e Re e Ftohtė, pasi kėrcėnimi me gazin, kėtė xhoker SHBA-ja ia ka humbur vlerėn, me subvencionet qė si duket po ia bėn naftės, pėr ta ulur ēmimin nė tregun botėror.
   Mundėsia e dytė, qė ky proces tė ndalet apo tė vazhdoj, ėshtė qė tė ndahen sferat e influencės, nė kėtė rast ndėrmjet Perėndimit dhe Rusisė, me ēka kėtu do tė pėsonin vendet fqinje tė Rusisė (near abroad) dhe do ta humbnin shansin pėr mė afėr BE-sė, eventualisht edhe Ballkani Perėndimor do tė mbahej nė njė geto, ose edhe kėtu do tė mund tė ndalej i gjithė procesi i integrimit nė Evropė, me ēka vendeve do tė u ofrohej vetėm njė perspektivė evropiane por asnjėherė njė anėtarėsim, dhe edhe kjo mund tė ndodhė me koncesione, pasi Rusia ka piun tė vet brenda BE-sė, si Sllovakia, e si duket edhe Greqia, dhe do tė pėrdorte kėta tė fundit pėr veto, ose pėr koncesione siē ėshtė arsyeja qė tė mos integrohen vendet e Ballkanit Perėndimor, duke pasur parasysh se Kosovėn nuk e njohin pesė vende anėtare, Greqia ka probleme me Maqedoninė, i gjithė Ballkani Perėndimor ka probleme stabilizimi mes vete, Serbia nuk ka marrėdhėnie tė mira me Holandėn qė nga masakra e Srebrenicės nė Bosnje, e probleme tė tjera.

Pra, krijimi i kėsaj ushtrie, do tė ishte njė lajm i mirė pėr BE-nė, por njė lajm i keq pėr vendet tė cilat aspirojnė tė hyjnė nė BE, pasi pėrveē se proceset integruese do tė shtyheshin dhe zvarriteshin, pėr tė arsyetuar fjalėn “ndalje tė integrimit”, do tė shtoheshin edhe kriteret pėr integrim nė BE. Kjo ėshtė ajo e keqja qė mund t’i ndodhė Ballkanit.
Globalizmi

Disa autorė e konsiderojnė se globalizmi ka qenė gjithmonė kėtu, por qė tani ėshtė rritur me hapa mė tė mėdhenj, e autorė tė tjerė konsiderojnė se globalizmi ka filluar tė ndodh pas revolucionit industrial, e njė grup i tretė pretendon se globalizmi ka filluar tė zhvillohet pas Luftės sė Dytė Botėrore, por hovin e madh e ka marrė pas rėnies sė Perdes sė Hekurt. Por tė gjithė pajtohen nė njė pikė, se globalizmi ka ndryshuar Botėn e me tė gjitha lėmit e jetės.

Ardhja e Globalizmit dhe Globalizimi ēdo ditė e mė i madh i Botės, nuk ka sjellė vetėm tė mira por ka sjellė mė tė edhe sfidat e saj tė cilat po aq sa larguan fuqinė e shtetit, po aq edhe po e kthejnė atė tani.

Edhe pse u pa se korporatat shumė-kombėshe, po sfidojnė barrierat dhe po bėhen shumė tė fuqishme qė tė diktojnė shumė procese nė arenėn ndėrkombėtare, ato mbi tė gjitha prapė nuk kanė arritur ta fitojnė njė subjektivitet tė vetin ndėrkombėtar, sepse njerėzit prapė kėrkojnė dikė qė tė i mbrojė, kujdeset pėr ta, tė i sigurojė, tė i menaxhojė nga keqpėrdorimet e vetė kėtyre korporatave, e korporatat shumė-kombėshe nuk janė nė gjendje ta bėjnė njė gjė tė tillė. Por edhe vetė korporatat gjejnė shpėtimin e tyre tek shtetet.

Rritja e pasigurisė nė Botė ēdo ditė e mė shumė, dhe gjithashtu mos-vetėmjaftueshmėria e shteteve qė ta bėjnė sigurinė nė mėnyrė sovrane, po i shtynė ata qė tė mendojnė nė mėnyrė globale dhe mė pak sovrane.

Aleancat ushtarake, qoftė pėr luftė apo pėr tė krijuar balancė, kanė qenė historikisht tė suksesshme vetėm pėr njė periudhė dhe nuk i kanė qėndruar edhe gjatė kohės, pėrjashtuar NATO-nė.

Rritja e tregut global, kėrkesat e korporatave pėr tregje tė mėdha, pasiguria nė rritje, mos-vemjaftueshmėria, problemet me pėrballimin e sfidave moderne, dhe kostoja mė e ulėt e fitimi mė i madh nga bashkimi mė i madh, sot po i shtynė shtetet qė ēdo ditė e mė shumė tė krijojnė blloqe integruese, si BE-ja, e qė ka pėrpjekje edhe tė tjera tė tilla nėpėr Botė. Sepse njė bashkim i tillė, krijohet pėr disa arsye, e qė do tė mundohemi tė i shtjellojmė nė vijim:

   Shteti sovran, ka humbur kėtė kuptim deri nė njė pikė se tani nuk dėshiron tė jetė edhe aq sovran, sepse bashkimi me njė grup shtetesh tjera i ofron siguri mė tė madhe, me kosto shumė mė tė ulėt;
   Kjo na dėrgon, nė krijesat e reja shtetėrore, qė mund tė quhen kuazi-shtete, jo nė kuptimin e atyre shteteve tė dobėta, por nė kuazi-shtete pasi ato po shkrijnė diēka nga vetja, pėr tė fituar sigurinė, dhe drejt njė federalizmi;
   Korporatat shumė-kombėshe, nuk janė tė gatshme tė investojnė nė tregje tė vogla, por edhe shtetet e vogla, nuk kanė fuqi qė tė absorbojnė njė kapital tė madh qė do tė ofronin ato, andaj pėr tė pasur pėrfitime mė tė madhe bashkimet nga sfera ekonomike janė ideale nė kėtė lėmi.
   Shekulli i ri, sikur po na jep njė paralajmėrim se shtetet e pėrmasave tė vogla nuk mund ta pėrballojnė tė ardhmen, andaj pėr hir tė sigurisė, pastaj tė krijimit tė fuqive balancuese, vetėm tė bashkuara mund tė pėrballojnė njė gjė tė tillė.
   Njė Evropė me njė larmi kaq tė madhe tė shteteve tė vogla, secila veē e veē ėshtė njė kafshatė qė lehtė kapėrdihet, dhe lehtė do tė kapėrdihej nga njė Rusi, Kinė apo kushdo qoftė tjetėr, por tė gjitha sė bashku kjo do tė ishte njė sfidė, dhe njė balancė.
   Shtetet e vogla, ēdo herė kanė qenė pjesė e pazareve tė fuqive tė mėdha, ēdo herė kanė rėnė pre e harresės kur janė ndeshur fuqitė e mėdha me interesa tė tjera mė madhore, shtetet e vogla ēdo herė kanė kaluar nėpėr dyert e tragjedive tė mėdha, andaj kur bashkohen me njė grup mė tė madh ato sigurisht qė gjasat i kanė shumė tė vogla tė bien pre e kompromiseve tė padėshiruara pėr to.

Atėherė, nėse kemi parasysh tė gjitha kėto sfida dhe mundėsi, por edhe sfida e mundėsi tė pa pėrmendura, mund tė themi se; BE-ja pėrkundėr sfidave tė saj, siē janė lodhjet e lartė-pėrmendura tė saj, do tė i mbijetoj kohės, e madje do tė dalė edhe mė e fuqishme.

Rasti i fundit i sulmit nė gazetėn satirike nė Francė, ua tėrheqka vėmendjen se Evropa duhet tė bashkėpunoj mė shumė nė sferėn e sigurisė, pastaj edhe ndonjė rast tjetėr potencial do tė ishte njė shtytje qė pėrfundimisht shtetet anėtare tė BE-sė tė thellonin marrėdhėniet e tyre drejt njė federalizmi, e kjo do tė ishte mirė edhe pėr vendet pėrreth pasi ju duhet edhe njė bashkėpunim me vendet fqinjė nga sfera e sigurisė, pėr shkak tė rreziqeve qė mund tė i vijnė nga fqinjė qė nė vetvete ato janė tė pasigurta dhe pre e lehtė e grupeve terroriste dhe kriminale.

Megjithatė, gjitha kėto sigurisht dėshirojnė njė proces jo edhe aq tė shkurt dhe aspak tė lehtė, dhe qė vendet e Ballkanit do tė ishin kapitulli i fundit pėr shqyrtim nga gjithė ky rend. Andaj edhe proceset pėr Ballkanin do tė vonohen, por megjithatė, besoj se; s’ka vend pėr panik.
S’ka vend pėr panik

Nė gjithė kėtė mes Shqipėria dhe Kosova, mund tė humbin anėtarėsimin nė BE, megjithatė nuk do tė mbeteshin dhe aq keq, pėr tė mos thėnė fare keq. Krejt kjo duke iu falėnderuar, afėrsisė sė kėtyre dy vendeve qė kanė mė SHBA-nė, dhe mbi tė gjitha interesave gjeostrategjike tė kėsaj tė fundit qė ka nė kėto dy vende pėr tė mos u shtrirė influenca serbe e me tė edhe ajo ruse dhe tė kenė njė dalje nė Detin Adriatik, pėr atė qė Rusia synon daljet nė ujėra tė ngrohta, poashtu edhe bazave tė SHBA-sė qė gjenden nė kėto dy vende, por edhe nuk janė tė gatshme, shembull tė lejojnė qė Kina tė vije me investimet e saj dhe me “diplomacinė publike” tė saj, tė ia marrė kontrollin SHBA-sė nė Ballkan.

Pasojat e kėsaj do tė ishin se njė shtet si Maqedonia do tė zhdukej nga harta, dhe do tė ndahej mes Bullgarėve dhe Shqipėrisė, njė fat tė ngjashėm do ta pėsonte edhe Kosova, e cila do tė i bashkohej Shqipėrisė, por me humbjen e veriut tė Kosovės, dhe kėmbimi do tė ishin me pjesėn e Luginės sė Preshevės. Por fatin e zhdukjes si shtet do ta pėsonte edhe Bosnja, e cila edhe tani ėshtė njė projekt i dėshtuar dhe shtet i minuar. Kėshtu, do tė krijohej njė rend i ri sidomos pėr Evropėn dhe Rusinė, por edhe bazat amerikane nė Ballkan do tė forcoheshin, qė do tė krijohej njė shtet shqiptar i fuqishėm, qė respekton tė drejtat e tė gjithėve dhe do tė ishte me njė influencė tė paktėn rajonale, qė do tė kishte krah tė fortė SHBA-nė, pasi nė gjendjen siē jemi tani, ėshtė vetėm njė katrahurė e gjerė e cila po i konvenon vetėm BE-sė qė tė i gjejė vetes punė diku, dhe ta ledhatoj Serbinė pėr ta mbajtur sa ma larg Rusinė nga Ballkani, e qė nuk po ia arrin edhe aq fort. Dhe e gjithė kjo lėvizje e kufijve do tė mund tė bėhej nėpėrmjet njė konference ndėrkombėtare.

Megjithatė, e gjithė kjo mbetet nė suaza tė parashikimeve teorike, e qė marrėveshjet politike, dinė tė ua ndėrrojnė kahjen edhe parashikimeve mė logjike.


Gurakuē Kuēi
avatar
Siroco

Unė e dėgjoj kėngėn e zogut jo pėr zėrin e tij, por per heshtjen qė vjen pas.


235


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi