Shfaqje te shqiptarėt

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Shfaqje te shqiptarėt

Mesazh  Admin prej 04.05.08 2:43

E rrallė, Zonja e Shkodrės u shfaqet besimtarėve

Mirazh apo ngjarje e vėrtetė? Haluēina cione apo lidhje reale shpirtėrore mes njė adoleshenteje dhe Shenjtores sė Shkodrės?! Nė fakt, kėto pyetje janė krejtėsisht tė papranueshme pėr famullitarin e Kishės sė Shėnkollit tė Velipojės, por dhe pėr qindra besimtarė katolikė tė kėsaj komune. Ata pohojnė se kanė parė me sytė e tyre imazhin e Zonjės sė Shkodrės, gjatė meshės sė mbajtur nė ditėn e saj, me 15 gusht tė kėtij viti, nė ambientet e kėsaj kishe. Tė shtangur nga kjo dukuri e veēantė fetare, shumėkush prej tyre ėshtė turrur duke prekur vendet ku ėshtė shfaqur Shenjtorja. Madje, famullitari Dom Marjan Ukaj thotė se disponon pamje filmike dhe fotografi tė besimtarėve tė “harlisur” nga kjo mrekulli. Ndėrsa vetė Valmira Malaj, e cila ka pėrcjellė e para lajmin pėr rishfaqjen e Zonjės sė Shkodrės, ka pranuar tė rrėfehet vetėm nė kishė. 19-vjeēarja nga fshati Gomsiqe e Re e Shkodrės, pėrgjatė rrėfimit i ka thėnė famullitarit Ukaj, se qė nga 18 korriku, Shenjtorja i ėshtė shfaqur plot 84 herė. Madje, vajza ka paralajmėruar se Zonja e Shkodrės, me tė cilėn nė disa raste beson se ka komunikuar dhe me zė, do tė rishfaqej dhe me 15 gusht. E ndėrsa ka ndodhur e pabesueshmja, drejtues tė Kishės sė Velipojės kanė vėnė nė dijeni pėr kėtė ngjarje dhe Arqipeshkvinė e Shkodrės. E ndėrsa lajmi ka marrė dhenė, njė nga mjekėt e fshatit ka deklaruar se para disa kohėsh adoleshentja Malaj ka pasur haluēinacione.

BESIMTARJA

Famullitari i Kishės sė Shėnkollit nė Velipojė nuk ėshtė habitur, kur 19-vjeēarja Valmira Malaj i ka thėnė se do tė rrėfehej. Vetėm pak minuta mė pas ai ka ndjerė t’i kalojnė tė dridhura nėpėr trup. Vajza ka treguar se mė 18 korrik tė kėtij viti i ėshtė shfaqur imazhi i Zonjės sė Shkodrės. “Nuk e dija se cila ishte. Nė shfaqjet e mėvonshme Zonja e Shkodrės mė tha se duhet tė njoftoja besimtarėt pėr rikthimin e saj”, - ėshtė shprehur besimtarja para Dom Marjan Ukajt. Ndėrkaq, Malaj i ka thėnė famullitarit se ka komunikuar 22 herė me zė me Shenjtoren, e cila do tė rishfaqej sėrish me 15 gusht.

MREKULLIA

Famullitari ka besuar nė rrėfimin e Valmira Malajt, ndaj u ka dhėnė lajmin gjithė besimtarėve tė zonės. “Vajza ka lidhje tė vėrteta shpirtėrore me Shenjtoren. Ajo nuk mund tė sajojė njė rrėfim tė tillė, pasi nuk kishte njohuri dhe as qė e dinte se kush ishte Zonja e Shkodrės. Dėshmitė e saj janė autentike”, - thotė famullitari Dom Marjan Ukaj. Ai shprehet se Zonja e Shkodrės ka lėnė mesazhe tė qarta pėr vajzėn, pėr vetė atė, si dhe besimtarėt katolikė. Tė habitur tejet dhe nė pritje tė mrekullisė, besimtarėt kanė mbushur pėrditė kishėn e Velipojės. Mė 15 gusht, teksa mbahej mesha, 19-vjeēarja ėshtė ngritur nė kėmbė. Nė ēast, rreth 300 besimtarė kanė parė t’u shfaqet tetė herė nė vende tė ndryshme Zonja e Shkodrės. Ky fakt pohohet nga mjaft besimtarė, tė cilėt shprehen se e kanė pare figurėn e Zojės sė Shkodrės nė forma tė ndryshme si: Me duar para duke u lutur tek altari, tek muri, me rruzare nė duar; me Krishtin; me dy engjėj nė sup etj.

MESAZHET

Besimtarja Valmira Malaj i ka thėnė famullitarit se Zonja e Shkodrės i ka dhėnė disa mesazhe. Dom Marjan Ukaj tregon se vajza i ka kėrkuar foto tė njerėzve tė sėmurė nė kėtė zonė. “Kanė qenė tre raste tė tilla dhe ato foto mė pas janė zhdukur, ndėrsa tė sėmurėt janė pėrmirėsuar. Ato janė persona qė vajza nuk i ka njohur dhe jetojnė larg vendit tė banimit tė saj”, - pohon Ukaj. Ky i fundit sqaron se adoleshentes i ka thėnė Zonja e Shkodrės tė lutet pėr tre persona qė ishin nė rrezik. Pikėrisht kėta persona kanė pėsuar njė aksident, por i kanė shpėtuar rrezikut pėr jetėn. Gjithashtu, Ukaj shton se mesazhet e Zonjės sė Shkodrės qė ai beson se i ka transmetuar pėrmes vajzės, janė qė Kisha e Shėnkollit nė Velipojė ėshtė njė vend i shenjtė dhe i bekuar; tė hiqen shapkat nė kungim, mesazhi i paqes, si ngritja e grupeve tė rinjsh misionarė qė tė kujdesen pėr tė sėmurėt nė ēdo shtėpi.

Brikena Shllaku

Admin

1162


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Shfaqje te shqiptarėt

Mesazh  Admin prej 29.05.08 19:04

Shėn Maria shfaqet nė Libohovė

Nė malin e Buretos, gjetja e njė guri tė rrallė nga ana e njė gjahtari, ka molepsur tė gjithė banorėt e zonės, si dhe disa prijės fetarė.

Njė gjahtar nga Libohova e Gjirokastrės, gjatė gjuetisė nė shpatet e pjerrėta tė malit tė Buretos, qė ndodhet mbi qytetin historik tė Libohovės, ka gjetur rastėsisht njė gur tė rrallė, ku mbi tė ėshtė pikturuar njė ikonė e njohur nė botėn kristiane, ajo e Shėn Mėrisė me Krishtin nė duart e saj, njė objekt i rrallė pėrreth sė cilit njerėzit kanė nisur tė falen dhe tė ndezin qirinj.

Dyzetegjashtėvjeēari Shpėtim Beqo, nga lagjja Hoxhallarė e Libohovės, vendbanimi mė afėr shpateve tė thepisura tė qytetit historik tė Libohovės ku ėshtė gjendur ikona, njė njeri i pasionuar pas gjuetisė, objekteve antike dhe njė mjeshtėr i rrallė i artizanatit tė gurgdhendjes, thotė se kėtė gur e ka gjetur rastėsisht 7 vjet mė parė, ndėrsa ishte duke gjuajtur thėllėza nė shpatet e Buretos.

"Ishte herėt nė mėngjes kur kisha dalė pėr gjueti dhe mė doli pėrpara njė thėllėzė e vetme. U habita, sepse qeni nuk lehu si zakonisht kur binte nė erė tė thėllėzave dhe se nuk mė ka qėlluar tė pėrballem me njė thėllėzė tė vetme, pasi kėto shpezė tė malit gjithmonė shfaqen nė tufė dhe asnjėherė tė vetme. Nė mes gurėve tė pėrroit nga vendi ku u ngrit thėllėza pashė gurin me figura tė pikturuara. Mė habiti, ndaj e mora me vete", tregon poseduesi i gurit "ikonė", libohoviti Shpėtim Beqo.

Guri me figurėn e rrallė tė Panajasė ka tėrhequr vėmendjen e tė gjithė njerėzve qė e kanė parė. Madje, besimtarė tė krishterė dhe bektashianė, pa dallim, kanė nisur vitet e fundit qė tė falen, tė luten dhe tė ndezin qirinj pėrpara gurit tė rrallė.

Nėse do ta shikosh dhe lexosh me vėmendje gurin e Panajasė, thotė poseduesi i saj, Shpėtim Beqo, do tė gjesh aty tė vizatuar nga Zoti legjendėn e vjetėr tė krushqve tė Libohovės. "Sipas kėsaj legjende, qė tregohet edhe sot e kėsaj dite, krushqit libohovitė u nisėn drejt shpateve tė Buretos pėr tė marrė njė nuse nė Voshtinė, qytet qė ndodhet matanė kufirit tė sotėm me Greqinė. Tė lodhur nga ngjitja e shpateve malore dhe tė mėrdhirė nga temperaturat e ulėta, krushqit qėndruan pėr tė marrė frymė dhe fuqi nė zallin e pėrroit tė Kathizmės dhe tė mekur shanė Zotin dhe Panajanė, por pas kėsaj sharjeje ata mbetėn tė ngrirė nė zallin e pėrroit, pikėrisht nė vendin ku unė gjeta "Gurin e Panajasė", rrėfen Shpėtimi.

Pėr njė soditės tė thjeshtė tė kėsaj mrekullie, sikurse besojnė banorėt e trevės, ėshtė mjaft e vėshtirė pėr tė pėrshkruar figurat e shumta qė shfaqen nė pjesėn e sheshtė dhe pėr t‘i interpretuar ato. Figura ėshtė njė lloj grafike, bardh e zi, ku edhe e bardha edhe e zeza janė prej gur stralli. Prerja e tėrthortė e gurit tė ēuditshėm ėshtė njė lloj konglomerati me gurė stralli tė shumėngjyrshėm. Nuk ka asnjė dyshim qė nė kėtė figurinė gjithēka ėshtė e pėrbėrė prej gur stralli. Ajo qė ēudit soditėsit dhe besimtarėt ėshtė figura nė pjesėn e sheshtė tė gurit. Njė herė mund tė dallosh Shėn Mėrinė me Krishtin nė duar, e nė njė version tjetėr mund tė konstatosh njė gji gruaje me thithkėn qė buron qumėsht. Nė njė plan tjetėr dallon siluetėn e bebes nė bark tė nėnės dhe disa pamje tė tjera qė mund tė interpretohen me ngjarje historike tė njerėzimit.

Guri i rrallė, i gjetur nė shpatet e Buretos, dhe qė ruhet me njė fanatizėm tė rrallė nga pronari i tij, Shpėtim Beqo, ka tėrhequr vėmendjen e shumė besimtarėve dhe mė shumė se atyre, tė disa njerėzve tė veshur me uniformat fetare, ē`ka duken si prijės besimtarėsh. "Kanė ardhur kėtu nė shtėpinė time pėr tė blerė ‘Gurin e Panajasė‘ priftėrinj dhe hoxhallarė, por unė as e kam shitur dhe as kam pėr ta shitur ndonjėherė. Dy priftėrinj nga Janina qė erdhėn tė parėt pėr ta blerė mė dhanė nė fillim 22 mijė dhrahmi, pastaj e rritėn "pazarin" deri nė 40 mijė dhrahmi, por unė nuk pranova dhe nuk pranoj tė shes shenjat e Perėndisė", tha pėr gazetėn "Shqip" pronari i gurit, Shpėtim Beqo.

Natyra ka ofruar njė ikonė tė rrallė me pamjen e Shėn Mėrisė dhe njė libohovit nuk pranon qė ta shesė. Ky ėshtė lajmi pėr sot.

Nga Gazeta Shqip

Admin

1162


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi