Gjenet tona, tė kontrolluara vetėm nga mendimet

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Gjenet tona, tė kontrolluara vetėm nga mendimet

Mesazh  Siroco prej 06.04.15 23:56



Kjo ėshtė e mundur nė parim, thotė Fussenegger, por pėr tani ekipi i tij ėshtė fokusuar nė krijimin e njė paisje qė ndihmon njerėzit tė cilėt janė “kyēur brenda”, ose ata me dhimbje kronike, tė mjekojnė veten. Pėr njerėzit me epilepsi, njė paisje e ngjashme mundet tė zgjidhte potencialisht modele specifike elektrike qė shfaqen nė tru, pėrpara njė krize.

           A do ketė njė shoqėri futuriste njerėzore fuqi pėr tė kontrolluar funksionet e veta biologjike, tė bėhej ndonjėherė realitet?

           Nuk ėshtė aq larg sa duket, tani janė hedhur themelet teknike. Kėrkuesit kanė krijuar njė lidhje midis mendimeve dhe qelizave, duke i lejuar njerėzve tė aktivizojnė gjenet tek minjtė, duke pėrdorur thjesht mendimet e tyre.

           “Ne donim tė kishim mundėsi tė pėrdornim valėt e trurit pėr tė kontrolluar gjenet. Ėshtė hera e parė qė dikush ka lidhur biologjinė sintetike me mendjen” thotė Martin Fussenegger, njė bioinxhinjer nė ETH Zyrih nė Bazel, Zvicėr, i cili udhėhoqi ekipin. Ata shpresojnė tė pėrdorin teknologjinė pėr t’i ndihmuar njerėzit tė cilėt janė “kyēur brenda”- qė do tė thotė plotėsisht tė ndėrgjegjshėm, por tė paaftė tė lėvizin ose tė flasin – qė tė bėjnė gjėra tė tilla si automjekimin e dhimbjes. Do tė ishte gjithashtu e mundur tė ndihmoheshin njerėzit me epilepsi qė tė kontrollonin krizat e tyre.

Nė teori, teknologjia mund tė pėrdorej pėr qėllime jo-mjekėsore, gjithashtu. Pėr shembull, ne mund t’i jepnim vetes njė shpėrthim hormonesh qė janė tė nevojshme – pak a shumė si nė shoqėrinė utopike Kulturore e tė Ian M. Banks – ku njerėzit janė nė gjėndje tė sekretojnė hormone dhe kimikate tė tjera pėr tė ndryshuar humorin e tyre.

           Skuadra e Fussenegger filloi duke futur njė gjen qė i pėrgjigjet dritės nė qelizat e veshkės njerėzore. Gjeni aktivizohet, ose shprehet, kur ekspozohet nė dritėn infra tė kuqe. Qelizat ishin pėrpunuar nga ana inxhinjerike, saqė kur gjeni aktivizohej, shkaktonte njė kaskadė tė reaksioneve kimike qė ēonin nė shprehjen e njė gjeni tjetėr – atė tė cilin skuadra kėrkonte ta aktivizonte.

           Pastaj, ata i vendosėn qelizat nė njė impiant nė masė sa njė 10 peni ose ēerek dollari amerikan, pėrgjatė njė LED (diode emetuese drite) infra tė kuqe qė mund tė kontrollohej pa tela. Impianti u fut nėn lėkurėn e njė miu. Njė membranė gjysėm e pėrshkueshme lejonte ushqyesit vitalė nga furnimizimi i gjakut tė kafshės, tė arrinin brenda nė qeliza.

           Me pjesėn e miut nė eksperimentin e pėrgatitur, skuadra iu kthye vullnetarėve. Tetė njerėz, qė mbanin paisje EEG (electroencephalogram) tė cilat monitoronin valėt e trurit, mėsoheshin sesi tė sillnin gjendje mendore tė ndryshme qė paisja mund t’i njihte prej valėve tė dallueshme tė trurit.

           Vullnetarėve iu tregua se teknikat e meditimit prodhonin njė stil tė relaksuar tė valėve trunore, dhe luajtėn njė lojė kompjuteri pėr tė prodhuar stile qė reflektonin pėrqėndrim tė thellė. Ata gjithashtu pėrdornin njė teknikė tė njohur si biofeedback, nė tė cilėn ata mėsuan nga prova dhe gabimi tė kontrollonin mendimet e tyre pėr tė ndezur njė sasi dritash nė njė kompjuter.

           Duke lidhur paisjen EEG tė vullnetarit me impiantin pa tela LED tek miu, ata ishin nė gjendje tė ndiznin impiantin LED duke pėrdorur ndonjėrėn nga tre gjendjet mendore. Kjo aktivizonte gjenin pėrgjegjės ndaj dritės nė qelizat e veshkave, i cili nga ana e tij, ēoi nė aktivizimin e gjenit shėnjestėr. Njė proteinė njerėzore u prodhua, e cila kaloi pėrmes membranės sė impiantit dhe brenda nė rrjedhėn e gjakut tė brejtėsit, ku mund tė zbulohej. “Ne zgjodhėm njė proteinė e cila bėri njė enzimė e cila ishte e lehtė tė identifikohej nė miun si provė e konceptit, por esencialisht ne mendojmė se mund tė aktivizonim kėdo gjen shėnjestėr qė do tė dėshironim,” thotė Fussennegger. Mundėsitė qė kjo mund tė hapte, zgjerohen aq sa shkon edhe imagjinata juaj. Pėr shembull, qelizat transplantuese mund tė prodhonin hormone, kėshtu qė ēfarė do tė ndodhte nėse do t’i jepnit vetes nje sasi oxitoksine pėrpara njė ngjarjeje stresuese shoqėrore – thjesht duke u pėrqėndruar nė njė lojė kompjuteri?

           Kjo ėshtė e mundur nė parim, thotė Fussenegger, por pėr tani ekipi i tij ėshtė fokusuar nė krijimin e njė paisje qė ndihmon njerėzit tė cilėt janė “kyēur brenda”, ose ata me dhimbje kronike, tė mjekojnė veten. Pėr njerėzit me epilepsi, njė paisje e ngjashme mundet tė zgjidhte potencialisht modele specifike elektrike qė shfaqen nė tru, pėrpara njė krize. Do tė ishte e mundur t’i pėrpunojė nga ana inxhinjerike qelizat tė reagonin ndaj kėtij modeli dhe tė ēlirohen ilaēe pėr tė pakėsuar krizėn.

           Ndėrsa aplikimet janė futuriste, vetė puna ėshtė shumė interesante, thotė Florian Wurm, kreu i bioteknologjisė qelizore nė EPFL nė Lozanė, Zvicėr. Ai thotė se kjo punė tregon pėr herė tė parė se ju mund tė lidhni bashkė dy ide me tė vėrtetė tė rėndėsishme – biologjinė sintetike dhe kontrollin e mendjes.

           “Por ne duhet tė marrim nė konsideratė sfidat etike dhe legale qė shoqėrojnė kėtė lloj teknologjie”, thotė Wurm. “Nė momentin qė ti mund tė kontrollosh gjenet me mendim, ti mund tė jesh i aftė tė interferosh me sjelljen njerėzore, ndoshta kundra dėshirave tė dikujt.” Ai nuk do qė tė japė njė pikturė negative, gjithėsesi. “Ne nuk duhet tė mbyllim sytė tanė ndaj kėtyre shpikjeve. Nuk do tė ndodhi nė ndonjė paisje mjekėsore sė shpejti, por ėshtė e rėndėsishme tė merreshin nė konsideratė ata qė do tė mund t’i ndihmonte.” Fussenegger thotė se atij do t’i pėlqente tė fillonte njė provė klinike brenda 10 vjetėsh.



New Scientist
avatar
Siroco

Unė e dėgjoj kėngėn e zogut jo pėr zėrin e tij, por per heshtjen qė vjen pas.


228


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi