Inteligjenca emocionale

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Inteligjenca emocionale

Mesazh  Luli prej 06.04.15 21:37



Kur dėgjojmė se dikush ėshtė i suksesshėm menjėherė mund tė mendojmė se ai njeri ka koeficient tė lartė inteligjence. Megjithatė, studimet sot tregojnė se suksesi nė jetė nuk varet vetėm nga koefiēienti i inteligjencės, por njė rol tė madh pėr kėtė luan inteligjenca emocionale.

Po ēfarė ėshtė inteligjenca emocionale dhe pse na shėrben ajo?

Kėshilla e Sokratit "Njihe veten tėnde" ėshtė element kryesor i inteligjencės emocionale, njohja e ndjenjave kur ato shfaqen. Nė pamje tė parė mund tė na duket sikur kemi ndjenja tė qarta, por kur mendojmė mė thellė, kuptojmė se kemi qenė tė pavetėdijshėm pėr njė ndjenjė tė caktuar dhe vetėm mė vonė jemi ndėrgjegjėsuar rreth asaj ndjenje.

Inteligjenca emocionale ėshtė aftėsia pėr tė identifikuar, pėrdorur, kuptuar dhe menaxhuar emocionet pozitivisht nė mėnyrė qė tė shmangim stresin, tė komunikojmė nė mėnyrė efektive, tė fitojmė simpatinė e tė tjerėve, tė pėrballemi me sfidat dhe tė shmangim konfliktet. Inteligjenca emocionale ndikon nė aspekte tė ndryshme tė jetės sė pėrditshme siē ėshtė sjellja dhe ndėrveprimi me tė tjerėt. Studiuesit e kanė pėrmbledhur inteligjencėn emocionale nė katėr cilėsi kryesore:

1. Vetėndėrgjegjėsim- Kjo ka tė bėjė me njohjen e emocioneve dhe mėnyrėn se si ato ndikojnė nė mendimet dhe nė sjelljet tona. Ne shpesh e ndjejmė se si njė emocion negativ apo pozitiv ndikon tek mendimet tona pėr njė gjė tė caktuar apo edhe nė sjelljen tonė. Kur jemi tė mėrzitur e gjithė bota na duket e zymtė dhe pesimizmi zė vendin kryesor nė mendimet tona, fillojmė tė sillemi ashpėr dhe pakuptim ndaj tė tjerėve por edhe ndaj vetes. Po ashtu edhe kur ndihemi tė lumtur, menjėherė kėndvėshtrimi jonė pėr botėn ndryshon, sjellja jonė bėhet shumė e ėmbėl me tė tjerėt edhe pa njė arsye tė caktuar. Tė jesh i vetėdijshėm gjithashtu do tė thotė tė dish pikat e tua tė forta dhe tė dobėta si dhe tė kesh besim tek vetja jote.

2. Vetėmenaxhim ka tė bėjė me aftėsinė pėr tė kontrolluar ndjenjat dhe sjelljet impulsive, pėr tė menaxhuar emocionet nė mėnyrė tė shėndetshme apo pėr t'u pėrshtatur me ndryshimet e mjedisit. Pėrveēse tė jesh i ndėrgjegjshėm qė tashmė po pėrjeton njė emocion negativ apo pozitiv, ėshtė e rėndėsishme tė kesh aftėsinė pėr ta kontrolluar kėtė emocion dhe pėr tė reaguar nė mėnyrė tė shėndetshme.

3.Ndėrgjegjėsimi social ėshtė aftėsia pėr tė kuptuar emocionet, shqetėsimet dhe nevojat e njerėzve tė tjerė. Kur je pjesė e njė grupi tė caktuar social duhet tė kuptosh qė grupi karakterizohet nga energji dhe dinamizėm. Qė tė funksionojmė mirė nė njė shoqėri duhet qė pėrveē ndėrgjegjėsimit pėr emocionet personale tė kemi aftėsinė tė kuptojmė qė ashtu si ne edhe tė tjerėt pėrjetojnė emocione tė caktuara, andaj kur dikush kryen njė sjellje tė padėshiruar karshi nesh, duhet tė jemi tė aftė tė kuptojmė qė ai mund tė jetė i mėrzitur pėr njė arsye tė vetėn dhe reagimi ynė nė kėtė rast duhet tė jetė mirėkuptues dhe jo sulmues. Kėshtu mund tė ndihmojmė veten dhe tė tjerėt tė krijojmė njė marrėdhėnie pozitive dhe tė shėndetshme.

4. Menaxhimi i marrėdhėnieve, nėnkupton aftėsinė pėr tė krijuar dhe ruajtur njė marrėdhėnie tė mirė me tė tjerėt. Njė marrėdhėnie e mirė ndėrtohet nėpėrmjet njė komunikimi tė mirė, tė qartė dhe korrekt, nėpėrmjet ndikimit pozitiv qė mund tė kesh tek tė tjerėt si dhe nėpėrmjet menaxhimit tė konflikteve. Nė kėtė botė jemi krijuar qė tė bashkėjetojmė me tė tjerėt, sado tė pėrpiqemi tė qėndrojmė brenda guaskės sonė nuk mund tė bėjmė pa tė tjerėt, andaj ėshtė e rėndėsishme tė pėrpiqesh qė kjo bashkėjetesė tė jetė nė mėnyrėn mė tė mirė tė mundshme.

Pse ka rėndėsi inteligjenca emocionale?

Njerėzit me inteligjencė tė lartė nuk janė mė tė suksesshmit apo mė tė plotėsuarit nė jetė. Dimė shumė raste tė njerėzve tė shkėlqyer intektualisht por qė nuk janė tė aftė nė aspektin shoqėror, janė tė pasuksesshėm nė punė dhe qė nuk kanė marrėdhėnie personale tė shėndetshme. Inteligjenca intelektuale mund tė na ndihmojmė tė fitojmė njė shkollė tė mire, por ėshtė inteligjenca emocionale ajo qė na ndihmon tė menaxhojmė stresin dhe emocionet kur pėrballemi me njė provim tė rėndėsishėm. Pra, mund tė themi se inteligjenca emocionale ėshtė edhe mė e rėndėsishme se inteligjenca akademike.

Njė inteligjencė emocionale e lartė na ndihmon tė kemi performancė mė tė mirė nė punė, tė jemi mė tė motivuar dhe tė mund tė motivojmė edhe tė tjerėt. Ditėt e sotme kompanitė e mėdha e shohin inteligjencėn emocionale po aq tė rėndėsishme sa dhe aftėsitė profesionale, madje shumė prej tyre kėrkojnė dhe bėrjen e testit tė inteligjencės emocionale (EQ) pėrpara se tė tė punėsojnė.

Inteligjenca emocionale ndikon nė shėndetin fizik dhe atė mendor. Nėse nuk jemi tė aftė tė menaxhojmė nivelin e stresit mund tė kemi probleme serioze me shėndetin tonė fizik. Stresi rrit presionin e gjakut, dobėson sistemin imunitar, rrit riskun e njė infarkti, mund tė nxisė infertilitet dhe pėrshpejton proēesin e plakjes. Stresi i pakontrolluar po ashtu mund tė ndikojė dhe nė shėndetin mendor duke na bėrė vulnerabil ndaj ankthit dhe depresionit. Paaftėsia jonė pėr tė kuptuar dhe menaxhuar emocionet na bėn tė kemi gjendje tė ērregullt tė humorit. Prandaj, tė mėsosh si tė reduktosh stresin ėshtė njė hap i rėndėsishėm drejt zhvillimit tė inteligjencės emocionale.

Inteligjenca e lartė emocionale na ndihmon tė kemi marrėdhėnie tė shėndetshme mė tė tjerėt. Nėse ne do jemi tė aftė tė kuptojmė emocionet tona dhe tė dimė si t'i menaxhojmė ato, rrjedhimisht do jemi tė aftė tė shprehim se si ndihemi dhe tė kuptojmė se si ndihen tė tjerėt gjithashtu. Kėshtu mund tė komunikojmė nė mėnyrė efektive dhe tė krijojmė marrėdhėnie tė forta si nė punė dhe nė aspektin personal.
avatar
Luli

"Duhet bredhur shumė nė errėsirė derisa tė preket drita"

928


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi