Shtatė shoqėritė sekrete qė ndikuan nė historinė e botės

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Shtatė shoqėritė sekrete qė ndikuan nė historinė e botės

Mesazh  gjilanasi prej 02.04.15 0:41

Shoqėritė sekrete dhe lozhat masonike ligjore ose jo nuk janė njė krijim i kohėve moderne. Ato kanė ekzistuar gjithmonė, disa me qėllime tė mira dhe nė respekt tė ligjit. Por shpeshherė kanė pasur objektivė tė errėt dhe kanė inspiruar luftėra dhe horrore.

Ja shtatė historitė qė duhet tė dini.



1. The Secret Six

Njė nga shoqėritė sekrete mė pak tė njohura ėshtė ajo e Secret Six.
Tė gjithė e dimė se Al Capone u kap falė njė dredhie: Njė akuzė pėr evazion fiskal. Por kush e gjeti mėnyrėn qė bosi i bosave i mafias sė Ēikagos tė binte nė duart e drejtėsisė? Sipas disa burimeve, pas arrestimit tė tij ishte dora e “Bandės sė tė gjashtėve”: njė grup sipėrmarrėsish dhe gjykatėsish nga Ēikago qė nė vitet ’30 formuan njė klub tė vogėl sekret me qėllimin pėr tė luftuar krimin qė kishte dalė jashtė kontrollit.
Pėr t’ia arritur qėllimit, i dhanė Alexander Jamie (ishte shefi i agjentėve specialė tė Ēikagos) tė gjitha informacionet e duhura dhe e furnizuan me fonde nė mbėshtetje tė aktivitetit tė spiunazhit qė ēuan nė arrestimin e Al Capone-s. Pėr ta flitet edhe nė libri “Tė paprekshmit”: “Kėta gjashtė njerėz – shkruan Eliot Ness – po luanin me jetėt e tyre, tė paarmatosur, pėr tė realizuar atė qė tremijė policė dhe treqind agjentė federalė nuk po e bėnin dot”.



2. Bosnja e Re

Pas pushtimit tė Austro-Hungarisė nė vitin 1878, tensionet nė Ballkan filluan tė rriteshin jashtė mase, sidomos pasi njė skuadėr e zyrtarėve serbė tė ushtrisė, e njohur si Dora e Zezė, nisi tė financonte lėvizjet pro-serbe dhe pro-sllave nė tė gjithė Europėn jugore. Njė nga kėta grupe ishte Bosnja e Re, njė organizatė anarkiste-nacionaliste qė donte tė ribashkonte nė njė shtet tė vetėm tė gjithė serbėt qė ishin nėn dominimin e huaj.
Tė inspiruar nga Vladimir Gacinovic, njė serbo-boshnjak radikal, ata ishin njė grup heterogjen i pėrbėrė nga serbė, boshnjakė, kroatė dhe revolucionarė myslimanė. Akti i tyre mė i madh ishte vrasja e arkidukės austriak Franc Ferdinand dhe gruas sė tij Sofia, dukeshė Hohenberg nga ana e serbo-boshnjakut Gavrilo Princip, akt qė u cilėsua si shkėndija qė shpėrtheu Luftėn e Parė Botėrore.



3. “Skull and Bones”

Urdhri i “Skull and Bones” ėshtė njė shoqėri e Universitetit tė Jeilit dhe fillimisht njihej si “Vėllazėria e Vdekjes”. Ėshtė njė prej shoqėrive sekrete studentore mė tė vjetra nė SHBA. Ėshtė themeluar nė vitin 1832 dhe anėtarėsimi ėshtė i hapur vetėm pėr pak njerėz tė elitės. Shoqėria pėrdor rituale me nuanca masonike edhe nė ditėt e sotme. Anėtarėt takohen ēdo tė enjte dhe tė diele nė njė ndėrtesė qė e quajnė “Varri”.
Sipas Judy Schiff, shefe arkiviste nė librarinė e universitetit tė Jeilit, emrat e anėtarėve nuk mbaheshin sekret deri nė vitet ’70, por ritualet kanė qenė gjithnjė sekret. Dy presidentėt Bush kanė qenė anėtarė tė kėsaj shoqėrie, kur studionin nė Jeil, si dhe njė sėrė emrash tė tjerė njerėzish tė famshėm e tė pushtetshėm. Ky fakt ka bėrė qė tė lindin shumė teori konspiracionesh, ku ideja mė e famshmja, por edhe mė e mundshme, qė CIA ėshtė themeluar pikėrisht nga disa anėtarė tė kėtij grupi. Kėtė fakt CIA e ka mohuar me njė deklaratė nė vitin 2007.



4. Thugs

Tė bėrė tė famshėm nga Indiana Jones, thugs-at e morėn emrin nga njė fjalė sankrinishte qė do tė thotė “fshehje”, qė shumė shpejt u bė nė njė sinonim kriminal (nė anglisht). Ishin veēanėrisht shumė tė aftė nė vjedhje, ata hynė nė histori si fanatikė fetarė qė bėnin vrasje dhe masakra rituale nė emėr tė Kali-t, perėndesha indiane e shkatėrrimit.
Duke qenė se nuk donin tė derdhnin gjak, thugs-at pėrdornin njė fashė tė verdhė e njohur si Rumal pėr tė mbytur viktimat e tyre. Shpėrblimet pėr vrasjet, u lejonin anėtarėve tė shoqėrisė tė financonin kultin e tyre, dhe gjithashtu mund tė lidhnin miqėsi dhe aleanca tė rėndėsishme qė u garantonin mbrojte dhe imunitet. U mundėn nga Lord William Bentinck, guvernatori i pėrgjithshėm (britanik) i Indisė.



5. Guido von List society

Pėrpara se nazistėt tė ngjiteshin nė pushtet nė Gjermani, nė Austri ishte regjistruar tashmė njė bashkėpunim i ēuditshėm mes nacionalizimit racial, okultizmit dhe antisemitizmit. Njė nga ideologėt e kėsaj triade ishte Guido von List, gazetar, poet, okultist i lindur nė Vjenė dhe i pasionuar pas studimit tė alfabetit run, qė pėrdorej nga popujt gjermanikė para-kristianė.
Atė qė sot do ta quanim njė sharlanatizėm, nė atė epokė pati njė farė suksesi. E themeluar nė vitin 1905, Guido von List Society kishte ndjekės tė tij sekret industrialistin Friedrich Wannieck, Karl Lueger, njė antisemit i njohur, liderin e partisė Kristian Sociale dhe madhe edhe kryebashkiakun e Vjenės. Mes simboleve tė grupit ishte edhe kryqi i thyer dhe gjeste si pėrshėndetja “Heil”, tė cilat nė vazhdim u huazuan nga nazistėt, sė bashku me idenė antike mistike gjermane tė gjasme superioritetit tė racės ariane, njė tjetėr kalė beteje i Guido List von Society.



6. Grupi Galleani

Grupi i lidhur pas anarkistit italian Luigi Galleani, qė emigroi nė SHBA nė fillim tė viteve 1900. Ai mblodhi pas vetes njė grup anarkistėsh italianė dhe nisėn tė bėnin akte terrorizmi nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės.
Shoqėria i kishte zyrat qendrore nė Boston, por galeanistėt ishin pėrgjegjės tė njė sėrė atentatesh nė tė gjithė territorin e SHBA nė vitet ’20, sidomos gjatė tė ashtuquajturės “vera e kuqe” nė vitin 1919. Njė nga anėtarėt e kėsaj shoqėrie dyshohet se vuri njė karrocė-bombė nė Ėall Street nė 1920. Bėhet fjalė pėr atentatin mė tė rėndė (40 tė vdekur dhe 200 tė plagosur) tė ndodhur nė tokėn amerikane para 11 shtatorit 2001. Fajtorėt nuk u gjendėn kurrė.



7. Katarėt

Edhe sot fansat e konspiracionit citojnė fundin e tyre si njė nga anėt mė tė errėta tė krishtėrimit. Por kush ishin vėrtet katarėt? Gjatė shekullit tė 13-tė, kryqėzata kundėr Albigesėve (qytetarė tė njė qyteti francez), e drejtuar nga Papa Inoēcenco III, spastroi kėtė shoqėri heretike kristiane qė jetonin nė malet e jugut tė Francės.
Pse?
E thjeshtė: Katarėt, adhuronin nocionin e dualizmit, ose ndryshe tė idesė se kishte njė Zot tė mirė dhe njė Zot tė keq, ata kundėrshtonin burokracinė e Kishės Katolike, tė cilėn e gjykonin si tė korruptuar, pasi sipas tyre Kisha kishte rėnė nėn mėkatin e pushtetit dhe tė parasė, ata refuzonin ta adhuronin Zotin nė tempuj dhe katedrale. Dhe jo vetėm kaq: Katarėt i cilėsonin burrat dhe gratė tė barabartė dhe nė shoqėrinė e tyre, gratė kishin pozicione tė rėndėsishme. Arsye tė mjaftueshme pėr Kishėn tė niste njė kryqėzim dhe t’i zhdukte.
Nė vitin 1229, tė mbijetuarit u konvertuan tė gjithė prej Inkuizicionit, pėr t’u kthyer nė legjendė shumė shekuj mė pas, pėr tė apasionuarit e Kodit tė Da Vinēit. Tė konsideruar pėr njė kohė tė gjatė si heretikė, sot ata shikohen nė njė kėndvėshtrim tė ndryshėm, edhe sepse Katarėt bashkė me thesaret e tyre morėn me vete shumė sekrete qė nuk mund tė gjenden kurrė. Mbas maskės sė herezisė qė Kisha Katolike iu vuri atyre, shfaqet njė civilizim i pėrparuar, ai i traditės filozofike e shpirtėrore, nė tė cilėn pėrmblidhet misticizmi i Perėndimit e dituria greko-romane.
avatar
gjilanasi

418


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi