Shoqėritė sekrete dhe Nismėtare

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Shoqėritė sekrete dhe Nismėtare

Mesazh  Neo prej 20.08.09 11:05

Shoqerite sekrete dhe nismetare ; Masoneria

Problemi i origjines se Masonerise eshte mjaft i komplikuar, duke patur parasysh faktin se dokumentimi eshte i paket dhe dokumentet e para tipike te masonerise i perkasin mesit te shekullit te XVI-te. Aty jane te paraqitur disa lidhje me antikitetin biblik, mesopotamik, klasik dhe helenist dhe me levizje mistike-filozofike mesjetare dhe rilindase.

Masoneria e vertete nis ne Angli ne fillim te ‘700-es dhe pikerisht me 24 qershor 1717. ne ate dite kater Lozha ekzistuese me karakter ndertues u bashkuan ne nje te vetme: Lozha e Madhe Nene dhe kodifikuan Ritin Skocez si te vjeter dhe te pranuar. Ajo ishte me karakter ideologjik dhe spekulues, fale iniciatives te te perndriturit James Anderson, te juristit John Desagulier te dukes te Montagut dhe te tjereve.

Qellimi i shoqerise ishte ajo e te kundershtuarit arsyen e injorances dhe supersticionit mbi bazen i nje ideali te vellazerise, qe nuk kishte asgje revolucionare, as fetare, meqe pranonte vlefshmerine e te gjitha besimeve ne idene universale te hyjnise.

Nga qendra angleze Masoneria u perhap me te shpejte ne te gjitha hapesiren anglosaksone: ne Indi dhe ne Amerike, edhe pse me kundershtime qe provokuan degezime sipas drejtimeve te ndryshme: filozofike-fetare, okultiste, te nje mbeshtetjeje reciproke te ngritjes morale.
Ne vendet europiane Masoneria mori karakteristika historike te seicilit vend.

Ne France pati nje drejtim politik dhe antiklerikal dhe nga ajo dolen figurat dominuese te Revolucionit Francez. Ne Gjermani pati nje karakter spekulativ dhe ndoqi metafizikat romantike. Ne Itali, qe ne fillim ndoqi pjeserisht influencen franceze dhe ate gjermane, pati me pas nje fare rendesie gjate Rimekembjes duke qene e lidhur ngushte me Karbonerine. Pas bashkimit mbizoteroi tek ajo karakteri i nje pjesemarrje te heshtur me ngjarje politike dhe antiklerikale.

Ne ēdo shtet dhe komb Masoneria mbeshteti idene e bazes te nje vellazerie universale e cila nuk mundi te parandaloje dy lufterat boterore, jo vetem, por nuk beri asgje per ti evituar. Tashme vlerat e saja ideologjike nuk ekzistonim me, ishin konsumuar ne kohe, keshtu qe ajo nuk llogaritej me si nje forme e mendimit.

Te shohim tani nje kronologji te shpejte te ngjarjeve me te rendesishme.

1717 - formimi i Lozhes se Madhe te Londres
1725 - lind Lozha e pare angleze e Parisit
1728-1730 - lind Masoneria ne Spanje
1736 - lindja e Masonerise ne Portugali
1754 - themelimi i Ritit te te Zgjedhurve Cohen nga ana e Martines de Pasqually
1758 - shpallja zyrtare e pavaresise te Lozhes se Madhe Franceze
1773 - perberja e Lindjes se Madhe ne France
1775 - publikohet vepra e pare e Claude de Saint-Martin
1776-1785 - konspirimi i Iluminateve te Bavieres
1787 - gjenden me shume se 700 Lozha Masonike ne France
1877 - Lindja e Madhe e Frances shfuqizon detyrimin per anetaret e saj ndaj besimit ne “Arkitektin e Madhe te Universit”. Bindjet anglosaksone shkisherojne Masonerine Franceze.
1910 - themelimi i Lozhes se Madhe Kombetare te Frances, qe do te jete bindja e vetme e njohur nga Masoneria anglosaksone.
1922 - partia komuniste franceze iu ndalon anetareve te saj ti perkasin Masonerise.
1940-1945 - rithemelimi i Ritit Masonik ne France
1953 - Lozha e Madhe (Riti Skocez) vendos perdorimin e Bibles ne Lozhe
1959 - Lozha e Madhe nderpret marredheniet masonike me Lindjen e Madhe.

Cilat jane dometheniet per disa nga simbolet e perdoruara nga Masonet.

SKUADRA: perfaqeson barazine. Simbolizon ekuilibrin qe arrihet nga bashkimi e veprimtarise dhe pasivitetit, pra veprimi i njeriut mbi veten e tij dhe mbi boten.

KOMPASI: eshte i nevojshem per te bere rrethin, pra ecjen e anetarit dhe perfaqeson mendimin e masonit qe duhet te jete i qarte dhe i thjeshte.

Ēekiēi : ashtu si dalta sherben per te punuar gurin e ashper. Eshte simboli i logjikes qe duhet te udhezoje arsyen e rishtarit, duhet te jete gjithnje i bashkuar me dalten. Eshte edhe simbol autoriteti dhe komandimi. Behet ne dru bushi qe fale fortesise se tij, qendrueshmerine dhe nguljes, jane dy dhunti qe duhet te bejne pjese ne karakterin e masonit te vertete.

DALTA: sherben per te punuar gurin e ashper. Simbolizon fjalen e cila nuk mund veproje pa ndermjetes arsyetues. Perfaqeson njohjen e marre te anetarit te vertete.

PERPARESJA: eshte veshja kryesore e masonit, identifikon graden dhe varion sipas bindjeve dhe riteve. Eshte simboli i punes dhe duhet ti kujtoje atij qe e mban nevojen e kembenguljes se perhereshme.

DOREZAT E BARDHA: ne lozhe ēdo mason duhet te mbaje gjithmone dorezat e bardha qe perfaqesojne pastertine dhe mos korrupsionin. Pasi te kete filluar neofitit i jepen dy pale doreza te bardha, nje do te jete e tija, tjetren do t’ia jape atij qe nder laike, do te quhet i denje per te hyre ne masoneri.

KUPOLA YJORE: tavani i Tempullit eshte I ngjashEM me shume katedrale te se kaluares: eshte I pikturuar me blu dhe ne te gjenden yje te shumta. Tempulli eshte shtepia e Zotit, simbolizon universin; ne qiellin e saj yjor eshte ne dukje yjesia e Arushes se Madhe.

DYSHEMEJA NE FORME SHAHU: dyshemeja e Tempullit eshte e formuar nga pllaka te zeza dhe te bardha te alternuara. Ajo perfshin ne vetvete shume simbole :

a) bashkimin dhe ndryshimin e masoneve te shperndare mbi toke

b)kunderveprimin ndermjet te mires dhe te keqes

c)ekuilibrin e nevojshem midis shpirtit dhe lendes

Hyrja ne Tempull, ne ritual duhet te behet duke mbajtur kembet ne forme skuadre, duke gjetur ekuilibrin midis te zezes dhe te bardhes.

KOLLONAT: bejne pjese ne Tempull. Perfaqesojne kufinjte per tu kapercyer per te kaluar ne nivelin mistik, nga gjendja e njeriut laik ne ate te masonit. Mbi kollonat jane te gdhendura dy emra. Ne te djathte eshte gdhendur Jakim; i cili perfaqeson stabilitetin, ndersa ne te majte eshte gdhendur Boaz qe eshte forca. Domethenia ezoterike eshte qe Zoti do ta beje te forte dhe qendrues masonin ne punen e tij.

ARKITEKTI I MADH I UNIVERSIT: eshte Zoti. Ne menyre filozofike eshte Perfaqesuesi kryesor, Krijuesi. Rregulluesi i realitetit. Ēdo veper e masonit duhet te kete si perfundim te mire, ate te vellezerve dhe te gjithe universit. Vetem keshtu do te permbushet lavdia e Zotit.
FIJA E PLUMBIT: eshte e domosdoshme per te percaktuar vertikalin. Ne kuptimi ezoterik eshte mundesia e arritjes te masonit drejt nje perfeksionizmi te larte. Simbolizon kerkimin e te vertetes dhe te ekuilibrit.

NIVELI: eshte i perfaqesuar si nje trakendesh qe mban ne kulm pikembeshtetjen per fijen e plumbit. Simbolizon barazine midis njerezve qe kane te njejtat detyrime dhe te drejta, dhe kujton shenjen alkimike te squfurit.

SHPATA E ZJARRTE: eshte riprodhimi i shpates se rojeve te Qiellit, qe ne Gjeneze jane Kerubinet dhe mbrojne Rrugen e Pemes se Jetes. Shpata e masoneve largon nga tempulli veset, ligesine, dashakeqesine. Sherben per te mbrojtur masonet nga ata qe i kercenojne. Eshte simbol i Fjales, i Mendimit aktiv dhe krijues.

nga Emanuela Cella Ferrari
perkthyer nga Dorina Xheraj
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1464


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi