Graal, shpirti i humbur i Evropės dhe historia e mohuar e Alba - Gens

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Graal, shpirti i humbur i Evropės dhe historia e mohuar e Alba - Gens

Mesazh  gjilanasi prej 31.03.15 23:25



E vėrteta nė lidhje me librin "GRAAL, SHPIRTI I HUMBUR I EVROPES DHE HISTORIA E MOHUAR E ALBA - GENS"

Pse ėshtė ky libėr i ri duke krijuar aq shumė debat dhe vėmendje dhe cfare ėshtė pika e librit? ēka thuhet ne ato 700 faqe?


Pata rastesi te kem neper duar librin ("GRAAL, SHPIRTI I HUMBUR I EVROPES DHE HISTORIA E MOHUAR E ALBA - GENS") shkruar nga Bujar Kule, nje autor i panjohur, dhe, pėr habinė time, libri ishte diēka unė me siguri nuk do kisha pritur, pėr tė lexuar, sė pari sepse unė akoma nuk e di se ēfarė ishte tema, nė qoftė se ajo ishte fiction, gazetareske, historike, hulumtim, apo ndonjė gjė tjetėr..

Niveli i saktėsisė nė tė cilėn jan shkruajtur hapat historike ėshtė mbresėlėnėse, dhe, para se tė zbulojm njė realitet historik shokues, autori shkon drejt ne thelb e nje histori 3.000 vjecare nė njė mėnyrė qe askush ka ber me parpara, duke na pergatitur, para se tė na sjellė the dhoma pėrfundimtare ku ne mund tė shohim te verteten me sytė tanė.

Autori eshte mare me GRAAL-in edhe e zbėrthen sekretin, po pjesa shokuese eshte qe per te zbėrthyer sekretin eshte mare me enigma te tjera qe vet ne krahasim e bejn GRAAL-in pjesen me pak shokuese te zbulimit.

Po, do e keshilloja!
Mund ti beja publicitet shume librave, po ky liber me verte e meriton se eshte impresionues. Keto jan fragmente te librit te mara me lejen e autorit me pasqyren e lendes:

PJESA E PARĖ

I. NĖ VEND TĖ HYRJES...      7- 8
II. OTTO RAHNI DHE “KRYQĖZATA KUNDĖR GRAALIT”  9- 14
III. KALORĖSI I ZI HEINRIH HIMLER   15- 17
IV. MAGJISTARI SS DHE KĖSHTJELLA E GRAALIT 18- 28
V. OBORRTARĖT E LUCIFERIT      29- 32
VI. ERRĖSIRĖ PIKĖPYETJESH 33- 42
VII. KALORĖSIT E KRYQIT DHE MREKULLITĖ E RELIKTEVE TĖ SHENJTA  43- 61
1. Zoti e dėshiron 43- 54
2. Mbi zbulimet e mrekullueshme dhe mrekullitė e relikteve  54-61
VIII. SHFAQJA E GRAALIT 62- 70
IX. CHRETIEN DE TROYES 71- 87
X. RRĖFENJA E GRAALIT 88- 108
XI. NJĖ GRAAL PAGAN?! 109 -134
XII. EPOKA E GRAALIT! 135- 164
1.”Percevali”, Rikardi dhe Kryqėzata III 135 -147
2. Historia e errėt e “Bankierėve” tė diturisė 147-154
3. Qytetėrimi arab dhe rikthimi i diturisė sė mohuar! 154-164
XIII. GRAALI I KRISHTERĖ! 165- 188
1. Trupi dhe gjaku i Krishtit... 165- 168
2. Josifi nga Arimatea sipas librave tė shenjtė tė ungjillorėve dhe atyre mė pak tė shenjtė, por po aq tė hirshėm si “Ungjilli i Nikodemit” apo “Hakmarrja e shpėtimtarit” 169- 175
3. Josifi nga Arimatea dhe Graali sipas Robert De Boron 176-188
XIV. UDHĖTIMI I MUNDIMSHĖM I “GRAALIT TĖ HUMBUR” MIDIS LEGJENDĖS DHE HISTORISĖ! 189- 230
1. Gaufridus Monemutensis dhe historia e harruar e britanėve! 189- 200
2. Merlini 200- 209
3. Legjenda dhe historia e mbretit tė quajtur Artur! 209-217
4. Avalon 217- 230
XV. NJĖ VARR PĖR MBRETIN ARTUR APO NJĖ VARR PĖR GRAALIN!? 231- 272
1. Glastonbery! 231- 246
2.  Se si Robert de Boron do tė trasformonte “magjistarin” Merlin dhe “mbretin” Artur nė shejntorė tė krishtėrimit! 246- 264
3.Toka e shkretuar! 264- 272
XVI. “HESHTJA” E GJATĖ E GRAALIT! 273- 324
1. Kryqi dhe gjysmėhėna 273- 291
2. Heroi 291- 307
3.  Rilindja e Evropės! 307-324
XVII. WOLFRAM VON ESCHENBACH 325- 349
1. Misteri i njė “A. B. C Arcane”! 325-336
2. Lapsis Exillis 336- 345
3.”Dinastia” e Graalit! 345-349

PJESA E DYTĖ

I. MIDIS DY EPOKAVE...353- 356
II. RRĖFENJA E GRAALIT NĖ “SHĖRBIM” TĖ ETĖRVE TĖ NACIONAL-SOCIALIZMIT DHE SHENJTĖRIA E PĖRDHOSOUR E KRYQIT TĖ THYER! 357- 365
III. RENES LE CHATEAU DHE “HISTORIA” E PRIFTIT “MILIONER”, BERENGER SAUNIER! 366- 372
IV. GERARD DE SADE DHE VORBULLA E ERRĖT E INFORMACIONEVE SEKRETE! 372- 380
V. “HISTORIA” E PRIFTIT “MILIONER” FILLON TĖ “FLASĖ” ANGLISHT NĖ BBC!  381-385
VI. HISTORIA E MEROVINGĖVE DHE AJO E MBRETIT FRANK TĖ QUAJTUR DAGOBERTI II 386- 390
VII. HISTORIA “SEKRETE” E PASARDHĖSVE TĖ DAGOBERTIT II DHE E FSHEHTA BIBLIKE E ORIGJINĖS SĖ MEROVINGĖVE! 390- 403
VIII. DOKUMENTE SEKRETE TĖ “PRIORATIT TĖ SIONIT” (PARĖSISĖ SĖ SIONIT)! 404- 408
IX. “PROTOKOLLET E PARĖSISĖ SĖ SIONIT!” 409-423
X. “THESARI” I RENNE-LE-CHATEAU NĖN HIJEN ANONIME TĖ “PRIORATIT” 424-436
XI. “SANGREAL”APO “SANG REAL”!? 437-448
XII. MARIA MAGDALENA 449-466
XIII. ĒFARĖ FSHIHEJ PAS “TRASHĖGIMTARĖVE” TĖ GJAKUT TĖ SHENJTĖ DHE “ZBULUESVE” TĖ EKZISTENCĖS SĖ TYRE?! 467- 546
1. PIER PLANTARD 467- 496
2. . Hijet e fantazmave tė “vjetra” nė Evropėn e re 496- 504
3. Njė shpirt pėr Evropėn 505 -546
XIV. GRAALI DHE HISTORIA E “HARRUAR” E “ALBA GENS”547- 619
1. PRIFTĖRESHA! 547-572
2. HISTORIANI PERANDORAK 572- 619
XV. GRAALI 620- 692
1. Pellazgėt! Rrėfenja e njė populli tė harruar apo historia e njė qytetėrimi tė mohuar?!! 620-633
2. Historia e shkruajtur me “Dritėn” e yjeve! 633-657
3. Epilog 657-692

---------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
I. NĖ VEND TĖ HYRJES...      7- 8

Shpjegimet e fjalorit na lanė tė ftohtė dhe sikur na zbehėn pak entuziaz¬min mbi filmin e Spielbergut. Papritmas ai na ngjau si njė version hollivudian i atyre filmave qė prodhonin pa u lodhur regjisorėt e realizmit socialist tė cilėt gėlonin nga nazistėt e kėqij dhe tė egėr (nė rolin e personazheve negative) qė sė fundmi kokulur detyroheshin tė pranonin humbjen e turpshme pėrpara mirė¬sisė dhe trimėrisė sė antinazistėve (Nė rolin e personazheve pozitive). Ah, sikur tė ishte kaq e lehtė tė dalloje tė mirėn nga e keqja nė jetėn e pėrditshme!

I rritur nė njė regjim diktatorial komunist e dija se edhe diktatura naziste ashtu si edhe ajo komuniste qė nė fillimet e saj e kishte konsideruar krishteri¬min sa edhe simbolet e tij si njė konkurrent tė rrezikshėm nė luftėn pėr zotėri¬min dhe ruajtjen e pushtetit absolut. Njė konkurrent me tė cilin herėt a vonė do i duhej te pėrballej. Atėherė vallė cili ishte shkaku qė i kishte shtyrė nazistėt tė pėrfshiheshin nė kėrkimin e Graalit (gotėn e Krishtit), simbol i njė feje pėr tė cilėn jo vetėm nuk kishin asnjė simpati por madje edhe e urrenin pėr shkak te lidhjeve tė shumta qė ajo kishte me kulturėn hebraike?

I dhamė fund arsyetimit tonė, se filmi ishte thjesht krijesė e fantazisė pje-llore tė Spilbergut dhe asgjė mė tepėr. Por duket se kjo pėrgjigje nuk mjaftoi pėr tė shuar tek unė njė herė e pėrgjithnjė dėshirėn pėr tė zbuluar identitetin e Graalit sa edhe misterin dhe historinė qė ai mbartte. Disa vite mė pas (pėrsėri padashur!), rinisa udhėtimin tim (kėtė herė i vetėm!), nė kėrkim tė Graalit dhe fillova tė koleksionoj nė bibliotekėn time, pa asnjė qėllim tė caktuar tė gjithė librat, qė nė njė mėnyrė apo njė tjetėr flisnin pėr tė. Shkaktar ndoshta u bė njė libėr xhepi (nga ata qė blihen nėpėr stacionet e trenave pėr tė shtyrė kohėn gjatė udhėtimit!) nė tė cilin flitej shkarazi pėr njė studiues gjerman i quajtur Otto Rahn, i cili e kishte kaluar gjithė jetėn e tij nė kėrkim tė Graalit dhe e kishte humbur atė, ndoshta pėr shkak tė tij. Dhe Otto Rahn nuk qe njė gjerman i zakonshėm por njė oficer i vėrtetė i reparteve famėkeqe SS. Ky informacion mė risolli nė kujtesė filmin e Spielbergut dhe interesin qė dikur ai mė kishte ngjallur mbi Graalin.

Atėherė ishte e vėrtetė qė nazistėt e kishin kėrkuar Graalin!
A e kishte ditur kėtė, regjisori amerikan kur kishte filmuar “Indiana Jones”?

Ēfarė i kishte shtyrė nazistėt tė viheshin nė kėrkim tė Graalit?

Kush ishte ky, “Indiana Jones” nazist, i quajtur Otto Rahn?

IV. MAGJISTARI SS DHE KĖSHTJELLA E GRAALIT 18- 28

...Nė dimrin e 1934-ės makina nė tė cilėn udhėtonte kryeprifti i SS Wiligut dhe Heinrih Himler shpejtonte nė njė udhė qė zgjatej nė krah tė pyllit tė Teuto-burgut fare pranė njė qyteti tė vogėl tė quajtur Paderborn. Papritmas pėrpara syve tė Himlerit u shfaq njė kėshtjellė e rrėnuar nga koha. Ishte Wewelsburgu!

Kėshtjella qė ndoshta Karl Wiligut kishte pėrzgjedhur si tė denjė pėr tė strehuar Graalin!

Pamja e saj magjike e mrekulloi Himlerin, por sigurisht nuk ishte pamja e mistershme e kėshtjellės mesjetare tė zhytur mes gjelbėrimit tė njė pylli qė ngjante i magjepsur, ajo e cila e kishte shtyrė Karl Wiligutin tė vendoste t’i propozonte Himlerit tė shndėrronin kėshtjellėn e vjetėr nė njė qendėr pėrhershme tė SS, e cila do tė shėrbente edhe si akademi ushtarake pėr oficerėt e lartė SS.

“Nesėr kjo kėshtjellė do tė bėhet qendra e SS dhe mė pas ndoshta edhe qendra shpirtėrore nga e cila do tė qeverisim botėn mbarė!” Kėshtu mundet t’i kishte pėshpėritur nė vesh Himlerit tė entuziazmuar kryeprifti i SS, si tė recitonte ritualin hipnotizues tė njė magjie antike.Po pėrse Wewelsburgu?

Ēfarė kishte tė veēantė kjo kėshtjellė mesjetare qė tė meritonte pėrzgjedhjen nga kryeprifti i SS mes dhjetėra e dhjetėra "pretedentėve" tė tjera nė tė gjithė Gjermaninė?

Sigurisht zgjedhja nuk ishte e rastėsishme!

Kėshtjella e Wewelsburgut lartėsohej mbi njė tokė ku gjurmėt e diturisė sė mistershme tė druidėve1 keltė dhe legjenda e historia e popullit gjerman, pėrziheshin ngatėrrueshėm me njėra-tjetrėn sa askush nuk mund tė dallonte me qartėsi se ku mbaronte njėra dhe fillonte tjetra...


V. OBORRTARĖT E LUCIFERIT      29- 32

Kush ishte Luciferi?

Pėr njė tė krishterė tė shekullit tė dhjetė (nė tė vėrtetė ashtu si edhe sot!), emri Lucifer ishte personifikim i njėrės prej formave mė tė frikshme, qė Djalli, princi i tmerrshėm i errėsirės, shkaktari i tė gjitha vuajtjeve njerėzore, shėmbėllehej. Por me shumė gjasa ky emėr kaq i tmerrshėm dhe i frikshėm pėr ēdo besimtar tė krishterė do t’i kishte tingėlluar atyre thuajse i pakuptimtė, nėse nė mesin e shekullit II p.K., 72 hebrenjtė e ditur tė pėrzgjedhur pėr tė pėrkthyer librat e shenjtė tė popullit tė Izraelit nė gjuhėn helene nuk do tė vendosnin tė zgjidhnin fjalėn e gjuhės helene “diabolos” qė do tė thoshte “ai qė ndan” pėr tė emėruar armikun mė tė madh tė zotit tė tyre. Por ēfarė lidhje kishte djalli, ai i cili pėr tė krishterėt ishte shkaktari i tė gjitha tė kėqijave e qe siē tregonte edhe pėrkthimi i emrit tė tij nė gjuhėn helene ishte edhe shkaktari kryesor i “ndarjes” sė njeriut nga krijuesi, me emrin Lucifer?

Nė tė vėrtetė asgjė!

Emri “Lucifer” nė gjuhėn latine mbartte kuptimin e “dhuruesit” apo “sje-llėsit i dritės” dhe pėr kėtė arsye do tė bėhej sinonim i emrave tė hyjnive dritėdhėnėse si Afėrdita dhe Apoloni. Sa herė qė shihnin tė shndriste nė qiellin e errėt tė natės yllin e mėngjesit (Planetin Afėrditės apo Venusit!), popujt antikė ė tė Mesdheut kuptonin se errėsirės po i vinte fundi dhe njė ditė e re po lindte. Nė tė vėrtetė ky moment kishte njė rėndėsi shumė tė madhe simbolike nė jetėn shpirtėrore tė popujve antikė ė tė cilėt i frikėsoheshin mė shumė se gjithēka tjetėr idesė, se njė ditė prej ditėsh, pas njė nate pa fund nuk do tė kishte mė njė mėngjes, sepse dielli nuk do tė lindte mė...

Por ja nė horizontin e errėt shfaqej ylli i mėngjesit!

Frika vdiste dhe njerėzit ndėrsa falėnderonin me lutjet e tyre mirėsinė e asaj drite shpresėdhėnėse qė i kishte shpėtuar edhe njė herė nga ankthi i errėsirės pafund, ėndėrronin tė pėrkėdhelur nga bukuria i atij shkėlqimi tė panjollė, vėsh-trimin hipnotizues sė hyjneshės mė tė bukur qė kishte ekzistuar ndonjėherė...

Afėrditėn “krahėbardhe”, siē e quante Homeri. Hyjneshėn e shpresės dhe dashurisė!

VI. ERRĖSIRĖ PIKĖPYETJESH 33- 42

Pra ēfarė ishte Graali?
Mos vallė njė armė e tmerrshme e shfarosjes nė masė, apo njė informacion i fshehtė, zbulimi i sekretit tė tė cilit do tė shkaktonte nė shpirtin e njerėzimit njė goditje mė tė madhe se ajo e tė gjitha armėve vdekjeprurėse tė mbledhura sė bashku?
Kupa e shenjtė qė dikur ishte njomur nga gjaku i pafajshėm i Jezu Krishtit, apo simboli i njė besimi parakristian historia e tė cilit pėr arsye tė panjohura, ishte zhdukur nga kujtesa e historisė?

Me mendjen e errėsuar nga mjegulla e dendur e kėtyre dyshimeve tundue-se njė pasdite guxova tė shkruaj emrin graal mbi njė faqe kėrkimi nė internet.

Sigurisht qė nė morinė e informacioneve tė klonuara tė internetit nuk parashikoja tė zbuloja asgjė tė re pėrveē gjithēkaje qė ndėrkohė dija mbi Graalin. Por diēka tjetėr mė bėri pėrshtypje nė pafundėsinė e faqeve qė hapeshin sapo mbi tastiere shkruaje fjalėn graal!

Ngjante se gjithė bota ishte nė kėrkim tė tij!

Koshienca njerėzore vuante si tė kėrkonte kujtimin e njė ėndrre tė harruar pas natės sė gjatė, apo tė njė shprese mes oqeanit tė pafund tė fatkeqėsive qė i kishin rėnė mbi kokė.

Tė njė shprese tė humbur qė papritmas nė mėnyrė tė magjishme do tė mund tė ndryshonte rrjedhėn e padėshiruar tė jetės.

Politika, ekonomia, shkenca, mjekėsia, organizata tė ligjshme apo tė paligj-shme, pėrrallore apo historike pėrziheshin dhe ngatėrroheshim keqas nė faqet e informacioneve virtuale dhe nė faqet e librave tė pafundmė tė shkruar mbi Graalin. Nė shekuj disa ruanin sekretin (qė pretendonin se zotėronin por nga ana tjetėr nuk shpjegonin arsyen se pėrse vallė e mbanin te fshehur!) dhe disa tė tjerė pėrpiqeshin me ngulm dhe me ēdo mėnyrė ta zotėronin pa u ndalur para asgjėje. Tempullarė tė rinj, masonė, rosa kroce, sionas, mafiozė, nazistė, bankierė, artistė dhe shkencėtarė tė famshėm...

Hipoteza nga mė tė ēuditshmet dhe mė tė pabesueshme mbushnin me marrėzitė e tyre pafundėsinė e faqeve virtuale. Hipoteza tė cilat hidheshin tė palogjikshme, si tė ishin pjesė e koreografisė kaotike tė njė vallėzimi tė kryer nga grupe tė sėmurėsh mendorė qė nisnin nga komplotet e jashtėtokėsorėve tė ardhur nga Siriosi apo nga Vega, deri te konflikti i pambarimtė izraelito-palestinez.

Tė gjitha kėto do tė mė ishin dukur gjepura sikur tė mos dija historinė e kėrkimit tė Graalit nga SS e tmerrshėm dhe “racionalė” tė Heinrih Himlerit. Ndoshta nė gjithė kėtė konfuzion informacionesh duhej tė kishte diēka tė vėrtetė!

Por ēfarė?

Ku edhe si kishte lindur legjenda e objektit tė mistershėm tė quajtur Graal qė pėr shekuj torturonte ndėrgjegjen njerėzore thuajse si historia e mėkatit fillestar apo ajo e zanafillės primordiale. Cili ishte sekreti i tij, dhe ku e kishte zanafillėn?

Vallė zanafilla e objektit dhe e misterit Graal ishte e lidhur ngushtė me lindjen e krishterimit (e parė si kupa e famshme e pėrdorur nga Jezu Krishti gjatė darkės sė fundit, apo ajo ku ishte ruajtur gjaku i Krishtit tė kryqėzuar!) siē e pėrshkruanin tė gjitha enciklopeditė mė serioze tė botės, apo mos ndoshta vallė ishte njė krijese e ngjizur nga mbijetesa ilegale e besimit antik tė dritės me njė dituri tė fshehtė, aq edhe antike e qė ishte fshehur nė mjegullėn e kohės siē besonte Otto Rahn?

Por mos ndoshta tė dyja kėto hipoteza nė pamje tė parė kaq tė kundėrta nė tė vėrtetė nuk pėrjashtonin krejtėsisht njėra-tjetrėn?


VII. KALORĖSIT E KRYQIT DHE MREKULLITĖ E RELIKTEVE TĖ SHENJTA  43- 61

Tė gjithė tė krishterėt e vėrtetė dėshironin tė dilnin pėrpara gjykatėsit hyjnor tė larė nga mėkatet dhe kjo dėshirė frenetike e larjes sė mėkateve me “ēdo mėnyrė” duke marrė si shkėmbim premtimin e jetės sė pėrjetshme e nxitur edhe pse jo nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė nga kisha e krishterė, bėri qė shumė pronarė tokash dhe fisnikė tė tė gjitha rangjeve tė falnin pėrpara vdekjes gjithė pasuritė e tyre kishės, duke mos u lėnė asgjė trashėgimtarėve tė natyrshėm e duke shtuar kėshtu radhėt e kalorėsve tė patokė. Por nė mėngjesin e parė tė vitit 1000 nuk ndodhi asgjė!

Nė tė vėrtetė pėr shkak tė konfuzionit nė sistemin kalendarik dhe debateve shumėshekullore mbi ditėn dhe vitin e lindjes sė Krishtit, kjo ditė e parė e vitit 1000 u prit tė ndodhte pėr disa muaj rresht, por pėr fatin e mirė (por edhe tė keq pėr trashėgimtarėt e ngelur pa pasuri!) Krishti nuk u shfaq mbi fronin qiellor pėr tė ndėshkuar mėkatarėt. Nga ana tjetėr,vetėm nė pak vite, Kisha e Romės ishte shndėrruar nė pronaren mė tė madhe tė tokave nė kontinent dhe qindra katedrale tė reja filluan tė ngriheshin madhėshtore drejt qiellit (edhe pse tė “vjetrat” nuk ishin mė pak madhėshtore!) pėr tė falėnderuar zotin qė kishte mėshiruar edhe kėsaj here njerėzimin mėkatar. Ngjante se jeta kishte filluar sėrishmi nga njė vit “zero” si nė kohėn e pėrmbytjes universale dhe sė bashku mė tė edhe dėshira e kalorėsve pėr tė rifituar pasurinė e humbur.

VIII. SHFAQJA E GRAALIT    62- 70

Por ēfarė kishte ndodhur me heshtėn e Longinos?
Kronikat nuk na tregojnė asgjė!

Ndoshta edhe ajo kishte rėnė nė duart e Saladinit sė bashku me kryqin e shenjtė dhe koleksionin e relikteve, qė ushtria e krishterė kishte me vete nė ditėn e betejės fatkeqe.Brenda dy muajsh Saladini pushtoi thuajse tė gjitha qytetet e krishtera nė tokėn e shenjtė dhe nė fillim tė shtatorit 1187, 88 vjet pas marrjes se Jerusalemit nga kryqtarėt e kryqėzatės sė parė, ushtria myslimane rrethoi qytetin e shenjtė. Nė 2 tetor Jerusalemi i dorėzohet Saladinit. Kryqi i artė qė dikur kryqtarėt kishin vendosur mbi kupolėn e xhamisė sė madhe tė Omarit rrėzohet pėrpara syve tė tė gjithė tė pranishmėve.

“Zoti ėshtė i madh”! - bėrtitėn si tė hipnotizuar nė njė zė njerėzit qė gjende-shin nėn ngrehinėn e tempullit.

“Myslimanėt bėrtisnin nga gėzimi dhe tė krishterėt nga dhimbja!

Kjo ulėrimė ishte aq e fortė, sa ngjau qė edhe toka u trondit.” – rrėfen kronisti mysliman i quajtur Ibn al-Athir.

Dhe Ibn al-Athir nuk gėnjente, trualli i qytetit tė shenjtė u trondit, nga thirrja e fortė qė shoqėroi rėnien e kryqit nga kulmi i xhamisė sė Omarit, por kronisti arab, nuk mund tė imagjinonte se kjo “tronditje” do tė ishte e tillė sa, si njė tėrmet shkatėrrimtar do tė lėkundte frikshėm edhe shpirtrat e besimtarėve tė krishterė nė Evropėn e largėt!

Lajmi i rėnies sė Jerusalemit mes tė krishterėve nė Evropė, shkaktoi njė habi shumė herė mė tė madhe se ai qė vite mė parė, kishte lajmėruar baballarėt tyre, pėr ēlirimin e qytetit tė shenjtė nga ushtria kryqtare. Mbi bashkėkohėsit e kryqėzatės sė parė kishte triumfuar e plotfuqishme bindja optimiste, se ēlirimi i tokės sė shenjtė ishte njė akt i dėshiruar nga zoti dhe pėr shkak tė kėsaj bindjeje, lajmi i ēlirimit tė Jerusalemit (plotėsimi i vullnetit tė zotit!) nuk i ishte dukur askujt njė ngjarje e jashtėzakonshme. Askush nuk mund t’i dilte pėrballė fuqisė sė vullnetit tė zotit!

Por rėnia e tij!
Ky lajm ngjante i pamundur dhe i pabesueshėm!
Pėrse!
Vallė, pėrse zoti e kishte lejuar kėtė?
“Zoti e dėshiron!” - kishte bėrtitur dikur Papa Urbin, ndėrsa shpallte thirrjen e kryqėzatės sė parė!

“Zoti e dėshiron!” - kishin bėrtitur kryqtarėt ngadhėnjimtarė, kur 88 vjet mė parė kishin ngritur kryqin artė mbi kulmin mė tė lartė tė xhamisė sė madhe tė Omarit.

“Zoti ėshtė i madh!” - kishin bėrtitur nė njė zė banorėt e krishterė tė Jerusa-lemit dhe ushtarėt myslimanė tė Saladinit, si tė ishin ēliruar nga pesha e njė ankthi tė madh, kur kryqi i artė ishte rrėzuar plot zhurmė nga maja e faltores myslimane tė Jerusalemit.

Qindra mijėra tė krishterė ishin masakruar pėr dhjetėra vite me radhė, sė pari pėr tė ēliruar tokėn e shenjtė dhe mė pas pėr ta mbrojtur atė, dhe tashmė zoti kishte lejuar qė “armiqtė e tij” tė bėheshin sėrishmi, zota tė tokės sė shenjtė tė krishterimit.

Tė ēnderonin varrin e Krishtit!
Pėr ēfarė arsye?
Vallė ēfarė ishte ajo qė vėrtet zoti dėshironte?

IX. CHRETIEN DE TROYES 71- 87

Pasi fėrkoi lehtazi mjekrėn e dendur mbi sipėrfaqen e valėzuar tė sė cilės qimet e thinjura kishin krijuar njė mozaik tė trishtė ngjyrė hiri, shkronjėsi, shtyu ngadalė dhe disi me mėdyshje dorėshkrimin e zverdhur nga koha tė cilin e kishte lexuar disa herė rresht (Sa thuajse mund tė kujtonte ēdo frazė pa mundim!) dhe ngjeu penėn nė kallamarin e argjendtė. Hezitoi njė moment tė vetėm por pastaj frazat prej kohėsh tė burgosuara nė vrazhdėn e mendimeve, filluan tė rrėshqisnin mbi letėr pa vėshtirėsi dhe thuajse me ngut, sikur t’i frikėsoheshin njė armiku tė padukshėm qė papritmas do t’u zinte rrugėn dhe do tė pėrpiqej tė pengonte udhėtimin e tyre drejt lirisė.

“Chretien hedh mbi kėto faqe, farat e fillesės sė njė romani, dhe i hedh ato mbi njė tokė kaq pjellore sa ėshtė i sigurt qė krijesa e tij nuk do tė ngelet pa fruta; sepse ia kushton veprėn e tij njeriut mė fisnik tė Perandorisė sė Romės; kontit Filip tė Flandrės qė vlen mė shumė se Aleksandri pėr tė cilėn bota kėndon kaq shumė lavdėrime.”

Shkronjėsi quhej Chretien de Troies, dhe konti tė cilit i kushtonte librin e tij ishte Filipi nga Alsazia, zoti i pushtetshėm i Flandrės. Veē atyre pak infor-macioneve tė kursyera qė Chretien shkruan pėr vetveten nuk dimė asgjė tjetėr mbi jetėn e kėtij shkrimtari mesjetar, tė cilin kritikėt e letėrsisė e vlerėsojnė si shkrimtarin mė tė madh tė mesjetės pėrpara Dantes.

XI. NJĖ GRAAL PAGAN?! 109 -134

Nėse Akili do tė zgjidhte rrugėn e rehatshme por anonime tė njė “jete tė pėrjetshme por pa lavdi” me siguri qė sot nuk do tė mund tė lexonim emrin e tij nė rrėfenjėn e luftės sė Trojės tė pėrshkruar nė “Iliadėn” e Homerit dhe po kėshtu, nėse Odisea nuk do tė kishte bėrė tė njėjtėn zgjedhje, pra atė tė njė udhėtimi tė pafundmė nė kėrkim tė “atdheut tė humbur” ku e priste “dashuria e vėrtetė”, sot askush nuk do ta kujtonte mė emrin e tij. Tė gjithė heronjtė e antikitetit ashtu si edhe “Percevali” i Chretien de Troyes, gjykohen nga turma anonime, si tė “palogjikshėm” pėr shkak tė zgjedhjes qė kanė bėrė, por njėkohėsisht, nga ana tjetėr, ēdo individ pėrbėrės i kėsaj turme tė munduar nga asgjėja qė pėrcakton ekzistencėn e tyre tė “njeriut pa emėr”, ka admiruar deri nė hyjnizim, zgjedhjen e bėrė nga “heroi”. Zgjedhja e “palogjikshme” e rrugės sė vėshtirė ėshtė jetike pėr ekzistencėn e “heroit”, sepse pa kėtė zgjedhje ai nuk do tė ishte i tillė. Marja e vendimit pėr tė zgjedhur “rrugėn e vėshtirė ” ėshtė pėr heroin, prova e parė dhe ndoshta ajo mė e vėshtira qė jeta i vė pėrpara. Mėdyshjet e torturojnė deri nė marrėzi qenien e tij dhe pėr kėtė arsye “heronjtė antikė” paraqiten dhe gjykohen gjithmonė nga turma anonime si tė “marrė”apo tė “ēmendur”. Akili duket si i “marrė” apo i “ēmendur”, kur teksa pėrpiqet mė kotė tė shmangė marrjen e vendimit tė zgjedhjes sė vėshtirė, vishet si grua dhe, nė tė njėjtėn mėnyrė po kėshtu na paraqitet edhe Odisea para se tė vendosė tė niset drejt Trojės. Nė vazhdim, tė dy heronjtė kryesorė tė veprave tė Homerit, pas zgjedhjes sė “pazakontė” qė kanė bėrė na paraqiten shpeshherė si tė “palogjikshėm” pėr arsye tė sjelljeve tė tyre tė “pakuptueshme” pėr turmėn anonime tė njerėzve tė zakonshėm, qė ndryshe nga ai (heroi), kanė preferuar tė zgjedhin nė mėnyrė tė “logjikshme” rrugėn e lehtė, pra atė tė njė “jete tė qetė” apo “normale” tė “njerėzve pa emėr”. Duke imituar modelin e heronjve antikė, edhe Chretien de Troyes na e paraqet “Percevalin” e fillimit tė rrėfenjės si njė “djalosh tė marrė” apo tė “lehtė nga mendja”, me sjellje tė gjykuara tė “pakuptueshme” dhe shpeshherė edhe qesharake nė dallim nga personazhet e tjerė tė romanit qė ky takon gjatė rrugėtimit tė tij.

Por cila ishte arsyeja qė heroi, ndryshe nga turma e “njerėzve pa emėr” preferon apo vendos tė zgjedhė “rrugėn e vėshtirė” tė jetės?

Shkak i vendimit tė pazakonshėm tė heroit pėr tė zgjedhur “rrugėn e vėshtirė” dhe pėr kėtė arsye edhe tė “marrėzisė” dhe “palogjikshmėrisė” sė tij ėshtė gjithmonė dėshira e plotėsimit tė njė qėllimi (ideali) i gjykuar i pamundur pėr t’u arritur nga individėt anonimė tė turmės.

Njohja e njė tė vėrtete (diturie) tė mohuar apo ndaluar!

Pavarėsisht nga objekti material, qė ėshtė edhe qėllimi i dukshėm i kėrkimit tė heroit, apo shkaktare tė aventurave tė tij, si pėr shembull, “vellua e artė”, qė ishte synimi i udhėtimit tė argonautėve apo “dymbėdhjetė provave” tė famshme me tė cilat ju desh tė pėrballej Herkuli pėrpara se tė meritonte titullin e heroit dhe tė fitonte pėrjetėsinė, duke merituar njė vend mes hyjnive tė Olimpit, qėllimi i fshehtė dhe parėsor i kėrkimit tė heroit antik ėshtė gjithmonė njė dhe i vetėm...

Kėrkimi apo njohja e vetvetes!
avatar
gjilanasi

397


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Graal, shpirti i humbur i Evropės dhe historia e mohuar e Alba - Gens

Mesazh  gjilanasi prej 31.03.15 23:27

XIII. GRAALI I KRISHTERĖ! 165- 188

Pikėrisht pėrgjigjen e kėsaj pyetjeje dhe tė “vėrtetėn e madhe” qė ajo mbar-te, shkrimtari Robert de Boron do t’i premtonte lexuesit se do e zbulonte nė rreshtat e romanit tė tij tė titulluar “Joseph d’Arimathie” (Josifi nga Arimatea), apo “Roman de l’Estoire dou Graal” (Romani i historisė sė Graalit), tė shkruar rreth vitit 1200. Siē kuptohet edhe nga titulli, heroi kryesor i historisė sė Graalit tė shkruar nga Robert de Boron ishte njėfarė Josifi nga Arimatea...

Po kush ishte ky?

Mund tė themi sė pari se, pa dyshim, Josifi nga Arimatea ėshtė njė prej personazheve mė tė mistershėm qė ndeshim nė historinė e jetės dhe vdekjes sė Krishtit!

Nga ungjijtė zyrtarė mėsojmė se, menjėherė pas vdekjes sė Krishtit, i quajturi Josifi nga Arimatea, u paraqit pėrpara Pilatit, guvernatorit romak tė Judaea (pjesa e Palestinės, e cila qeverisej nga romakėt!), pėr t’i kėrkuar ta lejojė tė varrosė trupin e Krishtit. Mungesa e informacioneve, se kush ishte ky njeri, i cili kishte guxuar t’i kėrkonte guvernatorit romak ta lejonte tė varroste Krishtin nė njė varr, pronė tė familjes sė tij, ndėrkohė qė dimė, se edhe vetė tė famshmit dishepuj, pas arrestimit tė Krishtit kishin nxituar ta braktisnin duke u fshehur, e madje edhe mohuar, mėsuesin e tyre (e pėrshkruar nė Bibėl nė episodin e mohimit tė trefishtė tė Krishtit nga Pjetri, dishepulli i tij mė besnik!), pa dyshim qė kishte vėnė nė vėshtirėsi edhe vetė shkronjėsit e katėr ungjijve zyrtarė!

Vallė, ēfarė arsye e fortė e kishte shtyrė tė quajturin Josif tė varroste nė varrin e tij privat apo nė atė tė familjes sė tij, trupin e tė dėnuarit me vdekje Jezus, duke rrezikuar qė me kėtė akt tė tėrhiqte mbi vete mėrinė e njerėzve mė tė pushtetshėm tė Jerusalemit, dhe atė tė shumė prej bashkatdhetarėve tė tij, qė kishin mundėsuar arrestimin dhe dėnimin e Jezusit?

XIV. UDHĖTIMI I MUNDIMSHĖM I “GRAALIT TĖ HUMBUR” MIDIS LEGJENDĖS DHE HISTORISĖ!

“Mjeshtėrit muratorė lartėsonin ditėn muret e kėshtjellės sė re, por natėn njė forcė e mistershme i kthente ato nė gėrmadha...”

Me kėto rreshta, tė cilat ngjajnė se i pėrkasin njė legjende tė famshme tė eposit shqiptar, fillon ēuditėrisht edhe episodi i “Historisė sė mbretėrve tė Britanisė”, nė tė cilėn Gaufridi rrėfen historinė e djaloshit tė pazakonshėm tė quajtur Merlin...

Vallė, mos ndoshta njė fill i padukshėm dhe i fshehtė bashkonte eposin dhe historinė e Ilirėve dhe britanėve, tė cilėt ishin dy nga popujt mė tė lashtė tė kontinentit evropian?

Por Gaufridi, i cili sigurisht qė nuk e kishte dėgjuar legjendėn e lashtė dhe tė mistershme tė popullit tė largėt tė quajtur Ilir, vazhdon mė tej me rrėfenjėn e tij mbi Merlinin, pa e vrarė mendjen mbi ngjashmėrinė e pazakontė qė plek¬ste errėt dhe pakuptueshėm legjendat e kėtyre dy popujve gjeografikisht kaq tė largėt nga njėri-tjetri.

Tashmė i paaftė pėr t’u pėrballur me ushtritė e pitėve, skotėve dhe sakso-nėve dhe i frikėsuar nga pakėnaqėsia e hapur qė Britanėt shprehnin ndaj pushtetit tė tij tė ngritur mbi dhunėn dhe intrigat e errėta, mbreti Vortigern vendosi tė ndėrtojė njė kėshtjellė tė lartė, brenda sė cilės do tė mund tė fshihej, kur tė mos i ngelej me asnjė shpresė pėr tė ruajtur pushtetin e tij mbi Britaninė.

Pėrse rrėzohen kėto mure? - bėrtiste mbreti Vortigern.

Por mė kot, sepse askush nuk dinte t’i jepte njė pėrgjigje!

XV. NJĖ VARR PĖR MBRETIN ARTUR APO NJĖ VARR PĖR GRAALIN!? 231- 272

Kjo skenė, pėrpara sė cilės gjendet Percevali nuk mundet tė mos sillte nė kujtesė njė “tjetėr” mbret tė plagosur, i pamundur pėr t’u ngritur sėrishmi nė kėmbė e pėr t’u pėrballur me rrezikun qė kėrcėnonte popullin e tij!

Njė tjetėr pallat tė magjepsur, nė tė cilin mbreti i plagosur ishte strehuar nga nėntė motra, mė e madhja e tė cilave zotėronte tė fshehtat e artit tė shėrimit dhe ndoshta edhe tė pėrjetėsisė!

Shpatėn dhe heshtėn e tij tė famshme, qė ngjante se vuanin po aq sa edhe heroi dhimbjen e plagėve dhe prisnin me shpresė shėrimin e tyre!

Mbretin Artur dhe armėt e tij!
Shpatėn Kaliburn dhe heshtėn Ron!

Nė tė vėrtetė, shpata e pėrkryer qė mbreti peshkatar i beson Percevalit do tė thyhej nė duart e tij “pikėrisht nė momentin kur ai mė shumė se kurrė do tė kishte nevojė pėr ndihmėn e saj”, tamam ashtu si dhe shpata Kaliburn pa mbretin Artur do tė “humbiste” forcėn e saj, tė cilės aq shumė i druheshin armiqtė dhe nuk do tė mundej t’i shpėtonte britanėt nė momentin mė tė vėshtirė tė historisė sė tyre!

Heshta, e cila qante lot gjaku si tė ishte e gjallė nuk mundej tė mos tė kujto-nte heshtėn Ron, e cila mė pas do tė quhej edhe heshta e udhėheqjes, e cila “qante” lot gjaku pėr kryeprijėsin qė tashmė nuk mundej mė tė printe trimat e popullit tė tij nė betejė!

“Qan nėna (atdheu) pėr njė bir, qajnė armėt pėr njė trim” do tė kėndonte njė varg i famshėm i eposit shqiptar...!

Dhe pikėrisht nė gjuhėn shqipe, emri i aq i pakuptueshėm i heshtės sė Arturit pėr studiuesit e mitit arturian do tė gjente njė kuptim!
Ron nė gjuhėn shqipe, pasardhėses sė drejtpėrdrejtė tė ilirishtes antike mbart kuptimin “jeton”, ėshtė e “gjallė”!
Pikėrisht nė kėshtjellėn e mbretit peshkatar, Percevali i habitur do tė ndeshej me shfaqjen e njė heshte tė tillė “qė qante lot gjaku tamam sikur tė ishte e gjallė”...

Dhe shpata e pathyeshme do tė thyhej dhe heshta do tė qante lot gjaku deri atėherė kur heroi tė shėrohej nga plagėt dhe tė ngrihej sėrishmi nė kėmbė pėr t’u kthyer sėrishmi nė gjirin e popullit qė e kishte lindur!

Por ēfarė do tė ndodhte deri atėhere?

Ēfarė do tė ndodhte nėse “plagėt” e kryeprijėsit legjendar do tė vononin tė shėroheshin?

Pėrgjigjen e kėsaj pyetje e marrim nga fjalėt qė gruaja e shėmtuar dhe e rraskapitur, simbol i tokės mėmė qė ka rėnė nė duart e tė huajve, i drejton Percevalit nė “rrėfenjėn e Graalit”...


XVI. “HESHTJA” E GJATĖ E GRAALIT! 273- 324

Mes mjegullės sė errėt tė pesimizmit dhe disfatizmit, qė kishin ngjallur nė kontinentin e krishterė, fitoret e shkėlqyera tė otomaneve u shfaq papritmas njė hero, i cili nė krye tė njė populli tė “vogėl” guxoi tė pėrballej me ushtritė e shtetit tė fuqishėm qė kishin mundur tė krijonin turqit otomane nė tė cilin kronistėt Evropianė do tė shihnin, mishėrimin e mbretėrisė sė antikrishtit!

Quhej Gjergj Kastrioti, dhe nė vendin e tij, i cili shtrihej mes maleve tė thepisura, qė lartėsohen mbi brigjet lindore tė detit Adriatik, ashtu si nė atdheun e mbretit Artur thuajse 1000 vite mė parė, rapsodėt vazhdonin t'i thurnin vargje zonjave tė burimeve tė quajtura zana, tė cilat rrėfehej se jetonin mes pyjeve tė pakalueshėm dhe liqeneve tė kristalte, qė fshiheshin nė shpatet e atyre maleve, ku bora nuk shkrinte asnjėherė. Legjendat tregonin se askush prej atyre qė kishte guxuar tė shkelte nė pyjet, ku zanat jetonin apo kishte pirė ujė nė burimet e tyre nuk ishte kthyer me gjallė nė shtėpinė e tij!

Pėrveē...

Disa heronjve tė panjollė, tė cilėt zanat pas shumė mundimesh dhe provash i kishin ftuar sė fundmi tė pinin nga kupat e tyre te mrekullueshme pėr tė shuar “etjen” qė i mundonte trupin dhe shpirtin!

Ngjante thuajse sikur mes atyre pyjeve tė pakalueshėm dhe malesh tė lartė, historia e tokės dhe popullit i cili kishte lindur ne Britaninė e largėt mbretin legjendar Aturin ishte pėrse rritur nė mėnyrė tė magjishme duke lindur shekull pas shekulli, heronj tė lavdishėm tė cilėt vėrtet ashtu si Arturi do tė “harroheshin” nga kronikat e vdekshme tė historisė sė shkruar por nga ana tjetėr do tė fitonin pėrjetėsinė nė kujtesėn e pavdekshme tė vargjeve tė rapsodėve!

Qindra hordhi pushtuesish tė ndryshėm kishin shfryrė gjithė egėrsinė e tyre mbi popullin antik qė jetonte nė malet e thepisura buzė Adriatikut...
Por me qindra ishin edhe heronjtė, qė ky popull kishte lindur nė shekuj, pėr tė zhbėrė mallkimin e sė keqes, qė aq shumė ishte pėrpjekur ta shndėrronte atdheun e tyre nė njė tokė tė shkretuar!
Dhe mes kėtyre heronjve, rapsodėt do t'i thurnin vargje lavdie edhe Gjergj Kastriotit!
Kėtij heroi i cili me historinė e jetės se tij mė shumė se ēdo kronikė historie, do tė provonte se qenėsia e mbretit Artur nuk ishte pjellė e fantazisė sė Britanėve tė mundur nė kėrkim tė njė heroi fitimtar, por njė e vėrtetė e pamohueshme!

Si tė ishte e drejtuar nga tekat e njė ligji sa tė mistershėm po aq sa edhe i pakuptueshėm nga logjika e qenieve njerėzore, historia pėr tė mbarsur lindjen e mitit tė heroit shqiptar, kishte pėrsėritur nė mėnyrė thuajse identike gjendjen historike, nė tė cilėn gjendej populli i britanėve nė kohėn kur kishte lindur miti legjenda sa edhe historia e kryeprijėsit tė Britanėve, Arturit!

Pėr disa shekuj paraardhėsit e shqiptareve Ilirėt, ashtu si edhe Britanėt, ishin ndėr popujt nė tė cilėt Perandoria Romake rekrutonte luftėtarėt e saj mė tė mirė!

Tė shumtė kishin qenė djemtė Ilire, tė cilėt edhe pse e kishin filluar karrierėn ushtarake si legjionarė tė thjeshtė kishin mundur tė meritonin poste tė larta nė shtetin perandorak dhe madje edhe tė shpalleshin Perandorė!

Por ashtu siē kishte ndodhur edhe me Britanėt, ndėrkohė qė luftėtarėt Ilirė, derdhnin gjakun pėr tė mbrojtur Romėn, shteti Romak nuk do ta mbronte atdheun e tyre nga sulmet e popujve barbare qė vinin nga lindja!

XVII. WOLFRAM VON ESCHENBACH 325- 349

Misteri i njė “A. B. C Arcane”!

Kėrkimi i gjurmėve qė kishte lėnė rrugėtimi i legjendės sė graalit sa edhe i qėllimit dhe arsyes tė cilat i kishin dhėnė jetė udhėtimit tė tij shumė shekullor nė shtegun e errėt tė sė vėrtetave tė turbullta tė historisė do tė shndėrrohej shpejt nė njė ndėrmarrje shterpe, nėse nuk do tė kishe fatin tė “takoheshe” me udhėrrėfyesin e mistershėm tė quajtur Wolfram von Eschenabach!

Sė bashku me idetė dhe modelin e shoqėrisė sė re, qė kishte lindur nė jugun Francės, besimin e Albigezeve, diturinė e librave tė ndaluar qė vinin nga bibliotekat e Spanjės Arabe do tė “udhėtonin” drejt pjesės tjetėr tė Evropės, edhe vargjet e trobadorėve, tė cilėt pas shumė shekujsh memecėrie, do tė guxonin sėrishmi tė viheshin nė kėrkim tė “fjalės sė humbur” pėr t’i thurur mė tė vargje ndjenjės me antike tė qenies njerėzore aq tė pėrbuzur nga krishterimi...

Nėnės tė sė gjitha mėkateve!

Dashurisė!

Nė Gjermani trobadorėt jo rastėsisht do tė quheshin “Minnesanger”...

Kėngėtarėt e dashurisė1!

Njė prej kėtyre “kėngėtarėve tė dashurisė” ishte edhe Wolfram von Eschenabach, i cili diku ndėrmjet viteve 1200-1210 do tė mbaronte sė shkruari romanin e titulluar “Parzival” apo versionin gjerman tė historisė sė Percevalit tė rrėfyer pėr herė tė parė nga Chretien de Troyes nė vitin 1191.

PJESA E DYTĖ

I. MIDIS DY EPOKAVE...353- 356

Shfaqja e rrėfenjės sė graalit tė Chretien de Troyes do tė pėrkonte nė his¬torinė e letėrsisė me fundin e gjumit tė rėndė shumėshekullor, nė tė cilin ishte zhytur qytetėrimi Evropian. Papritmas nė historinė e Evropės do tė shfaqeshin poetė tė cilėt nė vend t’i kėndonin lavde jetės sė zymtė tė shenjtorėve guxuan t’i thurnin vargje dashurisė dhe heronjve si Rikard Zemerluani dhe Saladini tė cilėt “ėndėrruan” ta shndėrronin qytetin e pėrgjakur sa edhe tė shenjtė tė Je¬rusalemit nė njė qytet tė lirė pėr tė gjitha fetė ku myslimanė tė krishterė dhe hebrenj tė jetonin sė bashku nė paqe. Shumėkush nga bashkėkohėsit e Rikard Zemėrluanit do tė shihte nė figurėn e kėtij mbreti tė ri “ringjalljen” e mbretit tė britanėve Arturit dhe epokės sė tij tė lavdishme, njėsoj ashtu si disa shekuj mė parė Arturi, prijėsi legjendar, qė kishte prirė Britanėt e bashkuar nė luftėn kundėr pushtuesve Saksone ngjante se do tė mishėrohej sėrishmi nė qenien e prijėsit tė panjohur Gjergj Kastrioti i cili nė krye tė popullit tė tij tė vogėl, do tė arrinte tė ndalonte pėr mė shumė se 25 vjet pushtimin e Evropės sė krishterė nga ushtritė e pathyeshme tė Turqve myslimane, duke mundėsuar me kėtė akt sublim sakrifice dhe heroizmi, jo vetėm mbijetesėn e qytetėrimit Evropian dhe kulturės se tij, por edhe triumfin e mėpasėm politik, ekonomik dhe kulturor tė kėtij qytetėrimi, mbi tė gjithė botėn, tė kushtėzuar nga teknika e shtypjes se librave tė ideuar nga Johan Gutenbergu dhe fillimin tė epokės sė zbulimeve tė mėdha gjeografike. Por rishfaqja e Graalit nė rreshtat “Historia e mbretit Artur dhe kalorėsve tė tij” tė shkruar nga Tomas Malory pėrveē “Arturit” qė ngjante se ishte mishėruar nė qenien e prijėsit tė fisnikėve shqiptarė Gjergj Kastrioti do tė kishte edhe Percevalet e tij, tė cilėt si kalorėsi i rrėfenjės sė graalit, nuk do tė hezitonin tė viheshin nė kėrkim tė sė vėrtetės, apo diturisė sė humbur sa edhe tė ndaluar, krejtėsisht tė ndėrgjegjshėm qė nė kėtė udhėtim drejt tė panjohurės sė frikshme, mund tė humbisnin gjithēka qė mė tė shtrenjtė kishin...

Madje edhe vetė jetėn e tyre!

II. RRĖFENJA E GRAALIT NĖ “SHĖRBIM” TĖ ETĖRVE TĖ NACIONAL-SOCIALIZMIT DHE SHENJTĖRIA E PĖRDHOSOUR E KRYQIT TĖ THYER! 357- 365

Hija e legjendės sė thesarit tė fshehur tė albigezėve dhe tė shoqėrive tė ndryshme qė gjallonin nė kufijtė e turbullt tė legalitetit, pėr emrat dhe rolin e qenėsisė tė sė cilave historia “hesht” duke nxitur me heshtjen e saj thuajse dyshuese, pretendimet se kėto shoqėri ishin zotėruese tė shumė sekreteve (midis tė sė cilave e fshehta ndjellėse e graalit do tė zinte thuajse gjithmonė njė vend kryesor!)do tė vijėzonte “formėn e re” qė do tė merrte rrėfenja e graalit nė gjysmėn e dytė tė shekullit tė XX!. Kjo “formė e re” e rrėfenjės sė graalit, do tė arrinte kulmin e suksesit tė saj me romanin “Kodi da Vinēit” i shkrimtarit amerikan Dan Braun, i cili i publikuar pėr herė tė parė nė vitin 2003, do tė shfletohej nga dhjetėra miliona lexues. Njė sukses po kaq tė madh, do tė kishte edhe versioni hollivudian i romanit, fitimet ekonomike tė tė cilit do tė rezultonin shumė herė mė tė mėdha se buxhetet financiare tė shumė vendeve tė sė ashtuquajturės botė tretė. Por vetėm njė pjesė e vogėl mes kėtyre dhjetėra milionash qytetarėsh tė rruzullit tokėsor, ishin nė dijeni se “shkrimi” i historisė se Graalit, tė paraqitur nė romanin e suksesshėm “Kodi da Vincit” kishte filluar thuajse gjysmė shekulli mė parė ne Rennes le Chateau...

Njė fshat anonim ne jugun e Francės i cili gjendej vetėm disa dhjetėra kilo¬metra larg fortesė s sė Monsegurit drejt sė cilės nė fund tė viteve 30 tė shekullit tė XX shkrimtari gjerman Otto Rahn do tė kėrkonte graalin pėr llogari tė udhė-heqėsit famėkeq tė SS Heinrih Himler. Dhe historia e shkrimit apo mė saktė e krijimit tė kėsaj forme moderne tė rrėfenjės graalit ėshtė po aq magjepse dhe mistershme po aq (nė mos mė shumė!) sa dhe drama aventureske qė mbush faqet e “Kodit tė da Vinēi”.

III. RENES LE CHATEAU DHE “HISTORIA” E PRIFTIT “MILIONER”, BERENGER SAUNIER! 366- 372

Shfaqja e “L’histoire de Rennes le Chateau” e shkruar nga njė autor anonim do tė ndiqej nga shfaqja ne skenėn e errėt te historisė sė thesarit tė Rennes le Chateau tė njė sėrė dokumentash tė tjera, autorėt (apo autori!) do tė preferonin tė ngeleshin anonimė apo tė fshiheshin pas emrave tė rreme. Dhe do tė ishin pikėrisht, informacionet e panjohura qė kėta autorė anonime do tė “mbillnin” me kujdes, nė tekstet e tyre, tė cilat do ta shndėrronin his¬torinė provinciale dhe mediokre tė thesarit tė Renne le Chateau, nė njė histo¬ri ndėrkombėtare me aspekte krejt tė paparashikuara sa edhe tė rrezikshme.

X. “THESARI” I RENNE-LE-CHATEAU NĖN HIJEN ANONIME TĖ “PRIORATIT” 424-436

Ishte thuajse e pamundur qė ndėrsa zbuloje nė fashikujt e “Dosjeve”, “his¬torinė” e organizatės sė fshehtė tė quajtur “Priorati i Sionit” qėllimi i ekzis¬tencės tė sė cilės ishte rivendosja nė fronin mbretėror tė Francės (apo edhe madje tė Evropės!) pasardhėsit e Merovingėve, tė mos tė vinte nė kujtesė ai tjetri “Priorat (Parėsi!) e Sionit” ekzistenca e tė cilit “zbulohej” nė faqet e “Pro¬tokolleve” famėkeqe. Pėrveē emrit tė njėjtė, ishin tė shumta elementet, qė tė nxisnin tė vendosje shenjėn e barazisė midis Prioratit tė “Protokolleve” dhe Prioratit tė “Dosjeve”...

Nėse “Priorati i Sionit” i Protokolleve shpallte si qėllim tė tij krijimin e njė “mbretėrie botėrore” nė fronin e sė cilės do tė vendosej njė pasardhės i “farės” sė Davidit mbretit biblik tė Izraelit, “Priorati i Sionit” i dosjeve “shpallte” si qėllim tė qenėsisė sė tij vendosjen nė fronin e Francės, atė tė Merovingėve, tė cilėt sipas dosjeve ishin pasardhės tė fisit biblik tė Beniaminit dhe si tė tillė ishin edhe zotėruesit e ligjshėm tė “fronit” mbretėror tė Jerusalemit dhe tė “pėrzgjedhurit” e Zotit biblik pėr tė mbretėruar...

Pėr tė mbretėruar ku?
Njė besimtar “fundamentalist” i zotit biblik mund tė pėrgjigjej pa hezituar...
Sigurisht!
Mbi tė gjithė botėn!

XI. “SANGREAL”APO “SANG REAL”!? 437-448

Pa asnjė dyshim, qė hipoteza apo mė saktė zinxhiri i hipotezave qė ngrinin bashkautorėt e “Gjaku i shenjtė dhe Graali i shenjtė” nė librin e tyre ishte sugjes¬tionues, dhe i aftė tė ndizte flakė fantazinė e lexuesit, por nga ana tjetėr, nėse ndonjė prej tyre (lexuesve!) do tė “guxonte” tė bėnte njė kėrkim personal i shtyrė nga dėshira natyrale pėr tė gjetur “gjurmėt”, qė mund tė kishte lėnė nė kohė, provat e vėrtetėsisė sė hallkave tė kėtij zinxhiri hipotezash tė mbushur me “mundet” dhe “ndoshta”, do t’i duhej tė “pėrballej” me murin thuajse tė pak¬alueshėm tė hulumtimit tė njė historie qė pėrfshinte nė vetvete njė hapėsirė kohore prej dhjetėra shekujsh. Dhe nė kėtė kėrkim ishte thuajse e pamundur t’i shmangeshe pyetjes, se...

Vallė kush ishte personazhi i ungjijve, i quajtur Maria Magdalena, pas em¬rit tė sė cilės sipas autorėve tė “Gjaku i shenjtė dhe Graali i shenjtė” mund tė fshihej nė tė vėrtetė nėna e fėmijėve tė Jezusit?

XII. MARIA MAGDALENA 449-466

Por gjatė pėrpjekjes sė mundimshme pėr tė zbuluar se kush ishte Maria Magdalena, lexuesi guximtar gjatė udhėtimit tė tij tė vetmuar nė kėrkim tė sė vėrtetės, do tė ndeshej nė mėnyrė tė pashmangshme me njė tjetėr pyetje tė “rrezikshme” tė cilėn autorėt e “Graali i shenjtė dhe gjaku i shenjtė” kishin evituar ta merrnin nė konsideratė...

Vallė kush ishte njė riu, i prezantuar nga ungjijtė, me emrin Jezu Krishtit?

Zbulimi i pėrgjigjes sė kėsaj pyetje ishte i domosdoshėm, pėr arsyen e thjeshtė se vetėm me anėn hulumtimit tė informacioneve mbi jetėn e Jezu Krishtit mund te zbuloje se kush ishte e quajtura Maria Magdalena dhe se cili ishte raporti i marrėdhėnieve tė saj me Jezu Krishtin. Nė faqet e teksteve “mo-derne” tė historisė, lexuesi guximtar, do tė ndeshej deri nė mėrzi me historinė e besimit tė krishterė por asnjėherė me njė histori “personale” tė individit tė quajtur Jezu i cili me mesazhin e tij, i dha jetė krijimit tė kėtij besimi. Pas kėtij zhgėnjimi tė parė, lexuesi nė kėrkim tė informacioneve mbi jetėn e Jezusit, do t’i drejtohej shkrimtarėve apo historianėve, qė kishin shkruar veprat e tyre, nė dhjetėvjeēarėt qe pasuan vdekjen e Krishtit, por pasi do tė shfletonte veprat e dhjetėra autorėve tė njohur si Lukani, Claudio Tolemeo, Plutarku, Seneca, Plini i vjetėr, Ariani apo Appiani nga Aleksandria, dhe tė shumė autorėve tė tjerė me veprat e tė cilėve ėshtė disi mė e vėshtirė tė ndeshesh nė raftet e librarive tė kohėrave moderne, do tė arrinte nė pėrfundimin se, ēuditėrisht askush ndėr ta, nuk kishte shkruar, qoftė edhe njė frazė tė vetme mbi dikė si Jezusi, i cili sipas rrėfimit tė ungjijve kishte kryer dhjetėra mrekulli tė habitshme dhe si tė tilla edhe tė denja pėr t’u kujtuar. Ky fakt tė shtynte drejt njė tjetėr pėrfundimi tė pashmangshėm....

Pra se lajmi i mrekullive tė kryera nga Jezusi nuk kishte mundur t’i kalon¬te kufijtė e Palestinės!
Apo tė paktėn...

Se mrekullitė e kryera nga Jezusi nuk kishin mundur tė tėrhiqnin vėmend¬jen apo kuriozitetin e shkrimtarėve dhe historianėve, bashkėkohės sė tij!



XIII.Pierr Plantard

2.Hijet e fantazmave tė “vjetra” nė Evropėn e re 496- 504

Ndėrkohė qė propozimet apo idetė pėr njė bashkim politik apo ushtarak tė Evropės (nėn presionin e rrezikut qė vinte nga blloku komunist) do tė dėshto¬nin njėra pas tjetrės, pėrkundrazi marrėveshjet ekonomike do tė priteshin me entuziazėm nga pėrfaqėsuesit politikė tė shumė vendeve tė Evropės perėndi¬more, tė cilat nė vitin 1956 do tė programonin krijimin e “Tregut tė Pėrbashkėt Evropian” qė kishte si synim vendosjen e ligjeve dhe taksave tė njėjta mbi tė gjithė prodhuesit e vendeve pjesėmarrėse. Njė komision zyrtarėsh tė lartė do tė nxitonin, madje, tė miratonin edhe flamurin e “Evropės sė Bashkuar” qė nė atė kohė pėrbėnte vetėm njė hapėsirė ekonomike ku prodhimet e industrisė sė ēelikut dhe qymyrit qarkullonin nga njė shtet nė tjetrin pa u taksuar.

Edhe pse mendja e ēdo qytetari tė Evropės tė shekullit XX, duke filluar qė nga leksionet e para qė kishte marrė mbi historinė nė bankat e shkollės, ishte mėsyrė nga historitė e flamujve tė perandorive, mbretėrive,principatave, re¬publikave dhe atyre tė partive politike tė tė gjitha ngjyrave, ideve dhe epokave, nga ana tjetėr nė mėnyrė tė natyrshme do t’i ngjante disi i ēuditshėm fakti qė edhe njė “treg mallrash” tė kishte njė flamur...

Por, nė tė vėrtetė e tėra kjo nuk pėrbente asgjė tė re pėr historinė e Ev¬ropės!

Shumė panaire tė pėrvitshme tė Evropės mesjetare simbolizoheshin nga flamuri, stema e qytetit apo e fisnikut nė territoret e te cilit ato zhvilloheshin dhe nėn mbrojtjen e tė cilit ato ishin. Edhe pse gjithmonė, pėr hir tė sė vėr¬tetės duhej shtuar, se nė rastin flamurit tė “Tregut tė Pėrbashkėt Evropian”, ngjashmėria me atė tė flamujve apo stemave qė mbartnin panairet Evropės mesjetare nuk ishte tėrėsisht e pėrkryer. E pra, kėsaj radhe nė historinė e Evropės nuk do tė ishte “tregu” (apo panairi!) ai qė do tė simbolizohej nga flamuri apo stema e territorit shtetėror nė tė cilin zhvillohej (dhe nėn mbroj-tjen e tė cilit ishte!), por nė tė kundėrt, do tė ishin shtetet mikpritėse tė kėtij “tregu” (Panairi!) qė do tė “kėshilloheshin” nga ai. Tė harronin sa mė shpejt flamujt e shteteve tyre dhe tė “nxitonin” tė “mbroheshin” (sa nuk ishte vonė!) nėn hijen e njė flamuri tė vetėm...

Flamurit tė tij!
Tregut tė Pėrbashkėt Evropian!

Disa dhjetėvjeēarė mė pas ky flamur, pamja dhe historia (nė tė vėrtetė akoma nuk e zotėronte njė tė tillė!) e tė cilit ishte thuajse e panjohur pėr evro¬pianėt e thjeshtė deri nė vitet ’80 tė shekullit XX, do triumfonte mbi morinė e flamujve tė republikave, mbretėrive e principatave, qė do te pėrfshiheshin ne hapėsiren e tė quajturit treg (panairit!) evropian, duke iu paraqitur turmave tė hutuara tė qytetarėve evropianė, si njė risi e mrekullueshme, sa dhe shpėtim¬tare, thuajse sikur vetė zoti papritmas ta kishte zbritur nga qielli, pėr t’i dhuru¬ar evropianėve atė flamur, njėsoj si “dikur” zoti i biblės i kishte dhuruar Moisiut pllakat e ligjit.

Evropa ngjante sikur gjendej pėrpara njė mrekullie tė re, thuajse tė ngja-shme me ato tė dikurshmet, tė kryera nga shenjtorėt e mesjetės sė hershme. Dhjetėra dokumentarė nė gjuhė tė ndryshme, libra, revista, madje edhe rekla¬ma televizive (tė cilat do tė bombardonin pėr shumė vite rresht mendjet e qytetarėve tė Evropės) do tė rrėfenin thuajse nė mėnyrė romantike se 12 yjet qė vallėzonin nė rreth, nė sfondin e kaltėr tė flamurit tė ri, pėrfaqėsonin popujt e bashkuar tė Evropės nė hapėsirėn e kaltėr tė paqes qiellore.

Por flamuri i kaltėr me 12 yjet qė ngjanin se vallėzonin tė lumtur dhe paqėsisht duke formuar njė rreth nė qendėr tė tij, nuk ishte aspak njė shpikje e re. Pėr mė tepėr, kujtimet qė mbartnin “paraardhėsit” e tij (pėr tė mos thėnė frymėzuesit) nuk ishin aspak tė kėndshme dhe aq mė tepėr tė mrekullueshme.

Kalorėsi galez, i cili udhėtonte mbi njė rrugė ku me shkronja kapitale mund tė lexoje mbishkrimin “Etat Unis d’Occident” (Shtetet e Bashkuara Perėndi¬more), paraqitur nė ilustrimin e numrit tė parė tė gazetės “Vaincre” tė botuar nga i riu Plantard nė vjeshtėn e vitit 1942, shtrėngonte nė duar me krenari flamurin e Evropės sė bashkuar nacional-socialiste, idenė e krijimit tė sė cilės Eugen Deloncle do ta propagandonte plot epos qė nė pranverėn e vitit 1940.

Dhe ky flamur i Evropės sė re (siē e cilėsonte Eugen Deloncle) pėrbehej nga shtatė yje tė cilėt formonin njė rreth nė qendėr tė tė cilit Plantard, nė ilustrimin e paraqitur nė faqet e “Vaincre”, pat vendosur t’i shtonte njė em¬blemė e cila vite mė pas (edhe pse me njė pamje disi tė ndryshme), do tė shfaqej sėrishmi nė faqet e tė ashtuquajturave “Dosje sekrete” si emblema e “Prioratit tė Sionit” ”(sigurisht bėhet fjalė pėr atė tė formuar nga Plantard!).

Me gjithė ndryshimet e vogla (si ajo e numrit tė yjeve dhe emblemės nė mes tė tyre, flamuri i paraqitur nė ilustrimin e “Vaincre” do tė sillte nė kujtesė, pa asnjė vėshtirėsi dhe sforcim, atė qė mė pas do tė bėhej flamuri i ardhshėm i “Tregut Evropian” e qė mė pas do tė shndėrrohej nė “Bashkimin Evropian (BE). A mundet qė kjo ngjashmėri tė ishte thjesht pjellė e rastėsisė?

3.Njё shpirt pёr Europёn...

Por, sigurisht, “kėrkuesit” hipotetikė tė “asaj” qė do tė bashkonte qenėsinė e popujve tė Evropės nė njė komb tė vetėm, veshur me kostume tė “firmo¬sura”, qepur sipas modės sė fundit me pėlhura “bio-humanitare” (pėr prodhi-min e tė cilave nuk ishte “shfrytėzuar” puna e fėmijėve dhe ishin respektuar “normat” e mbrojtjes sė ambientit), ndėrkohė qė nga ana tjetėr nuk hezitonin tė rrugėtonin nga njė kryeqytet i kontinentit nė tjetrin hipur mbi makina luksoze, dhe avionė tė cilėt ēanin qiejt, tė shtyrė nga motora tė fuqishėm reaktivė nuk ishin aspak misionarė tė Erosit, hyjnisė antike tė dashurisė...

Pėrkundrazi, ishin njerėz praktikė tė mėsuar pėr tė shmangur koncepte tė tilla si “ndjenja”, “dashuri”, “emocione”, koncepte tė cilat nė botėn e madhe tė tregtisė dhe politikės, apo mė saktė tė “trego-politikės” (jo rastėsisht njė nga emrat qė kishin paraprirė emrin “Evropa e Bashkuar” kishte qenė pikėrisht “Tregu i Pėrbashkėt Evropian”!), jo vetėm qė nuk mbartnin asnjė vlerė tė ad¬mirueshme, por pėrkundrazi ishin tė dėmshme dhe tė pėrbuzshme. Sigurisht qė po kaq e marrė do t’iu ngjante “kėshilla” e harruar e Renan pėr tė gjetur “shpirtin” e humbur tė Evropės.
“Shpirtin e humbur”!
Ē’marrėzi tjetėr “filozofėsh tė mėrzitshėm dhe tė harruar” na ishte kjo?
Njė shpirt nuk mund tė gjendej...
E pėr mė tepėr (kjo i bėnte kėrkuesit vėrtetė tė xhindoseshin!)...

Edhe pse tashmė (me ndihmėn e tyre!) tregu i “madh dhe i bashkuar “ i Ev¬ropės tė jepte mundėsinė tė blije mallra tė ēdo lloji e tipi, si territore, monedha, naftė, gaz, shtete (e madje edhe njerėz dhe ndryshe nga ē’mund tė mendohej ēmimi i tyre, ishte tashmė mė i lirė, se edhe nė kohėrat mė tė arta tė tregetisė sė skllevėrve!), nė tė nuk mund tė blije artikullin “shpirt tė Evropės”, e cila do tė shndėrronte Evropėn nga njė “treg” nė njė komb!

Por nėse nuk mund tė gjendej dhe as tė blihej (e cila sigurisht do tė ishte edhe zgjidhja mė komode...), atėherė?!
Sigurisht!
Mund tė krijohej!
Tė krijoje njė shpirt?!

Po kjo ishte thuajse mė e pamundur se sa tė kėrkoje ta blije atė nė tregun e madh apo tė bashkuar (siē ishte bėrė e zakonshme tė quhej sė fundmi).
Sė fundi tė bindur se ishte vėrtet e marrėzishme tė pėrpiqeshe tė “blije” e aq mė tepėr tė “krijoje” shpirtin e bashkimit, “kėrkuesit” do tė detyroheshin ti riktheheshin (edhe pse pa asnjė dėshirė!) “diskutimit” tė Ernest Renan...

E pra ishte e vėrtetė qė “shpirti”, i cili i bėnte individėt tė ndjeheshin pjesė e njė kombi, nuk mund tė blihej dhe as tė krijohej, por nga ana tjetėr, vetė Renan, kėshillonte se historia ishte pasqyrimi apo mishėrimi i kėtij shpirti.

Historia?!

Por njė kėrkim i shpejtė i faqeve tė pluhurosura sa edhe tė pakėndshme tė historisė (ēuditėrisht faqet e historisė vazhdonin tė “pluhuroseshin” si tė ishin pre e njė mallkimi tė harruar edhe pse tashmė ishin tė ngurosura nė qelitė virtuale tė memorieve tė programeve elektronike!), nuk mundi t’iu dhuronte “kėrkuesve” asnjė zbulim qė tė mund tė ndillte shpresėn e zbulimit tė fillit magjik, qė do t’i bashkonte popujt e Evropės nė njė komb tė vetėm. Histo¬ria e Europės ishte e stėrmbushur me luftėra tė papushimta shtetesh kundėr shtetesh, shtetesh kundėr provincash apo krahinash kryeneēe, qytetesh kundėr shtetesh sa dhe qytetesh kundėr qytetesh e madje edhe lagjesh tė njė qyteti, kundėr njėra-tjetrės, luftėra tė cilat nė vend tė njė “mesazhi bashkimi” kishin lėnė pas vetes nė mėnyrė tė pashmangshme, hidhėrimin e “Tokės sė shkretuar” tė pėrmendur aq dendur nė romanet e Graalit. Dukej pra se edhe shpresa e kėrkimit tė njė “filli” bashkues nė histori, ishte njė ide po aq e marrė, sa dhe ajo e kėrkimit tė “shpirtit” tė Evropės. Por me gjithė kėtė “problemi” i historisė mund edhe tė zgjidhej...

Dhe do tė ishte pikėrisht ajo “e padėshirueshmja” histori, e cila do t’i ndihte (me apo pa dėshirėn e saj!) tė “zbulonin” zgjidhjen aq tė dėshiruar tė “proble¬mit” nė fjalė!

Siē dėshmonte Renan, pėr njė shtet apo dinasti e cila synonte tė shndėr¬ronte nė njė komb tė vetėm tė gjithė popujt, etnitė apo grupet e ndryshme kulturore mbi tė cilat sundonte apo i qeveriste (ndryshimi midis kėtyre dy koncepteve nė tė vėrtetė shpesh herė nė histori, ėshtė kaq i turbullt, sa ėshtė e vėshtirė tė pėrcaktosh nė mėnyrė rigoroze dhe tė paanshme ku mbaron kufiri i njėrit dhe ku fillon ai i tjetrit), “historia” ishte armiku kryesor...

“Harresa, e mund tė guxoj tė them madje, edhe shtrembėrimi i historisė, janė faktorėt kryesorė nė krijimin e njė kombi dhe, pikėrisht pėr kėtė arsye, mund tė them qė zhvillimi i studimit tė historisė, bėhet shpesh herė njė kėrcėnim, pėr krijimin e njė kombi!” - kumbonin nė kujtesėn e “kėrkuesve” fjalėt e Renan.
E pra, pėr tė mundėsuar bashkimin, “historia”...
Kėshillonte “eliminimin” e saj...
Tė shtrembėrohej!
Tė rishkruhej nga e para!
Krijimin e njė kloni tė gėnjeshtėrt, i cili tė kishte emrin dhe pamjen e saj, por qė tė mos ishte ajo!
Mos ndoshta, ishte kjo udha pėr tė rikrijuar apo falsifikuar “shpirtin” e njė kombi tė ardhshėm evropian?
Por ēfarė mund tė ishte “ajo” e cila nė historinė e “re” apo tė “klonuar” mund tė paraqitej si elementi i magjishėm i cili kishte bashkuar, edhe pse nė mėnyrė tė padukshme apo tė paktėn kishte paraprirė bashkimin e Evropės prej shumė shekujsh?


avatar
gjilanasi

397


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Graal, shpirti i humbur i Evropės dhe historia e mohuar e Alba - Gens

Mesazh  gjilanasi prej 31.03.15 23:28

XIV .GRAALI DHE HISTORIA E “HARRUAR” E “ALBA GENS”

“Njeriut qė toka Mėmė lindi nga gjiri i saj!?...”

Pa pritur qė vajza tė merrte guximin tė shqetėsonte mbretėrinė e heshtjes, qė kishte sunduar e plotfuqishme mes mureve tė tempullit pas fjalėve tė saj, priftėresha vazhdoi tė rrėfente...

Pellazgut....

Njeriut tė parė qė doli nga gjiri i tokės Mėmė mbi shkrepat e njė mali, qė preknin qiellin, pėrpara se edhe vetė hėna tė ishte krijuar....

Pėr kėtė arsye njerėzit do ta kujtonin nė kohė edhe si “biri i agimit”1. Hyjnitė e shndritshme tė qiellit, zotėruese dhe rojtare tė sė fshehtės sė pėrjetėsisė dhe hyjnitė e frikshme, qė nė thellėsitė e tokės ruajnė tė fshehtėn e madhe tė jetės dhe vdekjes, ishin vėllezėrit dhe motrat e tij …

Shpateve tė atij mali tė lartė Pellazgu do tė dashurohej me njė prej krije¬save mė tė bukura, qė toka kishte lindur e mbarsur nga dashuria dhe pėrku¬jdesi me tė cilin e rrethoi, qielli i pafundmė. Nimfėn, hyjneshėn antike qė (vigjilon) mbi pyjet malet dhe burimet!

Qenia e saj mbartte nė vetvete pėrjetėsinė qiellore, qė kishte trashėguar nga i ati, dhe dashurinė pėr pyjet e gjelbėr dhe burimet, ruajtjen e tė cilėve ia kishte besuar toka Mėmė. Nga kjo dashuri do tė lindnin pasardhėsit e Pellazgut (Piellėzat e agut!) apo populli i bijve tė agimit, tė cilėt mė pas do tė zbrisnin, nga majat e thepisura tė malit qiellor, shpatet e tė cilit dikur kishin lindur atin e tyre, pėr tė populluar tokėn pjellore, qė shtrihej nė shpatet e tij. Pellazgjia do ta quanin, bijtė e tij, atdheun e tyre tė ri, i cili u dhuronte gjithēka tė nevo¬jshme pėr tė jetuar tė lumtur dhe shijuar tė gjitha kėnaqėsitė e jetės. Zemra e tyre ishte e pastėr si uji i kristaltė i burimeve tė maleve dhe e lehtė si retė e bardha tė pranverės, sepse mbi bijtė e Pellazgut, nuk rėndonte frika e mun¬dimit dhe fatkeqėsive, dhe as frika e pleqėrisė, sepse duart dhe kėmbėt e tyre ishin pėrherė tė forta, dhe asnjė sėmundje nuk e torturonte trupin e tyre, dhe kėshtu tė fortė dhe tė gėzuar, mbyllnin sytė dhe vdisnin tė qetė njėsoj sikur tė flinin. Shumė kohė mė pas (nė tė vėrtetė “koha” akoma nuk kishte lindur!), populli i bijve tė agimit, do tė shumohej dhe dhjetėra fise njerėzish, tė prirė nga njė prijės i urtė, i quajtur “biri i pellazgut”, do tė popullonin tokėn e shenjtė tė Pellazgjisė. Pesėdhjetė djem, ky prirjes kishte dhe njė vajzė tė vetme tė quajtur Kallisto2, e cila pa dyshim mė shumė se ēdo vashė tjetėr e popullit tė agimit kishte trashėguar nė qenien e saj bukurinė e panjollė dhe marramendėse tė Nimfės antike....

Nėnės sė madhe tė popullit te “bijve tė agimit”....

Dhe nga nėna antike, Kalisto, duket se nuk kishte trashėguar vetėm buku¬rinė e saj tė pėrkryer, por edhe misionin e shenjtė pėr t’i dhuruar popullit njė prijės tė ri, i cili, ashtu si Pellazgu antik, tė mishėronte nė qenien e tij virtytet e hyjnive tė qiellit At, dhe atyre tė tokės Mėmė. Pasi mori frymė thellė dhe heshti njė ēast, si tė dėshironte tė kujtonte udhėn, qė duhet tė ndiqte nė la¬birintin e kujtimeve, priftėresha lėvizi ngadalė buzėt e rrudhura nga koha dhe vazhdoi tė rrėfente...


2. HISTORIANI PERANDORAK 572- 619

Qytetėrimi Pellazgo-Ilir kishte lėnė gjurmėt e tij jo vetėm nė Itali, por edhe nė mbarė Evropėn, tė cilėn dikur legjendat rrėfenin se ishte nisur tė kėrkonte Kademi.V.C iu afrua sėrishmi hartės dhe filloi tė shėnonte malet, qytetet, ko¬drat, lumenjtė, tė cilėt Iliro-Pellazgėt, pėr tė pėrjtėsuar kujtimin e “yllit tė she-njtė”, i kishin pagėzuar si Ill.., Al...apo Ar...

Ishin me dhjetra vetėm nė Itali, dhe po aq shumė nė kėmbėt e Alb (p) -eve “tė bardhė dhe tė lartė”, mes shtigjeve tė cilėve Iliro-Pellazgėt, Keltėt dhe Galėt kishin zbuluar pjesėn tjetėr tė Evropės deri nė kėmbėt e Pirenejve, dhe pėrtej tyre Esperian e re. Me dhjetra ishin qytetet, lumenjtė, kodrat e malet, qė do mbartnin pėr shekuj nė emrin e tyre kujtimin e yllit tė shenjtė tė Iliro- Pellazgėve edhe nė Galinė e gjerė, dhe ndoshta me habi, “Albion”, Jul Ēesari do tė mėsonte se quhej edhe ishulli i madh, qė gjendej nė veri tė tokave tė Galėve. Por qytetėrimi Iliro -Pellazg dhe kultura e tij ngjante se kishte sunduar i plotfuqi-shėm pėr shumė shekuj edhe nė lindje, po aq sa edhe nė perėndim. Adhurimi i Iliro-Pelazgėve pėr “Yllin” e bardhė, drita e tė cilit i printe (i ndriēonte) udhėn drejt tokave tė panjohura, po aq sa edhe i ndihmonte lajmėtarėt tė ktheheshin nė atdhe sė bashku me lajmin e mirė tė zbulimit tė njė toke tė re, do tė bėhej nė shekuj pjesė e pandashme e gjuhės sė shumė fiseve, popujve, mbretėrive dhe perandorive, qė kishin lindur dhe ishin shuar nė shekuj pėrgjatė brigjeve tė detit Mesdhe deri nė Egjiptin e Nilit tė madh, dhe ndoshta edhe mė tej...

Kujtimi i “Yllit” tė Pellazgėve do tė hyjnizohej!

Fqinjėt e Trojanėve, Hititėt, besonin se perėndia e quajtur Alalus ishte babai i tė gjitha hyjnive, dhe ca mė tej Fanikasit, aq tė pėrmendur si marinarė tė aftė, adhuronin hyun e zjarrit Alethai (Al-Ait). Kananeit dhe Ugaritet besonin, se emri i krijuesit tė tokės dhe tė qiellit i hyjnive dhe i njerėzve, ishte El.”Aleph”, e kishin quajtur gėrmėn e parė tė alfabetit tė tyre tė diturit e popullit tė Izraelit, tė cilėt besonin qė me kėtė gėrmė fillonte edhe emri i fshehtė i zotit tė tyre, i cili edhe pse kishte njė mijė emra, njė ivetėm ai ishte. Ca mė tutje, nė lindje nė tokėn e pėrflakur tė Arabisė sė mistershme, njerėzit i faleshin njė perėndie tė quajtur Pėrendi (Al-Ilah), i cili kishte tri vajza: Allat, Manat dhe Al-Uza, ndėrsa nė mbretėrinė e Sabės, njerėzit do tė adhuronin hyjninė e quajtur Almaqah, bijtė e tė cilit, ata besonin, se ishin. Sirianėt, dikur sundues aq tė pushtetshėm, treg¬ohej se adhuronin diellin, i cili me flakėt e tij tė pėrjetėshme i dhuronte tokės jetėn, dhe pikėrisht, kėtė zot tė plotfuqishėm tė “flakėve qė ushqenin jetėn”, ata do ta quanin Elagabal. Pra, tė gjithė popujt qė kishin jetuar nė shekuj pėr-gjatė brigjeve lindore tė detit, tė cilin romakėt, mė pas do ta quanin me mend¬jemadhėsi “Mare Nostrum”, duke “huazuar” kėshtu emrin e Yllit tė Pellazgėve pėr tė emėruar hyjnitė e tyre mė tė adhuruara. Vallė, a nuk ishte kjo provė, qė Pellazgėt sė bashku me artin e ndėrtimit tė mureve tė gurtė dhe tė fshehtės sė punimit tė metaleve, kishin pėrhapur nė kėto brigje edhe adhurimin pėr “yllin” udhėrrėfyes, emri i tė cilit pėr vendasit ishte transformuar nė shekuj nė njė hyjni tė plotfuqishme, tė lartė, tė zjarrtė dhe gjithėkrijuese?

Mos ndoshta pra, edhe miti i udhėtimit tė princeshės pellazge Io drejt Egji¬ptit, dhe ai i princit pellazg Dionisit, pėr tė cilin miti rrėfente se nė krye tė njė ushtrie pushtoi edhe Indinė, nuk ishin aspak mite, por thjesht njė pjesė e his¬torisė sė udhėtimeve tė Pellazgėve?

Tashmė V.C. nuk kishte mė asnjė dyshim pėr kėtė!

Alba – Gens!!!

Historia e popullit qė adhuronte dhe lexonte yjet!

Kjo ishte historia qė do tė shkruante...

Historia e ndaluar, e mohuar dhe e vjedhur e njė qytetėrimi, i cili kishte lėnė shenjat e tij nga brigjet e detit tė madh, ku perėndonte dielli, deri nė brig¬jet e Nilit pjellor!

Mendimi, qė askush tjetėr pėrveē tij nuk do ta lexonte atė histori, ēuditėr¬isht e bėri tė pėrjetonte njė ndjenjė lumturie tė pazakontė, njėsoj si tė gjendej pėrpara mundėsisė sė shijimit tė kėnaqėsisė tė njė mekati tė ndaluar. Do tė shk¬ruante historinė, tė cilėn kolegėt e tij ishin pėrpjekur pėr shekuj ta zhduknin. Do tė zbulonte emrat e fallsifikuesve, zhdukėsve, vrasėsve tė historise, dhe sė fundmi, kur tė gjithė ata nga errėsira e botės sė pėrtejme kokėulur, (si hajdutėt e kuajve nė momentin e shpalljes sė dėnimit!), pėrpara provave tė pakundėr¬shtueshme, do tė pranonin krimin qė kishin kryer, do ta hidhte dorėshkrimin e tij nė zjarr pėr t’i dėshmuar se ai meritonte mė shumė se askush tjetėr mė shumė se tė gjithė ata tė quhej “Historian”...

Ngjeu penėn nė bojėn e zezė, dhe me vėshtrimin e ngulur drejt asgjėsė, filloi tė meditonte frazat e para tė historisė sė ndaluar!

XV. GRAALI 620- 692

1. Pellazgėt! Rrėfenja e njė populli tė harruar apo historia e njė qytetėrimi tė mohuar?!!

Pėr shumė shekuj, filozofėt dhe historianėt helenė e romakė ishin mun¬duar t’i gjenin njė pėrgjigje tė kėnaqshme pyetjes, se kush ishin kėta pellazgėt e mallkuar me tė cilėt ndesheshin sa herė guxonin tė kėrkonin rrėnjėt e ditu¬risė mbi tė cilat ishin ngritur qytetėrimet e tyre, qė ata me aq ngulm ishin pėr¬pjekur t’i kurorėzonin si tė perjetshėm. Por nga largėsia e shekujve, Pellazgėt “hyjnorė”, siē i quante me admirim poeti Homer, (“Hyjnor!? pėrse? Si mund tė guxojė tė krahasojė njerėzit me hyjnitė e plotfuqishme tė qiellit? Poet i ma-rrė!!!, shanin filozofėt dhe historianėt, me shpresėn se kjo do t’ua lehtėsonte disi atė ndjenjėn e rraskapitjes, qė i ngėrthente shpirtin nga pesha dėrrmuese e kėtyre pyetjeve pa pėrgjigje... Por mė kot, ashtu si Sizifi1, pesha e pyetjeve qė sapo kishin zhbėrė, me arsyetimin, se Homeri, ashtu si tė gjithė poetėt, duhet tė kishte qenė disi i marrė, i zėvendėsohej mbi “shpinė” nga njė peshė akoma mė e rėndė, ajo e shqetėsimit, dhe madje e frikės se ndoshta...!!!

Ndoshta po guxonin tė pėrballeshin me diēka, qė ishte mė e madhe se ata! Me diēka, qė i kapėrcente kufijtė e jetės dhe vdekjes njerėzore!), dukej sikur nėnqeshnin me ironi nga lartėsitė e qiellit apo thellėsitė e tokės pėrpara skenės tė pėrpjekjeve tė tyre tė lodhėshme, pėr t’i shpallur tė pėrjetshėm qytetėri¬met tė cilave u pėrkisnin, me poema pompoze, kurora perandorake, fashikuj vėllimesh historike, monumente gjigande, qė ngjanin se dėshironin tė kapnin majat e qiejve, apo tė krahasoheshin me madhėshtinė e maleve...

Pėrpjekje, qė ndoshta para vėshtrimit tė tyre hyjnor, (siē i quante Homeri!), dhe si rrjedhojė tė pėrjetshėm, linin tė njėjtėn pėrshtypje qė lėnė pėrpara vėshtrimit njerėzor, pėrpjekjet e njė morie milingonash nė njė qiell tė mbushur me re shiu, pėr tė lartėsuar sa mė shumė folezėn e tyre, e cila vetėm pas pak minutash rrebeshi do ta fshinte sikur tė mos kishte ekzistuar mė kurrė. Shpesh herė kishin provuar t’i shmangeshin, pėrbuznin, qėndronin indiferent, apo madje, edhe tė shkatėrronin gjurmėt qė kėta tė quajturit, (pse jo tė mėrzitėshmit dhe tė mallkuarit!) Pellazgė kishin lėnė nė memorjen e miteve, legjendave, rapsodive, pėr tė mos folur pastaj pėr ato tė shkruara nė njė gjuhė te pakuptueshme pėr ta, (dhe kjo i bėnte akoma mė tė frikėshme!), qė Pellaszgėt kishin lėnė tė gdhendura mbi muret e gurta tė qyteteve apo nė dorėshkrimet e lėkurta, qė priftėrinjte dhe priftėreshat e tempujve antike i ruanin dhe adhuronin si tė ishin tė shkruara nga vetė Zeusi. Por mė kot …

Pellazgėt dukej sikur ishin kudo!!!

Emrat e qyteve tė tyre, ato gjurmė dėshmonin, se ishin vėnė nga Pellazgėt!!!

Pas emrave, miteve dhe ceremonive, me tė cilėt ata shprehnin adhurim¬in ndaj atyre hyjnive, qė tashmė i quanin me mendjemadhėsi tė “tyre”, qėn¬dronin sėrishmi Pellazgėt, (e si mund t’i zije besė njė hyjnie, qė nuk ishte e jotja por e dikujt tjetri?!! Njė hyjnie, emri i sė cilės ishte pjellė e njė gjuhe tė pakuptueshme pėr ty?). Shkrimi, me tė cilin sundimtarėt nėnshkruanin urd¬hėrat e luftės dhe tė paqes, tregėtaret pėrpilonin listat e mallrave qė do tė blenin apo shisnin, dhe te dashuruarit shprehnin brengat e zemrės...!!!

Ishte “shpikur” nga Pellazgėt!

Fshatarėt e paditur, ndėrsa admironin tokėn pėr tė cilėn derdhnin aq djer¬sė pėr ta punuar, i thoshin me krenari njėri-tjetrit, se e “kishin punuar tamam ashtu siē etėrit e tyre kishin mėsuar nga Pellazgėt!”. Nė ēdo skaj tė brigjeve tė Mesdheut, nė tė cilėt dėshirat e hyut tė erėrave shtynin anijet helene, gjendej gjithmonė dikush, qė ua prishte gėzimin e zbulimit, ndėrsa pėrpiqej t‘u shpje¬gonte se ata nuk ishin aspak tė parėt qė kishin arritur nė atė vend, sepse tė parėt ishin...

Pellazgėt!
Nė ishujt e pafundėm tė Egjeut tė kaltėr, Kretė, Azinė e Vogėl, Lindjen e Mesme, Egjipt, Libi, Itali...
Kudo helenėt dhe romakėt ishin ndeshur me gjurmėt e kėtij qytetėrimi “nėnė”, pa tė cilin qytetėrimet e tyre, thjesht nuk do tė kishin ekzistuar...
Kjo do tė thoshte se ata nuk ishin aspak “krijuesit dhe dhuruesit e qytetėri-mit” nėn flamurin e tė cilit, perandoria e tregėarėve helenė, dhe mė pas ajo ushtarake e romakėve do tė pėrpiqej pėr shekuj, justifikonte dhe pėrligjte pėr¬pjekjet pėr sundimin e popujve, tė cilėt nuk ishin as romakė dhe as helenė. Dhe kėtė, ata nuk mundej ta pranonin...
Nuk mundej ta lejonin!
Sė pari, ndoshta sepse kujtesa historike e qytetėrimeve tė tyre i “ngja-nte asaj tė njė femije”2, historianėt helenė dhe romakė, pa kuptuar, (apo pa dashur tė kuptonin!), se pas emrit “Pellazg” fshihej qenėsia e njė qytetėrimi me njė histori dhjetra shekullore, do tė arrinin nė pėrfundimin e pėrshpej-tuar apo tė qėllimshėm, se kėta pellazgėt ishin njė fis ivetėm njerėzish, duke e kufizuar edhe historinė e tyre, nė njė hapėsirė krejtėsisht tė ngushtė ko¬hore dhe gjeografike. Nuk mundemi tė dėshmojme me siguri se sa kishte ndihmuar nė arritjen e kėtij pėrfundimi mendimi, disi lehtėsues, se pellazgėt pėrbėnin njė popull, tė cilin mund ta quaje (konsideroje) tashmė tė zhdu¬kur, thjesht sepse tashmė asnjė popull nuk e quante vetveten me kėtė emėr, (edhe pse, nga ana tjetėr, historianėt helenė dhe romakė, farė mirė e dinin se ishin tė shumtė popujt qė me krenari do tė pohonin ashtu sikurse edhe pellazgėt, se ishin tė “lindur nga Toka” apo “pasardhės tė tė parėlindurit nga toka”!), dhe si tė tillė nuk mund tė “kėrkonin” atė qė ishte e tyre, duke vėnė kėshtu nė dyshim parėsinė dhe qytetėrimin helen sė pari, dhe tė atij ro¬mak mė pas. Por kjo mendėsi e pranimit, se gjithēka, (ēdo mit apo dituri!), e kishte origjinėn tek pellazgėt, pėr tė cilėn historianėt heleno-romakė, nėse do tė kishin mundėsinė tė huazonin “gjuhėn” e historianėve “modernė”, do ta quanin “Panpellazgjizėm”, nuk shpjegonte aspak se si ishte e mundur qė nė kėtė hapėsirė tė ngushtė kohore, (gjatė sė cilės, sipas historianėve heleno-romakė, kishte jetuar “populli”, tė cilin ata e quanin si “pellazge”!), sa dhe gjeografike, (vendbanimi fillestar i pranuar nga historianėt heleno-romakė si i popullit tė pellazgėve, ishte e quajtura “Arkadia” apo mė saktė pjesa qen¬drore e Peleponezit!), kėta (pellazgėt!) kishin mundur tė linin gjurmėt e tyre nė historinė dhe mitet e mbarė popujve tė Mesdheut. Dhe ishte pikėrisht mungesa, mund tė themi, e kėrkuar sa edhe e dėshiruar por edhe e pėr¬gatitur e kėsaj pėrgjigjeje, qė historianėt heleno-romakė do tė shfrytėzonin mė pas edhe pėr ta mohuar “Panpellazgjizmin” tė pėrmbledhur nė pohimin: “gjithēka ėshtė Pellazge”, dhe zėvendėsuar atė me pohimin: “asgjė nuk ėshtė pellazge”, thjesht sepse pellazgėt nuk kanė ekzistuar”...
Duke i dhėnė jetė kėshtu teorisė, aq shumė tė suksesshme edhe nė ditėt e sotme, (tė mbėshtetur nga shumė historianė modernė!), e cila mohon ekzis¬tencėn historike tė pellazgėve, duke e konsideruar kėtė popull si njė prodhim tė pėrrallave dhe miteve. Cikli ishte kryer dhe, nga “gjithēka ėshtė pellazge”, historianėt heleno-romakė kishin arritur nė pėrfundimin e dėshiruar, se duke qenė se, ishte e pamundur qė “gjithēka tė ishte pellazge”, atėherė nuk ngelej (mbetej) veē se tė pohoje se “asgjė nuk ishte pellazge”, dhe si rrjedhojė, kjo “gjithēka “ nuk mund tė ishte asgjė tjetėr veēse helene apo romake!
Por, jovetėm kaq...!!!
Me krijimin e “Panpellazgjizmit”, historianėt heleno-romakė i kishin dhu-ruar njė populli tashmė tė quajtur tė zhdukur, (pėrfundim ky i arritur, mbi arsyen qesharake, se asnjė popull i kohės sė tyre, nuk mbante mė kėtė emėr!), edhe historinė e shumė popujve tė tjerė, tė cilėt kishin pėrhapur farat e qytetėrimit, (kulturėn dhe historinė e tij!), tė cilit i pėrkisnin, deri nė skajet mė tė largėta tė Europės antike, ndėrsa, me mohimin e “panpellazgjizmit” kishin mundėsuar edhe mohimin, harresėn, vjedhjen, transformimin dhe pėrēudnimin e kulturės tė gjithė kėtyre popujve. Njė harresė, vjedhje, trans¬formim, pėrēudnim, tė cilėn historia e Evropės dhe e popujve tė saj vazhdon ta vuajė si njė sėmundje me pasoja shpesh herė tragjike, e cila transmetohet si njė mallkim i errėt brez pas brezi. Pikėrisht me kėtė mallkim, (qė farė mirė mund ta quajmė i sė “vėrtetės sė mohuar”!), apo mė saktė, me ēėshtjen e pe-llazgėve do tė guxonin pas shumė shekujsh tė pėrballeshin me ndruajtje his¬torianėt dhe gjuhėtarėt profesionistė apo amatorė, (shpesh herė kėta tė dytėt, do tė ishin nė kėrkimet e tyre shumė mė tė suksesshėm se tė parėt!). Apo mė saktė, do tė ishin “Pellazgėt”, ata tė cilėt do t’u zinin udhėn duke u dalė pėrpara nga do qė pėrpiqeshin tė hapnin njė shteg nė errėsirėn e origjinės sė qytetėrimit Evropian. Pyetjet, qė dikur aq shumė kishin shqetėsuar gjumin e historinėve antikė, tashmė, si tė ishin ngritur nga varri, filluan papritmas tė shqetėsonin edhe gjumin e akademikėve Evropianė...
Kush ishin Pellazgėt?
- “Oh zot, kishim menduar se kjo pyetje kishte vdekur njėherė e pėrgjith¬njė!”, - pėshpėritet se kishte hungėryer me inat njė akadamik i nderuar, ndėrsa lėēiste plot bezdi pėrfundimet e njė farė Johan Georg von Hahn3, emėr ky krejtėsisht i panjohur pėr lartėsinė perandorake mbi tė cilėn qėndronte xxx¬rigia e tij akademike. Juristi dhe dipllomati Hahn, nė “Albanesische Studien” (Jena, 1854), me ndihmėn e njė morie dėshmish mbronte idenė, (“Njėsoj si tė mbronte nė sallėn e gjyqit njė tė pandehur tė akuzuar padrejtėsisht!”, kishte menduar padashje akademiku, dhe befas ideja, edhe pse aq absurde, e ekzis¬tencės sė njė gjyqi ndoshta qiellor, i cili do vendoste dėnimin qė priste tė gjithė ata, qė nė kohė ishin pėrpjekur tė zhduknin gjuhėn e pellazgėve hyjnorė e bėri te dridhej!) se...

Ilirėt dhe Pellazgėt flisnin tė njėjtėn gjuhė, po aq sa edhe ruanin kujtesėn, e njė kulture tė pėrbashkėt, dhe pėr kėtė arsye mund tė thoje fare mirė se...

Pellazgėt ishin ilirė, po aq sa mund tė thoje, se ilirėt ishin pellazgė. Pėr tė njėjtat arsye edhe shumė popuj te tjerė, tė konsideruar padrejtėsisht nga his¬torianėt, si krejtėsisht tė ndryshėm midis tyre, siē ishin Etruskėt, Maqedonasit apo Epiriotėt, mund tė quheshin pellazgė po aq sa edhe ilirėt. Por juristi Hahn, (“I marri!”, Hahn, do tė belbėzonte urrejtshėm akadamiku!), nuk do tė mjafto¬hej me kaq por do tė deshmonte se...

Gjuha pellazge ishte akoma e gjallė, nė gjuhėn qė fliste edhe sot e asaj dite njė popull i harruar i Ballkanit, tė cilėt e quanin veten me njė emėr aq tė vėshtirė pėr t’u shqiptuar, qė me sa akademiku ishte nė dijeni, mund tė pėrk¬thehej “Bijtė e Shqiponjės”, por qė gjermanėt i quanin “Albaner”, italianėt i quanin “Albanes”, anglezėt “Albanien”, turqit “Arnaut”dhe grekėt “Arvanit”. Sikur tė mos i mjaftonte problemi, (“Mė mirė tė themi ēmenduria!”, kishte mėrmėritur i vrenjtur akadamiku!), i “ringjalljes nga varri”, tė diskutimit mbi gjuhėn e pellazgėve, tė cilėt historia zyrtare prej qindra shekujsh e kishte deklarur tė vdekur...

Akademikut, papritmas iu kujtua, se sė fundmi, shumėkush nga politikanėt e lartė tė diplomacisė evropiane, sikur thuajse, tė bėhej fjalė pėr ekzistencėn e njė populli qė rrėfehej, se ndoshta jetonte diku mes pyjeve tė pakalueshme tė Amazonės nė Brazilin e largėt, apo nė mes tė xhunglės sė errėt afrikane dhe jo nė zemėr tė Evropės, kishte filluar tė kėmbėngulte se ekzistenca e kėtij pop¬ulli, qė gjermanėt e quanin “Albaner”, anglezėt “Albanien”, e kėshtu me rradhė, ishte pjellė e njė marrie kolektive mbarė evropiane, sepse nė tė vėrtetė, nuk ekzistonte dhe as kishte ekzistuar ndonjėherė njė popull me kėtė emėr4.
- Njė gjuhė e njė populli tė vdekur, qė ngrihet nga varri, pėr t’u folur nga njė popull, tė cilin askush nuk e di nėse ekziston apo jo! Ē’pėrrallė ėshtė kjo? - psherėtiu i lodhur akademiku.
Pėr mė shumė se njė shekull, pjesa dėrrmuese e kolegėve evropianė tė akademikut tonė, do tė zgjidhnin tė injoronin, (dhe kur kjo nuk ishte e mun¬dur!), tė pėrbuznin, tė zhbėnin, hipotezėn apo pėrfundimet, nė tė cilat arrinte studimi i Johan Georg von Hahn mbi ēėshtjen Pellazge, duke u bėrė luftėtarė tė verbėr tė teorisė sė vjetėr, se ekzistenca e njė populli tė quajtur pellazgė, ishte thjesht njė prodhim i fantazisė tė miteve helene (tė cilat ēuditėrisht vetė helenėt pohonin se i kishin trashėguar nga tė quajturit pellazgė!)...

Kёto fragmente ju  ndezёn kureshtjen? Dёshironi tё mёsoni mё shumё  sa edhe tё njihni fundin  e  historisё sё Graalit apo me saktё tё  udhёtimit dhjetra shekullor nё kёrkim tё se vёrtetёs qё legjenda  tij do tё mbarte nё kohё?  Sigurisht pёr tё mёsuar vazhdimin e historise duhet tё bleni librin  dhe ju siguroj se nuk do tё zhgёnjeheni !!!!
avatar
gjilanasi

397


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Graal, shpirti i humbur i Evropės dhe historia e mohuar e Alba - Gens

Mesazh  Elsavrana prej 01.04.15 1:26

Eshte nje liber i duhur per ne te gjithe, informacioni m'u duk i qarte dhe me hapi syte per shume gjera.
avatar
Elsavrana

66


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi