Universi i Komedisė Hyjnore

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Universi i Komedisė Hyjnore

Mesazh  Neo prej 29.03.15 21:08



Alfred Uēi

Profesori flet pėr mėnyrėn se si duhet qė ta konceptojė lexuesi veprėn “Komedia Hyjnore”, tė Dante Aligerit nė ditėt e sotme.

“Asnjė tė mos harrojė se asht njeri; ju lč nuk keni pėr t’gjallue si shtazė; po pėr tė ndjekė virtyt e dituni” (Ferri,XXVI,118-12°) Nė “Komedinė Hyjnore” tė Dantes spikat forca e jashtzakontė imagjinare krijuese e poetit, qė i shėmbėllen njė arkitekti, demiurgu tė vėrtetė. Ai krijoi njė univers origjinal tė panjohur me tre pjesė themelore: Ferrin, Purgatorin dhe Parajsėn, domethėnė me anė tė njė akti krijues gjenial poetik, qė pėrfshiu gjithė jetėn njerėzore, gjithė natyrėn, gjithė kozmosin. Nuk ėshtė e rastit qė janė bėrė e bėhen pėrpjekje pėr ta modeluar kėtė univers nė projekte arkitektonike me njė planimetri sa mė tė saktė, siē del nga pėrfytyrimet danteske, tė trupėzuara nė strukturėn e “Komedisė Hyjnore”.

Nė Universin dantesk Toka ėshtė vendosur nė epiqendėr tė tij, sipas konceptit egocentrik. Kjo pėrfytyrohet sferike dhe e palėvizshme; ėshtė vendi i krijuar pėr Njeriun, qė tė funksionojė si: Ferr, Purgator dhe Parajsė. Njerėzit, sipas pėrfytyrimeve tė poemės, jetojnė vetėm nė hemisferėn veriore, nė mesin e sipėrfaqes tė sė cilės ndodhet Jeruzalemi, qyteti i shenjtė i Krishtit. Nėn kėtė qytet, nė drejtim tė qendrės sė Tokės shtrihet Ferri, qė ka formė koni, i cili vjen duke u ngushtuar nga sipėr poshtė. Ai pėrbėhet nga nėntė rrathė. Ferri ėshtė krijuar kur Luēiferri ngriti krye kundėr Zotit, kur nga “engjėll” u shndėrrua nė Satana. Zoti e dėnoi duke e futur thellė nė Tokė, qė tė mbetej aty i ngujuar pėrjetėsisht.

Me aq forcė e pėrplasi, saqė u kall deri nė qendėr tė saj. Nga kjo goditje e fortė, dheu u grumbullua nė sipėrfaqen e hemisferės veriore, kurse ujėrat nė sipėrfaqen e hemisferės jugore, qė formuan Oqeanin e pafund. Nė qendėr tė Oqeanit ndodhet vetėm njė si ujdhesė, mbi tė cilėn ngrihet njė mal shumė i lartė, qė pėrbėn Purgatorin, i cili ka gjithashtu nėntė rrathė-shkallė, poshtė mė tė gjėra e lart vinė duke u ngushtuar. Nė majė tė malit gjendet Parajsa tokėsore, njė fushė e bleruar, njė lloj paradhome e lumturisė, kurorėzim i ekzistencės sė virtytshme tė njeriut mbi Tokė. Tokėn e rrethojnė nėntė qiej sferikė, qė formojnė Parajsėn, e cila zė hapėsirėn mė tė madhe tė Universit dantesk. Nėpėr qiejt sferikė lėvizin Hėna, planetėt, Dielli dhe yjtė. Universin e mbėshtjell Empiria e Kristaltė, e pafundme dhe e palėvizshme, ku qėndron, pa fillim e pa mbarim, Zoti.

Kjo ėshtė nė vija tė pėrgjithshme topografia e Universit tė “Komedisė Hyjnore”. Nė “Komedinė Hyjnore” Dantja ka vėnė pėrfytyrimin e tij pėr “botėn e pėrtejme”. Sigurisht, ky pėrfytyrim nuk pėrbėnte njė inversion thjesht personal e origjinal tė poetit. Nė themel tė topografisė sė Universit dantesk qėndron sistemi kozmologjik i Ptolemeut (shkencėtar grek i shek. II tė erės sonė), qė sundoi deri nė kohėn e zbulimeve tė Kopernikut e tė Galileut, kurse pėrfytyrimet mbi “botėn e pėrtejme” patėn qarkulluar nė mitologji, folklor, letėrsi e teologji, qė nga kohėt parahistorike e deri nė shekullin e Dantes. Nė Dhjatėn e Vjetėr pėrmendeshin “Kopshti i Edenit” (Parajsa tokėsore) dhe Skėterra. Edhe etėr tė Kishės, si Shėn Pali dhe Shėn Pjetri kanė dhėnė tablo vizionare tė “botės sė pėrtejme”. Ėshtė vėnė nė dukje, sidomos ndikimi mbi Danten i Apokalipsit. Edhe filozofia e Platonit mbi “botėn e ideve”, tė hijeve, pikėpamjet filozofike tė Agustinit dhe tė Toma Akuinit mbėshtesnin pėrfytyrimet mbi Parajsėn e Skėterrėn.

Prej Biblės, mitologjisė pagane e sistemeve teologjike pėrfytyrimet fantastike pėr “Botėn e pėrtejme”, pėr Botėn e shpirtrave depėrtuan edhe nė letėrsinė artistike. Ėndrrat, vegimet fantastike loznin rol qysh nė poetikėn mitologjike dhe zunė vend tė gjerė edhe nė letėrsinė e shkruar. Njė lloj i tillė i pėrafėrt ėndėrrimesh, vegimesh ishin edhe pėrfytyrimet mbi “botėn e pėrtejme”, “Botėn e shpirtrave”, qė u pėrvetėsuan qysh nė veprat e para tė letėrsisė tė lashtė artistike. Homeri nė poemat e tij bėnte fjalė pėr Olimpin,vendbanimin e hyjnive tė pavdekshme e tė plotfuqishme dhe pėr “Botėn e territ”, vendbanimin e shpirtrave tė njerėzve tė vdekur. Virgjili nė “Eneidėn” (Kėnga e VI) bėn fjalė pėr zbritjen e Eneas nė “Botėn e shpirtrave”. Letėrsia fetare e Mesjetės ishte e mbushur me figura imagjinare shenjtorėsh, engjėjsh e demonėsh, qė bėjnė udhėtime nė “Botėn e pėrtejme”, me legjenda e vegime fantastike, pėrēartje e kllapita, fantazma, shtriga e profecia, me udhėtime nė “Botėn e tė vdekurve”; me vizione e vegime mistike e profetike ishte e mbingarkuar letėrsia eskatologjike si: “Lundrimet e Shėn Bernardit”, “Purgatori i Shen Patricies”, poemat e Xh.Veronezes etj.

Nė kėtė hulli u pėrpunua edhe nga Dantja vizioni i tij mbi “Botėn e pėrtejme”. Por, siē ka thėnė njė studiues, letėrsia fetare me vegimet fantastike ishte “trashamane”, vulgare, moralizuese, pa vlerė tė mirėfilltė estetike, kurse Dantja projektoi njė Univers nė shumė drejtime origjinal, arkitektonikisht harmonik nė pėrpjesėtimet e tij madhore dhe nė detajet. I menduar racionalisht nė mėnyrė tė gjithanshme, Demiurgu Dante nuk ish njė ndėrtues murator kėrpaē, por arkitekt-poet. “Bota e pėrtejme” e “Komedisė Hyjnore” ėshtė njė vegim fantastik, njė realitet konvencional poetik imagjinar, qė lind nė kufirin midis realitetit objektiv dhe ėndėrrimit. Karakterin vizionar tė universit tė vet Dantja jo vetėm nuk e fsheh, por herė pas here e nxjerr nė pah, ua kujton lexuesve qė tė mos e ngatėrrojnė me realitetin objektiv, ashtu siē bėjnė besimtarėt, tė cilėt vegimet mistike i konsiderojnė reale. Duke dalė nga njė ėndėrr poeti e gjen veten nė njė pyll tė errėt, nga s’di tė dalė: “Nuk di tė them si brenda pyllit mbeta se gjumi sytė fort m’i pat platitur, kur rrugėn e vėrtetė i mjeri treta. (Ferri, I, 10-12).

Sistemi fetaro-filozofik

Edhe nė Purgator poezia lind nė kufirin midis pėrshtypjeve jetėsore dhe vegimeve, dhe ėndėrrimeve: “Si gjumi del, kur befas ndodh tė zbresė mbi ftyrė tė mbulueme njė verbuese dritė, por gjumi prapė vezllon para se t’vdesė vegimi n’atė mėnyrė u zhgreh papritė, atėherė kur dritė e fortė ndėr sy mė ra, shkėlqim si ai nuk ka qė tė goidit”. (Purgatori,XVII, 40-43) Herė pas herė poeti pėrshkruan figura qė i dalin nga ėndrrat, tė cilat pėrfshihen si pjesė e pandarė e realitetit–vegim i “Komedisė Hyjnore”: “Pashė n’andėrr njė vashė t’re t’bukur si drita, qė mbi lėndinė po endej e me dorė, kėpuste tash e parė lule tė rita”. (Purgator, XXVII, 97-99) Dantja gjatė pėrpunimit tė kėtij universi e kuptonte se bėnte njė kapėrcim nga sistemi fetaro-teologjik-filozofik nė sistemin poetik, estetik. Kjo duket qartė sidomos kur kuptohet se ngrehinės sė vet Dantja i ngarkonte funksione estetike.

Vegimi poetik i Dantes meriton tė pėrfshihet si pjesė e pandarė e objektit estetik tė artit, i cili kurrsesi nuk barazohet me realitetin objektiv, sepse arti nuk ėshtė njė imitim i thjeshtė i dukurive, qė i pėrmban natyra dhe jeta shoqėrore. Arti ka funksionuar gjithnjė edhe pėrmes strukturash qė kanė njė farė ngjashmėrie me dukuritė e realitetit objektiv, edhe me struktura fantastike, pėrmes tė cilave mund tė thuhet shpesh mė shumė e mė bukur se me tė parat. Nė kėtė kuptim universi dantesk ėshtė njė realitet–vegim imagjinar, qė ka kuptimin e ekzistencės sė realitetit konvencional estetik brenda artit, por ai nuk mbyllet nė vetvete; ai krijohet pėr tė rrėfyer bukur e me vėrtetėsi artistike pėr jetėn, pėr tė kuptuar ēka vlon e zien thellė nė gjirin e saj. Edhe idetė mė tė rėndomta fetare Dantja i mishėron estetikisht, artistikisht. Kur vlerėsohet estetikisht “Komedia Hyjnore” shpesh shfaqen parapėlqime vetėm pėr ndonjėrėn nga konditat ose pėr disa nga kėngėt e veēanta tė saj, por jo pėr poemėn nė tėrėsi.

Si duhet tė lexohet “Komedia Hyjnore”?

Njė lexuesi tė kohės sonė nuk mund tė mos i lindin pyetje tė shumta, kur njihet me pėrmbajtjen e “Komedisė Hyjnore”. Autori i kėsaj vepre ka pėrdorur teknika instrumentale poetike klasike dhe ekleziaste, skolastike e liturgjike, mitike e iluministe, me tema e ngjarje tragjike, tmerruese, imagjinare, por edhe komike, tė kėndshme e groteske tė njė bukurie mahnitėse. Autori kujton nė veprėn e tij njerėz qė kanė vdekur prej kohėsh, por qė vazhdojnė tė enden si hije, fantazma nė njė “botė tjetėr” nė Ferr ose nė Purgator, madje edhe nė Parajsė. Qė kėtej ėshtė pohuar shpesh herė se “Komedia Hyjnore” ėshtė vepėr e vėshtirė. Kėtė na e ka thėnė edhe Lasgush Poradeci me pėrkthimin e poezisė "Mbreti dhe Poeti" tė Henrik Hajnes: “Mos vallė ti Ferrin e Dantes s’e di, tmershmen tercetė".

Studiuesit dantologė, qė e preken artistikisht

Ka tashmė shtatė shekuj e gjysmė, qė studiues dantologė, lexues tė arsimuar, por edhe poetė nga mė tė mėdhenjtė, nobelistė tė shek. XX si: XH.Persi, J.L.Borges, E.Pound, T.S.Eliot, O.Mandelshtam, E.Montale, J.Seferis, S.Heaney etj., tė gjithė tė dashuruar me “Komedinė Hyjnore”, e kanė studiuar e vlerėsuar. “Komedia Hyjnore”, si ēdo kryevepėr e letėrsisė botėrore, ka strukturė komplekse e, si rregull, nė tė trajtohen e preken artistikisht shumė probleme tė jetės dhe tė historisė njerėzore, prandaj, leximi i saj meriton tė pėrcillet edhe me shqyrtimin kritik tė njė vargu paragjykimesh, obsesionesh, qė janė shfaqur e pjesėrisht vazhdojnė tė pėrsėriten, tė cilat hedhin hije dhe shtrembėrojnė aspekte tė rėndėsishme tė “Komedisė Hyjnore” dhe tė kuptimit tė sė vėrtetės sė pėrsosmėrisė sė saj unikale.

Numrat 3, 9 dhe 10

Gjymtohet rėndė specifika estetike e Komedisė, kur thelbi i saj identifikohet me formalizmin dhe nė kėtė rrugė do tė ēmoheshin vetėm format e larmishme tė skolastikės mesjetare, si elemente figuracioni tradicional, kurse prapa kėtyre figurave e dukurive formale, qė radhiten njėra pas tjetrės Dantja ua dyzonte, ua trefishonte kuptimin fillestar. Numrat 3, 9 dhe 10, tė cilėve skolastika u atribuonte fuqi magjike.

“Dantja i pashmangshėm”

Ismail Kadare, nė broshurėn “Dantja i pashmangshėm”, siē i ėshtė venė nė dukje nga kritika letrare, tema qė mbizotėroi ka qenė “Dantja dhe historia disa shekullore e Shqipėrisė”, temė pėr tė cilėn ėshtė thėnė “jo e plotė me informacion historik”, kurse ne mendojmė se shkrimi i Kadaresė ka si dobėsi jo aq “mangėsi informacioni historik”, sesa tepricėn e panevojshme tė materialit historik, sidomos shqiptar, me tė cilin nuk lidhet gjithsesi dhe aq drejtpėrdrejt Dantja; pėrveē tercinės, qė e ka pėrmendur vetė Dantja nė Kėngėn e VI tė Parajsės, qė na bind se emri i Dheut tonė pėr Danten s’ka qenė i padėgjuar.

Nė muzg tė Mesjetės Dantja ishte poeti qė dėgjonte rėnkimet e poezisė

Komedia Hyjnore ėshtė vėrtet, nga ato struktura tė madhėrishme estetike, pėr tė cilat thuhet se nuk e duron t’i shtosh ose t’i heqėsh gjė. Madje, nuk bėn qė lexuesi tė nisė leximin e saj me paragjykimin se ėshtė vepėr shumė e vėshtirė, e errėt, e ndėrlikuar, hermetike, pėrkundrazi, aty ku ka pėrsosmėri tė mirėfilltė, ka thjeshtėsi tė kuptueshme. Ja njė shembull nga Purgatori, njė fragment qė mund ta ndėrlikosh me interpretime tė panevojshme alegorike ose simbolike dhe, njėkohėsisht, mund ta kapėsh mė thjesht e tė kuptosh thelbin poetik mbi atė botė, ku lumi i jetės rrjedh vrullshėm dhe rrėmben me vete gjithė vjetėrsirat dhe plehrat qė gjen pėrpara: “Mes derrash, ma tė denjė me e shue urin me lėnde se me ēdo ushqim njerzuer, ai lum si shč i v ogėl nis shtegtinė; klyshė gjen ma poshtė tue ra n’pėr shkamb e gur;qė s’tė hanė dot,por lehin tė tėrbuem. Turijtė largon prej tyne madhėshtuer.

Vazhdon me ra tue rrjedhė e tue u shtuem, gjen qej kėmbye nė ujq e shpejta valė nėpėr atė strofull t’mjerė e tė mallkuem. Pa i sofistikuar e ndėrlikuar me pahir vėshtirėsitė, pėrjetimi i gjallė poetik i “Komedisė hyjnore” do tė duhej tė nisej nga ai kėndvėshtrim, qė e pranon atė tė kuptueshėm. Kėtė qėndrim do ta ndihmonte edhe paralelizmi me poemat klasike tė Homerit. Homeri ishte i pari poet qė realizoi prirjen emancipuese nė rrafsh estetik tė letėrsisė, duke e antropmorfizuar Olimpin e hyjnive, duke i njerizuar perėnditė mitologjike. Nė skenėn homerike tė Olimpit perėnditė luajnė njė spektakėl shumė tė ngjashėm me jetėn e rėndomtė tė grekėve tė asaj kohe. Ky ishte njė akt i rėndėsishėm i emancipimit tė poezisė prej gjėrave joestetike tė mitologjisė.

Te Homeri fillesa religjioze pagane u zbeh dhe poezia u bė e plotfuqishme pėr t’i zbritur hyjnitė nga Olimpi, nga qielli nė tokė, qė ithtarėt e Krishterimit, mė vonė, do ta quanin “mėkatare”. Mesjeta pėrdori (duke pėrfshirė kėtu edhe letėrsinė fetare) gjithė mjetet e saj ideologjike e artistike pėr tė ngjallur te besimtarėt pėrbuzje, neveri e krupė pėr jetėn tokėsore dhe pėr nevojat materiale tė njeriut, tė cilin e ftonte tė pėrgatitej pėr “jetėn tjetėr” tė amshuar nė “Mbretėrinė” e Zotit. Nė muzg tė Mesjetės Dantja ishte poeti i parė i madh qė dėgjonte rėnkimet e poezisė, tė burgosur nė tempullin mesjetar tė krishterimit, qė e kuptonte nevojėn e ēlirimit tė saj nga barra jo estetike e dogmave fetare, teologjike.

Ai nuk doli kundėr thirrjes sė krishterė qė njeriu i kishte tė mbėrthyer sytė nga Toka drejt Qiellit, sepse jeta tokėsore, sipas tij, ishte e ngarkuar rėndė me vese, mėkate e lagėsira. Motivi kryesor nxitės nė poezinė e tij ishte preokupimi pėr ta shpėtuar njeriun, shpirtin e tij. Nė njė vėshtrim tė sipėrfaqshėm duket sikur Poeti mbetet brenda kufijve tė botėkuptimit tė krishterė mesjetar. Dhe vėrtet, skema e botės sė krishterė ruhet pėrgjithėsisht nė poemėn e tij, ngrehina danteske shtrihet nė hapėsirat e trinomit tė krishterė:Ferri, Purgatori e Parajsa. Mirėpo kėto hapėsira Dantja i mbushi me trilogjinė e jetės tokėsore tė njeriut real. Skena e shfaqjes sė tij nė fakt ėshtė Toka dhe aktorėt janė njerėzit. Ai veproi si Homeri, por me njė kah tė kundėrt. Nė ”botėn e pėrtejme” vendosi njeriun, ashtu siē e shihte dhe siē e kuptonte nė kohėn e tij.

Valeria Dedaj
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1469


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi