Libri – Horhe Luis Borhes

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Libri – Horhe Luis Borhes

Mesazh  Zattoo prej 27.03.15 16:11



Horhe Luis Borhes

LIBRI (eseja e plotė)

Ndėrmjet veglave tė ndryshme qė pėrdor njeriu, vegla mė e ēuditshme ėshtė libri. Tė gjitha tė tjerat mund t’i quash zgjatime tė tij fizike. Mikroskopi dhe teleskopi janė vazhdimėsi e syrit, telefoni – vazhdim i zėrit, plugu dhe shpata – i duarve. Por libri ėshtė njė punė krejt tjetėr, libri ėshtė vazhdim i kujtesės dhe i imagjinatės.

Kur nė dramėn e Shout “Cezari dhe Kleopatra” bie fjala pėr Bibliotekėn e Aleksandrisė, atė e quajnė kujtesėn e njerėzimit. Po, libri ėshtė kujtesa jonė. Por libri ėshtė diēka tjetėr, ai ėshtė dhe imagjinatė. Se, ēfarė ėshtė e shkuara jonė, pėrpos se njė radhė ėndrrash? Ēfarė e dallon kujtesėn e ėndrrave nga kujtesa pėr tė kaluarėn? Edhe kujtesa, edhe imagjinata, gjenden nė libėr.

Dikur kam menduar tė shkruaj njė histori tė librit. Por jo nga pikėpamja materiale. Librat nuk mė interesojnė si objekte fizike (nė radhė tė parė kjo u takon librave tė bibliofilėve, qė mblidhen zakonisht nė sasira gjigande), mua mė interesojnė thėniet mbi librat. Pėr kėtė, ka shkruar Osvald Shpengleri nė “Perėndimi i Perėndimit”, aty ka faqe tė mrekullueshme pėr librin. Atyre qė ka thėnė Shpengleri, unė desha t’u shtoj disa mendime tė miat. Grekėt e vjetėr dhe romakėt nuk e kanė predikuar kultin tonė pėr librin. Fraza qė citojnė rėndom: “Scripta manent, verba volant”* nuk do tė thotė qė fjala e folur ėshtė efemere, por atė qė, fjala e shkruar ėshtė e thatė dhe e vdekur. Nė fjalėn e folur, ka diēka flatruese dhe tė lehtė - “tė flatėrt dhe tė shenjtė”, sikurse ka thėnė Platoni. Tė gjithė mėsuesit e mėdhenj tė njerėzimit kanė kėmbėngulur nė fjalėn e folur.

Marrim shembullin e parė: Pitagora. Ne dimė qė Pitagora qėllimisht nuk ka shkruar asgjė. Nuk shkroi sepse nuk donte ta lidhte veten me fjalėn e shkruar. Padyshim, ai e ndjente qė shkronja vret, ndėrsa fryma (shpirti) ngjall, sikundėr do tė thuhej mė vonė nė Bibėl. Ai duhet ta ketė ndjerė kėtė kur nuk deshi ta lidhte veten me fjalėn e shkruar. Prandaj Aristoteli flet gjithnjė jo pėr Pitagorėn, po pėr pitagorianėt.

Pėr shembull, ai shkruan se pitagorianėt besonin dogmatin e kthimit tė pėrjetshėm – shumė mė vonė kėtė gjė do ta zbulojė Niēja. Ėshtė po ajo ideja e kohės ciklike, tė cilėn e pati hedhur poshtė Shėn Agustini nė “Qyteti i Zotit”. Shėn Agustini, duke pėrdorur njė metaforė tė bukur, pohon se kryqi i Krishtit na ka shpėtuar nga labirinti ciklik i stoikėve. Ideja e ciklitetit qe ērrėnjosur gjithashtu prej Hjumit, Blankut e shumė tė tjerėve.

Pitagora nuk shkruajti qėllimisht; ai deshi qė mendimet e veta ta mbijetonin vdekjen e tij fizike nė vetedijen e nxėnėsve. Sė kėndejmi, ka ardhė shprehja (unė nuk e di greqishten, prandaj e them nė nė latinisht): “Magister dixit” (“Mėsuesi ka thėnė”). Kjo nuk do tė thotė qė nxėnėsit rezultojnė tė lidhur me atė ēka ka thėnė mėsuesi; pėrkundrazi, ajo pohon lirinė pėr tė ndjekur nė arsyetime mendimin zanafillor tė mėsuesit.

Nuk dihet, nėse vetė Pitagora shėnoi fillimin e doktrinės sė kohės ciklike, por dimė qė atė e predikuan pasuesit e saj. Pitagora fizikisht vdiq, por nxėnėsit, njėlloj si rezultati i rimishėrimit tė shpirtrave (Pitagorės do t’i kishte pėlqyer kjo), sėrish e sėrish e ndoqėn mendimin e tij dhe kur i qortonin se po flasin diē tė re, ata e pėrgėnjeshtronin fajėsimin me frazėn: mėsuesi ka thėnė - “Magister dixit”.

Por ka edhe shembuj tė tjerė. I tillė ėshtė shembulli i lartė i Platonit, qė pohonte se librat janė kopje tė figurave (si duket, ai kishte parasysh statujat dhe pikturat), tė cilat duken tė gjalla, porse nuk na pėrgjigjen, nėse i pyesim pėr diēka qė ta korrigjojė kėtė tė metė. Nė dialogjet e tij, Platoni realizohet nė njė shumėsi personazhesh: nė Sokratin, Gorginė dhe tė tjerė. Ka mundėsi, qė pas vdekjes sė Sokratit, Platoni ka dashur tė ngushėllojė veten nė mendimin se Sokrati thuajse vazhdon tė jetojė. Duke u ndeshur me ēfarėdo problemi, ai pyet veten: ē’do tė kishte thėnė vallė Sokrati pėr kėtė? Kėshtu u realizua pavdekėsia e Sokratit, i cili la trashėgim fjalėn e folur dhe asgjė nuk shkroi.

Dihet qė Krishti ka shkruar veēse njėherė, disa fjalė. Por ato ai i shkruajti nė rėrė dhe fjalėt u zhdukėn. Nuk dimė nėse ka shkruar ndonjė gjė tjetėr. Buda gjithashtu, mėsoi me fjalėn e folur; janė ruajtur predikimet e tij. Mund tė ndėrmendim shprehjen e Shėn Anselmit: “T’i vėsh librin nė duar njė injoranti, ėshtė po kaq e rrezikshme, sikur t’i vėsh nė duar shpatėn njė fėmije”. Kėshtu mendonte ai pėr librat. Nė lindje deri mė tash, ekziston pėrfytyrimi se libri nuk duhet tė shpėrfaqė thelbin e gjėsendeve, libri veēse duhet tė na drejtojė ne. Pa marrė parasysh mosdijen time tė hebraishtes, unė jam marrė pak me Kabalėn dhe kam lexuar nė anglisht e gjermanisht pėrkthimet e “Zohar” (“Libri i ndriēimit”) dhe “Sefer Jecira” (“Librin e krijimit”).

Kėto libra kanė qenė shkruar jo qė tė kuptohen, por qė tė interpretohen, qė lexuesi tė vazhdojė tė mendojė. Antikiteti nuk e kishte nderimin qė kemi ne pėr librin, edhpse, siē dihet, Aleksandėr Maqedonasi vinte nėn jastėk dy lloje mjetesh: “Iliadėn” dhe shpatėn. Homerin e nderonin, por nuk e quanin autoritet tė padiskutueshėm. “Iliada” dhe “Odisea” nuk kanė qenė tekste tė shenjta. Kėta libra i kanė ēmuar shumė lart, por ato pa farė zori mund t’i kritikoje.

Platoni mundi t’i pėrzėrė poetėt prej republikės sė tij, pa iu nėnshtruar fajėsimit pėr fyerjen qė u bėri. Kėtyre gjithėsa thamė, mund t’u shtoj edhe njė vend shumė interesant nga Seneka. Nė tė mrekullueshmet “Letra Lucilit” ka njė dėrgesė, tė drejtuar kundėr njė njeriu sqimatar, i cili, siē na vė nė dijeni Seneka, ka njė bibliotekė me njėqind volume. Po kush ka kohė, pyet Seneka, tė lexojė njėqind volume? Ndėrsa tani, pėrkundrazi, ēmohen bibliotekat e gjera.

Kėshtu, ne duhet ta dimė, qė marrėdhėnia me librin nė antikitet nuk i ngjet kultit tonė tė librit. Nė libėr shikonim veēse njė surrogat tė fjalės sė folur. Por mandej, nga lindja, erdhi njė koncepsion i ri pėr librin, krejtėsisht i huaj pėr antikitetin: koncepti i librit tė shenjtė. Le tė shqyrtojmė dy shembuj; duke ia nisur nga mė i voni: me myslimanėt. Myslimanėt e kanė quajtur se Kurani i paraprin botės, i paraprin gjuhės arabe. Kurani ėshtė krijim i Zotit, ai njėlloj si gjithėmėshira e Zotit apo drejtėsia e Zotit, ėshtė atribut i Zotit. Nė vetė Kuran-in flitet nė njė formė boll mistike pėr “nėnėn e librit”. “Nėna e librit” ėshtė origjinali i Kuranit, i konturuar nė qiell, diē e ngjashme me idenė platoniane tė Kuranit. Kėshtu, sikundėr thuhet nė Kuran, “nėna e librit”, shkruar nė qiell, rezulton atribut i Zotit dhe i paraprin botės. Kėshtu thotė doktrina myslimane.

Marrim njė shembull mė tė afėrt: Biblėn, mė konkretisht, Tora-n ose Pesėlibėrshin. Llogaritet qė kėto libra i ka diktuar Shpirti i Shenjtė. Kjo ėshtė interesante: Tė pohosh se librat e autorėve tė ndryshėm dhe kohėve tė ndryshme tė shkrimit janė tė pėrshkuar nga njė shpirt i vetėm. Tekembramja, mu nė Bibėl thuhet se Fryma (e Shenjtė) depėrton gjithandej. Hebrenjtė e quajtėn tė mundur t’i bashkonin veprat e ndryshme letrare tė epokave tė ndryshme dhe tė ngjizin prej tyre njė libėr, titulli i tė cilit ėshtė Tanah (Bibla-greqisht). Tė gjitha veprat nė tė ia atribuojnė njė autori: Frymės (Shpirtit).

Bernard Shoun e kanė pyetur njėherė, nėse mendonte se Biblėn e kishte shkruar Shpirti i Shenjtė. Dhe Shou u pėrgjigj: “Ēfarėdo libėr, i cili ia vlen ta rilexojmė, ėshtė krijuar prej Shpirtit tė Shenjtė”. Domethėnė, libri duhet tė ecė mė pėrtej nga sa do autori. Qėllimi i autorit ėshtė gjithėqysh njė qėllim njerėzor, autori mund tė gabohet, porse nė libėr duhet tė ketė diēka mė tepėr. Kėshtu, “Don Kishoti” - nuk ėshtė thjesht njė satirė mbi romanet kalorsiake. Ai ėshtė njė tekst absolut, nė tė cilin s’ka vend rastėsia.

Le tė mendojmė pėr pasojat e kėsaj ideje. Pėr shembull, nėse unė flas:

Ujėra tė shpejta, tė kulluar, kristaline.
Pemėt, qė ne po sodisim.
Lugina e blertė, plot hije freskie,

ashiqare qė secili varg spanjoll pėrbėhet kėtu prej njėmbėdhjetė rrokjesh. Kėshtu ka dashur nė mėnyrė tė vetėdijshme autori. Por se ē’ėshtė kjo krahasuar me veprat e krijuara nga Shpirti i Shenjtė, ē’ka ėshtė kjo krahasuar me idenė e Perėndisė, qė ka zbritur nė letėrsi dhe ka diktuar librin. Nė kėtė libėr s’ka vend rastėsia, gjithēka duhet tė jetė e justifikuar, madje ēdo shkronjė. Dihet, pėr shembull, qė nė fillim tė Biblės flitet se asgjė, absolutisht asnjė gjė, nuk ishte e rastėsishme. Kjo na shpie tek Kabala, na shpie tek studimi i shkronjave, tek ideja e Librit tė Shenjtė, tė diktuar nga Perėndia. Kjo ėshtė e pėrkundėrt me pikėvėshtrimet e grekėve tė vjetėr dhe romakėve. Ata kanė menduar mjaft lirshėm pėr Muzėn.

“Kėndo hyjneshė mėninė e Akil Pelidit”, - thotė Homeri nė fillim tė “Iliadės”. Muza lidhet kėtu me frymėzimin. Pėrkundrazi, nėse do tė mendonim pėr Frymėn (Shpirtin), atėherė do tė kishim parasysh diē mė konkrete, mė tė fortė: Zotin, i cili zbret nė letėrsi. Zotin, i cili po shkruan njė libėr. Nė kėtė libėr s’ka asgjė tė rastėsishme: as radha e shkronjave, as sasia e rrokjeve nė secilin varg, as artikulimi; as kuptimi numėror i shkronjave. Tė gjitha kėto tashmė janė studiuar.

Kėshtu, koncepsioni i dytė madhėshtor i librit pėrmbyllet nė faktin se libri ka gjasė tė jetė vepėr Hyjnore. Ndoshta ky koncepsion ėshtė i afėrt me atė qė ndjejmė sot nė raport me pikėvėshtrimin e antikitetit, domethėnė me idenė mbi surrogaton e pėrsosur tė fjalės sė folur. Mandej, besimi nė Librin e Shenjtė humbet dhe zėvendėsohet me tė tjera besime. Sė kėndejmi, pėr shembull, kemi pėrfytyrimin qė ēdo popull, ēdo vend, pėrfaqėsohet me njė libėr. Kujtojmė qė myslimanėt e quajnė Izraelin “populli i librit”, kujtojmė frazėn e Hajnrih Hajnes pėr kombin, atdheu i tė cilit ėshtė libri: Bibla, hebrenjtė. Shfaqet njė teori e re, nė akord me tė cilėn secili vend duhet tė pėrfaqėsohet me njė libėr ose me disa libra tė njė autori.

Interesante – mė duket se kjo nuk ėshtė vėnė re ende – qė njė vend (popull) e zgjedh vetė shkrimtarin e tij, absolutisht jo tė afėrt pėr tė. Kėshtu, dikush mendon se Anglia duhet tė kishte zgjedhur pėrfaqėsues tė saj doktor Xhonsonin, por jo, Anglia zgjodhi Shekspirin, i cili ėshtė, le ta themi thjesht, mė pak anglez nga tė gjithė shkrimtarėt anglezė. Pėr Anglinė tipik ėshtė “understatement”*, d.m.th. tė flasėsh pėr tė gjithė nė mėnyrė minimizuese. Ndėrsa Shekspiri priret pėr kah hiperbola, metafora dhe aspak nuk do tė habiteshim nėse Shekspiri ishte, pėr shembull, italian apo ēifut.

Njė shembull tjetėr ėshtė Gjermania. Ky vend i mrekullueshėm, qė bėhet shumė lehtė fanatik, zgjedh si pėrfaqėsues tė vetin njė njeri tė durueshėm, jo fanatik, njė njeri, tė cilin nuk e shqetėson dhe aq ideja e atdheut. Gjermania zgjedh Gėten. Gjermaninė e pėrfaqėson Gėtja.

Franca nuk e ka zgjedhur shkrimtarin e saj, por ajo priret tė ndalojė tek Hygoi. Unė, ta pret mendja, mahnitem me Hygonė, por Hygoi nuk ishte francez tipik, Hygoi ėshtė njė i huaj nė Francė. Me mjedisin e tij rrethues, me metaforat e gjera, ai nuk ėshtė tipik pėr Francėn.

Njė shembull dhe mė interesant ėshtė Spanja. Ajo mund tė ishte pėrfaqėsuar nga Lope De Vega, Kalderoni, Kevedo. Por jo. Spanjėn e pėrfaqėson Miguel de Servantes. Servantesi ėshtė njė bashkėkohės i inkuizicionit, por ai ėshtė njė njeri i durueshėm, ai nuk ka as virtytet, as veset e spanjollėve.

Secili vend, mu sikur e ka vendosur se do tė pėrfaqėsohet me shkrimtarė tė huaj pėr tė, i cili mund t’i ndihmojė kėtij vendi, t’i gjejė ilaēin qė ia shėron plagėt dhe tė metat. Ne argjentinasit mund tė kishim zgjedhur “Fakundo-n” e Saramentos, por ne, me historinė tonė luftarake – historinė e pykės, na pėrfaqėson kronika e dezertimit: “Martin Ferro”. Dhe nėse thjesht si libėr “Martin Ferro” e meriton kėtė zgjedhje, cilin tjetėr tė mendojmė qė tė pėrfaqsojė historinė tonė tė dezertimit? Mirėpo secili vend sikur e ndjen njė domosdoshmėri tė tillė.

Pėr librin kanė folur mrekullisht shumė shkrimtarė. Dua tė pėrmend kėtu disa prej tyre. Sė pari do tė flas pėr Montenjin, i cili njė prej eseve tė tij, ia ka kushtuar librit. Aty ka njė frazė qė nuk shqitet nga mendja: “Unė nuk bėj asgjė pa gėzim”. Montenji vėren se teoria e leximit tė detyrueshėm ėshtė e gabuar. Ai thotė se nėse gjen ndonjė vend tė vėshtirė nė libėr, atėherė e braktis atė, sepse nė lexim ai kėrkon njė lloj gėzimi. Mė bie ndėrmend, se si shumė vjet mė parė u bė njė anketė me pyetjen, ē’ėshtė piktura. Pyetėn time motėr Norėn dhe ajo u pėrgjigj se piktura ėshtė njė art qė sjell gėzim me ngjyrat dhe bojėrat. Unė do tė thosha se letėrsia gjithashtu duhet tė sjellė gėzim. Nėse lexojmė diēka me vėshtirėsi, kjo do tė thotė se autori ka pėsuar dėshtim. Prandaj mendoj se njė shkrimtar i tillė si Xhojsi, nė thelb, ka pėsuar dėshtim, ngase librat e tij lexohen me vėshtirėsi.

Kurrsesi s’duhet tė lexosh me sforcime. Leximi ėshtė lumturi. Mendoj se Montenji ka tė drejtė. Mandej, Montenji numėron autorėt qė i pėlqejnė. Ai i kthehet Virgjilit dhe thotė se “Eneida” e pėlqen mė pak se “Gjeorgjikat”; unė parapėlqej “Eneidėn”, por nuk ėshtė vendi pėr shqyrtim. Montenji shkruan pėr librat me pasion, por ėshtė i mendimit se, megjithėqė leximi ėshtė njė lloj lumturie, librat janė sidoqoftė kėnaqėsi rraskapitėse.

Emersoni nuk pajtohet me tė – ja edhe njė vepėr e madhe mbi librin. Nė leksionet e tij, Emersoni thotė se biblioteka ėshtė njėfarė kabineti magjik. Aty janė tė magjepsur shpirtrat mė tė mirė tė njerėzimit, porse ato presin fjalėn tonė qė tė mund tė dalin nga memecėria. Ne duhet tė hapim librin dhe atėherė kėta shpirtra zgjohen. Emersoni mendon se ne mund tė komunikojmė me mendjet mė tė mira tė historisė sė pėrbotshme, por nuk e gjakojmė kėtė, ne parapėlqejmė komentarėt kritikė tė vetė autorėve.
Pėrgjatė njėzet vjetėve kam qenė profesor i letėrsisė angleze nė fakultetin e filologjisė dhe letėrsisė nė Universitetin e Buenos Ajresit.

Gjithmonė u kam thėnė studentėve tė mi qė bibliografitė e tyre tė jenė tė vogla, qė ata tė lexojnė jo kritikėn, por vetė librin. Ndoshta ata nuk e kuptojnė tė gjithėn, por gjithnjė do tė gėzohen tė dėgjojnė zėrin autentik tė ndonjė autori. Do tė thosha qė gjėja mė e rėndėsishme e njė shkrimtari ėshtė intonacioni i tij, gjėja mė me rėndėsi ėshtė zėri i autorit qė vjen gjer tek ne.
Unė ia kam kushtuar njė pjesė tė jetės sime letėrsisė dhe mendoj se leximi na sjell lumturi. Mė pak lumturi na dhuron krijimtaria poetike apo ajo qė e quajmė krijimtari; nė tė vėrtetė, krijimtaria paraqet nė vetvete njė pėrzierje tė harrimit dhe kujtimeve mbi atė qė kemi lexuar.

Emersoni pajtohet me Montenjin kur pohon: ia vlen tė lexosh vetėm atė qė tė pėlqen, libri duhet tė tė sjellė lumturi. Ne i detyrohemi aq shumė letėrsisė. Jam munduar gjithnjė tė rilexoj mė shumė nga sa lexoj. Mė duket se tė rilexosh ėshtė mė e rėndėsishme se tė lexosh. Libri mė parė duhet lexuar e mandej rilexuar. Unė predikoj kultin e librit. Ndoshta fjalėt e mia ju duken patetike, do tė desha qė kėto fjalė tė ishin pranim pėr secilin nga ju, jo pėr tė gjithė, por pėr secilin, sepse gjithkushi – ėshtė abstraksion, ndėrsa secili – ėshtė realitet.

Unė vazhdoj tė luaj pjesėn kinse nuk jam i verbėr, unė vazhdoj tė blej libra, mbush shtėpinė time me to. Se si njėherė mė patėn dhuruar enciklopedinė e Brokhauzit, botimin e vitit 1966 dhe ndjeva praninė e kėtij libri nė shtėpinė time, e ndjeva veten tė lumtur. Enciklopedia ishte prej njėzet e ca volumesh, e shtypur me shkrim gotik, harta dhe gravura. Unė nuk mund ta lexoj, ngase nuk shoh. Megjithatė, enciklopedia ishte pranė meje. E ndjeva tendosjen e saj miqėsore. Mendoj se libri ėshtė shpresa pėr tė gjetur lumturinė.

Flasin pėr zhdukjen e librit; unė mendoj se kjo ėshtė e pamundur. Thonė: ēfarė ndryshimi ka midis librit dhe gazetės, librit dhe diskut? Ndryshimi qėndron nė faktin se gazetėn e lexojmė qė ta harrojmė, diskun e dėgjojmė, gjithashtu qė ta harrojmė. Ata kanė diēka mekanike e mendjelehtė: libri lexohet qė tė mbahet mend.Teoria e librit tė shenjtė, Kuranit apo Biblės, apo Vedave (aty flitet gjithashtu se Vedat kanė krijuar botėn), mund tė sprapset nė tė kaluarėn, por libri, padyshim, ka pėr ne ende njėfarė shenjtėrie, tė cilėn nė nuk duhet ta humbasim. Thjesht tė marrėsh librin nė duar, ta hapėsh atė – dhe kjo tashmė ėshtė njė kėnaqėsi estetike. Ēfarė janė fjalėt qė pėrbėjnė njė libėr? Ēfarė janė kėto simbole tė vdekura? Absolutisht asgjė. Ēfarė ėshtė libri po nuk e hape? Thjesht njė paralelopiped prej lėkure dhe letre. Por nėse e lexon, atėherė ndodh diēka e ēuditshme – ai pėr ēdo herė ėshtė tjetėr.

Herakliti ka thėnė (mėse njėherė e kam pėrdorur kėtė shprehje) qė askush nuk mund tė hyjė dy herė nė tė njėjtin lumė. Askush nuk mund tė hyjė dy herė nė tė njėjtin lumė, sepse ujėrat rrjedhin, por gjėja mė e tmerrshme ėshtė se ne nuk jemi mė pak tė rrjedhshėm se uji. Ēdo herė, kur lexojmė njė libėr, ai ndryshon, fjalėt pėrftojnė njė konotacion tjetėr. Pėrveē kėsaj, librat janė tė rėnduar me tė shkuarėn.

Unė kam dalė kundėr kritikės, ndėrsa tani do tė heq dorė prej fjalėve tė mia. Hamleti – nuk ėshtė vetėm ai Hamlet, sikundėr e ka parė atė Shekspiri nė fillim tė shekullit XVII. Hamleti ėshtė Hamleti i Kolrixhit, Gėtes dhe Bredlit, Hamleti qe rilindur. E njėjta gjė ndodh nė “Don Kishotin”. Po kėshtu ngjet me Lugonesin dhe Martines Estradėn. “Martin Ferro” nuk mbeti i pandryshueshėm. Lexuesit e pasurojnė librin.

Kur lexon njė libėr tė vjetėr, tė duket sikur e ke lexuar atė gjithmonė, qė nga dita kur ėshtė shkruar. Prandaj, duhet pėrkrahur kulti i librit. Nė libėr mund tė ketė pėrplot gabime tipografike, ne mund tė mos pajtohemi me arsyetimet e autorit, por nė tė gjithsesi, mbetet diē e shenjtė, hyjnore, ndaj tė cilit ne duhet tė sillemi jo me bestytni, por me dėshirėn pėr tė gjetur lumturinė dhe urtėsinė. Ja ēka desha t’ju them sonte.

Pėrktheu: Agron Tufa
avatar
Zattoo

674


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi