Botėkuptimi fetar i shqiptarit

Shko poshtė

Botėkuptimi fetar i shqiptarit

Mesazh  gjilanasi prej 25.03.15 21:59



Pellazgėt, ilirėt, pra, shqiptarėt e hershėm ishin paganė. Ata adhuronin natyrėn, forcat natyrore dhe mbi tė gjitha Diellin e Tokėn, lindėsit dhe ushqyesit e jetės, “perėndi qė vetėm japin dhe pa tė cilat nuk mund tė ketė jetė”. Pėr shumė e shumė shekuj, qysh nga thellėsitė e parahistorisė ishte kėshtu: Dėshmon arkeologjia, dėshmojnė shkrimet antike.

Mė pas nė Perandorinė Romake u pėrhap krishterimi. Nė ato kohėra e gjithė Iliria ishte e pėrfshirė nė Perandorinė Romake. Shėn Pietri ka shkruar se “predikoi nė Provincėn Romake tė Ilirisė. Gojėdhėna thotė se ai ka vizituar Durrėsin, “portin mė tė madh tė Adriatikut. Natyrisht, ai u pasua nga predikues tė tjerė, tė gjithė misionarė fetarė tė pėrbetuar. Nė “Veprat e Apostujve” thuhet se Shėn Mateu ka predikuar nė Dardani, nė Kosovė.

Krishterimi u pėrhap edhe nė Iliri, por me njė hap tė ngadaltė, madje kronikanė dhe studiues tė shumtė pohojnė se “ilirėt vazhdonin tė nderonin perėnditė e tyre dhe mjaft kohė pas zyrtarizmit tė besimit fetar tė krishterė.

Gjetjet e arkeologjisė shqiptare tregojnė se nė krahina tė ndryshme tė Shqipėrisė (tė “Shtetit Shqiptar”) deri vonė nė fund tė Mesjetės, krahas ikonave e basorelieveve me pėrmbajtje fetare tė krishterė, vendoseshin edhe simbole tė adhurimeve pagane.

Nė “Enc. Britannica online” thuhet: “... tė krishterėt shqiptarė mbeten nėn vartėsinė (pushtetin) e Papės sė Romės deri nė vitin 732. Nė kėtė vit, perandori bizantin Leoni II [i]«ikonėprishėsi» (kėshtu u quajt nga Papa i Romės) i zemėruar me arkipeshkėvit shqiptar, sepse ata kishin pėrkrahur Romėn nė “Iconoclastic Contraery”, shkėputi «Kishėn Shqiptare» nga Papa i Romės dhe e vendosi nėn Patrikanėn e Kostandinopolit. (Nė tė vėrtetė, dekreti perandorak pėrkatės nuk u zbatua, sepse nė ato kohėra e deri nė shekullin XI, madje edhe mė pas, Ballkani ishte nė trazira tė mėdha). Kur «Kisha e Krishterė» u pėrēa pėrfundimisht, mė 1054, midis Lindjes dhe Romės, Jugu i Shqipėrisė mbajti lidhjet e saj me Kostandinopojėn, ndėrsa Shqipėria e Veriut u rikthye nėn pushtetin e Romės. Kjo pėrēarje e «Kishės Shqiptare» shėnoi ndarjen e parė tė rėndėsishme nė vend...”.

Dijetarėt vėrejnė se, terminologjia kishtare dhe, nė pėrgjithėsi, terminologjia fetare e krishterė nė gjuhėn shqipe ka burim latin, gjė qė tregon se kisha shqiptare ėshtė formuar herėt, qysh kur kisha e krishterė ishte njė e vetme nė tė gjithė Perandorinė Romake, madje shumė kohė para ndarjes sė saj nė “katolike” dhe “ortodokse”...

Pas vitit 1054, pa u pyetur pėr bindjet e tyre, ilirėt u quajtėn zyrtarisht “ilirė tė besimit tė krishterė roman (katolik)” dhe “ilirė tė besimit tė krishterė bizantin (ortodoks)”. E ashtuquajtura “Vija e Theodhosit” shėnonte kufirin ballkanik midis hapėsirave tokėsore tė vėna pėrkatėsish nėn pushtetin fetar tė secilės prej dy kishave dhe kalonte pikėrisht pėrmes tokave shqiptare (madje pėrmes tokave, qė pėrfshihen sot nė “Shtetin Shqiptar”) dhe kėshtu “gegėt” u quajtėn pėrgjithėsisht katolikė, ndėrsa “toskėt”, po pėrgjithėsisht, ortodoksė.

Nė tė vėrtetė, kjo “vijė kufitare” ka qenė e paqėndrueshme, ka lėvizur herė mė nė veri e herė mė nė jug, nė kohė tė ndryshme ka ndryshuar vende-vende harkimin e saj, ka pėsuar vazhdimisht luhatje e shformime: Nė rrjedhėn e shekujve, tė dy kishat kanė luftuar ashpėr midis tyre, ēdonjėra ėshtė pėrpjekur tė shtrijė ndikimin e vet nė zonėn e tjetrės. Megjithatė “Vija e Theodhosit” nuk mundi kurrė t’i ndajė shqiptarėt, tė cilėt asnjėherė nuk morėn pjesė nė ndeshjet midis dy kishave.

Zėvendėsimet e ndėrsjella tė klerikėve; sharjet, akuzat, mallkimet midis tyre; ndjekja e riteve me pėrmbajtje tė njėjtė nė thelb; pėrdorimi i gjuhėve liturgjike tė ndryshme; ... tė gjitha, nė sytė e shqiptarit, ishin shfaqje tė pėrpjekjeve tė njerėzve pėr pushtet mbi tė tjerėt dhe shiheshin prej tij tė largėta nga “E vėrteta madhore qiellore e gjithėnatyrore”, tė cilėn ai e ndjente sipas “tė vetės”, sipas “zėrit tė tė parėve, pėrherė tė gjallė nė thellėsinė e ndėrgjegjes sė shqiptarit”.

Studiues tė ndryshėm pohojnė se ilirėt, se shqiptarėt nė pėrgjithėsi, dhe shqiptarėt e krahinave malore nė veēanti, nuk kanė qenė kurrė me bindje tėrėsore tė krishterė: Ata mėsuan vetėm sipėrfaqėsisht ideologjinė pėrkatėse, morėn nga fetė e krishtera vetėm kuptime tė pėrgjithshme, por jo dogmėn e mirėfilltė dhe besimi i tyre i ashtuquajtur “i krishterė” ishte njė ndėrthurje e vetė besimit pagan me atė tė krishterė.

Historia tregon se feudalėt e mėdhenj shqiptarė tė shek. XIV, si Ballshajt, Topiajt, ... herė-herė paraqiten (nė dokumente tė shkruara) si tė krishterė tė ritit roman dhe herė-herė si tė ritit bizantin, natyrisht nė vartėsi tė gjendjeve politike tė krijuara.

Heroi kombėtar shqiptar, Gjergj Kastrioti Skėnderbeu, u lind nė njė familje tė krishterė tė ritit ortodoks sllav; u edukua nė oborrin e sulltanit turk si mysliman; u rikthye nė atdhe dhe mori pėrsėri fenė e familjes, pra fenė ortodokse; nė ēastet e fundit tė jetės kėrkoi ta varrosnin nė kishėn katedrale katolike tė Lezhės; Edhe nė kėrkesėn e tij tė fundit, ai u tėrhoq nga interesat e bashkėkombėsve. (Prijėsi i madh shqiptar e dinte mirė qė “Kisha Ortodokse” kishte mbėshtetur fuqimisht, me tė gjitha forcat e saj, pėrherė pushtetin laik, atė tė perandorėve bizantin dhe njėlloj mbėshteste edhe pushtetin e sulltanėve turq).

Pas vdekjes sė Skėnderbeut, mbi Shqipėrinė (gjithė tokat shqiptare) u vendos “Sundimi Otoman”: Shqipėria e pėrgjakur rėndė u bė pjesė e “Perandorisė Turke”. Kėshtu, duke filluar nga fundi i shek. XV, shqiptarėt u vunė para “udhėkryqit”: tė vazhdonin tė ishin tė krishterė, apo tė ktheheshin nė myslimanė. Nė tė vėrtetė, shqiptarėt, pasardhėsit e drejtpėrdrejtė tė ilirėve, me karakterin e tyre kryelartė e luftarak, me “burrėrinė” qė u shkonte aq natyrshėm pėr shtat, nuk mund tė ishin kurrsesi tėrėsisht tė njė mendjeje me mėsimet e krishterė qė pėrpiqeshin tė tjetėrsonin natyrėn, ndėrgjegjen e tyre: Shqiptari dashuron me gjithė shpirt dhe urren me gjithė shpirt. Ai nuk mund “ta dojė armikun e tij”. Shqiptari nuk e pranon pėruljen, nuk mundet tė pranojė kurrsesi qė “po ta godasin nė njėrėn faqe, tė kthejė edhe faqen tjetėr qė ta godasin edhe aty”. Shqiptari nuk e pranon mėshirėn, nuk pranon tė lutet, nuk pranon tė shpėrfytyrohet nė njė njeri tė pėrvuajtur, nuk mund tė pajtohet me pėruljen, me “heshtjen pėrdėlluese”, me faljen e tė keqes sė bėrė kundėr tij.

“Shqiptari ėshtė mė tepėr luftėtar sesa fetar”, shkruan Barleti nė shek. XV dhe Barleti nuk ėshtė vetėm i ditur dhe shkrimtar i madh, por edhe luftėtar dhe prift katolik. Shqiptari ėshtė i vėrtetė nė besimin e vet fetar: kėmbėngul tė shohė qartė, arsyeton “shqiptarēe”, qartė, lufton edhe me veten duke pėrplasur heshtazi mendimet e kundėrta, vendos pasi vetėbindet dhe me kokėfortėsi nuk u nėnshtrohet “dogmave”.

Gjithmonė pas fjalėve tė tė huajve (me tė drejtė, ai i sheh fjalėt e tyre pėrherė me dyshim: kėshtu e ka edukuar urtėsia e moēme popullore, kėshtu e mėson historia, kėshtu i thotė edhe pėrvoja e drejtpėrdrejtė) vendos pyetjen: “Pse?” dhe nuk tundet nga e vetja pa marrė pėrgjigjen e plotė. (Nė besimin e trashėguar nga paraardhėsit e lashtė “Pse?”-ja e gjen gjithmonė pėrgjigjen: “Kulti” i tij ėshtė “Natyra”, me dukuritė e saj, me “tė vėrtetėn madhore” tė prekshme, “Natyra” kudo e pranishme, e rreptė me dėnime, por edhe dorėhapėt nė shpėrblime, e lirė, gjithė jetė, mike dhe armike, qė del pėrherė ballas; “Natyra”, e cila ushqen lirinė, krenarinė, pavarėsinė, “tė qenit vetė zoti i vetes”, nxit guximin, forcėn, zgjuarsinė...).

“Kurani” nuk lejon qė tė pėrdoret dhuna pėr t’i kthyer njerėzit nė fenė myslimane. Pra, shqiptari, megjithėse i thyer dhe i gjakosur rėndė nė luftėn e gjatė me “Perandorinė e fuqishme Otomane”, ishte i lirė tė zgjidhte rrugėn fetare qė do tė ndiqte. Islamizmi nuk e detyronte tė bėhej tė bėhej besimtar mysliman dhe, po ashtu, nuk ia cenonte “burrėrinė”, nuk i kėrkonte tė ndryshonte natyrėn e tij krenare dhe karakterin e tij prej luftėtari pėr hir tė “dogmės” (si e sa krishterimi): e linte mė tė lirė, nuk e pėrulte, e lejonte tė mbante armėt (tek arma shqiptari shihte garancinė e “burrėrisė” sė tij), nuk ia prekte pasurinė, nuk e detyronte tė paguante taksa.

Shėnojmė: Taksat shihen nga shqiptari jo vetėm si vlera materiale qė merren nga tė huajt pa asnjė tė drejtė, por edhe si “fyerje” qė i bėhet “burrėrisė” sė tij: Dhėnia e taksave tregon, gjithmonė sipas mendėsisė gjithėshqiptare, nėnshtrim, pazotėsi pėr tė mbrojtur “gjėnė tėnde”.

Shumė shqiptarė u kthyen nė myslimanė. Koloneli anglez William Martin Leake, qė nė vitin 1814 ishte si pėrfaqėsues diplomatik i Qeverisė Angleze pranė Ali Pashė Tepelenės, shkruan se, duke u quajtur mysliman, shqiptari “shpėtonte nga pėrbuzja dhe nga keqtrajtimi qė i bėnte pushteti”.

Rilindėsi i shquar Sami Frashėri shkruan: “Kthyerj’ e besės (e fesė) u shtua shumė mė teprė, edhe mė tė gjith’ anėtė tė Shqipėrisė zunė tė marrėnė besėn e mundėsit (e fitimtarit osmanli) duke thėnė: «tek ėshtė kordha ėshtė besa»...”

Nė “Enc. Britannica on line” lexohet: “Arsyeja kryesore qė shqiptarėt u bėnė myslimanė ishte qė t’i shpėtonin dhunės dhe shfrytėzimit, njė shembull i tė cilave ishte taksa shtrydhėse qė tė krishterėt duhej tė paguanin nė rast se nuk ndėrronin fenė”.

***

Deri vonė, nė fillimet e shek. XX, nė disa fshatra tė veriut dhe tė jugut tė Shqipėrisė, njė pjesė e burrave kishin nga dy emra: njė mysliman pėr pėrdorim “publik” dhe njė tė krishterė pėr pėrdorim vetjak. (Pėr tė dhėnė njė shembull, kujtojmė emrin e kreshnikut Gjergj Elez Alia: Gjergj ėshtė njė emėr i krishterė, ndėrsa Elez dhe Ali janė dy emra myslimanė). Labėt, megjithėse myslimanė, kanė pėrdorur dhe pėrdorin lirisht, pa dallim, emra myslimanė e tė krishterė.

Bajroni, qė i ka njohur shqiptarėt drejtpėrdrejt, shkruan: “As grekėt nuk i shohin (shqiptarėt) si tė krishterė dhe as turqit, si myslimanė. Ē’ėshtė e vėrteta, ata (shqiptarėt) janė njė pėrzierje e tė dyjave, ose, nganjėherė, asnjėra prej tyre”.

Mė 1820, Pouqueville pohon, mbėshtetur nė pėrvojėn e tij tė drejtpėrdrejtė: “... dukatasit kanė mbetur pothuajse pa asnjė lloj feje (monoteiste)”.

Po ashtu pas ka vizituar arbėreshėt e Moresė, i cilėson fshatrat e shumta tė tyre “tė ndėrtuara mė mirė se ato tė grekėve” dhe shton: “... (shqiptarėt, arbėreshėt) nuk janė as tė krishterė, as myslimanė...”.

Nė veprėn e tij “Udhėtim nė Janinė nė Shqipėri nga Sicilia dhe Greqia” (1821) T. S. Hughes thotė: “Shqiptarėt e Greqisė ruajnė gjithkund gjuhėn, doket dhe zakonet e tyre, si dhe atė veprimtari shpirtėrore e trupore, qė e dallon nga grekėt e nga turqit dhe e rrėfen mė tė lartė se ata”.

N. Borgia, nė veprėn e tij “Murgjit bazilianė tė Italisė nė Shqipėri” (Roma, 1935) vėren: “Bizantizmi nė fushėn e brishtė e tė vėshtirė tė dogmave nuk ishte veti e burrave tė maleve, aq mė pak e himarjotėve”.

Ndėr shqiptarėt (qė jetojnė brenda kufijve tė “Shtetit Shqiptar" dhe nė tokat shqiptare jashtė tij) lėvrohen paralelisht feja islame dhe ajo e krishterė: myslimanizmi sunit dhe ai bektashian; kristianizmi katolik dhe ai ortodoks. Mes myslimanėve dhe tė krishterėve shqiptarė ka mjaft nga ata qė nuk shkojnė nėpėr faltore, qė nuk ndjekin asnjė rit fetar, por festojnė festat kryesore fetare pėrkatėse; ka edhe nga ta qė shkojnė nė faltore vetėm kur nė to kryhen ceremoni tė veēanta. Si kudo nė botė, ka edhe shqiptarė ateistė.

Vėrejmė: Besimi bektashian, njė sekt mysliman (njė lloj nėnbesimi reformator, liberal brenda islamizmit) me faltore tė vetat (“teqe”-tė), e rite po tė vetat, ėshtė quajtur “feja e katėrt nė Shqipėri” dhe ushtrohet edhe nė Kosovė e Maqedoni. Qendra botėrore e saj: “Kryegjyshata”, gjendet nė Tiranė.

Nė regjistrimet zyrtare tė popullsisė nė “Shtetin Shqiptar”, me pėrjashtim tė regjistrimit tė kryer mė 1929-1930, nuk shėnohet pėrkatėsia fetare e shtetasve; pėr pasojė numri i besimtarėve tė feve tė veēanta “nuk njihet zyrtarisht”.

Qarqe tė caktuara tė huaja, “dashakeqe” ndaj Shqipėrisė e shqiptarėve abuzojnė rėndė mbi numrin e besimtarėve ortodoksė duke e shpallur shumė herė mė tė madh se sa ėshtė nė tė vėrtetė.

Nė vitin 1967, “Republika Popullore e Shqipėrisė” u shpall “Shtet ateist” (“Shteti i parė ateist nė botė”): Nė trojet e pėrfshira brenda kufijve tė tij, lėvrimi i feve (tė gjitha feve pa dallim) u ndalua me ligj dhe kudo, nė qytete e fshatra u shkatėrruan me “aksione tė Rinisė sė Punės”, kisha, xhami, teqe, tyrbe.

Me fillimin e viteve ’90, menjėherė pas pėrmbysjes sė komunizmit dhe “hapjes tė plotė tė portave drejt Perėndimit” nė Shqipėri (nė Shtetin Shqiptar) kanė vėrshuar mjaft fe “tė reja” (deri tė panjohura nga shqiptarėt) mjaft sekte tė ndryshme fetare (gjithmonė tė ardhura nga jashtė, tė sjella nga tė huajt dhe shpesh me ngucje, me ngulm, me etje tė madhe pėr “t’i shpėtuar shqiptarėt duke i bėrė besimtarė tė tyre si “Protestantė”, “Bahaj”, “Dėshmitarė tė Jehovait” etj. etj.

“Shqiptarėt ... ndjenjėn dhe lidhjet e kombėsisė i kanė mė tė fuqishme se ato tė fesė”, vėren historiani anglez G. Finlay, nė veprėn “Historia e Greqisė”, 1877.

Shqiptarėt nuk e kanė pėrzierė kurrė fenė me kuptimin e kombit, fisit, “farės”, pėrherė shumė tė rėndėsishme pėr tė.

Anglezja miss Edith Durham, qė ėshtė endur nėpėr Gadishullin Ballkanik shkruan:

“... Kur kaloja nėpėr Rumeli (“Rumeli” quhej turqisht pjesa europiane e Perandorisė Turke) pyesja njerėzit: «Ē’je ti?»
Katolik – pėrgjigjej njėri.
Protestant – pėrgjigjej tjetri.
Nė Bullgari pyesja: «Ē’je ti?»
Ortodoks.
Nė Jugosllavi pyesja: «Ē’je ti?»
Protestant.
Ortodoks.
... Kėshtu isha e mbytur e tėra nga dogmat idiote tė njerėzve dhe duke hyrė nė Shqipėri pyeta: «Ēfarė jeni ju kėtu?»
Shqiptarė – m’u pėrgjigjėn prerė e qartė.
«Mė nė fund», thashė, «u ēlirova kėtu nga fanatikėt dhe zotkrijuesit»...”

Zakonet e pashkruara, fjalėt e tė moēmėve tė pėrēuara gojė mė gojė, “burrėria”, “kanunet” e ruajtura besnikėrisht nė kujtesėn popullore, kanė qenė rregullues tė pakundėrshtueshėm tė jetės shoqėrore shqiptare, kanė qenė pėrcaktues tė sė Mirės, tė sė Drejtės dhe tė sė Keqes, tė Padrejtės nė tėrė marrėdhėniet e bashkėjetesės dhe sjelljes sė shqiptarėve.

“Ato vijnė nga tė parėt” thuhet nė popull dhe, pikėrisht ky pohim i menduar mirė dhe i thėnė me gojėn plot, nuk ka lejuar qė nė to tė hyjnė dogma fetare mbi tė Drejtėn, apo nė to tė ndikojnė ndryshimet midis feve.

Shqiptari ėshtė edukuar pėr mijėra vjet me dashurinė ndaj natyrės dhe tė natyrshmes. Ai ka shpirtin e njeriut tė lirė si vetė natyra, ndaj ėshtė edhe zemėrgjerė lidhur me mendimet e tė tjerėve, me besimin fetar tė tjetrit, por edhe nuk lejon qė ta detyrojnė tė ndryshojė bindjet e tij apo tė mos ia pėrfillin: “Zotin tėnd mbaje pėr vete, unė mbaj timin” dhe “Gjithkush beson atė qė i duket mė e mirė dhe askush nuk ka tė drejtė ta detyrojė tjetrin tė mendojė si ai vetė”, mendon me bindje ēdo shqiptar.

“Shqiptarėt e mohojnė fanatizmin fetar tė otomanėve deri nė atė pikė sa qė nuk e pėrfillin fare, megjithėse janė tė po asaj feje” – shkruan etnologu austriak Waldkamft nė vitin 1887 – “Shumica e fshatrave shqiptare nuk kanė xhami dhe besimtarėt e kėsaj feje nuk ngurojnė tė festojnė Pashkėn bashkė me tė krishterėt, gjithashtu edhe tė krishterėt marrin pjesė me kėnaqėsi nė festėn e Ramazanit (festėn e Bajramit). Shqiptarėt nuk kanė asnjė vėshtirėsi tė bėjnė martesa brenda shoqėrisė sė tyre pavarėsisht nga besimet fetare”.

Nė studimin e tij sociologjik “Historia e shqiptarėve tė veriut”, kroati Milan Shuflaj vėren, nė vitet ’20 tė shek. XX: “... myslimanėt e fisit shqiptar tė Shkrelit i japin ende tė dhjetėn famullitarit katolik dhe nė festat e Shėn Kollit e tė Shėn Gjergjit sjellin qirinj pėr shpirt”.

Pikėrisht kėshtu: Tradita e mėson shqiptarin tė ruajė pastėrtinė e gjakut tė “farės” shqiptare, tė mos pranojė bashkime martesore qė pėrziejnė gjakun shqiptar me atė tė tė huajve: por shqiptarėt janė shqiptarė edhe kur janė myslimanė edhe kur janė tė krishterė.

Sipas besimit gjithėpopullor, feja nuk ndryshon kombin: “Myslimanė qofshim a tė krishterė, ne kemi njė atdhe, ne jemi njė komb, ne tė gjithė i themi nėnės, «nėnė» dhe bukės, «bukė»; ne kemi njė «burrėri».

Lordi anglez I. C. Hobhause, nė veprėn e tij “Njė udhėtim pėrmes Shqipėrisė dhe provincave tė tjera tė Turqisė Europiane e Azisė” shkruan: “Vetėm shqiptarėt kanė ndjenjėn e kombėsisė; asnjė prej popujve tė tjerė tė mbretėrisė osmane nuk ndjen gjė tjetėr pėrveē fesė”.

Mė 1889, “Komiteti atdhetar i Stambollit”, megjithėse shumicėn dėrrmuese tė anėtarėve e pėrbėnin shqiptarė myslimanė, botoi nė Bukuresht edhe libra fetarė tė krishterė tė botuar nė shqip, midis tė cilėve edhe “Ungjillin sipas Mateut”, pėr tė ndihmuar kėshtu qė, nė kishat ortodokse tė shpėrndara nėpėr tokat shqiptare tė “flitej shqip” dhe shqiptarėt tė kuptonin fjalėt e priftėrinjve.

Vėrejmė: Shqiptarėt bėhen “vėllamė”, “vėllezėr gjaku” midis tyre edhe po tė jenė tė feve tė ndryshme.

Kurrė shqiptarėt nuk janė grindur midis tyre pėr bindje fetare, megjithėse tė huajt janė pėrpjekur t’i pėrēajnė me anė tė fesė.

Ky pohim shpreh njė tė vėrtetė tė madhe: Populli shqiptar ėshtė i vetmi nė botė qė ka jetuar gjithmonė dhe jeton edhe sot midis njė mirėkuptimi shoqėror tė pacenuar nga fetė.

“... shqiptarėt nuk i japin rėndėsi feve, por dallimit fisnor dhe zanafillės. Pėr ta kombi ėshtė i njėvlershėm me fisin (me farėn) dhe prejardhjen e pėrbashkėt...” thekson studiuesi me prejardhje shqiptare A. Kola (arbėror, arvanitas).

“Ata (shqiptarėt) nuk i kushtojnė shumė rėndėsi besimit; myslimanė, katolikė dhe ortodoksė, janė tė gjithė, pa pėrjashtim, nė njė mendje pėr gjithēka qė ka tė bėjė me vendin e tyre...” shkruante Abdyl Frashėri.

Qė kur u fitua “Pavarėsia e Shqipėrisė” nė tė gjitha kushtetutat e organizimeve shtetėrore tė krijuara (me pėrjashtim tė kushtetutės sė fundit komunista) ėshtė shpallur pėrherė njėlloj se “Shteti Shqiptar” ėshtė laik dhe ėshtė sanksionuar me ligj se tė gjitha fetė nderohen njėlloj, janė tė barabarta para ligjit, janė njėlloj tė lira tė ushtrohen.

Kryepeshkopi i ditur dhe atdhetar, rilindėsi i shquar F. S. Noli, nė ligjėratėn e mbajtur nė “Parlamentin Shqiptar” mė 27 nėntor 1923 thekson: “...Nė Shqipėri kemi katėr besime tė ndryshme (mysliman, bektashian, katolik dhe ortodoks) qė nuk kanė zėnė rrėnjė nė zemrėn e popullit (nė thelb) pagan”.

Fetė monoteiste u sollėn te shqiptarėt nga tė huajt, nga pushtuesit dhe, pėrherė, nė tė gjitha kohėrat, nė thellėsinė e ndėrgjegjes sė vet shqiptari e ka ditur kėtė tė vėrtetė.

...

Duke gėrmuar nė thellėsitė e botės sė mendimit e ndjenjės popullore gjithėshqiptare, duke mbledhur e studiuar zakone e doke tė vjetra, qė ndiqen ende nga shqiptarėt, duke analizuar sjellje tė shqiptarėve tė djeshėm e tė sotėm, gjenden pėrsėri e pėrsėri mendėsi parakristiane, qė dėshmojnė vazhdimėsinė kulturore pellazge, ilire, arbėrore, shqiptare.

…

Rilindėsit kanė shpallur “Feja e shqiptarėt ėshtė shqiptaria”. Ky pohim i atdhetarėve tė mėdhenj shqiptarė, qė e njihnin mirė historinė, e njihnin thellėsisht botėn shpirtėrore tė bashkėkombėsve, ėshtė pėrcaktimi mė i gjetur, mė i vėrtetė pėr botėkuptimin fetar tė shqiptarit.

Arion Hysenbegas
avatar
gjilanasi

383


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Botėkuptimi fetar i shqiptarit

Mesazh  Elsavrana prej 25.03.15 22:44

NJE MATERIAL I SHKELQYER...JA VLEN TA LEXOSH E PERSERI TA LEXOSH...sepse te gjithe kemi nevoje te kthjellemi.
avatar
Elsavrana

53


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi