Thėnie nga Victor Hugo

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Thėnie nga Victor Hugo

Mesazh  Zattoo prej 24.03.15 10:16



Fajdexhiu ėshtė mė i keq se pronari i skllevėrve; sepse pronari i skllevėrve ka pronė vetėm njeriun, por njė fajdexhi ka pronė dinjitetin e tij dhe mund ta komandojė dinjitetin e tij.

Besimi fetar ėshtė nevojė pėr njeriun. Mjerė ai qė nuk beson nė asgjė.

Njė artist i madh ėshtė njė burrė i madh nė njė fėmijė tė madh.

Biblioteka ėshtė akt besimtarie.

Njeriu nuk ėshtė i zvetėnuar pėr shkak se ėshtė i pėrpirė nga mendimet. Ka laboratorė tė dukshėm dhe laboratorė tė padukshėm.

Krahėt e nėnės janė krahė tė dlirėsisė dhe fėmijėt flenė shėndetshėm aty.

Njė luftė midis evropianėve ėshtė njė luftė civile.

Halli krijon njerėz dhe begatia krijon pėrbindėsha.

Tė gjitha forcat nė botė nuk janė kaq tė plotpushtetshme sa njė ide sė cilės i ka ardhur koha.

Pothuaj tė gjitha dėshirat tona, kur analizohen mirė, pėrmbajnė diēka tejet tė turpshme.

Falja ėshtė e mirė pėr ata qė e japin dhe pėr ata qė e marrin. Ajo ka vetinė e mirė tė dhėnies sė mėshirės pėr tė dyja palėt.

Njė ferr inteligjent do tė ishte mė i mirė se njė parajsė e marrė.

Njė pushtimi ushtarak mund t'i rezistohet, por idesė sė cilės i ka ardhur koha.

Arkitektura pėrmban idetė e mėdha tė racės njerėzore. Jo vetėm ēdo simbol religjioz, por ēdo mendim njerėzor ka faqen e tij nė kėtė libėr.

Si pėrzierje e kontrastit me sublimen, grotesku ėshtė, nga pikėpamja jonė, burimi mė i pasur qė ofron natyra.

Teksa kuleta zbrazet, zemra mbushet.

Ji si njė zog i ulur nė njė degė tė njomė tė cilėn e ndjen duke u luhatur poshtė tij, e prapė ai kėndon si gjithmonė, duke e ditur se ka flatra.

Pse dikujt nuk i pėlqejnė gjėrat siē janė, nuk ka arsye tė jetė i padrejtė ndaj Zotit.

Lėvduar qoftė Perėndia qė ia dha secilit lodrėn e tij: kukullės fėmijės, fėmijėn gruas, gruan burrit, dhe burrin qoftėlargut!

Duke i shtyrė akrepat e orės pėrpara me duar, ti prapė nuk e ēon dot pėrpara kohėn.

Mendime tė tilla janė lutje. Ka momente kur, sido qė tė jetė sjellja e trupit, shpirti ėshtė i pėrgjunjur ndaj tij.

Ndryshoi opinionete tua, mbaji parimet e tua; ndyshoi gjethet e tua, mbaji tė paprekura rrėnjėt e tua.

Luftė civile? E ēfarė dashke tė thuash? A ka ndonjė luftė tė huajsh? A nuk ėshtė ēdo luftė ndeshje midis njerėzve, midis vėllezėrve?

Ngjitur me tė Drejtar e Njeriut, fare pranė tyre, janė tė Drejtat e Shpirtit.

Mirėkuptimi gjithsesi nuk ėshtė rezultat i shkollimit.

Kursim nė stil, saktėsi nė mendime, vendosmėri nė jetė.

Vetėdija ėshtė Zoti i pranishėm nė njeriun.

Kureshtja ėshtė njė nga format e zotėsisė femėrore.

I dashur Zot! sa bukuri tė larmishme ke krijuar nė natyrė dhe nė art. Tek njė grua mishi duhet tė jetė si mermeri; tek njė statujė mermeri duhet tė jetė si mishi.

Despotizmi ėshtė njė krim i gjatė.

Mos syno tė jesh diēka, por tė jesh dikush.

Tė mosbėrit asgjė ėshtė lumturi pėr fėmijėt dhe mjerim pėr pleqtė.

Tė dyzetat janė pleqėria e rinisė; tė pesėdhjetat janė rinia e pleqėrisė.

Liri nė art, liri nė shoqėri, ky ėshtė qėllimi i dyfishtė pėr tė cilin tė gjitha mendjet e vėrteta dhe logjike duhet tė luftojnė.

Gjeniu: mbinjeriu nė njeriun.

Rreziqet e mėdha e kanė bukurinė e tyre, e cila sjell nė dritė vėllezėrinė e tė panjohurve.

Zakoni ėshtė mėkues i gabimeve.

Ki guxim pėr tė kėqijat e mėdha tė jetės dhe durim pėr tė voglat; dhe kur tė kesh pėrmbushur me sukses qėllimin e ditės sate, shko dhe fli i qetė.

Ai qė nuk ėshtė i zoti ta durojė varfėrinė, nuk ėshtė i zoti tė jetė i lirė.

Kush hap dyer shkollash, mbyll dyer burgjesh.

Shpresa ėshtė fjala tė cilėn Zoti e ka shkruar nė ballin e ēdo njeriu.

Unė jam njė shpirt. Dhe e di mirė qė ēfarė do tė ēoj nė varr nuk ėshtė vetja ime. Vetja ime do tė shkojė tjetėrkund. Tokė, ti nuk je humnera ime!

Unė jam njė lum i zgjuar i cili ka pasqyruar pandėrprerė tė gjitha brigjet para se tė derdhet, duke medituar vetėm mbi pamjet qė janė kanė sjellė ato brigje nė ndryshim tė pėrhershėm.

I dua tė gjithė njerėzit qė mendojnė, madje edhe ata qė mendojnė ndryshe nga unė.

Takova nė rrugė njė djalosh tė ri shumė tė varfėr i cili kishte rėnė nė dashuri. Kapelja e tij ishte e vjetėr, palltoja e tij e reckosur, uji i rridhte nėpėr kėpucėt e tij, - dhe yjet i rridhinin nėpėr shpirtin e tij.

Unė jam njė fetar i kundėrvėnė ndaj fesė.

Papunėsia ėshtė shtypja mė e madhe.

Iniciativė do tė thotė tė bėsh gjėnė e duhur, pa e treguar atė.

Inteligjenca ėshtė grua, fantazia ėshtė mėseusja e saj, kujtesa ėshtė shėrbyesja.

Duke vuajtur njerėzit bėhen engjėj.

Nuk ėshtė asgjė tė vdesėsh. Ėshtė e frikshme tė mos jetosh.

Njerėzit e zgjuar gjejnė ngushėllim nė travajet e jetės.

Ėshtė mė e pėlqyeshmja tė bėsh njė veprim tė drejt i cili nuk ėshtė i pranueshėm nga dikush tė cilin dikush tjetėr nuk e pėlqen.

Shpesh ėshtė e nevojshme tė dish si t'i bindesh njė femra nė mėnyrė qė nganjėherė ta kesh tė drejtėn pėr ta komanduar.

Ėshtė fundi? Po i ēkaje? Fundi i Francės? Jo. Fundi i mbretėrve? Po.

Jezusi qan: Volteri qesh. Nga ai lot hyjnor dhe nga ajo buzėqeshje njerėzore ka ardhur bukuria e qytetėrimit aktual.

Buzėqeshja e gėzimit ėshtė shumė mė qafėr lotėve se qeshjes.

Qeshja ėshtė dielli qė e pėrzė dimrin nga fytyra njerėzore.

Jeta ėshtė lulja pėr tė cilėn dashuria ėshtė mjalta.

Dashuria ėshtė njė pjesė e vetė shpirtit, dhe ėshtė nga e njėjta lėndė si frymėmarrja qiellore e atmosferės sė parajsės.

Njerėzimi nuk ėshtė njė qark me njė qendėr tė vetme, por njė elips me dy pole kryesore, nga tė cilėt njėri janė faktet dhe tjetri janė idetė.

Shumė nga aktet e mėdha janė kryer nė betejat e vogla.

Njeriu mėsohet me helmin pika-pika.

Njerėzit si unė janė tė pamundshėm deri ditėn kur ata bėhen tė nevojshėm.

Muzika shpreh atė qė nuk mund tė thuhet dhe ndaj sė cilės ėshtė e pamundur tė heshtės.

Shijet e mia janė artistokratike, veprimet e mia janė demokratike.

Kombet, si yjet, iu nėnshtrohen ekslipseve. Gjithēka bėhet mirė sapo rikthehet drita dhe eklipsi nuk shndėrrohet nė natė tė pafund. Agimi dhe ringjallja janė sinomike. Rishfaqja e dritės ėshtė si mbijetesa e shpirtit.

Natyra ka krijuar njė guralec dhe njė femėr. Gurgdhėndėsi e formon diamantin, ndėrsa i dashuri e formon gruan.

Kurr mos qesh me ata qė vuajnė; vuaj nganjėherė pėr atė qė qesh.

Askush nuk munda mbajė sekretin mė mirė se njė fėmijė.

Askush nuk di mė mirė se njė grua si t'i thotė gjėrat qė janė njėkohėsisht njerėzore dhe tė thella.

Dikush beson se tė tjerėt do tė bėjnė atė qė ai dėshiron.

Njė nga synimet mė tė vėshtira ėshtė tė nxjerrėsh vazhdimisht nga shpirti i dikujt njė dėshirė tė sėmurė pothuaj tė pashterėshme.

Tė soditėsh do tė thotė tė lodhesh, tė mendosh do tė thotė tė bėsh. Duart qė rrinė kryq punojnė, duart e mbledhura veprojnė. Sytė e drejtuar nga Qielli janė njė akt krijimi.

Dikush i shikon cilėsitė nga larg dhe tė metat nga afėr.

Dikush nganjėherė thotė: 'Ai vrau veten se i ishte mėrzitur jeta.' Nė fakt duhet tė thotė: 'Ai vrau veten se ishte mėrzitur nga mungesa e jetės.'

Bėmat tona na bėjnė ose rrėnojnė ne, ne jemi fėmijėt e bėmave tona.

Jeta jonė ėndėrron Utopinė. Vdekja jonė arrin Idealin.

Dhimbja ėshtė e ndryshme si njeriu. Secili vuan si ka mundėsi.

Paqja ėshtė virtut i qytetėrimit. Lufta ėshtė krim.

Popujve nuk iu pėlqen forca, iu pėlqen vullneti.

Kėmbėngulja, sekreti i tė gjitha triumfeve.

Lutja ėshtė njė pohim madhėshtor i padijės.

Reaksioni ėshtė njė varkė qė shkon kundėr rrymės, por e cila nuk e ndalon lumin tė rrjedhė.

Religjionet bėjnė njė gjė tė dobishme: ato e zbresin Zotin nė nivelin e njeriut. Filozofia i pėrgjigjet duke bėrė njė gjė tė dobishme: ajo e ngre njeriun nė nivelin e Zotit.

Rima, ajo mbretėreshė e skllavėruar, ajo magji supreme e poezisė, ajo krijuese e metrikės sonė.

Jeta ėshtė e shkurtėr, por ne e bėjmė mė tė shkurtėr nga humbja e kohės.

Vogėlsia nė njė njeri tė madh duke mė e vogėl nė pėrpjesėtim me gjithė pjesėn tjetėr.

Djali, vėllai, babai, i dashuri, miku. Ka hapėsirė nė hemėr pėr tė gjitha ndjenjat, siē ka hapėsirė nė qiell pėr tė gjithė yjet.

Shoqėria ėshtė njė republikė. Kur individėt duan tė ngrenė veten mbi tė tjerėt, ata ulen poshtė nga masa, ose nga pėrqeshja dhe tallja.

Marrėsia flet, kotėsia vepron.

E habtishme ta thuash, bota e ndritshme ėshtė botė e padukshme; bota e ndritshme ėshtė ajo tė cilėn ne nuk e shohim. Sytė tanė prej mishi shohin vetėm natė.

Sili ėshtė thelbi i subjektit i thirrur pareshtur nė sipėrfaqe.

Kafsha ėshtė e paditur pėr atė qė di, njeriu e di se ėshtė i paditur.

Bukuria ka vetėm njė tip, shėmtia ka me mijėra.

E para simptomė e dashurisė tek njė djalosh ėshtė droja: tek njė vajzė ėshtė guximi.

Shpirti njerėzor ende ka nevojė mė tė madhe pėr idealen se pėr realen. Nga realja ne ekzistojmė; nga idealja ne jetojmė.

Idealja dhe e bukura janė njėsoj; idealja i korrespondon idesė, dhe bukuria formės; kėshtu qė ideja dhe lėnda janė kunata.

Streha e fundit e mbretėrve ėshtė gjylja e topit. Streha e fundit e popullit, hedhja e gurėve.

Njeriu i mėsuar e di se ėshtė i paditur.

Njerėzit e vegjėl mund tė jenė tė shenjtė pėr tė mėdhenjtė, dhe prej tė drejtave tė tė dobtit buron e drejta e tė fortit.

Ai qė nuk njeh gjuhė tė tjera, ose ėshtė gjeni, domosdo ka mangėsi nė idetė e tij.

Simptoma mė e fuqishme e dashurisė ėshtė dlirėsia e cila bėhet kryesisht e padurueshme.

Malet, pylli dhe deti i bėjnė njerėzit tė egfėr; ata kultivojnė egėrsinė, por nuk e shkatėrrojnė njeriun.

Gjithėfuqia e sė kqes nuk ka rrezultuar kurrė nė asgjė tjetėr veēse nė pėrpjekje tė pafrutshme. Mendimet tona e braktisin gjithmonė cilindo qė pėrpiqet t'i fshehė ato.

Shpirti i ka iluzionet ashtu si zogu ka krahėt: ato e mbajnė.

Ka etėr qė nuk i duan fėmijėt e tyre; nuk ka gjyshėr qė nuk i duan nipat e tyre.

Lumturia supreme e jetės ėshtė bindja se tė tjerėt na duan; ngaqė e meritojmė atė, ose pavarėsisht nėse e meritojmė atė.

Kėtė shekull kemi pasur vetėm njė njeri tė madh dhe njė gjė tė madhe: Napoleonin dhe lirinė. Prej dėshirės sė njeriut tė madh, le tė kemi gjėnė e madhe.

Ekziston njė tmerr i shenjtė ndaj gjithēkaje tė madhe. Ėshtė gjė e lehtė t'ia admirosh medikorietin dhe kodrat; por gjithēka qė ėshtė tepėr madhėshtore, njė gjeni ashtu si njė mal, njė ansambėl ashtu si njė kryevepėr, t'i shikosh nga afėr ėshtė e lemerishme.

Ėshtė njė spektakėl mė i madhe se deti, ai ėshtė qielli; ėshtė njė spektakėl mė i madh se qielli, ėshtė brendėsia e shpirtit.

Ata qė jetojnė janė ata qė luftojnė.

Mendimi ėshtė laboratori i intelektit, ėndėrrimi ėshtė kėnaqėsia e tij.

Tė soditėsh do tė thotė tė vėshtrosh hijet.

Tė dashurosh njė person tjetėr do tė thotė tė shikosh fytyrėn e Zotit.

Tė dashurosh tė bukurėn do tė thotė ta shikosh dritėn.

Tė ngjitesh nga gabimi tek e vėrteta ėshtė e rrallė dhe e bukur.

Tė mendosh do tė thotė si tė jesh i dobishėm; ėshtė gjithmonė e nė tė gjitha rastet njė pėrpjekje drejt Zotit.

Toleranca ėshtė religjioni mė i mirė.

Virtuti ka njė vello, vesi njė maskė.

Ne e shikojmė tė shkuarėn nė teleskop dhe tė tashmen nė mikroskop. Pavarėsisht pafundėsisė tė sė tashmes.

E ēfarė ėshtė historia? Njė jehonė e sė kaluarės nė tė ardhmen; njė pasqyrim i sė ardhmes nė tė shkuarėn.

Ajo qė duket e shėmtuar nė njė kopsht, duket e bukur nė njė mal.

Kur njė femėr po flet me tyre, dėgjo se ēfarė thotė ajo me sytė e saj.

Kur Zoti dėshiron ta shkatėrrojė njė gjė, ai ia beson shkatėrrimin e saj vetė gjėsė. Tė gjitha institucionet e kėqija tė botės pėrfundojnė me vetėvrasje.

Kur tė kthehet liria, do tė kthehem unė.
avatar
Zattoo

692


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Thėnie nga Victor Hugo

Mesazh  Zattoo prej 26.03.15 17:48

Ditėn e nisjes sime

Krijesa ka dy gjendje tė mundshme: tė qenit dhe tė jetuarit. Tė jesh ėshtė gjendja pasive, tė jetosh ėshtė gjendje aktive. Tė jetosh, do me thėnė tė kesh ndėrgjegjen e tė qenit. Ndėrgjegjja ėshtė parimi i veprimit. Ai qė nuk ka ndėrgjegjen, mund tė pėrmbushė njė funksion, por nuk mund tė bėjė asnjė veprim. Tė bėsh ėshtė saktėsisht tė jetosh. Tė jetosh do me thėnė tė veprosh. Tė veprosh do me thėnė tė duash.

Vullneti fillon tek veprimi dhe provohet nga ai. Mendimi fillon tek vullneti dhe afirmohet nga ai. Arje ku nuk ka veēse veprim dhe vullnet, nuk ka ende veēse instinkt. Instinkti ėshtė nocioni fillestar i mendimit. Instinkti ėshtė gjithė sasia e mendimit tė mundshėm nė qenien pa liri.

Vullneti gjen, liria zgjedh.

Tė gjesh dhe tė zgjedhėsh, do me thėnė tė mendosh.

Njeriu ka lindur skllav. Ai ėshtė skllav i domosdoshmėrisė absolute, skllav i egoizmit tė tij dhe skllav i ndėrgjegjes sė tij. Liria e tij konsiston nė tė zgjedhurit ndėrmjet kėtyre skllavėrimeve.

Egoizmi ėshtė tirani, ndėrgjegjja ėshtė despoti. Bruti ėshtė skllav i virtytit, Katoni ėshtė skllav i detyrės, Uashingtoni ėshtė skllav i lirisė. Nėn emrat virtyt, detyrė, liri, ėshtė koshienca qė mbretėron mbi kėta njerėz.

Ndėrgjegjja juaj u gjykon dhe u ekzekuton. Kur ajo ėshtė e egėr, atėherė ėshtė e mirė. Ndėrgjegjja i jep skllavit tė saj varfėrinė, rrėnimin, mėrgimin, gjithė mohimet, gjithė mjerimet, gjithė torturat. Ajo do qė ai ta vuajė dhe ajo kėrkon ngultas qė ai tė qeshė. Dhe sa mė shumė qė ai ėshtė skllav, aq mė shumė ai ėshtė hero. Ndėrgjegjja thotė: shko. Duhet shkuar. Ndalo. Duhet ndaluar. Mos fol. Duhet heshtur. Vdis. Duhet vdekur.

Egoizmi thotė: rrej, tradhto, vidh, vra. Bindmu mua. Unė quhem haku yt. Pi, ha, fli. Dhe njeriu bie tė flejė. Dėfre dhe njeriu ia shtron tė dėfrejė. Kjo ėshtė skllavėria e njeriut. Ndėrgjegjja, edhe ajo gjithashtu, kėrkon nėnshtrim total.

Robėri e pafund, totale absolute; tė themi e verbėr, nė qoftė se kjo nuk ėshtė bindje karshi dritės. Ē’ėshtė kjo skllavėri? Skllavėria e zotit.

Ai qė zgjedh kėtė skllavėri, ėshtė njeriu i lirė.

Viktor Hygo
Pėrktheu Vilson Blloshmi
avatar
Zattoo

692


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Thėnie nga Victor Hugo

Mesazh  Zattoo prej 23.09.15 12:56

Muzika shpreh atė qė nuk mund tė thuhet, dhe pėr tė cilėn nuk mund tė heshtėsh.

Kur njė grua ėshtė duke tė folur, dėgjo atė qė po thotė me sytė e saj.

Iniciativa ėshtė tė bėsh gjėnė e duhur, pa ta thėnė kush.

Kur diktatura ėshtė fakt, atėherė revolucioni bėhet njė e drejtė.

Ndrysho mendimet, por mbaju parimeve; ndrysho gjethet, por lėri tė paprekura rrėnjėt.

Reagimi – njė varkė qė shkon kundėr rrymės, por qė nuk e pengon rrymėn tė vazhdojė tė rrjedhė.

Ka baballarė qė nuk i duan fėmijėt e tyre. Por nuk ka asnjė gjysh qė nuk e adhuron nipin e tij.

Kurioziteti ėshtė njė prej formave tė guximit femėror.

Pėr tė krijuar tė ardhmen, nuk ka asgjė mė tė mirė se sa njė ėndėrr.

Trishtimi ėshtė njė frut; Zoti nuk e bėn mbi degė qė janė shumė tė brishta pėr ta mbajtur.

Sa herė qė njė mik tė thotė qė dukesh i ri, tė jesh i sigurtė se po plakesh.
avatar
Zattoo

692


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi